Mbaroi! Spanja në Çerekfinale me Gjermaninë, shënon golin e 4 ndaj Gjeorgjisë

GJERMANI- Tashmë nuk ka më vend për dyshime, Spanja është në Çerekfinalen e Kampionatit Europian të Futbollit. Goli i katërt për Spanjën u shënua nga Dani Olmo në 83'. Tani nuk mbetet për të bërë gjë tjetër veçse Gjeorgjia të bëjë gati valixhet për t'u kthyer në shtëpi. Ndërsa nga ana tjetër, Gjermania po pret Spanjën në ndeshjen që do të luhet më 5 korrik, e cila cilësohet si një finale e parakohshme./ZËRI
MOMENTI I GOLIT:
Gjeorgjia gati valixhet! Spanja shënon golin e tretë...shumë pranë kualifikimit

GJERMANI- Është minuta e 75 dhe spanjollët kanë shënuar sërish. Spanjollët morën topin nga Mikautanze dhe iu kundërpërgjigjen me një aksion të finalizuar nga vetë Nico Williams. Ky i fundit kaloi kundërshtarët dhe goditjen e fundit ia dha portjerit Mamardashvilin duke i çuar shifrat në 3-1 për Spanjën.
MOMENTI I GOLIT:
Yamal pason, Ruith bën detyrën! Kalon në avantazh Spanja, po i pret Gjermania

GJERMANI- Spanjollët hynë me mendime të qarta në pjesën e dytë të ndeshjes kundër Gjeorgjisë. Barazimi mes dy skuadrave zgjati deri në minutën e 51. Një top i pasuar nga Yamal, hyri në zonë dhe nga aty Fabian Ruith bëri detyrën duke e dërguar në rrjetë. Kështu dyfishoi shifrat për "Furinë e kuqe", duke i afruar për në raundin tjetër të Kampionatit Europian të Futbollit.
MOMENTI I GOLIT:
Kaq zgjati! Spanja barazon shifrat, Rodri i shënon Gjeorgjisë

GJERMANI- Ëndrra gjeorgjiane nuk zgjati shumë. Pasi shënuan autogol, “Furia e Kuqe” spanjolle u hodh menjëherë në sulm, për të gjetur golin e barazimit. E gjitha nisi me një aksion që u finalizua nga Rodri, i cili dërgoi topin pas shpatullave të Mamardashvili. Kështu, me këtë gol, pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-1./ZËRI
MOMENTI I GOLIT:
Çfarë ndodhi?! Spanja autogol, Gjeorgjia kalon në avantazh

GJERMANI- Çfarë ndodhi?! Spanja shënon autogol duke kaluar në avantazh skuadrën e Gjeorgjisë. Një pasim i shkëlqyer nga Kakabatze pas një kundërsulmi të bukur nga Gjeorgjia kishte për qëllim që topi të shkonte tek Kvarakhchelia. Por topi u përplaset tek Le Norman dhe përfundoi në rrjetën e tij, duke kaluar në avantazh Gjeorgjinë.
MOMENTI I GOLIT:
Shenja shprese! Barazon Anglia, VAR thotë "jo": Pozicion jashtë loje

GJERMANI- Me nisjen e pjesës së dytë, Anglia ka dhënë shenja shprese për një barazim ndaj Sllovakisë. Por edhe pse topi i gjuajtur nga Fonden tundi rrjetën, fjalën e fundit e dha VAR. Teknologjia doli në përfundimin se goli ishte shënuar nga një pozicion jashtë loje, që çoi shifrat sërish në rezultatin 0-1 për Sllovakinë./ZËRI
Shtangen “Tre Luanët”, Sllovakia i ndëshkon me gol

GJERMANI- Një gol i Sllovakisë ka shokuar "Tre Luanët". Skuadra e Sllovakisë ka arritur të gjejë e para avantazhin në “Veltnis Arena”, të Gelsenkirshenit me anë të Ivan Schranz. Rezultati aktualisht është 0 me 1.
MOMENTI I GOLIT:
“Tre Luanët” kërkojnë çerekfinale, formacionet zyrtare të takimit Angli-Sllovaki

GJERMANI- Anglia dhe Sllovakia luajnë përballë njëra-tjetrës në ndeshjen e tretë të fazës së 1/8-ave në Europianin “Gjermani 2024”.
FORMACIONET ZYRTARE:
ANGLIA: Pickford, Walker, Stones, Guehi, Trippier, Mainoo, Rice, Saka, Bellingham, Foden, Kane.
Trajner: G. Southgate
SLLOVAKIA: Dubravka, Pekarik, Vavro, Skriniar, Hancko, Kucka, Lobotka, Duda, Schranz, Haraslin, Strelec.
Trajner: F. Calzona
EURO 2024/ Tifozët e çmendur danezë, rrufe, breshër dhe kërcim! Ky europian i ka të gjitha

Ndeshja mes Gjermanisë dhe Danimarkës në çerekfinalet e Euro 2024 përfundoi me vonesë, me qiellin e Dortmundit të “pushtuar” nga rrufetë dhe rreshjet e dendura të shiut duke detyruar Michael Oliver të mbledhë të dy skuadrat në dhomën e zhveshjes. Ishte e qartë që në fillim se nuk ishte thjesht një stuhi, ndërsa skena u bë edhe më e frikshme me disa goditje rrufeje në zonën përreth, ngjitur me stadiumin.
Fans dance in the rain at Germany vs Denmark after play is halted after thunder and lightning ⛈️???????????????? pic.twitter.com/7YhjAjQryf
— Mail Sport (@MailSport) June 29, 2024
E ndërsa policia gjermane gjatë atyre 25 minutave arriti të sigurojë sigurinë e tifozëve jashtë stadiumit, duke e larguar në vende të sigurta në zona të ndryshme të qyteteve gjermane, disa të tjerë e shijuan me shpirt dhe mesa duket u bënë viralë. Arsyeja për dy fansat danezë, të cilët kanë pikasur... ujëvarën e krijuar nga rebeshet e shiut dhe filluan të këndojnë dhe kërcejnë.
Në garë, në një ndeshje që së bashku me breshërin patën “pothuajse gjithçka”, gjermanët arritën të fitojnë me rezultatin 2-0 dhe të ndjekin Zvicrën në fazën e 8-të, të cilën nga ana tjetër e kishin mposhtur më herët kampionët e Italisë me të njëjtin rezultat me një paraqitje të jashtëzakonshme në fushë./ZËRI
EURO 2024/ Arbitri holandez Makeli e mbyll rrugëtimin, reputacioni i tij u 'dogj' në dy ndeshjet e fundit

Danny Makeli mund të jetë një nga emrat më të njohur të arbitrave që janë emëruar për të gjykuar disa nga kompeticionet më të mira botërore, por në Euro 2024 reputacioni i tij u “dogj”. Në dy ndeshjet që Makeli drejtoi, performanca e tij, çoi në një ‘’lumë’’ ankesash dhe UEFA mori vendimin për të pezulluar praninë e tij në turneun evropian.
Siç u bë e ditur, holandezi u shkëput nga nokauti i EURO 2024, me “Sportsmediaset” duke nënvizuar se arsyeja e këtij vendimi ishin ankesat e skuadrave për ecurinë e tij në grupe. Në veçanti, skuadra kroate bëri thirrje për minutat e vonesës që holandezi mbajti në “finalen” e kualifikimit ndaj italianëve, të cilët barazuan 1-1 në minutën 90+8 dhe u gjendën në 1/16.
Ndërsa hungarezët kishin shprehur ankesa edhe më herët në ndeshjen ndaj Gjermanisë, me trajnerin hungarez, Marco Rossi, që sulmoi Makelin pas përfundimit të ndeshjes, duke theksuar se “arbitri ishte lojtari më i keq në fushë”./ZËRI
Eleminimi nga EURO 2024/ A do të shkarkohet trajneri? Reagon presidenti i Federatës italiane

ITALI- Në Itali vijon të jetë shumë e nxehtë eliminimi nga “Euro2024”, ku mediat dhe tifozët bëjnë përgjegjës edhe Luciano Spallettin. Presidenti i Federatës italiane të Futbollit (FIGC), Gabriele Gravina foli për mediat. Duke konfirmuar në stolin e kombëtares së kaltër ish-trajnerin e Napolit. Në reagimin e tij Gravina u shpreh se, Spalletti nuk e ka patur grupin gjithmonë të plotë dhe duhet një reflektim për të ardhmen.
“Nuk kemi asgjë për të fshehur, por duhet të vazhdojmë të marrim përgjegjësi. Ne kemi nevojë për një ndjenjë të tillë. Pas ndeshjes zhvilluam një bisedë të gjatë me trajnerin. Mendoj se është e paimagjinueshme të zgjidhen problemet duke braktisur një projekt shumëvjeçar. Nuk mund të braktisim këtë që kemi nisur vetëm para 8 apo 9 muajsh. Dhe nuk duhet të harrojmë se Spalletti ka drejtuar kombëtaren në vetëm 10 ndeshje… Gjithashtu nuk duhet të harrojmë se kjo kohë nuk është e mjaftueshme. Spalletti nuk e ka patur grupin gjithmonë të plotë. Unë ju them me bindje se ky është një eliminim që dhemb. Por duhet të jetë një reflektim për të ardhmen. Dhe besimi ynë është i plotë me shpresën se gjithçka do të funksionojë. Tashmë duhet të mendojmë për të ardhmen, sepse pas 60 ditësh do të kemi sfida të reja”, tha ndër të tjera në fjalët e tij kreu i futbollit italian.
Italia e mbylli Euro 2024 përballë Zvicrës, me kampionët në fuqi të Europës që nuk shkuan më shumë se raundi i 1/8-ve pas humbjes 2-0 ndaj helvetëve./ZËRI
EURO 2024/ Spanja e 'preferuar' sonte kundër 'Hirushes'... Gjeorgjisë

Vazhdon sot aksioni për fazën e 16-të të EURO 2024 me Spanjën si favorit të qartë për kualifikim ndaj Gjeorgjisë. Spanja është një nga skuadrat që bëri përshtypje në fazën e grupeve dhe e vetmja që u kualifikua si “absolute”. Furia Roja mundi Kroacinë, Italinë dhe Shqipërinë për të kaluar në fazën eliminatore për të pestën EURO radhazi. Dyshimi i vetëm për skuadrën e Luis De La Fuente është Jesus Navas.
Nga ana e Gjeorgjisë, ajo tashmë ka bërë histori. Kualifikimi i tyre i parë në një turne madhor në ndeshjen Play Off kundër Greqisë ishte në vetvete një sukses i madh, i cili u “lançua” me kualifikimin në “16” dhe madje me një fitore ndaj një ekipi si Portugalia e Cristiano Ronaldos. Skuadra që kualifikohet do të përballet me Gjermaninë në çerekfinale./ZËRI
EURO 2024/ Anglia e 'trazuar' përballet sonte me Sllovakinë që kërkon 'mrekullinë'

Pas kualifikimit epik të Zvicrës ndaj Italisë dhe fitores “të shpejtë” të Gjermanisë ndaj Danimarkës mbreme do të njohim edhe dy skuadra të tjera në çerekfinale të EURO 2024. Ndeshja e parë e ditës së dytë të fazës së 1/16-ave, Anglia përballet me Sllovakinë në Gelsenkirchen.
Anglia është ndër skuadrat e mëdha që kanë luftuar me paraqitjet e tyre në EURO 2024. Skuadra e Gareth Southgate përparoi në fazën tjetër falë një fitoreje të tensionuar ndaj Serbisë përpara se të barazohej kundër Danimarkës dhe Sllovenisë. Më shqetësuese se rezultatet britanike është imazhi i skuadrës që në asnjë mënyrë nuk reflekton cilësinë e futbollistëve. Anglia arriti në fazën eliminatore për EURO-n e katërt radhazi.
Nga ana e saj, Sllovakia ka arritur tashmë një fitore të madhe në turne, pasi mundi 1-0 Belgjikën në ndeshjen e saj të parë, në një ndeshje ku dy gola të Romelu Lukakut u anuluan nga VAR. Skuadra e Calzonës “kapitalizoi” tre pikët ndaj belgëve. Sllovakët do të garojnë në “16” për herë të dytë, pasi kishin arritur në këtë raund në vitin 2016, por u eliminuan nga Gjermania (3-0)./ZËRI