"S’bëhen hesape pa hanxhinë me PS"/ Matimi i 'Territoriales', Rama: Një shtysë modernizuese për Shqipërinë
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas votimit të reformës territoriale në Kuvend, me 85 vota pro. Përmes një postimi në rrjetin e tij social "X", Rama shprehet se përtej debateve të brendshme dhe spekulimeve të jashtme, votimi i dha Shqipërisë një tjetër shtysë modernizuese.
Kreu i qeverisë nuk la pa komentuar debatet dhe kundërshtitë që shoqëruan procesin, ndërsa përcolli edhe një mesazh për të gjitha dyshimet mbi qëndrimin e socialistëve, duke thënë: “Nuk duhet të bëjnë asnjëherë hesape pa hanxhinë me Partinë Socialiste”.
"Përtej të gjithë debateve të brendshme, spekulimeve të jashtme dhe peripecive të një kohe të ngatërruar nga gjithfarë duarsh të pista, ca të dukshme e ca të padukshme po jo të pazbuluara tanimë, votimi i mbrëmshëm në Kuvend i dha Shqipërisë një tjetër shtysë modernizuese???????? Dhe nga ana tjetër, u tregoi edhe njëherë të gjithë atyre që e kishin të nevojshme, se nuk duhet të bëjnë asnjëherë “hesape pa hanxhinë” me Partinë Socialiste", shkruan Rama.
Reagimi i kryeministrit vjen pas një seance maratonë, të shoqëruar me debate të forta mes mazhorancës dhe opozitës, ndërsa në përfundim u vota me 85 vota pro reforma territoriale./ZËRI
Dha 'jeshil' për 'Territorialen', Braçe pas votimin në Kuvend: Jam kundër, do ta sqaroj nesër (VIDEO)

TIRANË- Deputeti socialist Erion Braçe votoi pro reformës së re territoriale, pavarësisht rezervave dhe qëndrimit kundërshtues që kishte shprehur më herët ndaj saj. Megjithatë, pas përfundimit të seancës, Braçe tha se është kundër por se votën e tij do ta sqarojë këtë premte.
“Jam kundër, do e sqaroj nesër”, tha Braçe teksa po largohej nga Kuvendi.
View this post on Instagram
/ZËRI
Sinaj ktheu votën nga kundër pro, Berisha: U shndërrove në eunuk, e hëngre turpin me bukë

TIRANË- Deputeti i PS-së, Vullnet Sinaj, ndërshoi qëndrim për të votuar pro reformës territoriale, ndërsa pak ditë më parë ishte shprehur kundër. Ky qëndrim solli edhe reagim e kryedemokratit Sali Berisha, i cili replikoi nga foltorja e Kuvendit, duke i thënë se brenda 3 ditësh u shndërrua në eunuk për interesat e tij personale dhe ndryshoi qëndrim.
"Të dashur qytetarë të Selenicës, e dëgjuat deputetin tuaj se si brenda tre ditëve u shndërrua në eunuk. Përsa i përket asaj që thua se për biznesin, për mua e para është siguria ushqimore. Mësoje! Siguria ushqimore për qytetarët! Dhe e vërteta është se të dhënat ti i di vetë si kanë qenë, jashtëzakonisht problematike me disa importe, disa produkte. Po duket se kur të nxorën kartonin e kuq për të shndërruar big market në small market, edhe ti u palose. E hëngre turpin me bukë.", tha Berisha.
Pavarësisht debateve që zgjatën për rreth 15 orë, reforma territoriale u miratua me 84 vota pro. Pro votuan edhe deputetët Vullnet Sinaj dhe Erion Braçe, të cilët më herët ishin shprehur kundër dhe me rezerva ndaj reformës./ZËRI
Miratohet me 85 vota pro Reforma Territoriale! Votimi mes tensioneve, opozita bllokoi foltoren (VIDEO)
TIRANË-Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 85 vota pro reformën e re territoriale, pas një seance maratonë prej rreth 15 orësh. Seanca përfundoi në orët e para të mëngjesit të së premtes, më 9 tetor, ku shte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama.
Votimi u shoqërua me debate dhe kundërshtime të forta nga opozita, sipas të cilëve, projektligji nuk ishte konsultuar me qytetarët dhe kërkoi që reforma të kalojë në referendum.
Gjatë seancës, Partia Socialiste siguroi mbështetjen e nevojshme për miratimin e reformës, pavarësisht qëndrimeve të kundërta të shprehura ditët e fundit nga deputetët Erion Braçe dhe Vullnet Sinaj. Ky i fundit ndryshoi qëndrim përpara nisjes së seancës plenare, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së, të enjten në mëngjes.
Edhe Erion Braçe votoi pro reformës, por pas përfundimit të seancës deklaroi se vijonte të ishte kundër saj dhe se do ta shpjegonte votën e tij ditën e premte. Pro votoi edhe Elisa Spiropali, pavarësisht që shprehu kritika të forta ndaj reformës së re administrativo-territoriale.
Në votimin përfundimtar, reforma mori 85 vota pro. Ndërkohë, gjatë procesit të votimit, deputetë të opozitës bllokuan foltoren e Kuvendit dhe hodhën shishe uji dhe sende të forta në drejtim të kryeministrit Edi Rama.
Si ndryshon harta e re e Shqipërisë?
Fushë-Arrëz, Klos, Rrogozhinë, Dimal, Poliçan, Patos, Divjakë, Selenicë, Maliq, Këlcyrë, Memaliaj, Libohovë, Cërrik, Belsh dhe Përrenjas, nuk do të jenë më bashki më vete, dhe nga 61 bashki në vend, numri ulet automatikisht në 46.
Sipas propozimit këto bashki do të 'shkrihen':
-Fushë-Arrëz + Pukë → Bashkia Pukë
-Klos + Mat → Bashkia Mat
-Rrogozhinë + Kavajë → Bashkia Kavajë
-Dimal + Berat + Poliçan → Bashkia Berat
-Patos + Fier → Bashkia Fier
-Divjakë + Lushnjë → Bashkia Lushnjë
-Selenicë + Vlorë → Bashkia Vlorë
-Maliq + Korçë → Bashkia Korçë
-Këlcyrë + Përmet → Bashkia Përmet
-Memaliaj + Tepelenë → Bashkia Tepelenë
-Libohovë + Gjirokastër → Bashkia Gjirokastër
-Cërrik + Elbasan + Belsh → Bashkia Elbasan
-Prrenjas + Librazhd → Bashkia Librazhd
Veç bashkimit të bashkive, do të ketë dhe 6 qytete të reja.
Konkretisht, në qarkun e Shkodrës, në Bashkinë Malësi e Madhe, Kastrati do të marrë statusin e qytetit, ndërsa në Bashkinë Vau i Dejës, statusin e qytetit do ta marrë edhe Bushati. Po ashtu ndryshime ka edhe në qarkun e Dibrës, ku në Bashkinë Mat, e cila me hartën e re përfshin edhe Klosin, propozohet që statusin e qytetit ta marrë edhe Ulza. Në Bashkinë Bulqizë, Krasta do të marrë gjithashtu statusin e qytetit dhe do t'i shtohet Bulqizës. Ndërkohë edhe Golemi do të marrë statusin e qytetit, ndërsa në qarkun Lezhë shtohet qyteti Milot.
Zonat që marrin statusin e qytetit:
• Kastrati → qytet në Bashkinë Malësi e Madhe
• Bushati → qytet në Bashkinë Vau i Dejës
• Ulza → qytet në Bashkinë Mat
• Krasta → qytet në Bashkinë Bulqizë
• Miloti → qytet në Bashkinë Kurbin
• Golemi → qytet në Bashkinë Kavajë/ZËRI