Po drekonin me "Akilin"/ Kapen dy vëllezërit që akuzoheshin për atentatin ndaj Elis Rroshkodolit

DURRËS- Dy vëllezërit Voltan dhe Jurgert Xhani janë vendosur në pranga sot në Durrës, pasi një aksioni që nisi për kapjen e të shumëkërkuarit Xhevdet Troplinit. Voltan Xhani, nga Përmeti, është i dyshuari kryesor për organizimin dhe vrasjen e Elis Rroshkodolit, në gusht të vitit të shkuar në Shkodër. Ndërkohë që i vëllai i tij, akuzohet për veprat penale: “prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.
Për vrasjen e Shkodrës, Voltan Xhani ishte shpallur në kërkim, ndërsa nipi i tij Xhulio Malo, u arrestua për sigurim të kushteve për të kryer vrasje dhe pengim të zbardhjes të së vërtetës. Malo ishte i njohur si mbështetës i Shtetit Islamik ISIS. Po ashtu, ai cilësohej si një nga anëtarët e grupit të të rinjve, ish-ushtar i Gate Mahmutajt (i vdekur), në Lazarat. Madje në Lazarat mori pjesë në vrasjen e efektivit të RENEA-s Ibrahim Basha.
Xhani dhe Rroshkodoli njihen herët në shtetin e Belgjikës ku kanë jetuar për vite me radhë. Pikërisht atje kanë pasur edhe përplasjet e tyre për shkak të trafikut të drogës. Xhani ka organizuar krimin, pasi me ndihmën e nipit dhe dy personave të tjerë ka trafikuar makina nga jashtë vendit, të cilat i mbante në një servis në Bërzhitë.
Elis Rroshkodol u ekzekutua teksa po pinte kafe në një lokal. Ai ishte i njohur për miqësinë e tij me Bajrajt por edhe për grabitjet që kishte kryer në Belgjikë, ndërsa ishte në kërkim nga Rumania për plagosje./ZËRI
7 të arrestuar në restorantin në Gjirin e Lalëzit, mes tyre Xhevdet Plaku, i arratisur nga burgu në Itali

DURRËS- 7 persona janë arrestuar nga Policia, mes tyre dhe 45-vjeçari, Xhevdet Plaku. Policia e Durrësit bën me dije se u kapën në një restorant në Gjirin e Lalëzit, ndërsa 4 prej tyre përbënin rrezikshmëri të lartë. Xhevdet Plaku ishte shpallur në kërkim që pas arratisjes së tij nga burgu i Ankonës në Itali. Gjatë operacionit “Enigma” u sekuestruan 4 armë zjarri të tipit “pistoleta”, të cilat këta persona i mbanin me vete në folë gati për qitje, si dhe shuma lekësh në euro dhe sende të tjera. Përveç Plakut, në pranga është vendosur edhe Flobenc Meçja, 43 vjeç; Voltan Xhani, 39 vjeç dhe i vëllai i tij, Jurgen Xhani. Në pranga janë vendosur edhe 3 persona të tjerë, për mbajtje armësh zjarri, moskallëzim krimi dhe përkrahje autori.
NJOFTIMI I POLICISË:
Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, Drejtues Vilson Bala, konferencë për shtyp për finalizimin e operacionit policor të koduar “Enigma”.
Jam sot, këtu, së bashku me Drejtorin e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit Melsi Koçi, me zëvendësdrejtorin për Hetimin e Krimeve, Bujar Deliallisi dhe me shefin e Komisariatit të Policisë Durrës Algert Gjonaj, për t’ju bërë me dije juve dhe nëpërmjet jush, opinionit publik, mbi organizimin, zhvillimin dhe finalizmin e një operacioni policor me rrezikshmëri të lartë, të koduar “Enigma, gjatë të cilit u kapën dhe u vunë në pranga 7 shtetas, ndërmjet tyre 3 shtetas me rrezikshmëri të lartë, të shpallur në kërkim më parë për vepra penale në fushën e krimeve kundër personit dhe në fushën e narkotikëve. Gjatë operacionit u sekuestruan 4 armë zjarri pistoleta të cilat këta shtetas i mbanin me vete, me fishekë në fole gati për qitje. Më konkretisht, ditën e djeshme, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës kanë siguruar informacione në rrugë operative, se disa shtetas në kërkim, me rrezikshmëri të lartë shoqërore, ishin në ambientet e një restoranti në gjirin e Lalzit dhe dyshohej se kishin armë zjarri me vete. Bazuar në këto informacione dhe në analizën e riskut, lindi nevoja për përfshirjen në operacion, dhe të Drejtorisë së Forcës Operacionale në Policinë e Shtetit. Në kuadër të operacionit, në masa të larta sigurie, shërbimet policore ndërhynë në mënyrë të befasishme në ambientet e restorantit ku ndodheshin këta shtetas. Nga verifikimet parakrake rezultoi se në një tavolinë ishin ulur 7 shtetas, ndërmjet tyre 3 të kërkuar me rrezikshmëri të lartë shoqërore, konkretisht:
Xhevdet Plaku alias Kiss, 45 vjeç, banues në Durrës, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Roma, pasi Gjykata e Breshias, Itali, ka lëshuar urdhër arresti për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”. Ky shtetas është arratisur nga burgu i Ankonës, në muajin janar 2025 dhe për këtë arsye autoritetet gjyqësore italiane kanë lëshuar urdhër arresti për të. Gjatë kontrollit, këtij shtetasi iu gjet një armë zjarri pistoletë me fishek në fole gati për qitje;
Flobens Mecia alias Gega alias Drini, 43 vjeç, banues në Shkodër, i shpallur në kërkim nga SPAK, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në muajin korrik 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal” dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve për të kryer vrasje”. Gjatë kontrollit, këtij shtetasi iu gjetën dy dokumente identifikimi të falsifikuara dhe 1 armë zjarri pistoletë me fishek në fole gati për qitje;
Voltan Xhani, 39 vjeç, lindur në Përmet, rezident në Holandë, pasi në muajin shtator 2024, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i mjeteve motorike” kryer në bashkëpunim dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve për të kryer vrasje”, në funksion të hetimeve për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të vrasjes me armë zjarri të shtetasit E. Rr., ndodhur në Shkodër. Gjatë kontrollit fizik dhe në çantën e tij, Policia gjeti 1 armë zjarri pistoletë me fishkë në fole gati për qitje;
Jugert Xhani, 35 vjeç, lindur në Përmet, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”. Gjatë kontrollit iu gjetën 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak;
O. H., 38 vjeç, banues në Mamurras, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”;
F. Q., 36 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”;
A. H., 45 vjeç, banues në Mamurras, i dyshuar për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit.”
Po gjatë operacionit, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, shuma parash, euro dhe sende të tjera. Në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë hetimet e thelluara për dokumentimin ligjor të aktivitetit kriminal të këtyre shtetasve. Theksojmë faktin se ky operacion është organizuar dhe zhvilluar në një kohë rekord, me profesionalizëm, duke u finalizuar me sukses pavarësisht shkallës së lartë të rrezikshmërisë siç e citova dhe më lart, pasi 3 prej tyre i kishin armët e zjarrit me fishekë në fole gati për qitje. Në këtë kuadër, në emër dhe të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, falënderoj të gjithë punonjësit e Policisë të përfshirë në këtë operacion. Duke përfituar nga rasti, dua të siguroj qytetarët e qarkut Durrës, se strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, janë maksimalisht të angazhuara për të parandaluar dhe goditur krimin në përgjithësi dhe krimin e organizuar në veçanti, për të goditur rastet e armëmbajtjes pa leje, për kapjen e shtetasve në kërkim dhe për të goditur çdo veprimtari të kundërligjshme, me qëllim krijimin e një ambienti sa më të sigurtë për qytetarët, vizitorët dhe turistët nga mbarë bota, që frekuentojnë qarkun tonë. I ftoj edhe një herë qytetarët që të besojnë dhe të mbështesin akoma më shumë Policinë vendore dhe të denoncojnë çdo paligjshmëri në numrin 112, duke i garantuar për anonimat të sigurtë dhe ndërhyrje të menjëhershme profesionale nga shërbimet e Policisë. Bashkërisht ndërtojmë një ambient më të sigurtë./ZËRI
Bisedat me Florenc Çapjan për të vrarë "Krymin", kush është Flobenc Meçja, u kap me Akilin në Durrës

DURRËS- Forcat speciale të RENEA-s kanë vendosur në pranga Flobenc Meçjan, i cili është mes 7 personave të arrestuar gjatë një aksioni në një restorant në Gjirin e Lalzit. Edhe pse ishte i shpallur në kërkim nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Meçja ishte duke darkuar me të arratisurin nga burgu italian, Xhevdet Plakun dhe disa persona të tjerë, disa prej tyre të shpallur në kërkim.
Meçja alias Gega alias Drini, ishte shpallur në kërkim pasi akuzohet për kryerjen e disa veprave penale: “Organizata kriminale”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal” dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve për të kryer vrasje”.
43-vjeçari nga Shkodra u shpall në kërkim në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, pasi emri i tij dilte në biseda në aplikacionin e enkriptuar "SkyECC", me Franc Çopjan. I riu nga Shkodra ishte i shpallur në kërkim për vrasjen e Arjan Spahiut në Belgjikë, për llogari të klanit Çopja. Ai akuzohet si vrasës me pagesë e tyre dhe ka qenë i hetuar për vrasje me pagesë në Vlorë. Në bisedat e zbardhura nga SPAK, ai flet me Florenc Çopjan, i cili i ofron 4 apo edhe 5 milionë euro për vrasjen e Erion Alibej. Po ashtu, i kishte ofruar edhe nga 1 milion euro për vrasjen e shtetasve Arjan Spahiu, Aldo Bahos dhe Ilir Lloshit.
Franc Çopja bisedon me Flobenc Meçjan
Për të arritur qëllimin, në mesazhet e zbardhura nga SPAK, Flobenc Meçja e siguron Franc Çopjan se do marrë edhe një qitës serb. Me qëllim që të jenë më të sigurtë në realizimin e planit të tyre.
Flobenc Meçja: Më thuaj pak a shumë ku rreh pazari, se unë nuk jam vetëm? Ti dashke me na nxjerrë në pension hahahha. Nëse ka pamje të mirë atëherë do i hyj punës. Uroj që shtëpia e kushërirës të bëj punë pasi sa të vijë vjeshta do e ekzekutoj Erion Alibej. Sapo të marrë snajperin do të të informoj dhe nëse distanca nga shtëpia e kushërirës është 400 metra për mua ekzekutimi i Alibejt nuk është problem. Nëse xhamat e Erionit nuk janë të blinduara mund ta godasim edhe kur të jetë brenda në shtëpi.
Por pavarësisht përpjekjeve, Meçja nuk arriti kurrë që ta ekzekutonte Erion Alibej, i cili u vendos në pranga nga Policia./ZËRI
"Policia, duart lart të gjithë! Asnjë lëvizje!"/ Pamjet e AKSIONIT të RENEA-s, si u kapën të shumëkërkuarit tek Gjiri i Lalëzit

DURRËS- Dalin pamjet e megaoperacionit të zhvilluar në një restorant në Gjirin e Lalëzit, ku edhe u kap i shpalluri në kërkim, Xhevdet Plaku. Siç duket edhe nga pamjet, të 7 personat ishin ulur për të darkuar, në një nga restorantet e zonës. Në momentin që forcat RENEA futen në lokal, të gjithë ulen dhe shtrihen në tokë për t'ju vendosur prangat. Po ashtu, një tjetër detaj që vihet re është fakti që i gjithë restoranti është bosh, pa asnjë klient tjetër. Përveç shisheve të verës dhe ushqimit "crudo", Policia ka dokumentuar edhe armët që kishin me vete personat e vendosur në pranga.
MOMENTI ME VIDEO:
View this post on Instagram
Policia ka arrestuar 4 persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore mes tyre edhe 45-vjeçarin Xhevdet Plaku. Të tjerët e vendosur në pranga janë vendosur: Flobenc Meçja, Voltan dhe Jurgen Xhani. Ndërsa 3 të tjerë janë në pranga për moskallëzim./ZËRI
Zgjidhet "Enigma"/ Arrestohet "Akili", merr fund arratia e Xhevdet Plakut, darkonte me të shpallurit në kërkim tek Gjiri i Lalëzit

DURRËS- Një megaoperacion në Durrës, i ka dhënë fund arratisë së Xhevdet Plakut. I ashtuquajturi "Akili" është vendosur në pranga pasi që nga janari i këtij viti, ai ishte arratisur nga burgu i Barcagliones në Itali. 45-vjeçari ia kishte dalë që të rikthehej në Shqipëri dhe mbrëmjen e djeshme, po darkonte në një restorant në Gjirin e Lalëzit. Sipas të dhënave që bëri me dije Policia e Durrësit, Plaku ishte i armatosur me një pistoletë, me fishekun në fole dhe gati për qitje. Por nuk ishte i vetëm! Plaku ndodhej në shoqërinë e disa personave të tjerë, disa prej tyre ishin po ashtu të shpallur në kërkim për ngjarje të ndryshme kriminale.
Në tavolinë ishin ulur 7 persona, mes tyre 3 të kërkuar me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Përveç Xhevdet Plakut, në tavolinë ishte Flobens Mecia alias Gega alias Drini, 43 vjeç, banues në Shkodër, i shpallur në kërkim nga SPAK. Me ta ishte dhe Voltan Xhani, 39 vjeç, lindur në Përmet, rezident në Holandë. Për këtë të fundit, GJKKO ka vendosur në mungesë masën e sigurisë “arrest në burg”, për vrasjen e Elis Rroshkodolit. Po ashtu, në të njëjtën tavolinë ishte dhe 35-vjeçari Jugert Xhani, i shpallur në kërkim për disa vepra penale.
"Gjatë kontrollit iu gjetën 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak; O. H., 38 vjeç, banues në Mamurras, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”; F. Q., 36 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”; A. H., 45 vjeç, banues në Mamurras, i dyshuar për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit.” Po gjatë operacionit, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, shuma parash, euro dhe sende të tjera,"-bën me dije Policia.
NJOFTIMI I POLICISË:
Gjatë operacionit të koduar “Enigma, gjatë të cilit u kapën dhe u vunë në pranga 7 shtetas, ndërmjet tyre 3 shtetas me rrezikshmëri të lartë, të shpallur në kërkim më parë për vepra penale në fushën e krimeve kundër personit dhe në fushën e narkotikëve. Gjatë operacionit u sekuestruan 4 armë zjarri pistoleta të cilat këta shtetas i mbanin me vete, me fishekë në fole gati për qitje. Më konkretisht, ditën e djeshme, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës kanë siguruar informacione në rrugë operative, se disa shtetas në kërkim, me rrezikshmëri të lartë shoqërore, ishin në ambientet e një restoranti në gjirin e Lalzit dhe dyshohej se kishin armë zjarri me vete. Bazuar në këto informacione dhe në analizën e riskut, lindi nevoja për përfshirjen në operacion, dhe të Drejtorisë së Forcës Operacionale në Policinë e Shtetit. Në kuadër të operacionit, në masa të larta sigurie, shërbimet policore ndërhynë në mënyrë të befasishme në ambientet e restorantit ku ndodheshin këta shtetas. Nga verifikimet parakrake rezultoi se në një tavolinë ishin ulur 7 shtetas, ndërmjet tyre 3 të kërkuar me rrezikshmëri të lartë shoqërore, konkretisht: Xhevdet Plaku alias Kiss, 45 vjeç, banues në Durrës, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Roma, pasi Gjykata e Breshias, Itali, ka lëshuar urdhër arresti për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”. Ky shtetas është arratisur nga burgu i Ankonës, në muajin janar 2025 dhe për këtë arsye autoritetet gjyqësore italiane kanë lëshuar urdhër arresti për të. Gjatë kontrollit, këtij shtetasi iu gjet një armë zjarri pistoletë me fishek në fole gati për qitje;
Flobens Mecia alias Gega alias Drini, 43 vjeç, banues në Shkodër, i shpallur në kërkim nga SPAK, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në muajin korrik 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal” dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve për të kryer vrasje”. Gjatë kontrollit, këtij shtetasi iu gjetën dy dokumente identifikimi të falsifikuara dhe 1 armë zjarri pistoletë me fishek në fole gati për qitje; Voltan Xhani, 39 vjeç, lindur në Përmet, rezident në Holandë, pasi në muajin shtator 2024, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i mjeteve motorike” kryer në bashkëpunim dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve për të kryer vrasje”, në funksion të hetimeve për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të vrasjes me armë zjarri të shtetasit E. Rr., ndodhur në Shkodër. Gjatë kontrollit fizik dhe në çantën e tij, Policia gjeti 1 armë zjarri pistoletë me fishkë në fole gati për qitje; Jugert Xhani, 35 vjeç, lindur në Përmet, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”. Gjatë kontrollit iu gjetën 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak; O. H., 38 vjeç, banues në Mamurras, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”; F. Q., 36 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”; A. H., 45 vjeç, banues në Mamurras, i dyshuar për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit.” Po gjatë operacionit, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, shuma parash, euro dhe sende të tjera.
Por kush është Xhevdet Plaku?
Xhevdet Plaku është i njohur me nofkën “Akili” dhe ka qenë shënjestra e Rexhep Arapit për ta ekzekutuar. Plaku, ka plot 25 identitete të ndryshme dhe për eliminimin e tij ka ndërhyrë edhe ish-shefi i Komisariatit të Shijakut, Dedan Gjoni. Por ende nuk dihet se përse donte "Kap Arapi" që të eliminonte Plakun, i cili cilësohet si kreu i një grupi të trafikut ndërkombëtar të drogës, të cilin e drejtonte nga Amsterdami. Për këtë atentat të thurur "Kep Arapi" u dënua me 5 vite burg nga Gjykata e Posaçme. Bashkë më të është dënuar me 4.8 vite burg edhe Dedan Gjoni, pasi dyshohet se nxorri në pritë Plakun për ta ekzekutuar. Po me 4.8 vite u dënuan edhe Algert Rapi dhe Dejvi Gjermani.
Plaku është një emër i njohur në botën e krimit, përveç atë të trafikut të drogës por edhe për dy vrasje. Në vitin 2000 ai ekzekutoi Sali Rapin në Borghetto Santo Spirito, në zonën e Savonës: një ekzekutim gjakftohtë, ku ai e qëlloi në kokë për larje hesapesh mes bandave kriminale. E dyta, ndodhi në Durrës në vitin 2004, ku shënjestra ishte Saimir Sina. Ndryshe nga vrasja e Rapit, Sinën ai e ekzekutoi për t’u hakmarrë për të dashurën e tij, e cila u prostitua nga viktima. Vrasja ndodhi në lagjen Nr.15, në zonën e Spitallës, e gjitha pasi Sina duke e ditur se Plaku kishte të dashur shtetasen Nertila K., e duke përfituar dhe nga njohja personale me këtë vajzë, i kishte propozuar për ta çuar në mënyrë ilegale në Itali, me qëllim për ta bashkuar me të.
Ajo e pranoi këtë propozim dhe në vitin 2001, Sina në bashkëpunim me një person tjetër, e çuan atë në Itali, duke ndryshuar destinacionin dhe e dërguan në Romë dhe e detyruan të ushtronte prostitucion. Nertila arriti të rikthehet në Shqipëri dhe denoncoi ngjarjen, pasi Plaku mori vesh çfarë ndodhi me të dashurën e atij, ai mori hak. Viktimën e kishte mbajtur në vëzhgim dhe vetëm 3 ditë pasi kishte dalë burgu e qëlloi për vdekje fare pranë banesës së tij në Spitallë të Durrësit. 22-vjeçari Saimir Sina, u qëllua me tre plumba nga të cilët gjeti vdekjen e menjëhershme, ndërsa dëshmitarë të vrasjes kanë qenë të gjithë familjarët e viktimës, madje dhe vajza e tij e mitur. Për këtë vrasje ai u dënua me 21 vite e 6 muaj burg, por gati 10 vjet pas ngjarjes dhe proceseve të shumta gjyqësore, më 22 shkurt 2013, Plaku u lirua për mungesë provash. Më pas, u largua nga vendi drejt Holandës, atje ku ngriti "perandorinë" e tij të trafikut të drogës./ZËRI