LIVE UPDATES

Shantazhohet Bardhi/ Padi në SPAK! Mesazhet 'Martinaj-Mihasi: I çova 100 mijë euro për fushatë

➤Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka informuar Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion për një përpjekje kriminale për ta intimiduar atë përmes dokumenteve të falsifikuara. ➤Sipas shkresës që kreu i grupit parlamentar i ka dërguar SPAK, zbulohet se Bardhit i ka shkuar një mesazh në aplikacionin "Signal" nga një numër i paidentifikuar, që mbante emrin "Mbreti Zog". ➤Ky i fundit në bisedat e publikuara, thotë se është Ervis Martinaj që i paguan Gazment Bardhit shumën prej 100 mijë eurove, të cilat deputeti do t'i përdorte në fushatë. ➤Personi nga ana tjetër, që pretendohet të jetë Erigers Mihasi, i thotë se shuma që po i dërgon është shumë e madhe, por 'Martinaj' thotë se këtë e bën si favor për Shkëlzen Berishën. Në dokumentin që është dërguar dhe në emailit e disa mediave në vend, pretendohet gjithashtu se janë emrat e OPGJ-ve që i kanë firmosur, por emrat janë fshirë. ➤Bardhi beson se të interesuar për të fabrikuar, sajuar, shpikur dhe shpërndarë të tillë mesazhe, qëndrojnë persona publikë dhe figura të krimit të organizuar të denoncuar prej tij publikisht dhe në SPAK.

3 artikuj për këtë temë.
8 MUAJ ME PARE

"100 mijë euro për fushatë, dukej optimist për fitore..."/ MESAZHET që i shkuan Bardhit, 'Mihasi-Martinajt': Ç'ti bëj Zenit, se për kyt s'po e rruj...

Shantazhohet Bardhi/ Padi në SPAK! Mesazhet 'Martinaj-Mihasi: I
Foto ilustruese

TIRANË- ZËRI ka siguruar mesazhet që pretendohet se kanë shkëmbyer Ervis Martinaj dhe i ndjeri Erigers Mihasi, ku përmendet kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi. Disa ditë më parë, në të gjithë mediat janë përmendur disa mesazhe, që pretendohet se janë marrë nga bisedat në SKYECC mes Martinajt dhe Mihasit, ku mes të tjerave përmendet edhe Bardhi. 

Në dokumentin që është dërguar dhe në emailit e disa mediave në vend, si dhe iu çua në aplikacionin "Signal" Bardhit, pretendohet gjithashtu se janë emrat e OPGJ-ve që i kanë firmosur, por emrat janë fshirë, duke ngritur hije dyshimi lidhur me vërtetësinë e këtyre mesazheve. Në biseda, i njëjti person që vetes i referohet si "Mbreti Zog" thotë se është Ervis Martinaj që i paguan Gazment Bardhit shumën prej 100 mijë eurove, të cilat ky i fundit do t'i përdorte në fushatë. 

Personi nga ana tjetër, që pretendohet të jetë Mihasi, i thotë se shuma që po i dërgon është shumë e madhe, por 'Martinaj' thotë se këtë e bën si favor për Shkëlzen Berishën. 

Edhe njëherë vërtetësia e këtyre mesazheve vihet në dyshim për shkak se nuk ka asnjë emër OPGJ-je, por në cep të fletës duket firma e tyre. Për shkak se emrat janë fshirë, kjo ngre dyshime lidhur me vërtetësinë e dokumentit, për të cilin tashmë Bardhi ka bërë një padi në SPAK. Kjo pasi të njëjtat mesazhe i kanë shkuar edhe atij, por në aplikacionin "Signal", si shenjë "kërcënimi", ndërsa në mesin e akuzave është dhe ajo për falsifikim të rëndë. 

BISEDAT E PLOTA:

NP8LS4-Kodi i Ervis Martinajt në "SkyECC"

TI8I2F-Kodi i Erigers Mihasit në "SkyECC"

Shantazhohet Bardhi/ Padi në SPAK! Mesazhet 'Martinaj-Mihasi: I

NP8LS4: Nga je?

TI8I2F: Në shtëpi

NP8LS4: Shkon dot deri tek të marësh 10 ml (milionë) euro. Ti çoje tek Mondiali dhe t'ja jepje Gaz Bardhit

TI8I2F: Po tani!

NP8LS4: 067****** numri i Gazit. Bani telefon në Signal kur të jesh aty që të ulet dhe ti marrë.

TI8I2F: Ok! Po pse po ju jep kaq shumëse këto s'do vijnë kurrë në pushtet

NP8LS4: Po ça ti bëj Zenit se për kyt s'po e rruj k****

TI8I2F: Se mos i don për kyt gjyqin se është zënë me dashnorin për qenin. Kush me e marr tani që janë ndarë

NP8LS4: Hahahah. Fola me të, i do për fushatë. I thashë dhe për grupin e shoqërimit që e paguaj unë. Kam shpërndarë edhe 5000 tv për fushatë. dhe shumë njerëzve ua kam fal borxhet vetëm për vota.

Por teksa ka publikuar bisedën që ka bërë me personin anonim, Bardhi ka zgjedhur që të mos i publikojë dokumentat që i ka dërguar personi në fjalë. Gjithashtu, për ngjarjen, ka vendosur në dijeni përveç SPAK, edhe ambasadën amerikane në Shqipëri, delegacionin e Bashkimit Europian dhe Ambasadën britanike. Ndërkohë që pritet që më shumë detaje të zbulojë në daljet e ardhshme publike, pasi sot opozita pritet që të shkojë në Kuvend./ZËRI

8 MUAJ ME PARE

"Ervis Martinaj dhe Mihasi, kalofsh mirë!"/ Zbardhen MESAZHET që i shkuan Bardhit në 'Signal', demokrati: Ç'thua? Me vërtetë?!

Shantazhohet Bardhi/ Padi në SPAK! Mesazhet 'Martinaj-Mihasi: I
Foto ilustruese

TIRANË- Zbulohen detaje nga mesazhet që i kanë shkuar kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhit. Vetë ky i fundit ka bërë një kallëzim në Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Mesazhet i janë dërguar Bardhit në datën 28 shtator (pra 2 ditë më parë), në orën 20:22, në platformën e komunikimit "Signal". Në kallëzimin e tij në SPAK, Bardhi shkruan se mesazhi i ka shkuar nga një numër i paidentifikuar, që mbante emrin "Mbreti Zog".

MESAZHET E SHKËMBYERA:

Shantazhohet Bardhi/ Padi në SPAK! Mesazhet 'Martinaj-Mihasi: I

Mbreti Zog: I dërgon dokumentat me mesazhe që pretendohet se janë zbardhje e mesazheve në aplikacionin "SkyECC" dhe i shkruan; Ervis Martini, Erigers Mihasi. Të jesh mirë!

Bardhi: Ça thua? Me vërtetë eeeeee *e shoqëron me mesazhe me të qeshura

"Janë dërguar disa mesazhe elektronike, dokumente qartazi të falsifikuara, emrat e dy shtetasve të përmendur në media si të përfshirë në krimin e organizuar, njëri prej të cilëve i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme dhe një tjetër i mbetur i vrarë në një atentat në Tiranë, shoqëruar me "urimin" "të jesh mirë". Këtyre mesazheve i është vendosur nga dërguesi një kohëzgjatje fshirje prej 1 jave, me qëllim humbjen e mëpasme të tyre,"-shkruan Bardhi në shkresën që ka depozituar në SPAK. Ndër të tjera shkruan se mesazhet i janë dërguar për ta intimiduar në ushtrimin e detyrës deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe njëkohësisht edhe si kryetar të grupit parlamentar të PD-së. Madje shton se mesazhet, për të cilat pretendon se kanë përmbajtje të rreme vijnë pas seancës plenare të datës 12 Shtator 2024, ku gjatë një interpelance me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, Bardhi publikoi disa biseda të bëra në aplikacionin "SkyECC", në të cilat pretendohej se kreu i Policisë së Shkodrës, Edmond Sulaj, ishte vendosur për të ndihmuar në aktivitetin kriminal të Pëllumb Gjokës.

"Unë kam denoncuar pranë jush zyrtarë të lartë publik, familjarë të tyre, eksponentë të krimit të organizuar, apo lidhjet ndërmjet tyre. Kjo ngre dyshimin e arsyeshëm që pas tentativës për intimidimin tim apo dërgimit të këtyrë mesazheve, janë subjekte që hetohen nga Prokuroria që ju drejtoni (eksponentë të krimit të organizuar apo zyrtarë të lartë publikë). Nga ana tjetër, përmes falsifikimit të një dokumenti që supozohet të jetë nën administrimin tuaj apo i atribuohet institucionit tuaj, qartazi synohet edhe diskretitimi i Prokurorisë që ju drejtoni, duke qëne se dokumente të kësaj natyre mund të gjenden vetëm në dosjet në hetimin nga ana junj. Në këtë kuptim, verifikimi/hetimi i këtij rasti, është jo vetëm në interesin tim për të zbuluar autorët dhe motivet e tyre, por edhe për të ruajtur reputacionin dhe kredibilitetin e institucionit tuaj. Përsa më lart, kërkoj bashkëpunimin tuaj për të hetuar dhe verifikuar në një kohë të shpejtë mesazhet me natyrë intimiduese ndaj një deputeti të Kuvendit të Shqipërisë, me qëllim identifikimin e autoritëve të këtyre mesazheve, motiveve të dërgimit të tyre, dhe arsyet e prodhimit të një dokumenti të falsifikuar. Gjithashtu, për qëllime publike ju nxis të verifikoni edhe përmbajtjen e rrethaneve konkrete të tyre,"-shkruan Bardhi ndër të tjera. 

Por teksa ka publikuar bisedën që ka bërë me personin anonim, Bardhi ka zgjedhur që të mos i publikojë dokumentat që i ka dërguar personi në fjalë. Gjithashtu, për ngjarjen, ka vendosur në dijeni përveç SPAK, edhe ambasadën amerikane në Shqipëri, delegacionin e Bashkimit Europian dhe Ambasadën britanike. Ndërkohë që pritet që më shumë detaje të zbulojë në daljet e ardhshme publike, pasi sot opozita pritet që të shkojë në Kuvend./ZËRI

8 MUAJ ME PARE

PD bojkoton komisionet pas arrestimit të Salianjit! Bardhi: Më kanë shantazhuar në "Sinjal"! (SHKRESA për SPAK)

Shantazhohet Bardhi/ Padi në SPAK! Mesazhet 'Martinaj-Mihasi: I
Gazment Bardhi

TIRANË- Partia Demokratike ka nisur aksionin opozitar si kundërpërgjigje ndaj burgosjes së deputetit Ervin Salianji, i cili aktualisht po vuan dënimin me 1 vit heqje lirie në burgun e Fierit. Në lidhje me aksionin e opozitës, e cila paralajmëroi se nuk do të ketë më marrëdhënie normale institucionale me maxhorancën, ka dhënë më shumë detaje kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi. Mbrëmë, Bardhi i ka dërguar mbrëmë një mesazh deputetëve të grupit duke i lajmëruar se në Komisionin e Integrimit do të shkojnë vetëm Jorida Tabaku dhe Edi Paloka. Ndërsa të tjerë komisionet e tjera do të bojkotohen, kjo shpjegon edhe mungesën e Albana Vokshit në Komisionin Hetimor për Shëndetësinë, edhe pse demokratja është drejtuesja e këtij Komisioni. Ndërsa lidhur me mënyrën sesi do të sillen në seancë, do të vendoset në mbledhjen e grupit, e cila do të mbahet në orën 15.00, 2 orë para nisjes së seancës plenare. 

Mesazhi i Gazment Bardhit

"Të nderuar kolegë, Nesër nuk marrim pjesë në mbledhjet e komisioneve parlamentar, me përjashtim të Palokës dhe Joridës që me porosi të Kryetarit të Partisë që do të jenë tek integrimi për të shprehur qëndrimin e PD për hapjen e negociatave me BE. Ndërkohë rikujtesë për mbledhjen e Grupit Parlamentar nesër në seli në orën 15:00."

Por jo vetëm kaq! Bardhi pretendon se është shantazhuar me një mesazh në celularin e tij. Sipas shkresës që kreu i grupit parlamentar i ka dërguar SPAK, zbulohet se Bardhit i ka shkuar një mesazh në aplikacionin "Signal". Bardhi pretendon se bëhet fjalë për disa dokumenta që janë të falsifikuara dhe kanë për qëllim që ta intimodojnë, ndaj edhe kërkon që SPAK të hetojë çështjen dhe të dalë me një vendim.

"Gazment Bardhi i kërkon SPAK që të hetojë dhe verifikojë në një kohë të shpejtë mesazhet me natyrë intimiduese ndaj një deputeti të Kuvendit të Shqipërisë, me qëllim identifikimin e autorit/ëve të këtyre mesazheve, motiveve të dërgimit të tyre, dhe arsyet e prodhimit të një dokumenti të falsifikuar. Gjithashtu, për qëllime publike ju nxis të verifikoni edhe përmbajtjen e rrethaneve konkrete të tyre,"-shkruhet në dokument ndër të tjera.

NJOFTIM PËR SHTYP I GRUPIT PARLAMENTAR TË PARTISË DEMOKRATIKE

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka informuar Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion për një përpjekje kriminale për ta intimiduar atë përmes dokumentave të fallsifikuar. Ai i kërkon SPAK-ut të hetojë për disa mesazhe që i kanë mbërritur më datë 28 Shtator në aplikacionin Signal, ku sajohen ngjarje dhe përmenden personazhe të krimit të organizuar. Bardhi beson se të interesuar për të fabrikuar, sajuar, shpikur dhe shpërndarë të tillë mesazhe, qendrojnë persona publikë dhe figura të krimit të organizuar të denoncuar prej tij publikisht dhe në SPAK. Këto mesazhe intimiduese dhe me përmbajtje tërësisht të rreme vijnë pas seancës plenare të datës 12 Shtator 2024, ku gjatë një interpelance me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, unë në cilësinë e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë e përballa atë me disa të dhëna të platformës SKY/ECC që janë bërë publike, si dhe e paralajmërova se shumë shpejt do ta përballë me të dhëna të tjera të të njëjtës natyrë që provojnë lidhjet mes funksionarëve të lartë publik dhe krimit të organizuar, gjithmonë pa cenuar dhe duke respektuar rregullat për ruajtjen e sekretit hetimor. Gazment Bardhi i kërkon SPAK që të hetojë dhe verifikojë në një kohë të shpejtë mesazhet me natyrë intimiduese ndaj një deputeti të Kuvendit të Shqipërisë, me qëllim identifikimin e autorit/ëve të këtyre mesazheve, motiveve të dërgimit të tyre, dhe arsyet e prodhimit të një dokumenti të falsifikuar. Gjithashtu, për qëllime publike ju nxis të verifikoni edhe përmbajtjen e rrethaneve konkrete të tyre.

Ndërkohë opozita, përveç aksionit në Kuvend, më 7 tetor ka paralajmëruar mbajtjen e një proteste kombëtare. Përpos protestës pritet të diskutohet edhe qëndrimi i opozitës në Kuvend.Opozita e ka cilësuar vendim politik dënimin ndaj Salianjit, i cili tashmë ndodhet në burgun e Fierit, ku pritet të vuajë dënimin e caktuar nga Gjykata e Apelit. Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji mbërriti në burgun e Fierit mbrëmjen e 27 shtatorit, aty ku do të kryejë dënimin e konfirmuar nga Apeli me 1 vit heqje lirie për akuzën e kallëzimit të rremë për dosjen ‘Babalja’. Gjykata e Apelit la më 26 shtator në fuqi vendimin e shkallës së parë të Gjykatës së Tiranës, që e dënoi deputetin e Partisë Demokratike me 1 vit burg, për akuzën e kallëzimit të rremë për dosjen ‘Babalja’. Vendimi i Gjykatës së Apelit i hap rrugë arrestimit të Salianjit, i cili pritet të vuajë dënimin në një burg të sigurisë së zakonshme. Salianji humb në mënyrë të menjëhershme mandatin e deputetit, për shkak se vendimi i Apelit ekzekutohet pa vonesa, edhe pse politikani demokrat, mund ta apelojë çështjen në Gjykatën e Lartë. Neni 71, pika 2, shkronja dh, e Kushtetutës, thotë se mandati i deputetit mbaron ose është i pavlefshëm kur dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi.

Gjykata e Shkallës së Parë vendosi se audio-përgjimi ishte inskenim dhe i shpalli fajtorë të 4 të pandehurit Fredi Alizoti, Albert Veliun, Jetmir Olldashin si dhe Ervin Salianjin. Në këtë mënyrë merr fund dhe karriera në ngjitje e Salianjit, i cili së fundi ishte caktuar drejtues politik i PD-së për qarkun e Elbasanit. Dënimi e pengon Salianjin që për 5 vitet e ardhshme të ushtrojë detyra publike./ZËRI

Poll

MOS HUMB