LIVE UPDATES

Ikën 490 mijë shqiptarë! 'Censi 2023': Shqipëria ka 2.4 mln banorë! Bie me 12% numri i popullsisë, mosha mesatare 42.5 vjeç

➤ Shqipëria po tkurret! ➤ Vendi ynë ka aktualisht 2 milionë e 204 mijë e 113 banorë, 12% më pak se në vitin 2011. ➤ Që nga regjistrimi i fundit që është bërë shteti ka 419 mijë e 831 banorë më pak. ➤ Një familje ka mesatarisht 3.2 anëtarë. ➤ Nga gati 2.4 mln banorë, 99.4 për qind janë shqiptarë. ➤ Rreth 23.5 mijë qytetarë janë deklaruar si grekë, egjiptianë 12.375 dhe 13.507 nuk kanë dashur të deklarohen. ➤ Sa i përket besimit fetar, Shqipëria rezulton me shumicë myslimane, me mbi 1.1 milion banorë, rreth 200.000 banorë janë deklaruar si katolikë, ndërsa 173.000 si besimtarë të fesë ortodokse. Por po ashtu, një shifër e madhe, 244.331 qytetarë kanë zgjedhur të mos përgjigjen në pyetjen se cilës fe i përkasin. ➤ ZËRI ka zbuluar edhe detaje të tjera nga shifrat e përpunuara nga INSTAT. ➤ Ky është regjistrimi i 12 i popullsisë në Shqipëri.

11 artikuj për këtë temë.
11 MUAJ ME PARE

Vetëm 8.8% e shqiptarëve jetojnë me qera! Censi2023, 47,1% e shtëpive në vend janë të pabanuara...

Ikën 490 mijë shqiptarë! 'Censi 2023': Shqipëria
Foto ilustruese

TIRANË- Shqiptarët kanë prona! Kështu pretendohet nga të dhënat e Censit2023 gjatë të cilit u numëruan 1.082.529 banesa. Nga këto, 726.325 (67,1 përqind) janë të banuara. Pothuajse gjysma e këtyre banesave (47,1 përqind) raportohet se kanë sipërfaqe prej 40-69 m2. Po ashtu, nga pyetësori i bërë nëpër Shqipëri, 82.5% e shqiptarëve kanë banesat e tyre dhe vetëm 8.8% jetojnë në banesa me qera. 

"Shumica e NjEF private (82,5 përqind) janë pronarë të banesës ku jetojnë ose janë në proces të marrjes së aktit ligjor të pronësisë. NjEF që jetojnë në banesa me qira përbënin 8,8 përqind të NjEF gjithsej dhe 8,7 përqind me marrëveshje tjetër banimi të pronësisë,"-shkruhet në Cens. 

PJESË NGA CENSI:

Në cens u mblodh informacion mbi numrin e banesave të zakonshme dhe karakteristikat e tyre, duke përfshirë shërbimet bazë, sipërfaqen e përdorur për banim11 dhe periudhën e ndërtimit. Censi 2023 numëroi 1.082.529 banesa të zakonshme. Shtëpitë individuale përfaqësonin 47,0 përqind të këtyre banesave, ndërsa 39,9 përqind e tyre janë pallate. Një kategori e vogël e banesave janë banesa pjesërisht të veçuara (8,1 përqind) dhe shtëpi në rend tarracor (5,0 përqind). Nga numri gjithsej i banesave të zakonshme, në momentin e censit rezultuan 726.325 (67,1 përqind) banesa të banuara, duke vlerësuar 32,9 përqind banesate zakonshme të pabanuara. Shkalla e banesave të zakonshme të pabanuara varionte nga 24,3 përqind për banesat pjesërisht të veçuara në 39,4 përqind për banesat në pallate, shtëpitë individuale dhe ato në rend tarracor ishin përkatësisht secila 29,2 dhe 29,8 përqind. Banesat e zakonshme të banuara përfshijnë 755.531 njësi ekonomike familjare dhe 2.384.418 popullsi vendbanuese. Përafërsisht në përqindje të barabarta, banesat e zakonshme ishin ndërtuar në periudhën që nga viti 2001 (36,4 përqind), dhe në periudhën 20 vjeçare 1981-2000 (37,5 përqind), ndërkaq rreth një e katërta (26,1 përqind) ishin ndërtuar para vitit 1981. Rreth një e katërta (26,1 përqind) e banesave të zakonshme janë ndërtuar para vitit 1981 dhe përafërsisht në përqindje të barabarta, në periudha 20 vjeçare, 1981-2000 ishin ndërtuar 37,5 përqind, dhe që prej vitit 2001 e në vijim janë ndërtuar 36,4 përqind.

Për banesat e zakonshme të banuara, sipërfaqja e përdorur ishte një ndër informacionet e mbledhura e cila do të shërbejë për të analizuar “mbipopullimin e banesave”. Pothuajse gjysma e këtyre banesave (47,1 përqind) kishte një sipërfaqe të përdorur prej 40-69 m2 dhe rreth një e katërta (23,7 përqind) kishin një hapsirë të dobishme prej 70-99 m2.

Censi vlerësoi se 86,4 përqind e banesave të zakonshme të banuara kishin ujë të rrjedhshëm në banesë ose në ndërtesë. Pothuajse të gjitha banesat e zakonshme të banuara (96,2 përqind) kishin tualet brenda banesës ose brenda ndërtesës. Një përqindje e vogël (më pak se 0.1 përqind) të banesave të numëruara në Cens ishin banesa jo të zakonshme. Në këto njësi të tjera banimi jetonin rreth 400 NjEF dhe 1,4 mijë vendbanues të zakonshëm. Një përqindje e vogël (më pak se 0,1 përqind) të banesave të numëruara në Cens ishin banesa jo të zakonshme. Në këto njësi të tjera banimi jetonin rreth 400 NjEF dhe 1,4 mijë vendbanues të zakonshëm./ZËRI

11 MUAJ ME PARE

Censi2023/ Shqiptarët s'rrinë dot pa TV, panelet diellore tendenca e re...por bëjnë edhe pa tharëse rrobash

Ikën 490 mijë shqiptarë! 'Censi 2023': Shqipëria
Foto ilustruese

TIRANË- Shqiptarët, televizorin e kanë pajisje të pazëvendësueshme në shtëpi. Sipas të dhënave të Censit 2023, 96% kanë televizor, frigoriferë, lavatriçe dhe celularë. 74% e shqiptarëve kanë internet në shtëpitë e tyre, e po ashtu është vënë re edhe një tendencë e re: rritja e personave që kanë blerë panele diellore. Por duket se shqiptarët kanë shumë pak interes për të pasur një telefon fiks në shtëpi, por edhe një tharëse rrobash. 

Ikën 490 mijë shqiptarë! 'Censi 2023': Shqipëria

3.1.3 Pronësia, pajisjet afatgjata dhe shërbimet

NjEF në Shqipëri zotërojnë më së shumti pajisje afatgjata kryesore si: televizorë, frigoriferë, telefon celular dhe lavatriçe, të paktën nga 96 përqind e NjEF (Figura 3.3). Pjesa më e madhe e NjEF, më shumë se 74 përqind kanë sistem fizik të lidhjes së internetit10. Qasja në teknologjinë e informacionit dhe komunikimit është rritur ndjeshëm që nga censi i kaluar. Zotërimi i televizorëve (5,6, pikë përqindje), TV dekoder (55,9 pikë përqindje), kompjuter ose laptop(8,3 pikë përqindje) dhe telefon celularë (9,4 pikë përqindje). Lidhja fizike e linjës së internetit ka shënuar rritje të konsiderueshme krahasuar me censin e mëparshëm, me 62,2 pikë përqindje. Ndërsa, zotërimi i telefonit fiks ka rënie të konsiderueshme, nga 28,5 përqind në 8,5 përqind të NjEF. Njëkohësisht rritja e ndjeshme e pajisjeve të tjera afatgjatë në censin 2023 tregon përmirësim të dukshëm të kushteve të jetesës të NjEF në Shqipëri, krahasuar me të dhënat e cens 2011. Veçojmë, kondicionerët (27,5 pikë përqindje), mikrovalë (13,9 pikë përqindje) dhe pjatalarëse (9,3 pikë përqindje). Një tendencë e re, është rritja e ndjeshme e zotërimit të paneleve diellore nga NjEF, ku 11,4 përqind e e tyre zotërojnë panele diellore krahasuar me 2,7 përqind në censin e mëparshëm. Afërsisht gjysma e NjEF në Shqipëri (44,4 përqind) zotërojnë ose përdorin makinë, një rritje e konsiderueshme me 19,6 pikë përqindje krahasuar me censin e vitit 2011./ZËRI

11 MUAJ ME PARE

CENSI 2023/ Analfabetizmi problem më shumë tek meshkujt, shtohen femrat me arsim të lartë

Ikën 490 mijë shqiptarë! 'Censi 2023': Shqipëria
Foto ilustruese

TIRANË- Të dhëna të tjera janë mësuar nga Censi2023. Sipas të dhënave, 97,7% nga mosha 15 vjeç e lart konsiderohen si alfabetë. Nga popullsia gjithsej me arsim të lartë të përfunduar, 55,7% janë femra, ndërsa pjesa tjetër meshkujt. Duke marrë parasysh edhe të dhënat e vitit 2011, numri i femrave me arsim të lartë është shtuar duke shënuar 55,7% nga 51,0% që ishin në censin e 2011.

PJESË NGA CENSI 2023:

Rezultatet e Censit të vitit 2023 tregojnë një shkallë të alfabetizmit (aftësia për të lexuar dhe shkruar një deklaratë të shkurtër dhe të thjeshtë për jetën e tyre të përditshme) prej 97,7 përqind për popullsinë e moshës 15 vjeç e lart, nga 97,0 përqind që ishte në Censin e vitit 2011. Kjo normë është më e lartë te meshkujt (98,1 përqind) krahasuar me femrat (97,2 përqind). Shkalla e alfabetizmit për të rinjtë e moshës 15-24 vjeç është 99,1 përqind, përkatësisht 98,9 përqind për femrat dhe 99,2 për meshkujt. Banka Botërore vlerësoi se në vitin 2022, 87 përqind e popullsisë botërore janë të aftë të lexojnë dhe të shkruajnë një deklaratë të shkurtër dhe të thjeshtë për jetën e tyre të përditshme, ndërsa 13 përqind ishin analfabetë. Në Shqipëri, shkalla e analfabetizmit për popullsinë e moshës 15 vjeç e lart është 2,3 përqind. Në personat e moshës 70 vjeç e lart vihet re se shkalla e analfabetizmit është më e lartë, duke u vlerësuar në masën 7,6 përqind. Të dhënat e censit tregojnë se 96,8 përqind e popullsisë së moshës 15 vjeç e lart kanë përfunduar ose janë duke ndjekur shkollën, 97,2 përqind meshkuj dhe 96,4 përqind femra. Përqindja e popullsisë së moshës 15 vjeç e lart që nuk ka ndjekur asnjëherë shkollën ka rënë nga 4,1 përqind në Censin e vitit 2011 në 3,2 përqind në Censin e vitit 2023. Më shumë se gjysma (55,0 përqind) e popullsisë së moshës 15 vjeç e lart kanë përfunduar arsimin e mesëm ose arsimin e lartë 6. Për popullsitë përkatëse meshkuj dhe femra, kjo shifër është 57,9 përqind dhe 52,1 përqind. 38,8 përqind e popullsisë 15 vjeç e lart ka përfunduar arsimin e mesëm të ulët, dhe 34,8 përqind kanë përfunduar arsimin e mesëm të lartë, i konsideruar dhe si niveli minimal që ndihmon individët të kenë një pjesëmarrje të plotë në shoqëri dhe për të jetuar një jetë të plotë. Rreth 0,6 përqind e popullsisë 15 vjeç e lart nuk ka përfunduar asnjë nivel arsimor. Vërehet një rritje në përqindjen e popullsisë së moshës 15 vjeç e lart me arsim të lartë të përfunduar (universitar dhe pasuniversitar) nga 10,7 përqind në Censin e vitit 2011 në 20,2 përqind në Censin e vitit 2023. Nga popullsia gjithsej me arsim të lartë të përfunduar, 55,7 përqind janë femra dhe 44,3 janë meshkuj. Përqindja e femrave me arsim të lartë
ka ardhur vazhdimisht në rritje, nga 41,1 përqind në Censin e 2001 në 51,0 në Censin e 2011 dhe 55,7 përqind në Censin e 2023. Për grupmoshën 25-34 vjeç, 43,2 përqind e tyre kanë përfunduar arsimin universitar dhe pasuniversitar, pothuajse e njëjta përqindje me popullsinë e BE-së të së njëjtës grupmoshë (43,1 përqind) dhe vetëm 1,8 pikë përqindje më pak se targeti i BE-së prej 45 përqind për 2030./ZËRI

11 MUAJ ME PARE

"I mangët dhe i padrejtë"/ REAGIMET për Censi 2023, përplasjes mes RMV dhe Bullgarisë, shkak pakicat

Ikën 490 mijë shqiptarë! 'Censi 2023': Shqipëria
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Instituti i Statistikave ka publikuar të dhënat e Censit 2023. Nga të dhënat e popullsisë, në Shqipëri rezultojnë 2.402.113 banorë. Krahasuar me Censit e vitit 2011 në vendin tonë rezultojnë 419 mijë e 831 banorë më pak ose afër 17%. Sa i takon besimit fetar, 1.1 milionë janë deklaruar myslimanë, 384 mijë të krishterë, 85 mijë ateistë e 332 mijë të pacilësuar. Por megjithëse numri i popullsisë ka rënë, numri i banesave është rritur me 70 mijë banesa. Në Shqipëri sipas të dhënave të Censit 2023 ka 1.082.529 banesa, ndërsa në vitin 2011 kishte 1.012.400 banesa. Pas publikimit të tyre erdhën edhe reagimet e para, ku disa nga figurat politike nuk janë dakort me to dhe i kanë quajtur jo trasparente shifrat.

Pas publikimit të rezultatve të censit 2023 për popullsinë dhe banesat, ka reaguar ish-kreu i PD Lulzim Basha, duke e konsideruar procesin të mangët dhe jotransperent. Ai akuzoi kryeministrin Rama se në qeverisjen e tij eksporti më i madh është largimi i shqiptarëve. 

"Shpopullimi i vendit, i fshehur pas arnave të një censusi të zvarritur, të deformuar dhe jo transparent, si asnjëherë më parë e si në asnjë vend tjetër të botës, është produkt i drejtpërdrejtë i një qeverie të korruptuar që punon për interesat e një grushti të vogël njerëzish, duke lënë në varfëri familjet shqiptare, që mpaken vit pas viti”, tha Basha.

Po ashtu edhe presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një konferencë për mediat u pyet edhe për publikimin e të dhënave të Censusit, ku tha se shifrat janë të trukuara. Sipas tij në Shqipëri ka shumë me tepër apartamente sesa individë, duke shtuar se vendi jonë është projektuar për t’u shpopulluar nga njerëzit dhe për t’u shndërruar në parajsë për trafikantët dhe mafian botërore, e po ashtu një vend tërheqës për turistët.

"Shifrat janë të trukuara, ndaj edhe vonesa e këtyre publikimeve është e pajustifikueshme. Mjafton të bëni një krahasim me Kosovën dhe do kuptoni sa mijëra kilometra larg jemi sa i takon standardeve të transparencës. E sigurtë që sot në Shqipëri ka shumë me tepër apartamente sesa individë, jo familje. Shqipëria është projektuar për t’u shpopulluar nga njerëzit e saj dhe për t’u shndërruar në një parajsë për trafikantët, mafian botërore dhe natyrisht në një vend tërheqës për turistët. Të jesh turist në Shqipëri është një gjë shumë e mirë, për shkak të klimës, ushqimit, detit dhe kulturash të tjera. Por ju e dini se cfarë tmerri është të jesh fermer, apo mësues në Shqipëri,"-tha Meta.

Ndërkohë edhe ish-Kryeministri Sali Berisha, në fjalën që iu drejton çdo pasdite mbështetësve të tij, nga ballkoni i banesës ku ndodhet në arrest shtëpie prej 30 dhjetorit të 2023, akuzoi Qeverinë se ka manipuluar shifrat e regjistrimit të popullsisë.

“Sot po lexoja një shkrim të një puthadori të Edi Ramës, i cili shkruante: u trondita shumë dhe më erdhi keq që nuk e kisha ditur më parë letrën e të ndjerës, mësueses Ina Kasimati. Në një kohë kur ajo letër është lexuar në këtë platformë dhe ka tronditur mbarë vendin. Por jo veshëmbyllurit e Edi Ramës, të paguarit e tij.  Jo lakejtë e tij, të cilët mashtrojnë shqiptarët. Të cilët aplikojnë censurën më të paskrupullt ndaj qytetarëve të vendit në mbështetje të një regjim genocidal ndaj kombit. Ashtu siç kishim paralajmëruar në mënyrën më të përsëritur manipulimin e tmerrshëm që Edi Rama dhe zyrtarë të papërgjegjshëm të tij po u bënin shifrave të regjistrimit të përgjithshëm të popullatës, ajo u faktua sot në mënyrën më të shëmtuar dhe më të plotë. Pas publikimit të shifrave, një publicist i njohur shqiptar shtroi pyetjen: mirë, po unë kur do mësoj të vërtetën se sa shqiptarë ka në Shqipëri? Të presim nga hakerat iranianë, thotë, se mos e nxjerrin atë të dhënë. Gjer këtu ka arritur puna me këtë njeri që nuk ka asnjë kod moral ndaj vendit dhe kombit të tij”, tha Berisha.

Të dhënat e publikuara të Censit 2023 kanë nxjerrë edhe shifrat e minoriteteve shqiptare që jetojnë në vendin tonë. Përgjysmohen maqedonasit, maten për herë të parë bullgarët e boshnajkët. Pak pas publikimit të të dhënave, partia aleanca maqedonase per integri deklaroi se rezultatet janë manipuluar. Në një deklaratë për mediat, kryetari Vasil Steriovski hedh akuza ndaj Bullgarisë se ka ushtruar presin ndaj komunitetit maqedonas që të deklarohen si bullgar me qëllim që të marrin pasaportë bullgare.  

"Një nga problemet që kemi pasur gjatë periudhës përpara fillimit të censusist si dhe gjatë censusit ështe presioni nga ana e Bullgarisë që minoritetit maqedonas të deklarohet bullgar. Ky presion vinte pas njohjes nga Shqipëria në vitin 2017, të një minoriteti inekzistent bullgar brenda kufijve të saj, pas kërcënimit të Bullgarisë me vendosjen e vetos ne rrugën evropiane, ku sipas të dhënave zyrtare të censusve të realizuara ndër vite si dhe censusi i vitit 1989 dhe ai i fundit në vitin 2011, në Shqipëri nuk është vetdeklaruar asnjë banor si bullgar. Institucionet shqiptare nuk kanë mare asnjë masë për ti garantuar minoritetit maqedonas deklarim të lirë dhe të paanshëm pa presione të jashtme nga ana e Bullgarisë por kanë ndihmuar hapur autoritetet bullgare. Partia Aleanca e Maqedonasve per Integrim Europian, jo vetem qe nuk i njohe te dhenat e ketij censusi, te falsifukuar, per minoritetin maqedonas, por kërkojme edhe nga institucionet e vendit dhe ato nderkombetare që të bëjnë të njejtën gjë, sepse këto rezultate te falsifikuara dalin haptazi kundër rendit kushtetues dhe aspiratave europine të Shqipërisë. Prandaj kërkojmë realizimin e një Censusi të ri, në bazë të standardeve ndërkombëtare dhe nën monitorim ndërkombëtar, për të garantuar një proces të ndershëm dhe transparent që reflekton realitetin etnik të Shqipërisë,"tha Vasil Sterjovski.

11 MUAJ ME PARE

Shqipëria po plaket! Mosha mestare shkon në 42.5 vjeç, shtohen të moshuarit, pakësohen të rinjtë

Ikën 490 mijë shqiptarë! 'Censi 2023': Shqipëria
Foto ilustruese

TIRANË- Zbulohen të dhëna të tjera lidhur me Cens 2023. Nga të dhënat e mbledhura nëpër Shqipëri zbulohet se në vendin tonë ka pësuar rënie duke shkuar në nivelin e 24% nga 30.4 që u numërua në vitin 2011, ndërsa numri i të moshuarve është rritur në 30,4% nga 16.7% që ishte në vitin 2011. Si pasojë, mosha mesatare e popullsisë është 42,5 vjeçe, nga 35,3 që ishte në Censin 2011. Ndërkohë që sa i përket raportit gjinor, në Shqipëri ka 98.2 meshkuj për 100 femra. 

Struktura e Popullsisë:

Ikën 490 mijë shqiptarë! 'Censi 2023': Shqipëria

Faktorët ndikues të lindjeve, vdekjeve dhe migracionit ndërkombëtar/brëndshëm sollën ndryshimin e strukturës së popullsisë, në Censusin e 2023. Figura 2.2 paraqet piramidën e popullsisë bazuar në Censin e 2023, së bashku me atë të Censit 2011 të spostuar me 12 vite lart, duke theksuar zhvillimet në strukturën e popullsisë sipas moshës dhe gjinisë. Duke analizuar grupmoshën 50-69 vjeç në piramidën e popullsisë, vërehet një zgjerim që përputhet me një periudhë lindjesh midis mesit të viteve 1950-1970. Shqipëria gjatë kësaj periudhe është karakterizuar nga një rritje e normave të lindshmërisë, njohur si “baby boom”. Norma të ulëta të lindshmërisë dhe trendi në rënie, kombinuar me emigracionin e popullsisë në moshë riprodhuese solli ngushtimin e bazës së piramidës së popullsisë.

Lindshmëria nën nivelin e zëvendësimit prej vitit 2001, rritja e jetëgjatësisë, si dhe migracioni mbeten faktorët kryesorë të plakjes së popullsisë. Të dhënat e Cens 2023 tregojnë se një në pesë individë (19,7 përqind) janë 65 vjeç e lart, krahasuar me një në nëntë individë (11,3 përqind) në Censin e vitit 2011 dhe 7,5 përqind në Censin e 2001.Tranzicioni drejt një popullsie më të vjetër vihet re edhe në raportet e varësisë. Raporti i varësisë së të rinjve pësoi rënie në 24,0 përqind nga 30,4 përqind vlerësuar në Censin e 2011, dhe raporti i varësisë së të moshuarve pësoi rritje në 30,4 përqind nga 16,7 përqind në 2011. Analizuar në nivel qarku, Kukësi dhe Gjirokastra mbajnë pozicione të kundërta në termat e raporteve të varësisë: Kukësi ka raportin e varësisë së të rinjve më të lartë (31,8 përqind) dhe raportin më të ulët të varësisë së të moshuarve (19,9 përqind). Ndërsa, Gjirokastra ka raportin e varësisë së të rinjve më të ulët (19,0 përqind) dhe raportin më të lartë të varësisë së të moshuarve (46,1 përqind). Mosha mesatare e popullsisë është 42,5 vite, nga 35,3 vite që ishte në Censin 2011.Raporti gjinor i popullsisë rezulton 98,2, (numri i meshkujve për 100 femra). Ky raport është më i ulët se vlerësimi global i njohur (101,0) 3, por më i lartë së raporti gjinor i EU-së, i vlerësuar në 2022 prej 95,64. Në moshat e vogla deri në 10 vjeç, numri i meshkujve tejkalon atë të femrave, me një raport gjinor më të lartë se 108. Ky raport përmbyset në moshat 40 dhe pas të 80-ve, me një rënie të madhe për shkak të jetëgjatësisë së lartë të femrave krahasuar me meshkujt. Raporti gjinor në popullsinë mbi 80 vjeç është 82,1, si dhe pesë në gjashtë individë të moshës 100 vjeç e lart janë femra./ZËRI

11 MUAJ ME PARE

‘Arsimi’/ Censi 2023, mbi 871 mijë shqiptarë vetëm me 9-vjeçare

Ikën 490 mijë shqiptarë! 'Censi 2023': Shqipëria
Foto ilustruese

TIRANË- Janë publikuar të dhënat e Censit 2023, në lidhje me arsimimin e popullsisë. Shumica e shqiptarëve kanë vetëm arsim 9-vjeçar. Ndërsa nga të dhënat ka rezultuar se mbi 200 mijë shqiptarë rezultojnë me nivelin arsimor të diplomimit me ‘Master’.

TË DHËNAT E CENSIT:

12.655 janë Arsim Fillor
871.110 banor 7/8/9 vjeçar
683.400 banor me të Mesme
192.224 të Lartë
204.086 në Master

 

11 MUAJ ME PARE

Censi 2023, 32% e popullsisë jeton në Tiranë, Kukësi dhe Gjirokastra më pak të populluarat

Ikën 490 mijë shqiptarë! 'Censi 2023': Shqipëria
Foto ilustruese

TIRANË- Shumica e popullsisë së vendit jeton në Tiranë. Sipas të dhënave të siguruara nga "Censi2023", 32% e popullsisë së Shqipërisë jeton në Tiranë.

Më pas, qyteti i dytë më i banuar është Elbasani dhe Fieri me nga 10%, i ndjekur nga Durrësi. 

Tiranë 32%
Fier 10%
Elbasan 10%
Durrës 9%
Korçë 7%
Shkodër, Vlorë, Berat 6%
Dibër dhe Lezhë 4%
Kukës 3%
Gjirokastër, 3%

Mesa duket qarqet me më pak njerëz janë Kukësi dhe Gjirokastra, me nga 3%./ZËRI

11 MUAJ ME PARE

Censi2023/ Gati gjysma e shqiptarëve janë të martuar

Ikën 490 mijë shqiptarë! 'Censi 2023': Shqipëria
Foto ilustruese

TIRANË- 54.9% e qytetarëve shqiptarë janë të martuar. Bazuar në të dhënat bazë të siguruara nga "Censi 2023", gati gjysma e qytetarëve shqiptarë janë të martuar. Ndërkohë 36.6% rezultojnë beqarë. 

Statusi martesor i shqiptarëve

54.9% të martuar
36.6% beqar
7% i ve
1.4% të divorcuar

Numri i të divorcuarve është ndër vetëm 1.4%./ZËRI

11 MUAJ ME PARE

Çfarë zbuloi Censi2023? Shqipëria ka 1.1 myslimanë, katolikë dhe bektashinj shumë më pak

Ikën 490 mijë shqiptarë! 'Censi 2023': Shqipëria
Foto ilustruese

TIRANË- Komuniteti mysliman është më i madhi në vend. Këtë e ka provuar Censi i bërë në vitin 2023 në Shqipëri. Sipas deklarimeve, sa i përket besimeve fetare, 1 101 718 banorë janë deklaruar myslimanë. Më pas, 201 530 banorë janë deklaruar katolikë, 173 645 ortodoks, 9 658 pjesë e kishës ungjillore, 1 101 718 myslimanë, 115 644 bektashi, kurse 85 311 ateistë.

Ikën 490 mijë shqiptarë! 'Censi 2023': Shqipëria

SHIFRAT E PLOTA:

Besimi Fetar Mysliman 1.101.718
Mysliman-Bektashi 115.644
Krishterë-katolikë 201.530
Krishterë - Ortodoks 173.645
Ungjillore 9658
I pacilësuar 332.155
Ateist. 85.311
Nuk përgjigjen 244.331
Nuk disponohet 134.451

Ndërkohë 3 mijë e 400 kanë deklaruar besime të tjera fetare./ZËRI

11 MUAJ ME PARE

Të dhënat e Censit, zbulohet numri i banorëve që janë vetëdeklaruar grekë

Ikën 490 mijë shqiptarë! 'Censi 2023': Shqipëria
Foto ilustruese

TIRANË- Të dhëna të tjera janë publikuar nga Censi i vitit 2023. Sipas vetëdeklarimeve të qytetarëve, 23 485 qytetarë jetojnë në territorin shqiptar janë deklaruar si grekë. Po sipas të njëjtit burim, 12 375 janë pjesë e komunitetit egjiptian, 9 813 komunitetit rom, kurse 7 057 komunitetit bullgar.

Shtetësia e regjistruar në census:

Shqiptarë 2.186.917
Grek 23.485
Egjyptian 12.375
Pa përgjigje 13.507
Nuk disponohet përgjigja 134.451

Ikën 490 mijë shqiptarë! 'Censi 2023': Shqipëria
TABELA

/ZËRI

 

11 MUAJ ME PARE

'12% më pak se në 2011'/ CENSI 2023: Shqipëria ka 2.4 mln banorë

Ikën 490 mijë shqiptarë! 'Censi 2023': Shqipëria
Foto ilustruese

TIRANË- Popullsia është tkurrur në Shqipëri! Këtë e ka zbuluar Censi i vitit 2023. Drejtoresha e INSTAT, Elsa Dhuli bëri publike aktualisht të gjitha të dhënat e mbledhura nga Censi në Shqipëri. Dhuli bëri me dije se në Shqipëri ka rreth 2.4 milionë banorë, ose më konkretisht 2 milionë e 412 mijë e 113 banorë. Në krahasim me Censin e bërë në vitin 2011, Shqipëria ka 409.831 mijë banorë më pak, ose e dhënë ndryshe, 12% banorë më pak brenda 12 viteve. Mesatarja e vendit është 3.2 banorë për familje. Pra familja shqiptare po kufizohet në të dy prindërit dhe mesatarisht një fëmijë.

Bazuar në të dhënat paraprake të Censit të Popullsisë dhe Banesave, i mbajtur në vitin 2011, popullsia e Shqipërisë ishte 2,831,741 banorë. Ndërkohë që numri i popullsisë nga Censi i bërë në vitin 2001 ishte 3,069,275. Por ndërkohë që numri i banorëve u tkurr me rreth 400 mijë persona, sipas rezultateve të Censit, stoku i banesave është rritur me gati 400 mijë që nga regjistrimi i vitit 2011. Kjo pasi në Censit e këtij viti u regjistruan 1,082,529 banesa, 57% më shumë se në vitin 2011 ku rezultuan 686,405 banesa.

“Censi i vitit 2023 solli shumë inovacione, me një sistem për monitorim në kohë të cilësisë të dhënave…Partnerët tanë përmes mbështetjes, bënë të mundur që ky proces të zhvillohej me të gjitha standardet. Komisionet e censit në nivel bashkie lehtësuan procesin duke ndihmuar në ekzekutimin e fazave të ndryshme të këtij zinxhiri aktivitetesh. Janë 2, 412, 113 banorë, të cilët përbejnë 755 950 familje me madhësi mestarë 3.2 anëtarë për familje, të cilët jetojnë, 1,082,529 banesa të zakonshme,”-tha në fjalën e saj Dhuli.

Por deri më tani, vetëm të dhënat e popullsisë janë bërë me dije, pasi ende pritet që të publikohen më shumë detaje nga "marrja në pyetje" e të gjithë qytetarëve të Republikës së Shqipërisë. 

Censi i Popullsisë dhe Banesave 2023 nisi punën më 18 shtator dhe ishte parashikuar të zgjaste 6 javë, por që u shty deri më 15 nëntor pasi koha e caktuar fillmisht ishte e pamjaftueshme. Censi i Popullsisë dhe Banesave 2023 do të jetë Censi i 12-të, që kur Shqipëria u shpall shtet i pavarur në vitin 1912, ku Censi i parë u krye në vitin 1923. Që prej Censit të vitit 1989, metodologjia e tij ka ndjekur gjithnjë e më shumë rekomandimet ndërkombëtare për kryerjen e Censit./ZËRI

Poll

MOS HUMB