LIVE UPDATES

"Territorialja" te "Ligjet"/ Debate dhe tensione: PD kërkon bashkimin e nismave! Banorët e Memaliajt protestë jashtë Kuvendit

♦Komisioni i Ligjeve ka vijuar sot me dikustimet dhe prezantimin e gjetjeve të konsultimeve për Reformën Territoriale. ♦Gjatë mbledhjes, janë regjistruar debate me tone të forta mes palëve. ♦Opozita kërkon që të ndalen diskutimet te Komisioni i Ligjeve për sa kohë nisma e PD për Reformën Territoriale është po konsultohet në këshillat bashkiakë. ♦Deputetët e opozitës kanë kundërshtuar mënyrën se si po trajtohet reforma territoriale dhe propozimet për ndryshimin e hartës së bashkive. ♦Ndërkohë, ndërsa brenda Kuvendit zhvilloheshin diskutime, banorët e Memaliajt kanë dalë në protestë para Kyesisë së Kuvendit kundër hartës territoriale që synon të shkrijë bashkinë e tyre duke e bashkuar me atë të Tepelenës. ♦Gjatë ambienteve të Kuvendit, janë regjistruar edhe tensione, pasi protestuesit janë përplasur dhe i kanë hedhur ujë deputetit socialist, Erion Braçe.

5 artikuj për këtë temë.
3 ORE ME PARE

Përplasje në Komisionin e Ligjeve, Mziu i nxjerr dosjet përpara Ulsi Manjës

"Territorialja" te "Ligjet"/ Debate dhe tensione: PD
Xhelal Mziu

TIRANË- Reforma Territoriale ka rikthyer përplasjet mes opozitës dhe mazhorancës në Komisionin e Ligjeve ku diskutimet janë shoqëruar me debate mbi mënyrën se si janë zhvilluar konsultimet me bashkitë.

Gjatë mbledhjes deputeti demokrat Xhelal Mziu ka marrë dosjet me materialet e konsultimeve dhe i ka hapur përpara kryetarit të komisionit Ulsi Manja. Përmes këtij veprimi Mziu ka vënë në diskutim përmbajtjen e dokumenteve dhe mënyrën se si është pasqyruar procesi i konsultimit me njësitë vendore.

Debati është shoqëruar edhe me replika mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës të cilët kanë mbajtur qëndrime të ndryshme për Reformën Territoriale dhe çështjet e tjera të rendit të ditës.

Mbledhja ka vijuar mes diskutimeve dhe përplasjeve politike, ndërsa konsultimet me njësitë vendore mbeten një prej pikave të debatit për ndryshimet territoriale./ZËRI

9 ORE ME PARE

Tensione jashtë Kuvendit, banorët e Memaliajt përplasen me Braçen, i hedhin ujë në fytyrë (VIDEO)

"Territorialja" te "Ligjet"/ Debate dhe tensione: PD

TIRANË- Jashtë Kryesisë së Kuvendit janë regjistruar tensione, pasi banorët e Memaliajt janë përplasur me deputetin socialist, Erion Braçe. Ky i fundit, po kalonte për t'u futur në selinë e Kuvendit, teksa banorët kanë shprehur indinjatë ndaj tij.

Në një moment, njëri prej banorëve i ka hedhur ujë Braçes në fytyrë, ndërsa një tjetër tentoi ta godiste me tabelë deputetin e PS-së. Megjithatë, sipas pamjeve të siguruara nga ZËRI, policia ka ndërhyë menjëherë për të qetësuar situatën.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Banorët e Memaliajt ndodhen para Kryesisë së Kuvendit për të protestuar kundër shkrirjes së bashkisë së tyre me Tepelenën, teksa në Komisionin e Ligjeve diskutohen ndryshimet në Reformën Territoriale./ZËRI

10 ORE ME PARE

Batuta dhe ironi te "Ligjet"/ Zegjine Çaushi: O Xhelal tani u kujtove pasi bëre plazh, Mziu: Këshillat e tua standard i lartë

"Territorialja" te "Ligjet"/ Debate dhe tensione: PD
xhelal mziu-zegjine caushi

TIRANË- Debate me tone të larta janë zhvilluar në Komisionin e Ligjeve gjatë diskutimit të reformës administrativo-territoriale, ku nuk kanë munguar as ironitë dhe batutat mes deputetëve. Një nga momentet që shkaktoi të qeshura në sallë ishte replika mes deputetes socialiste Zegjine Çaushi dhe deputetit demokrat Xhelal Mziu.

Gjatë diskutimeve, Çaushi kërkoi që komisioni të vijonte me rendin e ditës, ndërsa iu drejtua Mziut duke i kujtuar se sipas saj, opozita ishte vonuar me kërkesat për reformën. Në replikë, Mziu iu përgjigj me tone ironike, duke kritikuar këshillat e deputetes socialiste të cilat sipas tij "nuk të çojnë askund".

Pjesë nga debati:

Zegjine Çaushi: Sot u kujtuat për të bashkuar dy nismat? Katër muaj ishit ju ata të cilët bojkotuat komisionin dhe sot kujtoheni për të depozituar nismën tuaj. Po dy orë e gjys duke të dëgjuar ty o Xhelal, se ndalova të të dëgjoja që të shprehesh. Në qoftë se kishin kaq shqetësim të madh këtë reformën territoriale ti Xhelal, kujtoheshe dhe mos e bojkotoje komisionin 4 mua. Shkove bëre plazh atje, fjete dhe gjumë dhe u kujtove tani e kërkon bashkim të nismave.

Xhelal Mziu: Në fakt kur Zegjineja të jep këshilla nga të gjitha fushat është vërtetë një standart shumë i lartë. Do të dëshiroja që Komisioni të shkonte drejt zbatimit të ligjit dhe jo drejt rekomandimeve të Zegjinesë që nuk të dërgojnë askundi përveçse drejt një kolapsi të pushtetit vendor dhe fusha të tjera./ZËRI

11 ORE ME PARE

Reforma Territoriale te "Ligjet"/ Përplasje Korreshi-Manja: Ju e kishit ligjin si furrë, doli shkresa direkt, jeni kuzhinerë që...

"Territorialja" te "Ligjet"/ Debate dhe tensione: PD
korreshi-manja

TIRANË- Në Komisionin e Ligjeve po diskutohet Reforma Territoriale, ku nuk kanë munguar debatet mes palëve. Opozita ka vijuar me kundërshtimet për procesin e hartës së re territoriale, duke e cilësuar si të pamjaftueshëm konsultimin me komunitetet dhe duke kërkuar që procedura të ndërpritet.

Gjatë debateve, deputetët e opozitës kërkuan nga Komisioni që shqyrtimi të mos përfundojë pa u administruar edhe nisma e opozitës. Në pritje të prezantimit të gjetjeve të konsultimeve, deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, është përplasur me kryetarin e Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, duke ngritur pikëpyetje mbi mënyrën e trajtimit të nismave të bashkive dhe të opozitës.

Pjesë nga debati:

Saimir Korreshi: Ka Shqipëria pa fund probleme. Këto të bashkive kanë një problem, i janë drejtuar Kuvendit, jo Maznikut. I janë drejtuar Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Është binjakëzuar me Nikon? Ja sa ka ardhur ligji e keni patur furrën e nxehtë, më 31 gusht e çuat me vrap, direkt. Ai nuk ka pritur fare të vijë këtu, hyri dhe doli menjëherë. Po shkresat e mëparshme. Këta të reformës territoriale nuk dinë gjë, edhe ne të ligjit po në gjumë. Nuk kemi ardhur për të folur për peshqit. Në Lushnje që ngordhën. Kur i dërgojnë këto nisma Kuvendit, të paktën ti marrim ne. Gjithë kryetarët e bashkisë në rresht për një, se thotë zotëria me 9 apo 10 të tjerë. Datë 31 e sollën këta, këtu e vutë në lëvizje pilafin, apo ishte me lëng. Kur ne na thoni për dy javë, e jona duhet të flerë pas gjumit. Këtu nuk paska fjet gjumë, në bashkinë e Divjakës, tava në furrë. Jeni ju kuzhinier që gatuani më mirë. Pse nuk u bë brenda ditës edhe e jona. Apo kishte punë të tjera Niko?

Ulsi Manja: Po më pyesni pse nuk e ka bërë për nismën tuaj. Nga Kuvendi i Shqipërisë, Sekretari i Përgjithshëm më ka bërë me dije se është nisur nisma juaj njësoj si e jona të gjitha Bashkive. Me të njëjtën procedurë, sic e keni kërkuyar ju. Keni depozituar një projektligj dhe i keni kërkuar Kuvendit me ua nis të gjitha bashkive.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar në shtator draftin ligjin për ndarjen administrative-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Shqipëri ku ka propozuar që vendi të ketë 100 bashki dhe 12 qarqe. Ndërkohë që nga ana tjetër, drafti i Partisë Socialiste parashikon shkrirjen e 15 bashkive, kalimin nga 61 në 46 bashki. /ZËRI

 

11 ORE ME PARE

Kryesia e Kuvendit diskuton 'Territorialen', jashtë protestojnë banorët e Memaliajt, iu bashkohet edhe kryebashkiaku Albert Malaj

"Territorialja" te "Ligjet"/ Debate dhe tensione: PD
pamje nga protesta

TIRANË- Banorët e Memaliajt e Fushë-Arrëzit po protestojnë sot para Kryesisë së Kuvendit kundër hartës së re territoriale.

Në pamjet e siguruara nga ZËRI, shihet një grup qytetarësh të mbledhur para Kuvendit, me pankarta në duar, përmes të cilave shprehin kundërshtimin e tyre ndaj propozimit për riorganizimin territorial.

Protestës së banorëve i është bashkuar edhe kryebashkiaku Memaliajt, Albert Malaj. 

Ndërkohë, paralelisht, Komisioni i Ligjeve po zhvillon mbledhje brenda Kryesisë së Kuvendit, ku po shqyrtohet pr.ligji i ndarjes së re territoriale.

Reforma e re territoriale ka nxitur protesta dhe kundërshtime nga disa bashki kanë nisur që pas publikimit të draftit.

Propozimi i PS për ndarjen e re territoriale parashikon riorganizimin e hartës së pushtetit vendor dhe uljen e numrit të bashkive në 15 të tilla, nga 61 në 46. Në listën e bashkive që propozohet të shkrihen janë: Fushë-Arrëz, Klos, Rrogozhinë, Dimal, Poliçan, Patos, Divjakë, Selenicë, Maliq, Këlcyrë, Memaliaj, Libohovë, Cërrik, Belsh dhe Përrenjas, të cilat do t’i bashkohen bashkive më të mëdha. Sipas propozimit, struktura e re do të përbëhet nga 46 bashki, 71 qytete përbërëse dhe 387 njësi administrative, ndërsa 20 bashki do të kenë më shumë se një qytet.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike në draftin e saj propozon rritjen e numrit të bashkive nga 61 qe janë aktualisht në 100 bashki. Drafti i PD parashikon ndarje me 100 bashki, 12 qarqe dhe 6 rajone. Sipas demokratëve, shtimi i numrit të bashkive do të mundësojë ofrimin e shërbimeve më cilësore për qytetarët dhe një menaxhim më efikas të territorit./ZËRI

Poll

MOS HUMB