'Provokimi' i parë! Serbët heqin flamurin shqiptar nga stadiumi
SERBI- Një ditë përpara përballjes mes Serbisë dhe Shqipërisë në Leskovac, skuadra kuqezi zhvilloi këtë të premte seancën e fundit stërvitore në stadiumin “Duboçica”. Vëmendjen e të gjithëve e ka tërhequr fakti se në ambientet e stadiumit mungon flamuri shqiptar, një veprim që konsiderohet si provokim dhe shkelje e etikës sportive nga Federata Serbe e Futbollit.
View this post on Instagram
Ky gjest ka ngjallur reagime, ndërsa pritet që UEFA dhe FIFA të ndërhyjnë për të kërkuar vendosjen e flamurit kombëtar të Shqipërisë, siç e kërkon protokolli zyrtar ndërkombëtar. Ndeshja është cilësuar me rrezikshmëri të lartë nga FIFA, e cila ka dërguar në terren dy oficerë sigurie.
Për shkak të tensioneve politike dhe frikës nga incidentet, takimi nuk do të luhet në Beograd, por në Leskovac, ndërsa Federata Serbe nuk ka nxjerrë asnjë biletë në shitje. Të gjithë 6,500 spektatorët që do të jenë në tribuna janë përzgjedhur me ftesa, kryesisht nga akademitë e futbollit. Serbia gjithashtu është e detyruar ta zhvillojë ndeshjen me reduktim prej 20% të kapacitetit të stadiumit, si pjesë e një dënimi të mëparshëm.
Sipas marrëveshjes mes dy federatave, asnjë tifoz shqiptar nuk do të jetë i pranishëm në stadium, një rregull që vlen edhe për ndeshjen e kthimit në Shqipëri./ZËRI
Dueli historik! Sylvinho: Ndaj Serbisë pres Shqipëri të ashpër. Hysaj: Nder, të barazoj Lorik Canën
SERBI-Në prag të ndeshjes me Serbinë, trajneri i kuqezinjve, Sylvinho, ka dalë në konferencë për shtyp. Ai analizoi kundërshtarin dhe pret një rezultat pozitiv.
Trajneri Sylvinho: Të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme. Sot është ndeshja më e rëndësishme. Një muaj më parë ishte ajo ndaj Letonisë. Nëse fitojmë, kemi Andorrën, e cila do të jetë ndeshja më e rëndësishme. Është emblematike. Ndihet që në atmosferë. Mendoj se do të jetë një ndeshje e bukur. Siç e thashë është një ndeshje e rëndësishme dhe ndryshe nga të tjerat. Kemi pasur stërvitjet në Tiranë dhe duke korrigjuar në fushë ato që shihnim në video. Nesër do të zgjedhim lojtarët. Jemi stërvitur si skuadër. Goli nuk më shqetësojnë. Kam besim se të gjithë do i përgjigjen atyre që kemi përgatitur.
Serbia na njeh? Edhe ne e dimë ekipin e tyre. E dimë edhe në si do të luajnë. Nuk mund të them për ndonjë surprizë. Kemi një stërvitje të rëndësishme pas pak dhe pastaj do të marrim vendimin. Futbolli është i paparashikueshëm. Kam bërë një karrierë 15-16 vite si lojtar në një nivel të lartë. Kam qenë zëvendëstrajner në një ekip ku kam përjetuar edhe Botërorin. Nuk kam parë asnjë ndeshje ku mund të quhej e fituar. Kundërshtari ka kualitet. Ne jemi rritur shumë si skuadër. Në futboll ndodh gjithçka. Ne duhet të futemi me zemër në fushë.
Krah Sylvinhos foli për mediat edhe mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj. Në fjalën e tij Hysaj u shpreh se Shqipëria do të luajë vetëm për fitore, për asnjë rezultat tjetër.
Elseid Hysaj: Për mua është e njëjta gjë, e përjetoj këtë ndeshje emocionalisht. Është ndeshje e vështirë dhe e bukur për ta luajtur. Mezi presim të hymë në fushë. Këto masat e sigurisë, kanë qenë edhe më parë. E kanë për sigurinë e tyre, por mund ta na japim motivim më shumë. Është nder të arrij rekordin e Lorik Canës. Unë mendoj për Kombëtaren dhe ndeshje. Të mendojmë vetëm për skuadrën. Sa u nisëm nga hoteli, të gjithë lojtarët e kanë parë dhe ndjerë emocionalisht. E dinë rëndësinë për nesër.
Ndeshja e kaluar, fitorja duhet të ishte për ne, sepse luajtëm mirë. Kemi ardhur për të njëjtën dëshirë. Futboll është, por ne duhet të japim gjithçka. Ne kemi ardhur këtu për fitore, as për barazim dhe as për humbje. Duhet të japim 120%. Është ndeshje delikate dhe e fortë. Të gjithë e mendojnë si unë. Nuk vijmë këtu për barazim apo humbje. Vijmë vetëm për fitore. E rëndësishme është që të gjithë të hymë në fushë për t6ë ecur përpara. Shpresojmë që nesër të jetë dita. E dimë të gjithë se Serbia ka lojtarë të mirë dhe sulmues të mirë. Kam luajtur ndaj tyre në Itali, por edhe ne kemi kualitete. Dimë ta përballojmë sulmin e Serbisë.
Kombëtarja e Shqipërisë do të përballet nesër me Serbinë. Ndeshja do të luhet në Serbi për kualifikueset e Botërorit 2026.
Sfida e 'nxehtë' me Serbinë! Ekipi shqiptar zbret në tokën serbe, forcat e sigurisë presin kuqezinjtë
SERBI-Serbia dhe Shqipëria do të përballen nesër, më 11 tetor në orën 20:45, në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Botëror 2026. Ekipi shqiptar ka zbarkuar në Nish, ku do të akomodohet në hotel e më pas do të niset për në stadiumin “Duboçiça”, ku do të zhvillojë dhe seancën e fundit stërvitore përpara ndeshjes të së shtunës.
Forca policie shoqëruan ekipin, duke mundësuar që rruga e Kombëtares nga pista e uljes direkte në hotel të ishte pa probleme, duke shmangur kontrollin në aeroport.
View this post on Instagram
Ndeshja në Serbi është vlerësuar si e një rrezikshmërie të madhe nga FIFA, duke dërguar dy oficerë sigurie. Veç zhvendosjes së sfidës nga Beogradi në Leskovac për shkak të frikës nga huliganët serbë dhe klimës së tensionuar politike, Federata Serbe e Futbollit nuk nxorri në shitje asnjë biletë. Në bazë të një marrëveshjeje mes dy federatave, në ndeshjet Serbi - Shqipëri dhe anasjelltas nuk do ketë tifozë kundërshtarë./ZËRI