Trump e quajti Papa Leonin të dobët, reagon Meloni: Deklaratë e papranueshme!
ITALI-Kryeministrja e Italisë Georgia Meloni ka reahuar pasi presidenti amerikan Donald Trump kritikoi publikisht qëndrimin e Pope Leo XIV mbi luftën në Iran. Trump e cilësoi Papën si “të tmerrshëm për politikën e jashtme”, ndërsa Meloni i ka quajtur deklaratat e Trump të papranueshme.
“Fjalët e Presidentit Trump ndaj Atit të Shenjtë i konsideroj të papranueshme. Papa është kreu i Kishës Katolike dhe është e drejtë dhe normale që ai të bëjë thirrje për paqe dhe të dënojë të gjitha format e luftës,"-u shpreh Meloni.
Nga ana tjetër Trump i ka qëndruar fjalëve të tij duke thënë se nuk e sheh aspak të arsyeshme të kërkojë falje.
Përplasja mes presidentit Donald Trump dhe Papa Leon XIV erdhi si pasojë e kritikave të ndërsjella lidhur me qëndrimet për luftën në Iran. Trump reagoi ashpër ndaj Papës, i cili pak ditë më parë kritikoi kërcënimet publike të Trump për të “zhdukur” qytetërimin iranian. Por, ndërsa Trump ka kritikuar ashpër qëndrimet e Papës, Vatikani dhe vetë Papa kanë reaguar duke mbrojtur mesazhin e tyre për paqe./ZËRI
Hyn në fuqi bllokada detare amerikane në Hormuz, Trump: Do eleminohet çdo anije iraniane
SHBA-Bllokada ushtarake amerikane ndaj të gjithë trafikut që hyn dhe del nga portet iraniane ka hyrë në fuqi zyrtarisht. Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara deklaroi se bllokada do të zbatohet në mënyrë të paanshme kundër anijeve të të gjitha kombeve që hyjnë ose dalin nga portet dhe zonat bregdetare iraniane, duke përfshirë të gjitha portet iraniane të vendosura në Gjirin Arabik dhe Gjirin e Omanit.
Ndërkohë presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka kërcënuar se do të "eliminojë" anijet iraniane që përpiqen të shkelin bllokadën detare amerikane.
Donald Trump: Marina iraniane është shtrirë në shtratin e detit, plotësisht e shkatërruar: 158 anije. Ne nuk e shënjestruam numrin e tyre të vogël të asaj që ata e quajnë 'anije sulmi të shpejtë', sepse nuk i konsideronim ato një kërcënim të madh. Kini kujdes: nëse ndonjë nga këto anije i afrohet bllokadës sonë, ato do të eliminohen menjëherë, duke përdorur të njëjtin sistem shfarosjeje që përdorim kundër trafikantëve të drogës në anijet në det. Është i shpejtë dhe brutal.
Papa Leone XIV 'sfidon' Trump-in: Nuk kam frikë nga administrata e tij, por nuk do të hyj në debat!
ITALI- Pas Vatikanit, ka ardhur edhe reagimi i Papa Leon XIV lidhur me kritikat e presidentit amerikan Donald Trump për qëndrimin e tij mbi luftën në Iran.
Gjatë një udhëtimi me avion, Papa është ndalur të flasë me gazetarët, ku ka deklaruar se nuk ka frikë nga administrata e Donald Trump dhe se do të vazhdojë të shprehet publikisht pas kritikave të presidentit.
Papa theksoi gjithashtu rëndësinë e dialogut dhe paqes, duke bërë thirrje për shmangien e konflikteve dhe forcimin e pajtimit mes popujve.
Papa Leone u shpreh: “Nuk do të hyj në debat. Gjërat që them nuk janë të drejtuara si sulme ndaj askujt. I ftoj të gjithë njerëzit të kërkojnë mënyra për të ndërtuar ura paqeje dhe pajtimi, për të shmangur luftën kurdo që është e mundur. Do të vazhdoj me atë që besoj se është misioni i Kishës në botën e sotme. Nuk kam frikë nga administrata Trump apo të flas hapur për mesazhin e Ungjillit, që është ajo që besoj se jam thirrur të bëj. Ne nuk jemi politikanë dhe nuk merremi me politikë të jashtme nga i njëjti këndvështrim si ata. Por besoj në mesazhin e Ungjillit si një mesazh paqeje.”
Përplasja mes presidentit Donald Trump dhe Papa Leon XIV erdhi si pasojë e kritikave të ndërsjella lidhur me qëndrimet për luftën në Iran. Trump reagoi ashpër ndaj Papës, i cili pak ditë më parë kritikoi kërcënimet publike të Trump për të “zhdukur” qytetërimin iranian. Por, ndërsa Trump ka kritikuar ashpër qëndrimet e Papës, Vatikani dhe vetë Papa kanë reaguar duke mbrojtur mesazhin e tyre për paqe./ZËRI
Sulmet e Trump ndaj Papës, reagon Vatikani: Leone flet një gjuhë tjetër, nëse do të ishte i parëndësishëm...
VATIKANI- Vatikani ka dalë me një reagim për herë të parë pas sulmit të presidentit amerikan, Donald Trump ndaj Papa Leon XIV.
Zyrtari i Vatikanit, prifti Antonio Spadaro, përmes një postimi në rrjetin social X, ka komentuar se gjuha e përdorur ndaj Papës tregon, sipas tij, një shqetësim më të thellë politik dhe moral.
Ai shton se Papa flet "një gjuhë tjetër", e cila nuk mund të përkthehet në logjikën e forcës apo interesit politik, ndërsa shton se "po të ishte i parëndësishëm nuk do të meritonte përgjigje".
Postim i plotë në X:
Donald Trump synon Papa Leone XIV dhe në këtë mënyrë zbulon një shqetësim më të thellë. Kur pushteti politik kthehet kundër një zëri moral, shpesh kjo ndodh sepse nuk mund ta përballojë atë. Trump nuk e diskuton Leonen; ai i lutet të kthehet në një gjuhë që ai mund ta kontrollojë. Por Papa flet një gjuhë tjetër, që nuk mund të shndërrohet në gramatikën e forcës, sigurisë apo interesit kombëtar.
Në këtë kuptim, sulmi është një deklaratë impotence. I paaftë për të përthithur atë zë, pushteti përpiqet ta delegjitimojë atë. Megjithatë, duke vepruar kështu, ai pranon në mënyrë të nënkuptuar peshën e tij. Nëse Leone do të ishte i parëndësishëm, nuk do të meritonte asnjë fjalë. Përkundrazi, ai përmendet, emërohet, kundërshtohet, një shenjë se fjalët e tij kanë rëndësi.
Këtu shfaqet forca morale e Kishës. Jo si një kundërfuqi, por si një hapësirë në të cilën pushteti gjykohet nga një standard që nuk e kontrollon. Leone nuk përgjigjet në terrenin e polemikës dhe pikërisht për këtë arsye mbetet jashtë mundësive të saj. Ai është i lirë. Dhe kjo liri, e paarmatosur dhe çarmatosëse është ndoshta ajo që shqetëson më shumë. Njëkohësisht, ajo që ka më shumë rëndësi.
Donald J. #Trump targets #PopeLeo XIV—and in doing so, reveals a deeper unease. ëhen political poëer turns against a moral voice, it is often because it cannot contain it. Trump does not argue ëith Leo; he implores him to return to a language he can control. But the Pope speaks… pic.tëitter.com/X7kesOFAiY
— Antonio Spadaro (@antoniospadaro) April 13, 2026
Presidenti Donald Trump ka sulmuar ashpër Papa Leon XIV në komentet për gazetarët dhe në mediat sociale të dielën, duke e quajtur udhëheqësin e parë amerikan të Kishës Katolike "TË DOBËT ndaj krimit" dhe "të tmerrshëm për Politikën e Jashtme".
“Nuk mendoj se po bën një punë shumë të mirë. Mendoj se i pëlqen krimi”, u tha Trump gazetarëve në Bazën e Përbashkët Andreës, Maryland, kur u pyet për postimin e tij të gjatë në “Truth Social” të dielën në mbrëmje, ku kritikonte Papën.
“Nuk na pëlqen një Papë që do të thotë se është në rregull të kesh armë bërthamore. Nuk duam një Papë që thotë se krimi është në rregull në qytetet tona. Nuk më pëlqen. Nuk jam një fans i madh i Papa Leos”, shtoi Trump./ZËRI
Pas dështimit të negociatave me Iranin, DW: A do të vazhdojnë bisedimet SHBA-Irak për paqe?
SHBA- Pas dështimit të përkohshëm të negociatave mes SHBA-së dhe Iranit, Pakistani që ishte ndërmjetësi i bisedimeve, u bëri thirrje të dy vendeve që të vazhdojnë të respektojnë armëpushimin për të cilin kanë rënë dakord. Kjo është "absolutisht e domosdoshme”, tha ministri i Jashtëm i Pakistanit, Ishaq Dar.
Pakistani do të vazhdojë të shërbejë si ndërmjetës për të mundësuar "dialogun” mes Uashingtonit dhe Teheranittha Dar duke falënderuar gjithashtu SHBA-në dhe Iranin për njohjen e përpjekjeve të Pakistanit për t'i dhënë fund luftës.
A ka ndonjë mundësi për vazhdimin e bisedimeve për paqe?
Duket se të dyja palët janë në parim të gatshme për negociata të mëtejshme. Deklarata e Vance, se ata po lënë një ofertë në tryezë, është mjaft e paqartë, por nuk tingëllon si përfundim i menjëhershëm i negociatave, të cilat mund të vazhdojnë edhe prapa skenave. Edhe zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Baghai, nuk i përjashtoi negociatat e mëtejshme dhe theksoi se diplomacia nuk përfundon kurrë.
Edhe deklaratat e presidentit amerikan Trump sugjerojnë negociata të mëtejshme: "Pres që ata të kthehen dhe të na japin gjithçka që duam”, tha ai për Fox News.
Eksperti i sigurisë që punon në King's College in London, Peter Neumann, nuk i sheh negociatat si të dështuara përfundimisht. Megjithatë, sipas tij, nuk mjafton që njëra palë t'i diktojë kushte palës tjetër. Nëse amerikanët duan të arrijnë hapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe një zgjidhje të qëndrueshme për programin bërthamor, ata duhet t'u bëjnë lëshime iranianëve në disa çështje, tha Neuman.
"Është e qartë: SHBA-të janë futur në një situatë strategjike të pafavorshme me këtë luftë.” Por humbës, sipas ekspertit Neumann, janë edhe demokratët iranianë.
Pse dështuan bisedimet?
Delegacioni amerikan, i udhëhequr nga zëvendëspresidenti JD Vance, tha se negociatat dështuan për shkak të asaj që ata e konsideruan si refuzim të Iranit për të hequr dorë nga programi i tij bërthamor.
"Ne duhet të shohim një angazhim të qartë që ata nuk do të kërkojnë armë bërthamore dhe nuk do të kërkojnë mjetet që do t'u mundësonin të krijojnë shpejt një armë të tillë,” tha Vance.
Por Ghalibaf këmbënguli se Irani "nuk do të ndalë për asnjë moment përpjekjet për të konsoliduar arritjet e dyzet ditëve të mbrojtjes kombëtare”, duke shtuar: "SHBA-ja e ka kuptuar logjikën dhe parimet e Iranit dhe tani është koha që ata të vendosin nëse mund ta fitojnë besimin tonë apo jo.”/DW
Pas bllokadës së porteve iraniane, nafta "shpërthen" sërish në mbi 100 dollarë
SHBA- Çmimet e naftës u rritën përsëri mbi 100 dollarë për fuçi teksa tregjet e energjisë u rihapën në Azi këtë të hënë, pasi bisedimet mes SHBA-ve dhe Iranit përfunduan pa një marrëveshje të re dhe presidenti Donald Trump tha se do të bllokojë portet iraniane.
Sipas BBC, çmimi i naftës Brent, u rrit me 7.3% në 102.30 dollarë, ndërsa West Texas Intermediate u rrit me 8.7% në 104.94 dollarë.
Dështimi i negociatave gjatë fundjavës ka shtuar shqetësimet se kriza globale e energjisë do të thellohet.
Çmimi i naftës ra ndjeshëm nën 100 dollarë të mërkurën e kaluar pasi Uashingtoni dhe Teherani ranë dakord për një armëpushim dyjavor me kushte, që përfshinte hapjen e ngushticës së Hormuzit, rrugë ujore kyçe e tregtisë.
Ngushtica, përmes së cilës kalon një e pesta e furnizimeve energjetike botërore, është bërë një pikë e nxehtë e luftës në Iran pasi Teherani u kundërpërgjigj ndaj sulmeve SHBA-Izrael duke kërcënuar se do të sulmojë anijet që përpiqen ta përdorin.
Transportet kanë qenë kryesisht të bllokuara që nga fillimi i konfliktit më 28 shkurt, megjithëse disa vende si India dhe Malajzia kanë negociuar kalim të sigurt për anijet e tyre.
Kjo ndërprerje ka çuar në rritje të çmimeve të energjisë në mbarë botën.
Ekonomisti Chua Yeow Hwee nga Universiteti Teknologjik Nanyang në Singapor tha se bisedimet SHBA-Iran u ndoqën nga afër për shenja se ndërprerjet e transportit të naftës përmes ngushticës së Hormuzit do të lehtësoheshin së shpejti.
“Çmimet e naftës ka gjasa të mbeten të larta sepse pritshmëritë tani varen nga zbatimi i plotë i bllokadës, nga përhapja e ndërprerjeve të transportit dhe nga rifillimi i diplomacisë,” tha ai.
Vendet aziatike janë goditur veçanërisht rëndë nga pasojat e luftës në Iran pasi varen shumë nga nafta e Lindjes së Mesme. Edhe kontratat e së ardhmes për aksionet amerikane treguan një hapje më të ulët për Wall Street.
Çmimet e energjisë dhe tregjet financiare në mbarë botën kanë parë luhatje të mëdha javët e fundit teksa investitorët reagojnë ndaj zhvillimeve të konfliktit.
SHBA bllokon portet iraniane në Hormuz, përgjigjet Irani: Shumë shpejt do të pendoheni
IRAN- Trafiku detar në Ngushticën e Hormuzit është bllokuar sërish, menjëherë pas shpalljes së bllokadës detare nga Trump.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se Uashingtoni nuk do të lejojë në asnjë rrethanë që Iran të sigurojë armë bërthamore, ndërsa konfirmoi nisjen e një bllokade detare ndaj porteve iraniane nga Marina amerikane.
Trump urdhëroi Marinën Amerikane të bllokojë korridorin vendimtar të anijeve në Ngushticë, i zemëruar me refuzimin e Iranit për të hequr dorë nga ambiciet e tij bërthamore, pasi bisedimet e paqes në Pakistan dështuan pa një marrëveshje.
Në përgjigje të njoftimit të Trump, Garda Revolucionare e Iranit paralajmëroi se kishin trafikun në rrugën ujore strategjike nën kontrollin e tyre të plotë dhe do të bllokonin çdo armik që do të përpiqej ta sfidonte atë "në një vorbull vdekjeprurëse".
Kryetari i Parlamentit të Iranit, Mohammad Bagher Ghalibaf, ka paralajmëruar se konsumatorët amerikanë mund të përballen me rritje të ndjeshme të çmimeve të karburantit, pas zhvillimeve të fundit në rajon.
Në një postim në rrjetin social X, ai shkroi: “Shijoni çmimet aktuale. Me të ashtuquajturën ‘bllokadë’, së shpejti do të pendoheni për 4-5 dollarë për galon.”
Ghalibaf paralajmëroi se ky vendim mund të ketë pasoja direkte në tregjet ndërkombëtare të energjisë, duke ndikuar në rritjen e çmimeve të naftës dhe karburanteve në SHBA.
"Pa mua s’do të ishte emëruar!" Trump 'sulmon' ashpër Papën: I dobët në politikën e jashtme, një si ky...
SHBA- Presidenti Donald Trump ka sulmuar ashpër Papa Leon XIV në komentet për gazetarët dhe në mediat sociale të dielën, duke e quajtur udhëheqësin e parë amerikan të Kishës Katolike "TË DOBËT ndaj krimit" dhe "të tmerrshëm për Politikën e Jashtme".
Duke u kthyer në Uashington nga Florida, Trump përdori një postim të gjatë në mediat sociale për të kritikuar ashpër Leon, më pas e vazhdoi këtë postim në komentet për gazetarët.
“Nuk mendoj se po bën një punë shumë të mirë. Mendoj se i pëlqen krimi”, u tha Trump gazetarëve në Bazën e Përbashkët Andrews, Maryland, kur u pyet për postimin e tij të gjatë në “Truth Social” të dielën në mbrëmje, ku kritikonte Papën.
“Nuk na pëlqen një Papë që do të thotë se është në rregull të kesh armë bërthamore. Nuk duam një Papë që thotë se krimi është në rregull në qytetet tona. Nuk më pëlqen. Nuk jam një fans i madh i Papa Leos”, shtoi Trump.
Javën e kaluar, Papa kritikoi kërcënimet publike të Trump për të “zhdukur” qytetërimin iranian, duke thënë se “sulmet ndaj infrastrukturës civile janë kundër ligjit ndërkombëtar” dhe duke i nxitur njerëzit të kontaktojnë udhëheqësit dhe anëtarët e Kongresit për të bërë thirrje për paqe. Ai i ka kërkuar Trumpit t’i japë fund luftës në Iran dhe u ankua në mesazhin e tij të Pashkëve javën e kaluar se bota po “bëhet indiferente” ndaj dhunës. Leo kishte kritikuar gjithashtu politikat e imigracionit të administratës Trump.
“Leo duhet të jetë mirënjohës sepse, siç e dinë të gjithë, ai ishte një surprizë tronditëse. Ai nuk ishte në asnjë listë për t’u bërë Papë dhe u vendos aty vetëm nga Kisha sepse ishte amerikan, dhe ata menduan se kjo do të ishte mënyra më e mirë për t’u marrë me Presidentin Donald J. Trump. Nëse unë nuk do të isha në Shtëpinë e Bardhë, Leo nuk do të ishte në Vatikan”, tha Trump në Truth Social.
Postimi i Trump:
Papa Leoni është I DOBËT ndaj krimit dhe i tmerrshëm për politikën e jashtme. Ai flet për ‘frikën’ nga administrata Trump, por nuk përmend FRIKËN që Kisha Katolike dhe të gjitha organizatat e tjera të krishtera kishin gjatë Covid-it, kur po arrestoheshin priftërinj, pastorë dhe të gjithë të tjerët vetëm sepse mbanin shërbesa fetare, edhe kur ishin jashtë dhe qëndronin dhjetë apo edhe njëzet metra larg njëri-tjetrit.
Më pëlqen shumë më tepër vëllai i tij Louis sesa ai, sepse Louis është plotësisht MAGA. Ai e kupton, ndërsa Leoni jo! Nuk dua një Papë që mendon se është në rregull që Irani të ketë armë bërthamore. Nuk dua një Papë që mendon se është e tmerrshme që Amerika sulmoi Venezuelën, një vend që po dërgonte sasi masive droge në Shtetet e Bashkuara dhe, akoma më keq, po zbrazte burgjet e tij – përfshirë vrasës, trafikantë droge dhe kriminelë – drejt vendit tonë.
Dhe nuk dua një Papë që kritikon Presidentin e Shteteve të Bashkuara, kur unë po bëj pikërisht atë për të cilën jam zgjedhur, ME NJË FITORE TË THELLË, duke vendosur nivele rekord të ulëta të krimit dhe duke krijuar tregun më të madh të aksioneve në histori.
Leoni duhet të jetë mirënjohës sepse, siç e di të gjithë, ai ishte një surprizë tronditëse. Ai nuk ishte në asnjë listë për t’u bërë Papë dhe u vendos aty vetëm sepse ishte amerikan, dhe menduan se kjo do të ishte mënyra më e mirë për t’u përballur me Presidentin Donald J. Trump. Nëse unë nuk do të isha në Shtëpinë e Bardhë, Leoni nuk do të ishte në Vatikan.
Fatkeqësisht, dobësia e Leonit ndaj krimit dhe armëve bërthamore nuk më pëlqen aspak, as fakti që ai takohet me simpatizantë të Obamës si David Axelrod, një HUMBËS nga e majta, i cili ishte ndër ata që donin të arrestoheshin besimtarët dhe klerikët.
Leoni duhet të rregullojë sjelljen e tij si Papë, të përdorë sensin e përbashkët, të ndalojë së favorizuari të majtën radikale dhe të përqendrohet të jetë një Papë i madh, jo një politikan. Kjo po e dëmton shumë atë dhe, më e rëndësishmja, po dëmton Kishën Katolike!
Ndërsa nuk është e pazakontë që papët dhe presidentët të kenë qëllime të kundërta, është jashtëzakonisht e rrallë që papa të kritikojë një udhëheqës amerikan dhe përgjigjja therëse e Trump është po aq e pazakontë./ZËRI