LIVE UPDATES

Protesta 'zbret' në Vlorë! 'Zvërneci' shkon edhe në diasporë, në Itali, Britani, Gjermani...

➤Protesta kundër projektit në Zvërnec është zhvilluar paraditen e some në Vlorë. ➤Dhjetëra qytetarë u mblodhën me pankarta e thirrje në zonën ku parashikohet të ndërtohet resorti nga dy vëllezërit Al-Khayyat nga Katari. ➤Protesta të tjera po zhvillohen edhe në qytete të tjera të botës, nga Italia dhe Gjermania, deri në Angli, Amerikë dhe Kanada, kudo ku ka Diasporë shqiptare. ➤Ndërkohë, në Tiranë protesta do të nisë si çdo mbrëmje, në orën 18:00. 

4 artikuj për këtë temë.
2 ORE ME PARE

VIDEO/ Kundër projektit në Zvërnec, diaspora shqiptare proteston në Vjenë

Protesta 'zbret' në Vlorë! 'Zvërneci' shkon
PAMJE NGA NGJARJA

VJENË- Qindra emigrantë shqiptarë që jetojnë në Vjenë kanë organizuar sot protestë kundër projektit në Zvërnec. Kjo protestë vjen si revoltë e qytetarëve e nisur që nga e diela e javës që lamë pas dhe e cila vazhdon edhe sot në Tiranë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Shumë emigrantë në të gjithë botën ju kanë bashkuar thirrjes së qytetarëve nga Tirana për të protestuar në vendet që ata qëndrojnë, para ambasadave shqiptare. Protestat janë organizuar deri më tani në Milano, Londër, Berlin, Stokholm./ZËRI

6 ORE ME PARE

REVOLUCION! Shqiptarët në Londër protestë para ambasadës shqiptare (VIDEO)

Protesta 'zbret' në Vlorë! 'Zvërneci' shkon
pamje-protesta

LONDËR- Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe u mblodhën sot para ambasadës shqiptare për të shprehur pakënaqësinë e tyre mbi ndërtimin e resortit në Zvërnec.

Siç shihet në videon e mëposhtme, protestuesit mbajnë flamuj kuq e zi dhe pankarta ku shkruhet mesazhi “Shqipëria nuk është në shitje”. Me thirrjet 'Revolucion', protesta po zhvillohet në mënyrë paqësore, duke kërkuar mbrojtjen e pronësisë dhe mjedisit natyror në zonë.

/ZËRI

6 ORE ME PARE

Diaspora shqiptare në Milano në protestë kundër projektit të Zvërnecit: Rama ik! (VIDEO)

Protesta 'zbret' në Vlorë! 'Zvërneci' shkon
diaspora ne itali

ITALI- Protestat kundër projektit të Zvërnecit në Vlorë po shtrihen tashmë në të gjithë botën. Këtë të shtunë qytetarët shqiptarë, diaspora në Itali, janë mbledhur në ‘Piazza Mercanti’, në Milano.

Në pamjet e siguruara nga ZËRI, protestuesit shihen me pankarta në duar dhe me thirrjet “Ram ik”. 

Portestat do të shtrihen nga Italia dhe Gjermania, deri në Angli, Amerikë dhe Kanada, kudo ku ka Diasporë shqiptare.

10 ORE ME PARE

Sot dy protesta në Vlorë dhe Tiranë, vijon dita e 7-të e tubimeve për Zvërnecin (VIDEO)

Protesta 'zbret' në Vlorë! 'Zvërneci' shkon
protesta ne plazhin e dalanit-protesta ne tirane-slogani

TIRANË- Këtë të shtunë zhvillohen dy protesta në vend. Protesta e parë po mbahet në Vlorë, ndërsa protesta e dytë është planifikuar si çdo mbrëmje në Tiranë.

Në Vlorë, qytetarët janë mbledhur paraditen e sotme që prej orës 11:00. Dhjetëra qytetarë u mblodhën në zonën ku parashikohet të ndërtohet resorti nga dy vëllezërit Al-Khayyat nga Katari.

Protesta 'zbret' në Vlorë! 'Zvërneci' shkon
protesta ne vlore-zvernec

Një nga protestuesit gjatë fjalës së tij tha se para një jave kjo zonë ishte bërë si kamp përqendrimi, e rrethuar nga bandië dhë gangsterrë të armatosur.

“Para një jave këtu ishte bërë si kamp përqendrimi. Ishte e rrethuar nga bandita e gangsterë të armatosur. Atdheu është një fjalë që nuk pranojnë të tërheqin zvarrë qytetarët që kërkojnë të drejtën e tyre. Atdheu ishte i yni”, tha ai.

Ndërkohë, në kryeqytet protesta do të nisë në orën 18:00. Protesta në Tiranë shënon ditën e 7-të radhazi të tubimeve kundër ndërtimit në zonën e Zvërnecit, ku qytetarët vijojnë të mblidhen para Kryeministrisë për të shprehur kundërshtimin e tyre.

Protesta 'zbret' në Vlorë! 'Zvërneci' shkon
slogani

Protestuesit prej ditësh i kanë të qarta kërkesat e tyre, që nga dorëheqja e kryeministrit Rdi Rama, tek anulimi i projektit dhe shfuqizimin e dy ligjeve, atë të investimeve strategjike dhe Paketën e Maleve.

Kërkesat:

1-Dorëheqje e Qeverisë

2-Shfuqizim i statusit dhe kuadrit ligjor që lidhet me investitorët strategjikë!

3-Shfuqizim të ligjit së Paketës së Maleve

4-Anulimin e ndryshimeve në ligjin për Zonat e Mbrojtura

5-Anulimin e ndryshimin për trashëgiminë kulturore shqiptare.

Protesta qytetare ka rikthyer sytë e të gjithë botës në bulevardin kryesor në kryeqytet, duke marrë jehonë nga mediat ndërkombëtare.

Qytetarët janë shprehur se nuk do të ndalojnë protestat dhe se nuk ka dialog deri sa të arrihen kërkesat e tyre. Protestat janë shtrirë edhe në disa qytete të vendit, si Durrës, Vlorë dhe Fier, ndrësa priten edhe protesta nga dispora shqiptare në disa vende të Europës dhe në Amerikë. /ZËRI

Poll

MOS HUMB