Arrestimi i Veliajt! Rama: Prokuroria të mësojë të respektojë ‘tjetrin’

TIRANË-Kryeministri Edi Rama në rubrikën 'Sy më sy' ka kometuar sërish hetimin e SPAK ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj. Rama theksoi se SPAK u krijua nga vullneti i PS, sot kemi provën e padiskutueshme të pavarësisë së saj. Sipas tij, SPAK duhet të mësojë të respektojë tjetrin dhe të ketë respekt për prezumimin e pafajësisë, ndaj kujtdo që merret nën hetim.
Edi Rama: Ne duam që SPAK të jetë aty, që të fuqizojë veten dhe jemi këtu për të ushtruar këtë vullnet. Sot kemi provën e padiskutueshme të pavarësisë së SPAK. Ama, pavarësia nuk mjafton. Duhet edhe profesionalizmi e integriteti. SPAK duhet të luftojë me veten dhe të ketë parasysh që pavarësia duhet vënë në funksion të një drejtësie të drejtë, që nuk sheh majtas ose djathtas. Ama, duke ruajtur të gjitha principet e kulturës europiane. Është një pikë problematike tek aktiviteti i SPAK, që ka të bëjë me respektin për tjetrin, me respektin për prezumimin e pafajësisë, me respektin për këdo që bëhet pjesë e një procesi, qoftë edhe që pyetet si person që mund të dijë diçka, se cilido qoftë është i barabartë me këdo. Kushdo që merr në pyetje këdo aty te Stacioni i Trenit, duhet të ketë parasysh se duhet ta respektojë.
Kryebashkiaku Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt 2025, me urdhër të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa është lënë në “arrest shtëpie”. Veliaj akuzohet për korrupsion në 9 raste dhe pastrim parash, ndërsa Xoxa për korrupsion në 9 raste, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Në pranga është vendosur edhe biznesmeni Elman Abule, ndaj të cilit rëndon akuza e pastrimit të parave. Në "detyrim paraqitje" janë lënë edhe 5 biznesmenë: Gentian Sula; Fatmir Bekteshi; Shkëlqim Fusha; Sokol Kryeziu dhe Meriman Palushi./ZËRI
“Jam këtu për të marrë hak", Rama kujton kohën si emigrant: Më shihnin si terrorist!

TIRANË-Kryeministri Edi Rama në komunikimin me ndjekësit në rrjetet sociale teksa u shpreh se është përmirësuar ndjeshëm imazhi i shqiptarëve në sytë e botës, kujtoi kohën kur ka qenë vetë emigrant.
Edi Rama: Kjo është një arsye e mjaftueshme për të gjithë ata që besojnë, sepse unë jam këtu që të vendosur atë “Albania” në tryezën e Këshillit Evropian. Jam këtu për të marrë hak për veten time kur isha emigrant. Kur kaloja kufirin dhe më shihte polici sikur shihte dikë që po hynte në vendin e tij për të bërë një akt terrorist, jam këtu për të marrë hak për mënyrën se si janë sjellë me shqiptarët, poshtërimet që na janë bërë në gjithë vitet e historisë, poshtërimet që janë kemi bërë ne vetes. Jam këtu për të marrë hak për fëmijët tanë, për fëmijët e mi, për të voglin se të tjerët janë të mëdhenj le të marrin vetë hak po të duan.
/ZËRI
'Nami i zi, janë të gjithë hajdutë', Rama në “Sy më sy”: Po përdoret SPAK si mjet i luftës politike

TIRANË-Kryeministri Edi Rama gjatë komunikimit të tij me qytetarët përmes rubrikës “Sy më sy” është shprehur se gjatë luftës kundër korrupsionit në vend është krijuar perceptimi se janë të gjithë hajdutë dhe se është bërë nami i zi. Duke theksuar edhe një herë mbështetjen ndaj SPAK, Rama u shpreh se opozita po e përdor si mjet të vetin të luftës politike.
Edi Rama: I merr të keqen patronazhistëve, janë një armatë vullnetarësh aktivë njerëzish që janë pjesë e familjes sonë të madhe politike. Kjo punë bëhet në të gjitha partitë serioze në të gjithë botën. Rëndësi ka që ata janë më të fortë se asnjë tjetër, ndërkohë të tjerët as që e dinë çfarë janë ata. Këneta nuk është fjalë fyese, është një fakt dhe realitet, një dukuri natyrore gjeografike gjeologjike si të doni ju që shfaqet në formën e ujit të ndenjur ku rriten shumë lloj speciesh dhe ku për hir të vërtetës, i bie pak më qaf atyre specieve. Është kënetë e mos më keq kjo opozita jonë kjo nuk është fare fjalë fyese. Gjuha shqipe është shumë e pasur për mua është dashuri e madhe dhe e përdor në të gjitha thellësitë kuptimin e saj. Fyerja është t’i thuash tjetrit gjëra që nuk i ka. Janë të ndara gjërat. Ajo që unë dua të prek lidhur me çfarë po thosha, biseda që bëm sa i përket korrupsionit dhe perceptimit të korrupsionit. Ka shumë studime dhe analiza, gjëra të njohura dhe të shkruara, nuk jemi të parët që kalojmë nga kjo fazë. Çka është shumë e njohur është që kur vjen puna tek perceptimi i korrupsionit ka një koncept që quhet paradoksi i progresit. Në momentin kur një vend një shoqëri vendos të përshkallëzojë lufrën kundër korrupsionit, paralelisht me arritjet forcohet perceptimi i korrupsionit dhe në vend të krijohet më shumë besim, më shumë qetësi dhe bindje, krijohet një atmosferë cinizmi dhe mohimi i gjithçkaje dhe vendosja e gjithçkaje brenda kornizës së korrupsionit. Kam përpara një nga studimet, bërja publike e qëllimeve dhe provceseve që stimulojnë luftën kurropsionit duke i bërë hapat të dukshëm për publikun çon në perceptimin që korrupsionin është më i hapur, në të kundërt tkurret në këtë beteje. Këneta do spërkasë me llumin e vet gjithçka këdo dhe vazhdimisht për ta përdorur llogoren antikorrupsion, SPAK si mjet të vetin të luftës politike duke e vënë në lëvizje përmes presionit të llumit dhe përmes një shantazhi permanent. Kjo është njëra anë e medaljes dhe është ajo që shohim.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur së fundmi se SPAK duhet të shuhet me çdo kusht. Por për Ramën dhe socialistët kjo nuk ka për të ndodhur./ZËRI