LIVE UPDATES

Rama 'dush të ftohtë' kryebashkiakëve: Shkarkim të gjithë drejtorët e njësive dhe nënkryetarët, Dredha dhe Llatja më problematikët

➤ Kryeministri Edi Rama mblodhi pranë vilës qeveritare 61 kryetarët e bashkive. ➤ Rama kritikoi punën e tyre duke kërkuar së pari shkarkimin e të gjithë drejtorëve të njësive administrative në varësi të bashkive. ➤ Por jo vetëm kaq! ➤ Për të parin e qeverisë duhen shkarkuar edhe nëndrejtorët e Bashkive pasi edhe ata sipas Ramës nuk i kryejnë detyrat e tyre. ➤ Rama kritikoi Ermal Dredhën, duke thënë se ai financon një televizion privat për arsye të paditura. ➤ Kritika edhe për Elbasanin dhe Kavajën. ➤ Gjatë analizës për evidentimin e problematikave të pushtetit vendor, kreu i qeverisë njoftoi se do të ngrihet një qendër digjitale për monitorimin e ndërtimeve pa leje. ➤ Nga ana tjetër, të gjitha kompanitë ndërtuese të pallatave do të detyrohen që të vendosin GPS në kantierët e ndërtimit, paralajmëroi kryeministri. ➤ Po ashtu, njoftoi se do të dalin edhe çmimet e reja të referencës për apartamentet. Qytetarët që kanë më shumë se një banesë në pronësi, duke nisur nga 2026 do të paguajnë taksë pasurie më të lartë

10 artikuj për këtë temë.
10 MUAJ ME PARE

"E patolerueshme, jo më produkte pa faturë"! Rama PARALAJMËRON: Nga e hëna do të sekuestrohet çdo shishe qumështi dhe bulmet

Rama 'dush të ftohtë' kryebashkiakëve: Shkarkim të
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se duke nisur nga java e ardhshme do të sekuestrohet çdo produkt bulmeti pa faturë në të gjitha dyqanet dhe tregjet. Gjatë takimit me kryebashkiakët, Rama theksoi se kjo është e potelerushme për ligjin tatimor. Për më tepër sipas kryeministrit, është shume e rrezikshme gjatë kësaj periudhe me temperatura të larta që mund të shkaktojnë helmime.

Kreu i qeverisë theksoi se nuk do të ketë më paralajmërime, por duke filluar nga e hëna e ardhshme do të ketë vetëm sekuestrim të çdo produkti. 

"Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve është angazhuar për të sensibilizuar të gjitha ata që tregtojnë qumshësht dhe bulmet pa faturë që të mos e bëjnë më këtë gjë. Kjo, pasi nga java e ardhme do të konfiskohet çdo lloj shishe qumështi pa faturë, dhe çdo lloj bulmeti pa faturë.

Përveçse e patolerushme për ligjin tatimor është edhe shumë e rrezikshme në këtë fazë të vitit, me këto temperatura që mund të shkaktojnë helmime që janë plotësisht të evitueshme. Duke filluar nga e hëna e ardhshme nuk ka ma përalajmërime, por vetëm seksuetrim të cdo lloj produkti pa faturë në të gjitha dyqanet dhe tregjet.", tha Rama./ZËRI

10 MUAJ ME PARE

Rama-kryebashkiakëve: Edhe nënkryetarët është mirë të ndryshojnë, ju edhe 2 vite keni prandaj qeshni

Rama 'dush të ftohtë' kryebashkiakëve: Shkarkim të
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka kërkuar nga kryebashkiakët që të largojnë nga detyra nënkryetarët e Bashkive. Në fjalën e tij, Rama u bëri "kërkesën" kryebashkiakëve, por u prit me të qeshura në sallë. Megjithatë kjo shkaktoi edhe paralajmërimin e kreut të qeverisë. Ai u kujtoi të gjithë kryebashkiakëve socialistë se shumë shpejt po afrohen edhe zgjedhjet lokale, çka do të thotë që shumë prej tyre mund të mos rikandidohen në krye të Bashkive. 

Rama: Meqë ra fjala edhe nënkryetarët është mirë të ndryshojnë sepse i shoh shumë të lodhur dhe të rraskapitur. Ju qeshni sepse e kuptoni që vetëm ju nuk ndryshoni dot. Por edhe 2 vjet keni...doni të zgjasni? Kjo nuk është për humor e para. Ajo që them unë është që tek nënkryetarët bëni mirë që të bëni një ndryshim të madh. Edhe ju vetë e ndjeni se po i mbani në krahë dhe që qeshët u kujtuat se në cilën orë të gjumit janë ata dhe ju jeni në Durrës këtu. I shoh shumë të lodhur Pjerin nënkryetarët e tu. S’ të lë unë të ikësh ty… Në nderin tënd është ti shkarkosh të gjithë. Te nënkryetarët bëni mirë të bëni një rifreskim të madh dhe ju vetë e ndjeni se mezi po i mbani në krah./ZËRI

10 MUAJ ME PARE

"Bashkia e Pukës ka bërë progres", Rama s'kursen batutat me Dodajn: Demokrat por të mirat duhet me t’i thënë

Rama 'dush të ftohtë' kryebashkiakëve: Shkarkim të
Rama-Dodaj

DURRES- Kryeministri Edi Rama ka njohur meritat e kryebashkiakut të Pukës, Rrok Dodaj, për përkushtimin e këtij të fundit. Gjatë takimit me krerët e bashkive në Durrës, takim që ka nisur që prej orës 10:00 të paradites, Rama nuk kurseu batutat, teksa Dodajt iu drejtua duke i thënë: "Ti demokrat, demokrat por të mirat duhet me t’i thënë".

Gjatë fjalës së tij, Rama ka theksuar se Puka bën pjesë tek ato Bashki që kanë bërë progres. Ai foli për një rezultat pozitiv, duke vënë në dukje përkushtimin e kësaj bashkie. 

Pjesë nga takimi: 

Rrok Dodaj: 6-7 muaj vetëm 14 apo 20 legalizime nga 175 dosje.

Rama: Ti demokrat, demokrat por të mirat duhet me t’i thënë. Ka shumë rëndësi përkushtimi i atij që është në krye. Puka nuk është një zonë me burime njerëzore të pashtershme dhe prapë se prapë rezultatin aty e ka shumë pozitiv dhe e ka te bashkitë që kanë bërë progres.

Kështu që është një tjetër shembull që është çështje përkushtimi dhe vendosje e fokusit nga drejtuesi i bashkisë për ta çuar procesin përpara. Tek fshati, te shtëpitë e fshatit duhet t’i japim më tepër besim po themi kryetarit të bashkive dhe pushteti vendor për faktin se aty mundësia e konflikteve, kur e ka marrë konfirmimin nga bashkia, është shumë e vogël dhe s’mund t’i themi fshatit të presë hartën dixhitale në zonën e Pukës po themi. Ta marrë atë titullin e pronësisë dhe më pas kur të vijë dita të futen në hartën dixhitale./ZËRI

10 MUAJ ME PARE

Mbledhja me kryebashkiakët, "tensione" mes Ramës dhe Fisnik Qoses: Zero je, demokrat komplet

Rama 'dush të ftohtë' kryebashkiakëve: Shkarkim të
Edi Rama dhe Fisnik Qosja

DURRES- Gjatë një takimi të zhvilluar në Durrës me kryetarët e bashkive, Kryeministri Edi Rama replikoi me kryetarin e Bashkisë Kavajë, Fisnik Qosja. Qosja është i zgjedhur nga PD në Kavajë, dhe replikoi me kryeministrin në lidhje me çështjen e legalizimeve. Në diskutimin mes tyre, Rama e quajti Qosen "demokrat komplet", ndërsa ky i fundi i është përgjigjur shkurtimisht: "Demokrat jam".

Pjesë nga diskutimi: 

Qosja: Kemi 60 matje dhe 20 vendime legalizimesh, s’jemi zero.

Rama: Zero je, je demokrat komplet.

Qosja: Demokrat jam.

Rama: Këto zerot duhen rikalkuluar, ka mosrakordim të informacionit, duhen kalkuluar./ZËRI

10 MUAJ ME PARE

Kunjë me Veliajn? Rama: Drejtori i UKT kishte 30 këshilltarë, as zyra ime nuk i ka aq

Rama 'dush të ftohtë' kryebashkiakëve: Shkarkim të
Erion Veliaj dhe Edi Rama

TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka hedhur akuza të drejtpërdrejta për fryrjen e administratës në Ujësjellës Kanalizime Tiranë (UKT), duke deklaruar se drejtori i këtij institucioni kishte në zyrë rreth 30 këshilltarë, një numër më i madh se ai i stafit në zyrën e tij.

“Këtu kemi nevojë për një reformë, të gjitha llojet e eksperiencave na nxjerrin në konkluzionin se është koha për operator kombëtar të sistemit të shpërndarjes së ujit, që në adresë një çështje jetike, sikurse është çështja e furnizimit me ujë. Mund ta përfytyroni një zyrë drejtori ujësjellësi me 30 këshilltarë, me 30 vetë staf? Nuk ka zyra ime as çerekun. Mund ta përfytyroni një drejtor UKT me 30 veta në zyrë. Kështu ishte në Tiranë. Çudira ka pasur shumë, ka më pak tani, por prapë ka tepër se Shqipëria nuk ka luksin të presë që të gjithë të bëjnë punën siç duhet”, tha Rama.

Deklarata e Ramës nëse e shtrijmë në kohë, i adresohet periudhës kur bashkia e Tiranës drejtohej nga Erion Veliaj. Pavarësisht se Rama nuk e përmendi me emër në asnjë moment kryebashkiakun, drejtori i UKT me 30 këshilltarë ka qenë në periudhën e tij./ZËRI

10 MUAJ ME PARE

Ultimatumi i Ramës/ Dorëhiqen drejtuesit e njësive administrative në Durrës

Rama 'dush të ftohtë' kryebashkiakëve: Shkarkim të
Edi Rama

DURRES- Lëvizjet në administratën vendore kanë nisur me ritëm të shpejtë në Durrës, pas thirrjes së Kryeministrit Edi Rama për "vetëpastrim" në nivel bashkiak. Vetëm pak minuta pas fjalës së kryeministrit gjatë mbledhjes së zhvilluar në qytetin bregdetar, pesë administratorë të njësive administrative të bashkisë kanë dhënë dorëheqjen.

Bëhet fjalë për administratorët e Ishmit, Sukthit, Manzës, Katundit të Ri dhe Rrashbullit: Kadri Gjylin, Edlir Cërrin, Muharrem Sulën, Eltion Prenin dhe Albert Bukaçin.

Ndërkohë, dorëheqje kanë paraqitur edhe gjashtë administratorë rajonalë në qytetin e Durrësit: Roland Çobani, Ilir Ngresi, Myslym Hasanaj, Davide Ndoi, Jurgen Tabaku dhe Jetmir Pupla.

Mësohet se ndër kandidaturat e mundshme për drejtuesit e rinj do të ketë jo vetëm figura të reja, por edhe disa prej drejtuesve të larguar, si dhe emra politikë që nuk siguruan mandate deputeti në zgjedhjet e 11 majit./ZËRI

10 MUAJ ME PARE

Rama kërkon kamera dhe GPS në çdo kantier ndërtimi: Do të ngrihet qendër monitorimi

Rama 'dush të ftohtë' kryebashkiakëve: Shkarkim të
Edi Rama, kryeminister

TIRANE- Gjatë një takimi të zhvilluar në Durrës me kryetarët e bashkive, Kryeministri Edi Rama njoftoi planet për ngritjen e një qendre të posaçme për monitorimin elektronik të kantiereve të ndërtimit në të gjithë vendin. Ai tha se të gjitha kantieret që kanë ndikim në jetën urbane do të jenë të detyruara të pajisen me kamera sigurie që transmetojnë pamje në kohë reale 24 orë në ditë, si dhe me sisteme GPS për të ndjekur lëvizjet e mjeteve dhe të materialeve ndërtimore.

Sipas Ramës, këto masa synojnë të frenojnë hedhjen e paligjshme të mbetjeve, si dhe të shmangin evazionin fiskal nga kompanitë e ndërtimit.

“Kontrolle territori që kanë filluar punën që te monitorimi i trafikut dhe do të bëhet tërësisht teknologjike me projektin e ri që kemi nisur me Emiratet e Bashkuara, e njëjta gjë do të ndodhë edhe me territorin. Inspektimi i territorit do të mbështet nga një zhvillim i madh teknologjik. Duhet të ndërtojmë qendrën e monitorimit të ndërtimeve.

Agjencia e monitorimeve ka përgatitur një rregullore të re dhe të gjitha kompanitë e ndërtimit, flasim për pallate, që kanë impakte të caktuara për jetën e qytetarëve dhe të banorëve, që kantieret të pajisen të gjitha me kamera online 24 orë dhe të ndiqen online nga forcat e inspektimit. Të gjitha llojet e kantiereve të pajisen me GPS në mënyrë që të monitorohen, për hedhjen e mbetjeve apo edhe të futjes së materialeve, për të shmangur evazionet fiskale”, tha Rama./ZËRI

10 MUAJ ME PARE

Rama: Ermal Dredha i ka sytë gjysmë të mbyllur, financon me dhjetëra mijëra euro një TV privat

Rama 'dush të ftohtë' kryebashkiakëve: Shkarkim të
Edi Rama dhe Ermal Dredha

TIRANE- Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me kryetarët e bashkive në qytetin e Durrësit. Takimi vjen pak ditë pas dorëheqjes së 21 drejtorëve në Bashkinë e Vlorës, pas kërkesës së kryeministrit për ristrukturim të plotë të administratës vendore në këtë qytet. Në fokus të kritikave ishte sërish Bashkia e Vlorës dhe kryebashkiaku Ermal Dredha. Rama ngriti shqetësime për ndërtimet pa leje në zonat bregdetare dhe për financimin e një televizioni lokal me fonde publike, duke shtuar se kjo nuk justifikohet nga asnjë arsye e vlefshme administrative.

Edi Rama: Jemi këtu se jo shumë kohë më pare, pak kohë më parë, kemi marr 83 mandate, një rekord historik për një forcë politike që na ngkaroi më një barrë shumë më të madhe se ajo që kemi pasur. Pasi janë një kredi besimi të madh  dhe nga ana tjetër, janë edhe një test i jashtëzakonshëm i karakterit tonë.

Para se të fillojmë më pikat e temave të ditës së sotme, po bëj një adresim të disa problematikave kyçe që karakterizojnë sot qytetet e mëdha dhe qytetet me një ngarkesë të posaçme të fluksit turistik të Shqipërisë, ku dobësia e pushtetit vendor ka dalë në pah dhe si rezultat i një ndryshimi shumë të madh të të gjithë mënyrës së funksionimi të vendit për shkak të faktit që vendim tanimë nuk mban vetëm banorët e vet por edhe një ngarkese ekstra turistësh dhe vizitorësh që vjen në rritje, dhe sjell me vete sfida të reja, te komplikuara dhe ngarkesa të mëdha ekstra për pushtetin vendor në territoret ku përqendrimet e vizitave janë më të madhe.

Një nga gjerat që vihet re është edhe nxitja e brendshme e biznesit për të kapërcyer kufijtë e paravendosur të veprimtarisë ve vet, në formën e daljes përtej tyre dhe zaptimi të territor ashtu edhe të ndërtimeve pa leje, në territore ku vëmendje është më e vogël, apo si në Vlorë, ku kryetari i bashkisë dhe strukturat atje i kanë sytë gjysmë të hapur dhe gjysmë të mbyllur. Bashkia e Vlorës fin me dhjetëra mijë euro një televizion privat, për nuk e di se çfarë, besoj se ka një arsyetim filozofik, por nuk mund të vazhdojë kështu.

Në majën e Pilurit, që duhet zemër të ngjitesh, atje e gjetën njërin duke ndërtuar. Poshtë në breg ku ndërtohen resortet, merret dheu nga kantieri dhe bëhet deti sikur është lumi i Lanës. Nuk kemi 4000 metra bregdet që të kemi luksin që të ndërtohet dhe të abuzohet më shumë se në të shkuarën. Nëse angazhojmë arkitektët më të mirë dhe angazhojmë strukturat më të mira në çdo bashki, mund të bëhet një punë shumë e mirë. Ishte atje ndërtesa 500 metra në shkëmb, mbi kokën e Ermal Dredhës, kjo nuk është e mundur të mos ketë informacion. Kontrolli mbi territorin, pastërtia, respekti mbi lejen e ndërtimit, pamundësia për të ndërtuar pa leje duhet të jenë pjesë e punës së përditshme të policisë, të bashkisë. Nëse një kryetar bashkie do të dijë se çfarë ndërtohet, e mëson menjëherë.

Gjatë periudhës së zgjedhjeve, ose në muajt para dhe gjatë zgjedhjeve në Teth ka pasur bum ndërtimesh pa leje si rezultat i përgatitjes së sezonit turistik. Policia e Shtetit ka bërë 40 denoncime, policia ka funksionuar, i ka denoncuar ndërtimet pa leje në Prokurori. Siç është bërë e ditur, në një flagrancë spektakolare ku është ndërtuar një fshat i tërë turistik në mes të Thethit, një prokurore ka vendosur mosfillimin e hetimeve.

Ka refuzuar të shohë se për çfarë bëhet fjalë, ka bërë ese filozofike mbi pafajësinë e ndërtimeve pa leje. Në Shqipëri ndërtimet pa leje janë vepër penale. Në një zonë të mbrojtur si Thethi është vepër penale edhe më e rëndë./ZËRI

10 MUAJ ME PARE

Kritikat e Ramës për ndërtimet në Theth, prokurorja Elsa Gjeli: E gatshme të hetohem! KLP të reagojë për situatën

Rama 'dush të ftohtë' kryebashkiakëve: Shkarkim të
Elsa Gjeli

SHKODËR- Prokurorja e Shkodrës, Elsa Gjeli, i është drejtuar me një shkresë Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) pas çështjes që iu përmend nga kryeministri Edi Rama për ndërtim pa leje në Theth. Në letër, thuhet se ajo ka shprehur shqetësim mbi situatën e krijuar dhe kërkon një reagim nga institucioni. Sipas saj, nga deklaratat që ka bërë kryeministri i është cënuar dinjiteti dhe pavarësia profesionale.

Ndaj, konkretisht Gjeli kërkon që KLP të analizojë sjelljen e kryeministrit në kontekstin e cenimit të pavarësisë së Prokurorisë dhe respektimit të ndarjes së pushteteve. Ajo shprehet se është e gatshme të hetohet para të gjithë organeve të drejtësisë. Por jo vetëm kaq, sepse hetuesja Gjeli kërkon nga KLP të ndërmarrë hapa institucionalë për të garantuar sigurinë dhe integritetin profesional të Magjistratëve që sulmohen për shkak të vendimeve të tyre të pavarura.

"Të analizojë sjelljen e Kryeministrit në kontekstin e cenimit të pavarësisë së Prokurorisë dhe respektimit të ndarjes së pushteteve; Të shqyrtojë mundësinë e një deklarate zyrtare në mbrojtje të trupës së Prokurorëve nga sulme të papranueshme politike, duke theksuar se në lidhje me rastin tim individual jam e gatshme të hetohem para të gjithë organeve të drejtësisë; Të ndërmarrë hapa institucionalë për të garantuar sigurinë dhe integritetin profesional të Magjistratëve që ndihen të persekutuar për shkak të vendimeve të tyre të pavarura. Deklaroj se jam e gatshme të paraqes çdo dokument shtesë dhe të dëshmoj personalisht për ndikimin që këto deklarata kanë pasur në mjedisin tim profesional dhe emocional,"-shkruan prokurorja në shkresën e saj.

Pjesë nga shkresa:

Paraqes këtë kërkesë zyrtare pranë institucionit tuaj, në mbrojtje të dinjitetit dhe pavarësisë sime profesionale, të cenuar publikisht dhe në mënyrë të përsëritur nga Kryeministri i Republikës, z. Edi Rama. Prokuroria ka regjistruar një kallëzim penal më 28.05.2025 pas një referimi nga policia dhe çështja më është caktuar për verifikim me short elektronik. Nga ky referim i policisë rezultonte se në lagjjen Fushë-Theth, në fshatin Theth, Njësia Administrative Shalë, Bashkia Shkodër, nga ana e I.M.T-së ishte konstatuar vendosja e 10 kontenjerëve, në pronën e shtetases Lene Prroni. Këta objekte nuk kishin bazament betoni, por ishin të vendosur në të katër qoshet mbi rrasa guri të prera, sipas referimit të bërë nga Policia Gjyqësore. Gjatë këqyrjes në oborr janë konstatuar pllaka betoni si ato që përdoren për trotuare si dhe llamarina model sanduiç. Në vend nuk është konstatuar prezenca e ndonjë personi. Shtetasja Lene Prroni, e pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale, ka deklaruar se: Kapanonet e gjetura janë të vendosura në pronën e saj, të cilën e ka të trashëguar nga paraardhësit e saj.

Deklaron se është interesuar pranë bashkisë për të marrë leje ndërtimi për vendosjen e tyre, por i kanë thënë se nuk japin leje, pasi duhen dokumente pronësie që të përfitosh dhe ajo nuk ka dokumente pronësie, por e ka të trashëguar pronën brez pas brezi. Gjithashtu ka shpjeguar se, në dijeninë e saj, për objektet që janë pa themele, pa betone, nuk ka nevojë për të marrë leje. Tregon se paratë për ndërtimin e këtyre kapanoneve i ka marrë borxh, tek të afërmit e saj, për të ndërtuar këta kapanone, si dhe ka pasur rreth 300 krerë bagëti në Dukagjin, por duke qënë se nuk kishte çoban për t’u kujdesur për to, i ka shitur të gjitha. Në referimin e bërë nga Komisariati i Policisë Shkodër, citohej se Inspektorati Vendor i Mbrojtjes së Territorit Bashkia Shkodër e konsideronte vendosjen e kontenjerëve kundërvajtje administrative. Në përfundim të veprimeve verifikuese, në datë 30.05.2025 kam vendosur mosfillimin e procedimit penal për këtë kallëzim, pasi fakti nuk përbënte vepër penale, por duke sqaruar se jemi në kushtet e kundravajtjes administrative. Me 07.07.2025 janë publikuar pamjet e vendit të ngjarjes. Pikërisht në këtë datë ka dalë me prononcimin e parë të tij publik me tone denigruese edhe z. Kryeministër, duke vijuar edhe në ditën pasardhëse. Nga këto pamje kam konstatuar se, vendi i ngjarjes kishte ndryshuar, duke u betonizuar sheshi ku ishin vendosur kontenjerët, lidhur energjia elektrike dhe kontenjerët duket se ishin të përdorshëm/banueshëm.

Në datat 7-8 korrik 2025, Kryeministri i vendit, z. Edi Rama, përmes konferencave publike, postimeve në rrjetet sociale (Facebook, Instagram etj.) dhe deklaratave për media, u shpreh në mënyrë të përsëritur dhe agresive në lidhje me këtë çështje, duke përmendur emrin tim personalisht dhe duke më akuzuar se: • “Kam hedhur në kosh një krim të shumëfishtë”; • “Jam përfaqësuese e drejtësisë që mbron shkatërrimin e pronës publike”; • “Kam vepruar në mënyrë arbitrare dhe të dyshimtë”; • “Duhet të mbaj përgjegjësi për vendimin tim” etj. Këto deklarata janë bërë në kapacitetin e tij si Kryeministër, duke ndikuar në perceptimin publik, duke më ekspozuar ndaj një lincimi të pashembullt mediatik dhe duke minuar çdo kuptim të drejtësisë, si një sistem i ndarë nga pushteti ekzekutiv.

Ky qëndrim publik është: • I paprecedentë në një shtet demokratik, ku pavarësia e magjistratëve është e garantuar me Kushtetutë; • Personal, pasi godet një Prokuror të ri në detyrë, me eksperiencë të pastër, duke vënë në pikëpyetje jo vetëm profesionalizmin tim, por edhe aftësinë për të menduar në mënyrë të pavarur dhe logjike; • Diskriminues, pasi synon të frikësojë përmes turpit publik dhe nënçmimit figurën e një Magjistrateje të re në shërbim të shtetit. Presioni publik ndaj meje tejkalon çdo kritikë të lejuar politike dhe synon të më vendosë në shënjestër për arsye tërësisht të lidhura me vendimmarrjen time profesionale. Vlerësoj të rëndësishme ndër të tjera të ndalem në disa momente të lidhur jo vetëm me dinamikën e fundit të ngjarjeve, të cilat shkojnë përtej normales, por edhe të lidhur me karrierën time profesionale nga momenti i fillimit të detyrës, për të cilën jam betuar para Kushtetutës që do t’a mbroj me solemnitet deri në momentin final të ushtrimit të saj.

Vlerësoj të theksoj faktin që pavarësisht çdo vështirësie që paraqet profesioni i Prokurorit, si dhe dinamikës së tij, do të ribëja çdo ditë të njëjtën zgjedhje, edhe pse aktualisht i gjithë sistemi i Prokurorisë është duke u përballur me sfida të jashtëzakonshme, të prejardhura si pasojë e mbingarkesës, duke punuar çdo ditë dhe çdo orë (pa llogaritur asnjë ditë pushimi), pasi të gjithë besojmë tek vlerat e një drejtësie të pavarur, në drejtim të mbrojtjes së interesit publik dhe të krijimit të një të ardhmeje më të mirë për vendin tonë. Edhe pse që në muajin e parë të ushtrimit të detyrës jam përballur me ngjarje të rënda dhe me marrje të një numri të konsiderueshëm të dosjeve për hetim dhe për gjykim, kjo sfidë nuk më ka penguar deri më sot që të ushtroj profesionin tim me integritet. Pavarësisht faktit se për vitin 2024 më shumë se unë, në lidhje me punën time mund të flasin shifrat zyrtare të analizuara edhe në Raportin Vjetor të këtij viti, sa i përket dosjeve të përfunduara dhe personave të marrë, si të pandehur. Është kryer arrestimi i shtetasit Lulzim Rakaj, i marrë në akuzë për veprën penale të parashikuar nga neni 79/dh dhe 22 i Kodit Penal, duke cilësuar faktin se edhe pse ditën që është shqyrtuar seanca gjyqësore për vleftësimit e arrestimit të tij kam pësuar një aksident automobilistik, kjo nuk më pengoi që të vrapoja për në sallën e gjykimit, sërish në mbrojtje të interesit publik. Nuk dua të ndalem në shumë ngjarje që kam hetuar apo aktualisht jam duke hetuar, pasi nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë objektiv i punës sime lancimi i ngjarjeve, por qëllimi është lufta kundër kriminalitetit dhe mbrojtja ndaj interesit publik në çdo moment, sipas betimit të bërë para Kushtetutës dhe që jam betuar që do t’a mbroj solemnisht në çdo moment.

Do të ju lutesha dhe do ju kërkoja që të ndërmerrnin masat përkatëse ato instucione që ligjërisht kanë detyrimin të verifikojnë vendimmarrjen time, duke theksuar se jam e gatshme të përballem me çdo pasojë të mundshme, pasi kam bindjen e plotë që vendimarrja ime mund dhe duhet të vlerësohet vetëm nga organet e përcaktuara nga Kushteta dhe ligji, por jo nga institucione jashtë pushtetit gjyqësor. Lejimi i faktit të kundërt do të cenonte rëndë parime themelore kushtetuese.

Kërkesat:

Në përfundim, në përputhje me kompetencat tuaja, lutem nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, që:

Të analizojë sjelljen e Kryeministrit në kontekstin e cenimit të pavarësisë së Prokurorisë dhe respektimit të ndarjes së pushteteve;

Të shqyrtojë mundësinë e një deklarate zyrtare në mbrojtje të trupës së Prokurorëve nga sulme të papranueshme politike, duke theksuar se në lidhje me rastin tim individual jam e gatshme të hetohem para të gjithë organeve të drejtësisë;

Të ndërmarrë hapa institucionalë për të garantuar sigurinë dhe integritetin profesional të Magjistratëve që ndihen të persekutuar për shkak të vendimeve të tyre të pavarura. Deklaroj se jam e gatshme të paraqes çdo dokument shtesë dhe të dëshmoj personalisht për ndikimin që këto deklarata kanë pasur në mjedisin tim profesional dhe emocional.

10 MUAJ ME PARE

Rama me kryebashkiakët, nuk i kursen kritikat, ULTIMATUMI: Të shkarkohen të gjithë kryetarët e njësive administrative!

Rama 'dush të ftohtë' kryebashkiakëve: Shkarkim të
Edi Rama

DURRËS- Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot në Durrës kryetarët e bashkive të gjithë vendit. Qëllimi ishte vetëm një; vendosja në dukje e problematikave që kishte vënë re gjatë 'kontrolleve' që ka bërë në secilin qytet të vendit. Për të gjithë problematikat e pikasura, Rama ka një zgjidhje: Të gjithë kryetarët e njësive administrative të Shqipërisë duhet të shkarkohen.

“Të gjithë kryetarët e njësive duhet të shkarkohen, të gjithë. Kryetarët e njësive administrative të Republikës së Shqipërisë duhet të shkarkohen, për t’iu dhënë mundësia të tjerëve që të tregojnë se mund të jenë më mirë se ata,”-tha Rama duke shpjeguar se asnjë prej tyre nuk e ka bërë detyrën siç duhet për të evidentuar dhe t'i dhënë zgjidhje të gjitha problematikave.

Ndër të tjera në fjalën e tij në nisje të këtij takimi, Rama shprehet se qeveria vjen pas një fitoreje historike me 83 mandate, gjë e cila ngarkon me një barë më të madhe. Por shtoi se rritja e turizmit, nxori në pah dobësinë e pushtetit vendor. Si shembull për këtë rast mori Bashkinë e Vlorës. 

"Pak kohë më parë kemi marrë 83 mandate, një rekord historik për një forcë politike që na ngarkoi me një barrë shumë të madhe se ajo që kemi pasur pasi tregojnë një besim të madh, nga ana tjetër janë edhe një test i karakterit tonë. Sot qytetet e mëdha dhe qytetet me një ngarkesë të posaçme të fluksit turistik të Shqipërisë, ku dobësia e pushtetit vendos ka dalë në pah edhe si rezultat i një ndryshimi shumë të madh të gjithë mënyrës së funksionimit të vendit për shkak të faktit se vendi tanimë nuk mban vetëm banorët e vetë, por edhe një ngarkesë ekstra turistësh dhe vizitorësh që vjen në rritje, sjell me vete sfida të reja të komplikuara dhe ngarkesa të mëdha ekstra për pushtetin vendor, një nga gjërat që vihet re është biznesi që ka kapërcyer kufijtë e veprimtarisë në formën e daljes përtej tyre edhe të zaptimeve të territorit, ashtu edhe ndërtimeve pa leje në territore ku vëmendja është më e vogël apo si në Vlorë ku kryetari i bashkisë apo struktura i kanë sytë gjysmë të hapur dhe gjysmë të mbyllur,"-tha ndër të tjera në fjalën e tij Rama.

Për të përforcuar fjalën e tij përmendi edhe ndërtimet pa leje në Theth.

"Është bërë një pikë qendrore e diskutimeve ajo që ka ndodhur në Theth ku gjatë periudhës së zgjedhjeve ose në muajt para dhe gjatë zgjedhjeve ka pasur një bum ndërtimesh pa leje si rezultat edhe i përgatitjes së sezonit turistik. Jo një, por rreth 40 denoncime. Në një aspekt Policia e Shtetit ka funksionuar. Në mes të Thethit, prokurorja me mbiemrin Gjeli ka vendosur mosfillimin e hetimeve. Ka refuzuar të shohë se për çfarë bëhet fjalë dhe ka bërë një ese filozofike për ndërtimet pa leje. Ndërtimi pa leje në një zonë të mbrojtur si Thethi është një vepër më e rëndë. IKMT-ja ka filluar të veprojë, qoftë edhe në territore të tjera,"-shtoi Rama. Por shtoi se edhe për ndërtimet pa leje kanë menduar një sistem kontrollimi që do të quhet Qendra e Monitorimit të Ndërtimeve, e cila do të jetë e pajisur 24 orë dhe e GPS.

Rama: Duhet një qasje me legalizimet. Jemi në kushte ku nuk mund të mbetemi vetëm tek sytë e njerëzve në territor kur tanimë po i bëjmë gjërat bashkë për të pasur një kontroll teknologjik për territorin, të na garantojë punën si qendra e monitorimit të trafikut, tërësisht, e njëjta gjë duhet të ndodhë me territorin, inspektimi për ndërtimet duhet të mbështet nga satelitë që i kemi, dronët, dhe një strukturë të dedikuar, të ndërtojmë qendrën e moinitorimit të ndërtimeve.

Por jo vetëm ndërtimet pa leje kanë nevojë për zgjidhje. Në fokus është edhe shpërndarja e ujit, që gjithashtu do të rregullohet me reformë. 

"Është koha për operator kombëtar të sistemit të shpërndarjes së ujit, që në adresë një çështje jetike, sikurse është çështja e furnizimit me ujë. Mund ta përfytyroni një zyrë drejtori ujësjellësi me 30 këshilltarë, me 30 vetë staf? Nuk ka zyra ime as çerekun. Mund ta përfytyroni një drejtor UKT me 30 veta në zyrë. Kështu ishte në Tiranë. Çudira ka pasur shumë, ka më pak tani, por prapë ka tepër se Shqipëria nuk ka luksin të presë që të gjithë të bëjnë punën siç duhet,"-sqaroi numri një i qeverisë. 

Edhe pse në pranishëm në takim ishin edhe krerët e Bashkive të partive të opozitës, numri një i qeverisë nuk kishte asnjë koment për ta. Por nuk ishte i njëjti qëndrim që mbajti me të parët e Bashkive të Elbasanit dhe Vlorës, Gledian Llatja dhe Ermal Dredha. Për të dy, nuk i kurseu kritikat lidhur me detajet që u kanë shpëtuar teksa ishin në krye të detyrës.

"Bari i varrezave në Elbasan mund të bëhet kallam, mund të marrë flakë kollaj. Nëse bari është i qethur si duhet, edhe zjarri nuk merr qiellin, se është e pakonceptueshme të ndodhin gjëra që do t’i faleshin kryetarit të bashkisë së Elbasanit. Nëse Elbasani do të ishte sa Shangai, do ishte ndryshe, por është një qytet që mund ta përshkosh me këmbë çdo ditë. Dhe të mos dijë kryetari i bashkisë së çfarë ndodh… Edhe në Bashkinë Elbasan, edhe Lushnjë duhet bërë e njëjta gjë siç u bë me shkarkimin e plotë të drejtorëve me dorëheqje në Vlorë, duhet shkundur e gjithë kjo pemë, sepse 10 mandate në Elbasan kryetar janë një barrë që mua më ka marrë edhe ato orë që flija. Duhet të të lënë pa gjumë ty, jo të flesh më shumë. Edi Rama: Në majën e Pilurit, që duhet zemër të ngjitesh, atje e gjetën njërin duke ndërtuar. Poshtë në breg ku ndërtohen resortet, merret dheu nga kantieri dhe bëhet deti sikur është lumi i Lanës. Nuk kemi 4000 metra bregdet që të kemi luksin që të ndërtohet dhe të abuzohet më shumë se në të shkuarën. Nëse angazhojmë arkitektët më të mirë dhe angazhojmë strukturat më të mira në çdo bashki, mund të bëhet një punë shumë e mirë. Ishte atje ndërtesa 500 metra në shkëmb, mbi kokën e Ermal Dredhës, kjo nuk është e mundur të mos ketë informacion. Kontrolli mbi territorin, pastërtia, respekti mbi lejen e ndërtimit, pamundësia për të ndërtuar pa leje duhet të jenë pjesë e punës së përditshme të policisë, të bashkisë. Nëse një kryetar bashkie do të dijë se çfarë ndërtohet, e mëson menjëherë,"-kritikoi Rama.

Por jo për të gjithë kishte kritika, kishte dhe shembuj që i mori për mirë. 

Rama: Mund ta di pse bashkia e Cërrikut i përpunon të gjitha mbetjet e fshatit i kthen në produkt prashitje? Pse nuk e kanë të tjerët? Më duket e ka bërë edhe Roskoveci, s’është inovacion që ka ndodhur në Japoni, dhe akoma nuk e ka marrë Italia dhe ne po presim. Pse nuk vrapon ti në Cërrik si ta bësh edhe ti në Elbasan? Pse duhet të rrimë të presim, kërkojmë fonde nga qeveria.

Gjatë diskutimit me kryebashkiakët në Durrës, kryeministri i vendit, Edi Rama, paralajmëroi se punë ditësh ose javësh do të dalin çmimet e reja të referencës për pronat. Ai theksoi se nga ky proces prona e dytë do taksohet më shumë. Sipas Ramës, kjo do t’ju vijë në ndihmë bashkive, që të kenë më shumë të ardhura.

“Ndërkohë kam një gjë për të shtuar dhe ministri mbase mund të më plotësojë. Punë ditësh ose javësh, do dalin çmimet e reja të referencës, Ato do kenë dhe një element tjetër të ri, që taksa për shtëpinë e dytë do jetë më e madhe sesa për shtëpinë e parë. Kështu që, bashkitë, sidomos ato të bregdetit, do ketë një të ardhur të shtuar nga ky proces pasi shumë njerëz në bregdet kanë shtëpitë e dyta. Por, nga ana tjetër, duke marrë parasysh që çmimet e referencës rritën në mënyrë të konsiderueshme dhe e bëjnë jo të vogël taksën e pasurisë, që do të thotë se kush do ta menaxhojë taksën e pasurisë mirë do ketë të ardhura shumë më tepër, sepse ajo është baza kryesore në të gjithë bashkitë e botës. Në disa bashki kemi taksa lokale eksesive në disa, gjë që nuk na bën sens. Ne e kemi bërë zero taksën e biznesit të vogël, ndërsa në disa bashki taksa e tavolinë, taksa e tabelës. Kush ka shtëpi në bregdet, do duhet të paguajnë më shumë,”- tha Rama.

Kjo u konfirmua edhe nga ministri i Financave, Petrit Malaj./ZËRI

Poll

MOS HUMB