LIVE UPDATES

Alibej zbërthehet në gjyq: Talo Çela rrinte në Dubai, por shiti të gjithë shokët (Përplasja me Xhuliano Hoxhën)

➤I penduari i drejtësisë Erion Alibej ka vijuar rrëfimin e tij në Gjykatë. ➤Sot, ai foli për vrasjen e Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës dhe për rolin e Xhuliano Hoxhës në të gjitha krimet e kryera, pasi edhe ai ishte present në sallë. ➤Bujar Çelën, Alibej tha se donte ta vriste pasi dyshonte se Talo Çela kishte qenë një nga personat që ka qëlluar me armë në atentatin e 28 dhjetorit, ku ai humbi të vëllanë, dajën dhe një mik familjeje, në “Masakrën e Bradasheshit”. ➤Por, teksa fliste për Xhuliano Hoxhën, ky i fundit e quajti “Tomasso Buschetta”, të penduarin e Cosa Nostrat që zbërtheu krimet e klanit përpara drejtësisë italiane. Gjykata ndërhyri dhe vendosi qetësi. ➤Më pas, Alibej vijoi më dëshminë. Talo Çelën ai e konsideroi "një trim që rrinte vetëm në Dubai dhe që shiti miqtë e tij".

5 artikuj për këtë temë.
4 ORE ME PARE

Vrasja e vëllait të Talo Çelës e përplas me Alibejn, Xhuliano Hoxhaj: Prokurore, hapi Enchrochatin!

Alibej zbërthehet në gjyq: Talo Çela rrinte në Dubai, por
Erion Alibej dhe Xhuliano Hoxha

TIRANË- Dëshmia e të penduarit të drejtësisë, Erion Alibej për vrasjen e Bujar Çelës, vëllait të të shumë kërkuarit të drejtësisë, Talo Çela, është kundërshtuar nga i pandehuri Xhuliano Hoxhaj në sallën e gjyqit. Disa herë, Hoxha ka folur nga vendi duke akuzuar Alibejn se ishte duke thënë gënjeshtra në sallën e gjyqit. Në këto kushte, ai po ashtu ka kërkuar nga prokurorët e çështjes që të zbardhin bisedat e inkriptuara të Alibejt për të kuptuar si u realizua vrasja e Bujar Çelës.

DISKUTIMI NË SALLËN E GJYQIT:

Erion Alibej: Unë flija dhe zgjohesha veç për Talo Çelën. Ata trimat që rrinin në Dubai hodhën në rrugë si qen edhe njerëzit e vet. I identifikuan.

Xhuliano Hoxhaj nga kafazi: E di që kur njihem unë me këtë palaçon. Që në fëmijëri, që kur kishte qejf të bënte xhiro me kuaj dhe kur hante fara te shkallët e pallatit të kulturës.

Erion Alibej: Për Bujar Çelën i kam kërkuar informacion, pa i treguar më shumë, por ai e ka kuptuar për çfarë i doja. Në mënyrë të drejtpërdrejtë jo. Por pasi u angazhua nipçja dhe kushoja, unë i kërkoja Xhulianos info në kohë reale mbi vendndodhjen e tij, pasi ekzekutorët ishin në terren, paçka se u tërhoqën më pas.

Xhuliano Hoxhaj: O prokurore, zbardhi bisedat e Encrochatit të Alibejt, të kuptohet ca ka ndodhur për Bujar Çelën. Është një person tjetër, që i di të gjitha. DVR e kamerave të mia e keni, shikojini pamjet. Unë kam qenë në shtëpi, për ato që thotë ky. Policia e dinte që do ndodhte ngjarja, por ishte palë me Erion Alibejn. Jam i pafajshëm për këtë episod. Nuk kam lidhje me pisllëqet që thotë ky. Janë mllefet e këtij. Ky do të më përplasë me shokët e fëmijërisë./ZËRI

9 ORE ME PARE

Erion Alibej: Talo Çela, trim që rrinte në Dubai

Alibej zbërthehet në gjyq: Talo Çela rrinte në Dubai, por
Talo Çela

TIRANË- I penduari i drejtësisë Erion Alibej ka deklaruar në gjyq se ai kërkonte me ngulm të vriste Talo Çelën. Në rrëfimin që bëri sot, Alibej thotë se Çela ishte një ‘trim’ që qëndronte gjithmonë në Dubai. Për këtë arsye, gjetjen e tij e kishte të vështirë dhe bashkëpunëtor më të ngushtë si informator, kishte Xhuliano Hoxhën.

“Gjithmonë e kam paguar sa herë më ka kërkuar Xhuljani. Kam pasur kontakt dhe me bashkëshorten e tij. Njëherë e kam incizuar bisedën e Xhuljano Hoxhës, kur më kërkonte para nga burgu. Incizimin e kam dorëzuar në prokurori përpara agjentëve, sepse ai më vinte kushte. Më jepte shumë informacione dhe kur ishte në burg, më jepte info për gjithçka në kohë reale. Për Talo Çelën, Xhuljano kishte dijeni që doja ta vrisja. Flija dhe zgjohesha vetëm për Talo Çelën, sepse ai ishte kryesori. Ishte nga ato trimat që rrinin vetëm në Dubai dhe nuk vinin në Shqipëri. Këto i hodhën poshtë si qen njerëzit e vet,”- tha Alibej.

10 ORE ME PARE

Xhuliano Hoxha zbulon ‘dashurinë e shekullit’ të Erion Alibejt, kush është vajza që u përmend në gjyq

Alibej zbërthehet në gjyq: Talo Çela rrinte në Dubai, por
Erion Alibej

TIRANË- Ballafaqimi mes Xhuliano Hoxhës dhe të të penduarit të drejtësisë Erion Alibej, ka bërë që në sallën e gjyqit të përmendet edhe një vajzë. Në momentin që Alibej po fliste për vrasjen e Emiliano Ramazanit, ka ndërhyrë Xhuliano Hoxha dhe ka përmendur vazjën që ishte ‘dashuria e shekullit’ e Alibejt. Por, kjo vajzë, sipas Hoxhës, ka shërbyer si informatore për lëvizjet e Ramazanit.

“Tregoje pak si e pyesje Megi Kilën për Emiljano Ramazanin? Pse nuk e permend Megi Kilën, dashurinë e shekullit? Se për vrasjen e Bujar Çelës unë kam qenë në shtëpi. S’kam lidhje fare me këtë ngjarje. Procesi jonë është i padrejtë fare, po manipulohet. Gjyqi zhvillohet si don Nuredin Dumani dhe Erjon Alibej. Do të lutem shumë gjyqtare, si fliste ai me Megi Kilën? Më shumë se burg përjetë nuk keni çfarë më bëni më. Le të mbarojë ai deklarimet se kam unë për të folur për të,”- tha Hoxha.

10 ORE ME PARE

“O Tommaso Buscetta”, përplasje mes Erion Alibejt dhe Xhulian Hoxhës në sallën e gjyqit

Alibej zbërthehet në gjyq: Talo Çela rrinte në Dubai, por
Xhuliano Hoxha dhe Erion Alibej

TIRANË- Seanca gjyqësore ku po bëhet dhe ballafaqimi mes të penduarit të drejtësisë Erion Alibej dhe Xhuliano Hoxhës, është zhvilluar me tensione. Ka qenë Xhuliano Hoxha që nga kafazi i sigurisë, e ka quajtur Alibejn “Tommaso Buscetta”, mafiozi itlian që u bë bashkëpunëtor i drejtësisë italiane për të zbardhur krimet e Cosa Nostra-s.

“O Tommaso Buscetta”, thirri Hoxha.

Gjykata ndërhyri për të qetsuar tensionet dhe Alibej vijoi me dëshminë e tij. Ai nisi të rrëfente se pas vrasjes së Emiljano Ramazanit, kishte kërkuar që arma e krimit të fshihej në banesën e Bujar Çelës, dhe se në këtë çështje ishte përfshirë edhe Xhuljan Hoxha, që bënte rolin e ‘spiunit’.

Në këtë moment ndërhyri sërish Xhuliano Hoxha.

“Unë kam qenë në shtëpi. I sigurt që ke folur me mua o Tommaso Buscetta?”- tha sërish ai.

10 ORE ME PARE

"U angazhua kusho me nipçen" Erjon Alibej tregon pse vendosi të vriste vëllanë e Talo Çelës

Alibej zbërthehet në gjyq: Talo Çela rrinte në Dubai, por
Erion Alibej

TIRANË-I penduari i drejtësisë, Erion Alibej ka vijuar sot të dëshmojë në Gjykatën e Posaçme. Ai ka rrëfyer si morën vendimin për të ekzekutuar Bujar Çelën ( vëllain e Talo Çelës), krim i ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 17 Shtator 2020 në fshatin Bradashesh të Elbasanit. Alibej tha se Xhuljano Hoxha ishte bashkëpunëtori i tij më i mirë, sepse e informonte për çdo gjë në lidhje me lëvizjet e kundërhstarëve të tij dhe për këtë e paguante sa herë i kërkonte para.

Madje edhe e kishte incizuar, për shkak se sipas tij, Hoxha i vinte shpesh edhe kushte dhe kishte kërkesa. Incizimin shpjegoi se ia kishte dorëzuar edhe agjentëve.

Erion Alibej: Bujar Çela është vëllai i Talo Çelës, njeriu më i afërt i Talos. Ka qenë taksist. Pas vrasjes së Emiliano Ramazanit, diskutova me Nuredinin, që armën e krimit ta vendosnim tek shtëpia e Bujar Çelës. E dija ku e kishte shtëpinë. Unë kisha informator Xhuliano Hoxhën. Bujar Çela kishte një pikë shumice afër shtëpisë. Përmes Xhuliano Hoxhës deshëm të gjejmë diçka që Bujari e kishte prekur me dorë, një qese, apo diçka. Doja që në të të fusnim armën e krimit dhe ta groposnim tek shtëpia. Më pas do sinjalizoja policinë përmes Leonard Palushit. Nuk e arritëm dot këtë dhe diskutuam, që duke qenë njeri i afërt i Talos, por edhe pse përmes taksisë bënte punë e lëvizje për Talo Çelën, vendosëm ta ekzekutonim. Si fillim u angazhua nipi, që i referohem Skerdi Tases dhe kushos, që i referohem Henrik Hoxhajt. U angazhua kusho me nipçen për ta ekzekutuar.

Poll

MOS HUMB