Vrasja e Viktor Bardhit në Mirditë, drejtori i Policisë së Lezhës: Kemi 1 të shoqëruar, arma e krimit nuk është gjetur
MIRDITË- Drejtori i Policisë së Lezhës, Ermal Muçaj, ka dhënë detaje të reja lidh7ur me vrasjen e 65-vjeçarit Viktor Marku në Ndërfushas të Mirditës. Në një prononcim për mediat nga vendngjarja, Muçaj bën me dije se është shoqëruar një person, ndëra një grup hetimor po ndjek një pistë konkrete për zbardhjen e ngjarjes.
Muçaj thekson se emri i personit të shoqëruar dhe pista që po ndiqet nuk mund të bëhen publike në këtë fazë, por mund të ketë një njoftim të dytë pasi të pyeten dëshmitarët. Ndërkohë, ai shtoi se një tjetër element që po hetohet është djegia e një autonjeti rreth 20 minuta pas ngjarjes.
“Rreth orës 8:55 sot jemi njoftuar në sallën operative për një ngjarje të rëndë të ndodhur në Ndërfushas, Mirditë. Kemi ngritur grupin hetimor, kemi ardhur në vendngjarje dhe, nga veprimet e para hetimore, ka rezultuar që një shtetas, që është vrarë në automjetin e tij, është shtetasi Viktor Marku, i datëlindjes 1961. Ndërkohë që jeni dhe vetë prezent, po bëhen të gjitha veprimet hetimore. Rreth 20 minuta pas ngjarjes, në fshatin Rrethi i Ri, që është afër Rubikut, diku këtu afër, është djegur një automjet. Është ngritur dhe grupi hetimor i dytë dhe po sqaron rrethanat e rastit. Po kryhen të gjitha veprimet hetimore, po fiksohen të gjitha provat, po pyeten dëshmitarët dhe do të jemi për një njoftim të dytë, sapo të kemi diçka të re në lidhje me këtë ngjarje. Kemi të shoqëruar dhe pistat tona i kemi, por nuk mund t’i ndajmë në këtë moment me mediat. Jo, nuk janë gjetur armë në makinë”, tha Muçaj./ZËRI
Xhami i bërë “shoshë” nga plumbat, pamjet nga automjeti ku u gjet i vrarë Viktor Bardhi
MIRDITË-Automjeti në foto është makina ku u gjet i vrarë me armë zjarri Viktor Bardhi. Xhami para i mjetit Benz shihet i dëmtuar rëndë nga plumbat që janë lëshuar drejt tij. Bardhi është qëlluar me breshëri plumbash në pjesën e përparme, teksa udhëtonte ndërsa pas atentatit makina është përplasur me barrierat e urës.
View this post on Instagram
Vrasja u regjistrua mëngjesin e sotëm në fshatin Ndërfushas. Viktor Bradhi, 65 vjeç është vëllai i Martin Bardhit, i cili u vra në një atentat të bujshëm në Rrëshen në shtator të vitit 2023. Ngjarja dyshohet se ka si motiv hakmarrjen, ku përplasja mes fisit Bardhi dhe Reçi në Rrëshen ka prodhuar shumë viktima ndër vite.
Ekzekutimi i Viktor Bardhit, policia: U gjet i vrarë në makinën e tij
MIRDITË-Policia ka dalë me njoftim zyrtar lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë mëngjesin e sotëm. Blutë njoftojnë se Viktor Bardhi u gjet i vrarë me armë zjarri brenda automjetit të tij.
Njoftimi i Policisë:
Mirditë/Informacion paraprak Rreth orës 09:00, në fshatin Ndërfushas, është gjetur i pajetë në automjetin e tij, shtetasi V. B., rreth 65 vjeç, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.
Saga e hakmarrjes me fisin Reçi! Sot u ekzekutua Viktor Bardhi, 3 vite më parë i vranë të vëllain, nipin në 2025
MIRDITË- Mëngjesin e sotëm u ekzekutua me armë zjarri Viktor Bardhi. 65-vjeçari dyshohet së është vrarë për gjakmarrje, ku përplasja mes fisit Bardhi e Reçi ka lënë shumë viktima ndër vite.
Viktor Bardhi i shtohet bilancit, ku tre vite më parë në shtator të 2023 u ekzekutua vëllai i tij, Martin Bardhi.
Si ndodhi ngjarja
Atentati ndaj Martin Bardhit u regjistrua paraditën e 26 shtatorit, rreth orës 10:40. Viktima ka qenë duke konsumuar kafen në lokalin e tij në qendër të Rreshenit, i shoqëruar nga tre persona. Konkretisht Oltion Gjini, ish-drejtor në bashkinë e Mirditës, Ilir Bardhoku, pronar i një lokali aty dhe Indrit Bardhi, ky i fundit me lidhje gjaku me viktimën.
Dy autorët e ngjarjes, të maskuar dhe me kallashnikov janë afruar në tavolinën ku qëndronte viktima dhe kanë hapur zjarr ndaj duke e lënë të vdekur në vend.
Në 13 janar të 2025 u ekzekutua në autostradën Fier -Vlorë, në afërsi të fshatit Novoselë, Kristjan Marku alias Bardhi, nipi i Martin Bardhit dhe Viktor Bardhit. Marku u qëllua me brëshëri nga një makinë paralele. Mjeti me të cilin udhëtonte u përplas disa herë me trafikndarësen, deri sa u ndal.
Si nisi saga e hakmarrjeve
Gjithçka ka nisur më 26 maj të 2023 teksa Saimir Reçi, (Nipi i Kastriot Reçit, i ekzekutuar në vitin 2020) ka pasur një konflikt verbal me Enrik Bardhin, djalin e viktimës, shkak ishte bërë një parakalim me makinë në rrugën kryesore të qytetit. Debati verbal mes tyre ka eskaluar në përleshje fizike. Menjëherë pas sherrit Enrik Bardhi ka shkuar në banesën e tij dhe ka marrë automatikun për të vrarë bashkëmoshatarin e tij. Bashkë me të ka ikur dhe viktima, Martin Bardhi.
Ata i kanë zënë pritë Saimir Reçit në dalje të Rreshenit dhe kanë hapur zjarr ndaj tij. Ai nuk pësoi lëndime pasi makina ishte e blinduar. Për shkak të të shtënave ai humbi kontrollin e mjetit dhe doli jashtë rruge ku dhe u përplas./ZËRI
Vrasja e Viktor Bardhit në Mirditë, gjendet makina e djegur e autorëve
MIRDITË- Pak minuta pas vrasjes së Viktor Bardhit në fshatin Ndërfushaz të Mirditës, një makinë është gjetur e djegur. Mjeti dyshohet se është përdorur nga autorët për ekzekutimin e Bardhit. Ndërkohë që policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e saj.
Atentat në Mirditë, ekzekutohet Viktor Bardhi
MIRDITË- Një vrasje me armë zjarri është regjistruar në Ndërfushaz të Mirditës ku ka mbetur i vrarë Viktor Bardhi. Në Munaz është gjendur edhe makina e djegur e autorëve. Viktima është vëllai i Martin Bardhit, i vrarë në 2023 për motive hakmarrjeje.