Dijonis Biba qëllon në shenjë, fiton 55 mijë euro nga basti për fitoren e Shqipërisë ndaj Serbisë
TIRANE- Fituesi i “Ferma VIP”, Dijonis Biba, është kthyer sërish në qendër të vëmendjes, këtë herë jo për ndonjë debat televiziv, por për një fitore të madhe në bast.
Mbrëmjen e përballjes Serbi–Shqipëri, Biba publikoi në InstaStory një skedinë ku tregonte një bast prej 10 mijë eurosh për fitoren e kuqezinjve, një veprim që në fillim u mor me humor, pasi ai shkroi me ironi: “Kush e ka fut këtë biletë, more?”

Por pas triumfit historik të Shqipërisë me rezultatin 0–1 në Beograd, basti i tij rezultoi fitues. Duke marrë parasysh shumën e vënë dhe koeficientin e lartë të ndeshjes, Dijonis Biba ka përfituar plot 55,500 euro.

Kështu, ish-fituesi i “Ferma VIP” arriti të përjetojë dyfishin e emocioneve të mbrëmjes: si tifoz i zjarrtë i kombëtares dhe si fitues i një shume të majme parash.
Megjithatë, historia ngre edhe një tjetër pyetje: bastet sportive në Shqipëri vijojnë të jenë të ndaluara me ligj, ndonëse shumë qytetarë i ushtrojnë ilegalisht në platforma online. Shpresojmë që Biba të ketë luajtur jashtë vendit, përndryshe, fitorja e madhe mund të tërheqë edhe vëmendjen e gabuar…/ZËRI
“Humbja më e rëndë në histori”, mediat serbe 'vajtojnë' fitoren e kuqezinjve
SERBI- Mediat serbe e kanë cilësuar humbjen e djeshme të përfaqësueses së tyre ndaj Shqipërisë si një nga më të rëndat në historinë e kombëtares. Një humbje që ka zhgënjyer një popull, dhe duke e çuar sa më larg ëndrrën për Botëror 2026, dhe që çoi nëndryshime urgjente, përfshirë largimin e trajnerit nga stoli. Mediat vendase nuk e “kapërdijnë” dot humbjen dhe kanë shpërthyer me tituj 'masakrues' e zhgënjyes për kombëtaren, lojtarët dhe trajnerin e tyre, mediat serbe nuk kursejnë kritikat e as provokimet njëkohësisht për Shqipërinë.
"Teatri i Absurdit: Si e shtroi FSS-ja tapetin e kuq para shqiptarëve në Leskovc", shkruan Mozzart Sport.
Also.ro përveç zhgënjimit të pësuar nga humbja, ka trajtuar edhe episode festimesh në stadium dhe rrugë nga ana e tifozë kuqezinj, duke i cilësuar 'të turpshëm'.
"Zemër e trishtuar...", "Festa e shqiptarëve është skandaloze"...janë disa prej titujve të lajmeve të Nova.rs.
"Kombëtarja zhgënjeu Serbinë", shkruan në titull B92.Sport.
"SERBIA KA PËRJETUAR NJË NGA DISFAQET MË TË RËNDA NË HISTORI: Pixie, është koha! Shqipëria festoi në Leskovac dhe eliminoi Eagles nga Kupa e Botës", shkruan Kurir.
Shqipëria triumfoi 0-1 ndaj Serbisë në Leskovac. Ishte goli i Rey Manaj në minutën e 46-të, të pjesës së parë që i dhuroi kuqezinjve fitoren për të vazhduar “Ëndrrën Amerikane". Kombëtarja shqiptare ia doli të mbante rezultatin deri në fund, pavarësisht provokimeve që vinin nga shkallët e studiumit mes koreve të turpshme nga ana e tifozëve vendas.
Festa e shqiptarëve pas përfundimit të ndeshjes është shpërngulur nga stadiumi, në dhomat e zhveshjes, në çdo vend të Shqipërisë e deri atje, në çdo vend ku ka shqiptarë. Edhe këtyre festimeve, mediat serbe i kanë kushtuar vëmendje duke i trajtuar si provokime nga e tifozëve, duke i cilësuar "festime të turpshme".
Megjithatë, mediat e tjera ndërkombëtare e kanë vendosur Shqipërinë në qendër të vëmendjes për fitoren historike. Jo vetëm fitoren, por për historinë që kjo përballje që prej 2014-ës, Reuters, Flashscore, etj...i bëjnë jehonë fitores së kuqezinjve.
Kuqezinjtë ngjiten në kuotën e 11 pikëve, duke u renditur në vendin e dytë të Grupit K, ndërsa lënë pas Serbinë me katër pikë më pak, të cilës i duhet 'mrekullia' për të vazhduar hapin drejt Botërorit 2026./ZËRI
Kuqezinjtë “përulën” Serbinë në shtëpi, fitorja e Shqipërisë jehonë në mediat ndërkombëtare
TIRANË- Kombëtarja Shqiptare ka shënuar një fitore historike duke 'përulur' Serbinë në shtëpi. Një fitore për kualifikim, por mbi të gjithë një fitore për histori, përballë një rivali që krahas statistave flet historia që kulmoi në Serbi 11 vite më parë, ku në qiellin e Beogradit u shfaq flamuri i Shqipërisë Etnike duke përshkallëzuar tensionet dhe duke vulosur rezultatin e ndeshjes 'në tavolinë'.
Një sfidë e një rëndësie të tillë sigurisht që ka marrë të gjithë vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Nga faqet më të njohura të futbollit, deri të mediat prestigjoze...thurin tituj për fitoren e Shqipërisë.
"Shqipëria e zgjati serinë e saj të pamposhtur në gjashtë ndeshje me një fitore 1-0 ndaj rivalëve të përbetuar, Serbisë, në kualifikueset e Kupës së Botës, ndërsa Kuqezinjtë forcuan përpjekjen e tyre për të arritur në një finale të Kupës së Botës për herë të parë.", shkruan Flashscore.
Reuters e ka nisur shkrimin me dorëheqjen e trajnerit serbm Dragan Stojkoviç, pas humbjes ndaj Shqiëprisë.
"Trajneri i Serbisë, Dragan Stojkoviç, dha dorëheqjen pas humbjes 1-0 në shtëpi ndaj Shqipërisë në ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës të shtunën. Stojkoviç, i cili mori drejtimin e ekipit në vitin 2021, e udhëhoqi Serbinë në Kupën e Botës në Katar, por kohët e fundit ka pësuar humbje të njëpasnjëshme: një humbje 5-0 ndaj Anglisë në shtator, e ndjekur nga humbja e së shtunës në shtëpi, e vendosur nga goli i Rey Manaj në fund të pjesës së parë.", shkruan Reuters.
BBC gjithashtu e nis lajmin me dorëheqjen e teknikut serb që ka shkaktuar tension dhe debate në Serbi.
"Dragan Stojkoviç dha dorëheqjen nga posti i trajnerit të Serbisë menjëherë pas humbjes 1-0 të skuadrës së tij kundër Shqipërisë në kualifikueset e Kupës së Botës të shtunën. Rey Manaj shënoi golin e vetëm për t'i çuar Serbinë në dy humbje radhazi, pas disfatës shkatërruese 5-0 muajin e kaluar nga Anglia. Kjo i lë ata të tretët në Grupin K, me Anglinë në krye me 15 pikë dhe Shqipërinë në të dytën me 11, pasi kanë luajtur një ndeshje më shumë.", shkruan BBC.
"Goal.com", i ka dedikuar një shkrim të gjatë rrugëtimit të Shqipërisë drejt Botërorit 2026. Me dy ndeshje të mbetura, Shqipëria mund të fillojë të bëjë llogaritjet për të arritur në fazën eliminatore dhe të ëndërrojë vërtet një vend në Kupën e Botës të ardhshëm.
"Pasi mposhti Serbinë, Shqipëria tani ka një epërsi prej katër pikësh ndaj rivalëve të saj, por me një ndeshje më pak: ndeshjet kundër Anglisë do të jenë vendimtare. Ndeshja më e rëndësishme e grupit është ajo e Shqipërisë. Në Stadion Dubočica në Leskovac, skuadra e Sylvinhos mundi Serbinë, duke arritur të zgjerojë epërsinë ndaj Vlahovic dhe shokëve të tij të ekipit, të cilët tani janë katër pikë prapa me një ndeshje më pak.
Serbia humbi 1-0 në shtëpi, por ishte një humbje tronditëse, duke pasur parasysh se ishte një ndeshje që duhej fituar patjetër dhe që përfundoi me humbje. Manaj i lejoi Shqipërisë të ngjitej në 11 pikë, ndërsa vendasit mbetën me shtatë, duke e ditur se nuk mund të përballonin të bënin gabime të tjera dhe, mbi të gjitha, duke shpresuar për një gabim nga skuadra e vendit të dytë.
Me dy ndeshje të mbetura deri në përfundim të Grupit K dhe me Anglinë që po i afrohet kualifikimit të drejtpërdrejtë për Kupën e Botës, Shqipëria mund të fillojë të bëjë llogaritjet për të arritur në fazën eliminatore dhe të ëndërrojë vërtet një vend në Kupën e Botës të ardhshme. Një garë që disa vite më parë dukej si utopi e pastër, por pas kualifikimit për Euro 2016 dhe 2024, është thjesht hapi tjetër dhe i dukshëm për t'u ndërmarrë.", shkruan Goal.com
Vijeseti i bën përmbledhjen që në titull, fitores dhe atë çfarë pësoi pas rezultatit, me dorëheqjen e trajnerit serb: "Shqipëria mundi Serbinë dhe mori përsipër garën për play-off, dhe tifozët "e zgjedhur" kërkuan largimin e Stojković-it."
"Shqipëria e mundi Serbinë në Leskovac 1:0 dhe mori përsipër garën për vendin e dytë në Grupin K, i cili udhëhiqet bindshëm nga Anglia, përpara përfundimit të kualifikimeve për Kupën e Botës. Para vetëm katër mijë spektatorëve në stadiumin "Dubočica", goli i Ray Manaj në minutën e parë të kohës shtesë në pjesën e parë vendosi ndeshjen.", shkruan Vijesti.
Shqipëria fitoi në stadiumin e Leskovacit me një gol të Rei Manajt në pjesën e parë.
Kuqezinjtë ngjiten në kuotën e 11 pikëve, duke u renditur në vendin e dytë të Grupit K, ndërsa lënë pas Serbinë me katër pikë më pak./ZËRI
Fitorja kundër Serbisë/ Rama poston 'foton e ditës', urim për kuqezinjtë: Me zemrën plot të këtyre djemve!
TIRANË- Shqipëria regjistroi një fitore historike, përballë Serbisë dhe në shtëpinë e saj, në një ndeshje të vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026.
Kryeministri i vendit, Edi Rama, e ka nisur ditën ndryshe sot. Në një postim në rrjete sociale, me një foto të djemve të Kombëtares teksa festojnë pas fitores, Rama ka uruar rezultatin dhe mirëmëngjes për të gjithë shqiptarët.
"MIRËMËNGJES
dhe me zemrën plot të këtyre djemve, ju uroj të diel të qeshur", shkruan Rama.
Shqipëria triumfoi 0-1 ndaj Serbisë në Leskovac. Ishte goli i Rey Manaj në minutën e 46-të, të pjesës së parë që i dhuroi kuqezinjve fitoren për të vazhduar “Ëndrrën Amerikane"./ZËRI
Duka konfirmon Sylvinhon në stolin e Kombëtares! Braziliani i "pret biletën" trajnerit serb, Stojkovic jep dorëheqjen
TIRANË- Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka, u shfaq i emocionuar pas triumfit të madh ndaj Serbisë. Teksa shprehu emocionet e tij, Duka vlerësoi edhe lojën e Kombëtares duke thënë se çunat dhanë maksimumin e tyre dhe në fund ajo që ka rëndësi është fitorja. Megjithatë, sipas tij, Shqipëria ka bërë më shumë se gjysma e rrugës drejt Botërorit, por ka ende punë.
“Jemi në ekzaltimin e festës, nuk mbaj mend çfarë i kam thënë… Ka qenë një rezultat i mirë, sportivisht i domosdoshëm. Çunat dhanë maksimumin. Akoma s’jemi gjysma e rrugës.”, u shpreh Duka.
I pyetur për Sylvinhon, Duka tha se kanë qarë të dy, para se të takonin çunat. Presidenti la të kuptohet vazhdimin e Sylvinhos në stolin e Kombëtares.
“Një skuadër fituese nuk diskutohet, një trajner fitues nuk ndërrohet.”, deklaroi Duka.
Nga ana tjetër, pas disfatës në shtëpi kundër Shqipërisë, trajneri i Kombëtares serbe Dragan Stojkovic ka dhënë dorëheqjen. Tekniku serb, deklaroi në konferencën për shtyp, se nuk do të jetë në stolin e kombëtares së tij, për duelet e ardhshme.
“Kisha në bisedë me presidentin dhe sekretarin e përgjithshëm. Kam paraqitur dorëheqjen. Nuk e prisja humbjen ndaj rivalit direkt. Marr përgjegjësinë dhe jam unë fajtori i vetëm. Më vjen keq që humbëm ndeshjen, por futbolli kështu është”, tha Stojkovic.
Shqipëria triumfoi 0-1 ndaj Serbisë në Leskovac. Ishte goli i Rey Manaj në minutën e 46-të, të pjesës së parë që i dhuroi kuqezinjve fitoren për të vazhduar “Ëndrrën Amerikane".