Noka: Ja ku është dritarja që u futën deputetët e PS (VIDEO)

TIRANË- Deputeti Flamur Noka i përjashtuar nga seanca plenare i ra rrotull godinës së Kuvendit deri sa gjeti një dritare, duke pretendon se nga aty u futën deputetët e mazhorancës brenda ambienteve të Kuvendit.
‘I pashë duke u futur u futën nga kjo dritare! A ka turp më të madh, a shikoni se sa qesharakë janë katandisur,"- tha Noka.
Noka tentoi të hynte me forcë në ambjentet e Kuvendit, por edhe pse u përplas me gardistët nuk arriti t'ia dilte. Noka është i përjashtuar nga Kuvendi për disa ditë bashkë 13 deputetë të tjerë, për shkak të kaosit të krijuar në Kuvend./ZËRI
Dashnor Sula shpërthen nga salla e Kuvendit: S’keni njerzillëk, por kafshëri

TIRANË- Pas hyrjes me forcë në Kuvend, deputeti i PD-së, Dashnor Sula ka reaguar nga salla ndërsa ka sulmuar maxhorancën.
Ai akuzoi maxhorancën se nuk ka as njërzillëk.
“O plehra, ju jeni të gjithë më të mirët, më të bukurit, o hajdutë. Ju të provokoni me zor. Kjo është kafshëri, nuk është njerëzillëk”, tha Sula.
Më herët Sula pati një përplasje me gardistët në hyrjen e Kuvendit, ku në pamjet e publikuara ai shihet teksa hipën sipër tyre./ZËRI
Kuvendi miraton rregulloren e re, 2 muaj përjashtim për deputetët që kryejnë akte dhune

TIRANË- Me 74 vota pro, deputetët e mazhorancës kanë miratuar ndryshimet në rregulloren e Kuvendit, që parashikojnë masa më të ashpra sigurie për deputetët që kryejnë akte dhune në sallën e parlamentit.
Në seancën e sotme, e cila zgjati jo më shumë se 10 minuta, socialistët miratuan të vetëm të gjitha pikat që ishin pjesë e rendit të ditës.
Lindita Nikolla mbylli seancën, e cila nisi me vonesë, për shkak të përplasjeve që patën deputetët e opozitës me garditët në hyrje të Kuvendit.
Çfarë parashikojnë ndryshimet në rregulloren e Kuvendit:
Ndryshimet në rregullore parashikojnë ashpërsimin e masave për deputetët të cilët bllokojnë punimet e Kuvendit. Deri më sot dënimi maksimal është 10 ditë, ndërkohë që PS ka votuar që ky dënim të bëhet deri në 60 ditë.
“Masa disiplinore “përjashtim nga pjesëmarrja në komisione /në seancë plenare “deri në 60 ditë jepet në rastet:
a) kur deputeti përdor lëndë apo mjete piroteknike, tymuese, bojra dhe materiale apo mjete të tjera të ngjashme brenda sallës së zhvillimit të punimeve të Kuvendit/mbledhjes së komisionit / brenda mjediseve të Kuvendit;
b) kur deputeti kryen veprime / sjellje që përbëjnë shkeje që konfigurohen si shkelje penale pavarësisht nëse shkelja përben vepër penale sipas Kodit Penal;
c) kur deputeti kryen në mënyrë të përsëritur brenda një sesioni parlamentar shkeljet e parashikuara në pikën 6.”
Kërkesa për marrjen e mases disiplinore, sipas pikave 6 dhe 7 të këtij neni, paraqitet me shkrim nga jo më pak se 7 deputetë dhe jo më vonë se 48 orë nga dita e konstatimit të ngjarjeve/ rasteve.
Gjatë periudhës së zbatimit të masës displinore të parashikuar në pikat 6 the 7 të këtij neni deputeti ndalohet të kryej dhe çdo veprimtari tjetër si anëtar i Kuvendit”, thuhet ne drafin e depozituar nga PS.
/ZËRI
VIDEO-Berisha-Kryemadhi kokë më kokë në hyrjen e Parlamentit
TIRANË- Teksa deputetët e opozitës po tentonin të hynin me forcë në seancën e Kuvendit, ish-kryeministri Sali Berisha dhe deputetja e PL-së Monika Kryemadhi janë kapur sot ‘mat’ nga mediat teksa bisedojnë me njëri-tjetrin.
Siç shihet edhe në videon e siguruar nga ZËRI, Berisha dhe Kryemadhi diçka flasin mes tyre, por nuk dihet se çfarë.
Ndërhyn edhe PL! Sot e ndez Petrit Vasili flakadanin në Kuvend
Hera e parë që ndërhyn edhe Partia e Lirisë! Sot e ndez Petrit Vasili flakadanin në Kuvend
'Bëj gati kyçet për SPAK'/ Bardhi i përmend investimet strategjike, Xhaçka: O legen!

TIRANË- Kreu i grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi është përplasur me ish-ministren e Jashtme, Olta Xhaçka jashtë derës së Kuvendit. Bardhi i ka përmendur investimet strategjike por ka shkuar edhe më tej duke e provokuar teksa i thoshte që të bënte gati kyçet e dorës, pasi shumë shpejt do të prangosej nga SPAK. Si kundërpërgjigje, Olta Xhaçka iu është drejtuar Gazment Bardhit duke e ofenduar: O legen, o burracak!.
Pjesë nga debati:
Gazment Bardhi: Nuk është hyrja hajdutët brenda, të ndershmit jashtë.
Olta Xhaçka: E di unë si e kërkon ti
Gazment Bardhi: Pa hë njëherë? Përgjigjen do ta japësh në SPAK ti shumë shpejt.
Olta Xhaçka: O legen, o burracak!
Gazment Bardhi: Shumë shpejt në SPAK. Bëji gati kyçet e dorës! /ZËRI
Noka dhe Gështenja dhunojnë gardistin

TIRANË-Deputetët e Partisë Demokratike, Flamur Noka dhe Lefter Gështenja kanë dhunuar një punonjës të Gardës. Siç duket edhe nga pamjet, punonjësi bën rezistencë, por duket mjaft i sforcuar për të ruajtur pozicionin e tij. Ndërkohë që Noka nuk ndalet dhe të gjithë kohën e tërheq nga xhaketa. Edhe pse kishte disa deputetë e tërhiqnin prej krahësh dhe xhaketën, sërish gardisti nuk e la pozicionin e tij.
Flamur Noka: Hapni rrugën! Hiqeni dorën. Ik andej.
Gardisti: Po çfarë je ti bo mor' burrë!
MOMENTI ME VIDEO:
Deputetët e opozitës, në pamundësi për t’u futur nga dera kryesore në parlament kanë tentuar të futen nga dera e pasme e Kuvendit. Por edhe në derën e pasme, deputetët u hasën me punonjësit e Gardës./ZËRI
Garda u ndalon hyrjen/ Bardhi dhe Paloka bllokojnë dhe derën tjetër të Kuvendit (VIDEO)

TIRANË- Garda ka bllokuar hyrjen e Kuvendit për të ndaluar deputetët e përjashtuar të opozitës të hyjnë në seancë. Pasi janë përplasur me gardistët deputetët shihen teksa kanë kaluar në hyrjen mbrapa të godinës së Kuvendit.
Bardhi: Nëse me truk dhe afate, sipas interesave të Ramës, ne jemi përjashtuar në një seancë, ku kanë kaluar 10 ditë nga përjashtimi. E kemi te ndarë mendjen ka skaduar afati duhet të hyjmë, por këtu nuk po lejohen të futen normalisht në seancë edhe deputetët që nuk janë të përjashtuar. Po futen vetëm deputetët e PS. Ne do tentojmë të hyjmë në respekt tw qytetarëve, i kemi mandate sakrifice dhe jemi këtu për të përfaqësuar qytetarët. Mandatet i kemi fituar përballë Edi Ramës dhe bandave të tij. Kemi mandate sakrifice, 730 mijë opozitarë dhe jemi këtu për t’i përfaqësuar. Kur të na japin mandatin siç ia ka dhënë Edi Rama atyre të Partisë Socialiste që janë kthyer në manikin. Çfarë dallimi ka një regjim diktatorial.
Thyhet dera e Kuvendit, deputeti Sula hipën mbi gardistët

TIRANË- Deputetët e opozitës janë bllokuar sot që të hyjnë në sallën e Kuvendit, pavarësisht se një pjesë e mirë e tyre nuk janë të përjashtuar nga seanca plenare.
Dera e Kuvendit është thyer si pasojë e përplasjes me gardistët, ndërkohë që Dash Sula ka tentuar që të hyjë duke hipur mbi gardistët.
Në rendin e ditës së sotme në Kuvend është ndryshimi i rregullores së Kuvendit, që parashikon një dënim më të ashpër për deputetët që kryejnë akte dhune.
Janë gjithsej 13 deputetë të opozitës që janë përjashtuar nga seancat plenare si pasojë e dhunës që kanë ushtruar në seancat e mëparshme plenare.
Pjesë nga debatet mes deputetëve dhe gardistëve:
Sula: Kjo është çmenduri.
Bardhi: Ky është deputet dhe duhet të hyjë në Kuvend
Vokshi: Na jep urdhrin e shkruar sepse unë nuk jam e përjashtuar.
Sula: Të provokojnë në këtë farë feje sa nuk di cfarë ti bësh. Ti hipësh sipër edhe prapë nuk të lënë. Këta duan vetëm një parlament. Të qeverisë PS, se janë mësuar 45 vjet. Mos u ngopshin, farë qeni.
Korreshi: Ore nuk jemi të përjashtuar, hape derën.
/ZËRI
Plas në Kuvend, deputetët e PD-së të përjashtuar përplasen me gardistët

TIRANË- Nis kaosi në hyrje të Kuvendit, ku deputetët e PD-së të cilët janë përjashtuar me 10 ditë nga punimet e parlamentit, kanë shkuar për të marrë pjesë në seancë. Gardistët janë bërë 'gardh' në derën kryesore të Kuvendit, duke mos lejuar të hyjnë në seancë as deputetët e papërjashtuar.
Në hyrje të Kuvendit është i pranishëm dhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili është i përjashtuar nga seancat plenare që prej datës 6 Dhjetor.
“Çfarë është kjo, republika e Gardës është kjo?”, ishin pyetjet e deputetëve të PD-së.
Deputetët e përjashtuar
Gazment Bardhi
Sali Berisha
Flamur Noka
Edi Paloka
Albana Vokshi
Elda Hoti
Ervin Salianji
Bledion Nallbati
Asllan Dogjani
Lefter Gështenja
Isuf Çelaj
Luan Baçi
Xhelal Mziu
Sot Kuvendi, në rendin e ditës ndryshimi i rregullores. Berisha, Bardhi&CO të përjashtuar

TIRANË- Në orën 10:00 të paradites së sotme, Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sërish në kushte jo të zakonshme, me një pjesë të mirë të deputetëve të opozitës që janë përjashtuar nga Komisioni i Etikës.
Në rendin e ditës për sot ishte parashikuar miratimi i marrëveshjes me Italinë për emigrantët, por një ditë më parë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese tha se ratifikimi në Parlament do të duhet të shtyhet pasi kjo çështje do të shqyrtohet nga Kushtetuesja, pas padisë që i bëri opozita.
Në rendin e ditës për sot parashikohet dhe miratimi i ndryshimeve në rregulloren e Parlamentit, ku socialistët kërkojnë ashpërsimin e masave për të gjithë deputetët që ndërmarrin akte dhune.
Në seancën e sotme, janë të përjashtuar disa prej figurave më të rëndësishme të aksionit opozitar, duke nisur nga vetë ish-kryeministri Sali Berisha, te Gazment Bardhi, Flamur Noka apo Ervin Salianji.
Çfarë parashikojnë ndryshimet në rregulloren e Kuvendit:
Ndryshimet në rregullore parashikojnë ashpërsimin e masave për deputetët të cilët bllokojnë punimet e Kuvendit. Deri më sot dënimi maksimal është 10 ditë, ndërkohë që PS kërkon që ky dënim të behet deri në 60 ditë.
Në këtë projekt-rregullore që pritet të miratohet nga Kuvendi me gjasa vetëm më votat e PS, deputetet rrezikojnë dënime të forta për rastet e ndezjes së tymueseve, apo të përplasjes fizike me gardistët. ” Masa disiplinore “përjashtim nga pjesëmarrja në komisione /në seancë plenare “ deri në 60 ditë jepet në rastet :
a) kur deputeti përdor lëndë apo mjete piroteknike, tymuese, bojra dhe materiale apo mjete të tjera të ngjashme brenda sallës së zhvillimit të punimeve të Kuvendit/mbledhjes së komisionit / brenda mjediseve të Kuvendit;
b) kur deputeti kryen veprime / sjellje që përbëjnë shkeje që konfigurohen si shkelje penale pavarësisht nëse shkelja përben vepër penale sipas Kodit Penal;
c) kur deputeti kryen në mënyrë të përsëritur brenda një sesioni parlamentar shkeljet e parashikuara në pikën 6.”
Kërkesa për marrjen e mases disiplinore, sipas pikave 6 dhe 7 të këtij neni, paraqitet me shkrim nga jo më pak se 7 deputetë dhe jo më vonë se 48 orë nga dita e konstatimit të ngjarjeve/ rasteve.
Gjatë periudhës së zbatimit të masës displinore të parashikuar në pikat 6 the 7 të këtij neni deputeti ndalohet të kryej dhe çdo veprimtari tjetër si anëtar i Kuvendit”, thuhet ne drafin e depozituar nga PS.
/ZËRI