LIVE UPDATES

Të shtëna në Fier/ E plagosura dhe djali i saj, të afërm të Azgan Mërnicës, i biri identifikoi autorët (EMRAT)

➤ Një grua është plagosur me armë zjarri në Fier. Suzana Mërnica ishte në motor së bashku me djalin e saj, kur janë qëlluar me armë zjarri. ➤ E plagosura është e afërmja e Azgan Mërnicës, i cili pak muaj më parë vrau efektivin e Policisë, Novruz Cenalia. ➤ Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Mbikalimi i Dërmënasit” rreth orës 14:00. ➤ Ende nuk dihen shkaqet, por menjëherë është bërë i mundur identifikimi i autorëve (babë e bir), Afrim dhe Ali Cimili. ➤ Identifikimi i autorëve është bërë nga djali i të plagosurës, e cila ndodhet në spitalin e Fierit. Nga të dhënat e para raportohet se është jashtë rrezikut për jetën. ➤ Ndërkohë është e paqartë përse ka ndodhur sulmi me armë zjarri.

4 artikuj për këtë temë.
2 MUAJ ME PARE

U plagos 46-vjeçarja, pse ndodhën të shtënat në Fier? Dyshohet se kishte konflikt pronësie

Të shtëna në Fier/ E plagosura dhe djali i saj, të
Pamje nga vendi i ngjarjes

FIER- Suzana Mërnica u plagos sot nga dy persona! Babë e bir, Afrim dhe Ali Cimili kanë qëlluar me armë zjarri drejt një motori që po lëvizte në fshatin Sulaj. Nga të shtënat u lëndua 46-vjeçarja, e cila aktualisht është në spital, jashtë rrezikut për jetën. 

Autorët janë shpallur në kërkim, ndërkohë që të dy, para një viti kishin pasur një konflikt me të lënduarën. Dyshohet se mes familjeve Mërnica dhe Cimili ka ndodhur një konflikt pronësie 6 muaj më parë. 

Autorët dyshohet se kanë hapur zjarr në drejtim të motorit, ku Suzana Mernica po udhëtonte me djalin e saj. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:00 në vendin e quajtur Mbikalimi i Dërmenasit. Ndërsa pika kontrolli u ngritën në hyrje e daljet të qytetit të Fierit, për kapje të autorëve Afrim dhe Ali Cimili, të cilët u larguan nga vendngjarja.

Bëhet me dije se e plagosura dhe djali i saj janë të afërm të Azgan Mërnicës, autori i dyshuar i vrasjes së efektivit të “Shqiponjave”, Novrus Cenalia.

Vrasja ndodhi në 13 Maj të vitit 2024 në fshatin Baltëz. Efektivi Cenalia kishte dalë nga shtëpia në fshatin Baltëz, ishte veshur me uniformë dhe po shkonte me makinë për të marrë detyrën kur në rrugicë ka parë Azgan Mërnicën që po ngiste makinën me shpejtësi dhe i ka tërhequr vëmendjen. Në këtë moment, 23-vjeçari nxori pistoletën që e mbante me vete dhe me një plumb në kokë la të vdekur në vend efektivin./ZËRI

2 MUAJ ME PARE

Plagosja në Fier! Qëlluan me armë zjarri 50-vjeçaren, shpallen në kërkim autorët, babë e bir

Të shtëna në Fier/ E plagosura dhe djali i saj, të
Pamje nga vendi i ngjarjes

FIER-Janë identifikuar dhe shpallur në kërkim dy autorët e ngjarjes së ndodhur në fshatin Sulaj të Fierit, ku e plagosur me armë zjarri mbeti 50-vjeçarja Suzana Mernica.

Konkretisht autorët janë Afrim Cmili, 60 vjeç dhe djali i tij Ali Cimili, 23 vjeç. Autorët dyshohet se kanë hapur zjarr në drejtim të motorit, ku Suzana Mernica po udhëtonte me djalin e saj. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:00 në vendin e quajtur Mbikalimi i Dërmenasit. Pika kontrolli janë ngritur në hyrje e daljet të qytetit të Fierit, në kapje të autorëve Afrim dhe Ali Cimili./ZËRI

2 MUAJ ME PARE

DETAJE- E plagosura dhe djali i saj, të afërm të Azgan Mërnicës, autorit të vrasjes së efektivit të "Shqiponjave"

Të shtëna në Fier/ E plagosura dhe djali i saj, të

FIER-Detaje të reja janë zbardhur nga të shtënat me armë zjarri në fshatin Sulaj të Fierit, ku e plagosur mbeti 50-vjeçarja Suzana Mernica. Bëhet me dije se e plagosura dhe djali i saj janë të afërm të Azgan Mërnicës, autori i dyshuar i vrasjes së efektivit të “Shqiponjave”, Novrus Cenalia. 

Vrasja ndodhi në 13 Maj të vitit 2024 në fshatin Baltëz. Efektivi Cenalia kishte dalë nga shtëpia në fshatin Baltëz, ishte veshur me uniformë dhe po shkonte me makinë për të marrë detyrën kur në rrugicë ka parë Azgan Mërnicën që po ngiste makinën me shpejtësi dhe i ka tërhequr vëmendjen. Në këtë moment, 23-vjeçari nxori pistoletën që e mbante me vete dhe me një plumb në kokë la të vdekur në vend efektivin.

Në lidhje me ngjarjen e sotme raportohet se Suzana Mernica është qëlluar me armë zjarri, teksa po ecte me motor me djalin e saj. Policia ka identifikuar dy autorët e ngjarjes, Afrim dhe Ali Cimili, babë e bir të cilët janë shpallur në kërkim./ZËRI

2 MUAJ ME PARE

Atentat në Fier! Qëllohet drejt një motori, plagoset e ëma e drejtuesit, autorët babë e bir në kërkim (EMRAT)

Të shtëna në Fier/ E plagosura dhe djali i saj, të
PAMJE NGA VENDI I NGJARJES

FIER- Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar ditën e sotme në fshatin Sulaj të Fierit, ku një grua ka mbetur e plagosur. Suzana Mernica është qëlluar me armë zjarri, teksa po ecte me motor me djalin e saj. Policia ka identifikuar dy autorët e ngjarjes, Afrim dhe Ali Cimili, babë e bir të cilët janë shpallur në kërkim.

Ngjarja ndodhi rreth orës 14:00 në vendin e quajtur Mbikalimi i Dërmenasit. Pika kontrolli janë ngritur në hyrje e daljet të qytetit të Fierit, në kapje të autorëve Afrim dhe Ali Cimili.

Njoftimi i policisë:

Plagosën me armë zjarri një shtetase, identifikohen dhe shpallen në kërkim autorët(babë e bir).

Rreth orës 14:00, në vendin e quajtur "Mbikalimi i Dërmënasit", në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasja S. M.

Nga hetimet paraprake dyshohet se autorë janë shtetasit A. C., 66 vjeç dhe A. C., 23 vjeç, banues në Dërmënas (babë e bir), të cilët janë shpallur në kërkim.

Janë ngritur menjëherë pika kontrolli në hyrje/daljet e qytetit të Fierit dhe në akset “Fier-Vlorë”, "Fier-Lushnjë". Gjithashtu, shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e prokurorit, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim kapjen e autorëve./ZËRI

Poll

MOS HUMB