LIVE UPDATES

Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, 'Beleri' problem për Shqipërinë? Scholz dhe Michel bllok Greqisë

➤ Liderët e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë mbërritur në Bruksel. ➤ Sonte do të zhvillohet takimi me homologët e tyre të Bashkimit Evropian në Bruksel, ku fokusi kryesor do të jetë në perspektivën e anëtarësimit në BE, normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe lufta Ukrainë-Rusi. ➤ Para mbledhjes, Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel tha se BE duhet të jetë gati për zgjerim në 2030, por theksoi se edhe vendet kandidate duhet t'i bëjnë "detyrat e shtëpisë". ➤ Shqipëria ka sfidën më të madhe pasi Greqia ka paralajmëruar se do të bëhet pengesë për vendin tonë duke vendosur veto për shkak të çështjes "Beleri". ➤ Kundër ka reaguar zëdhënësi i Bashkimit Europian, Peter Stano, i cili tha se Greqia nuk duhet të krijojë krisje të panevojshme në marrëdhëniet dypalëshe. ➤ Reagim kundër ka pasur edhe kancelari gjerman Olaf Scholz, pasi sipas tij "Beleri" është një çështje që ka të bëjë me shtetin ligjor dhe të drejtat e pakicave, për Gjermaninë është një çështje bilaterale dhe duhet të zgjidhet brenda kuadrit dypalësht. ➤ Pozitiv për Shqipërinë është shfaqur edhe Oliver Varhelyi, komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, i cili ka ndarë një foto me kryeministrin Edi Rama, mbi të cilën shkruan: Ne jemi gati të hapim negociatat e anëtarësimit. ➤ Samiti është pjesë e zbatimit të agjendës strategjike të Këshillit Evropian 2019-2024.

2 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Michel: Presim më shumë reforma, në veçanti në sundimin e ligjit

Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, 'Beleri' problem
Charles Michel

BRUKSEL- Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel duke folur për mediat para nisjes së samitit BE- Ballkani Perëndimor u shpreh se unioni duhet të jetë gati për zgjerim deri në vitin 2030. I ndalur tek rajoni, Michel ua bëri të qartë liderëve “detyrat e shtëpisë”, duke përmendur reformat dhe mbi të gjitha sundmin e ligjit.

Charles Michel: Ne sot kemi një samit shumë të rëndësishme me partnerët e Ballkanit Perëndimor.  Ne presim nga ato më shumë reforma, në veçanti në sundimin e ligjit. Ne duam me shumë reforma nga vendet e Ballkanit. Por edhe ne në Bruksel duhet të bëjmë “detyrat tona të shtëpisë”. Por këtë arsye kemi filluar bisedimet.  Duam më shumë investime dhe rritje ekonomike në rajon. Ndaj edhe kemi ndryshuar strategjinë tonë, me investime konkrete. Projekti i ri është i bazuar në pajtim, zgjidhja e çështjeve të rëndësishme mes vendeve. Ne duhet të jemi gati në 2030 për zgjerimin dhe kjo kërkon angazhim nga të dyja palët. E rëndësishme është që të respektojmë njëri-tjetrin dhe të ndërtojmë qëndrojmë të përbashkëta. Ne jemi të fortë kur jemi të bashkuar./ZËRI

1 VITE ME PARE

Scholz mbështet Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, në prag të Samitit BE-BP

Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, 'Beleri' problem
Olaf Scholz

BERLIN - Gjatë një deklarate qeveritare në Parlamentin Gjerman për Samitin e BE-së në Bruksel, kancelari gjerman Olaf Scholz, bëri thirrje, ndër të tjera, për më shumë mbështetje dhe vlerësim për vendet e Ballkanit Perëndimor.  Scholz kujtoi në prag të samitit BE-Ballkani Perëndimor,  i cili fillon punimet të mërkurën në Bruksel, se "prej 20 vjetësh, vende si Shqipëria, Bosnja-Herzegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia janë në pritje për t'u bërë pjesë e BE-së" dhe shtoi se tani "ka ardhur koha që të gjithë të shohin panoramën e përgjithshme, si kandidatët, ashtu edhe vendet anëtare të BE-së". Sipas kancelarit gjerman, kjo panoramë e përgjithshme është "shansi historik për të lidhur përfundimisht rajonin me Europën dhe për t'ia lënë të kaluarës problemet e së kaluarës".

"Vende që bëjnë reforma duhet të vlerësohen"

Kjo thirrje shkonte si në adresë të vendeve kandidate, por më tepër në adresë të vendeve antare të BE, që sipas Scholzit duhet të mundësojnë reformimin e brendshëm të unoinit. Konkretisht, kancelari gjerman kërkoi që për shumë hapa, në kuadër të procesit të zgjerimit, të hiqet rregulli i vetos.

"Nuk ka pse çdo vendim, si çelja apo mbyllja e kapitujve të negociatave, të varet nga çdo vend anëtar. Nëse vende, si për shembull Shqipëria, kanë bërë reforma të rëndësishme, kjo duhet të vlerësohet. Përndryshe, rrezikohet të dëmtohet i gjithë procesi i anëtarësimit dhe këtë nuk duhet ta lejojmë", tha kancelari në mes të duartrokitjeve të shumë deputetëve në sallë.

Çështja Beleri: Gjermania e trajton si bilaterale

Thirrjet e kancelarit socialdemokrat shkonin tërthorazi në adresë të Greqisë, e ciila ka kërcënuar se nuk do të lejojë çeljen e kapitullit të parë të negociatave me Shqipërinë, pa u zgjidhur çështja Beleri. Ndërsa për Greqinë, kjo është një çështje që ka të bëjë me shtetin ligjor dhe të drejtat e pakicave, për Gjermaninë është një çështje bilaterale dhe duhet të zgjidhet brenda kuadrit dypalësht. Një qëndrim, të cilin kancelari gjerman Scholz, e theksoi edhe disa javë më parë gjatë vizitës së kryeminstrit grek, Kyriakos Micotakis në Berlin.  Kryebashkiaku i  zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, ndodhet prej shtatë muajsh në paraburgim me akuzën për "korrupsion aktiv” për shit-blerje votash

Ndihmë opozitës CDU/CSU për Maqedoninë e Veriut

Por kancelari gjerman  e kishte fjalën tërthorazi edhe për bllokimin e prej tashmë disa vitesh që i bën Bullgaria Maqedonisë së Veriut, për shkak të një grindjeje për çështje historike. Kancelari socialdemokrat i kërkoi ndihmë në këtë çështje grupit parlamentar CDU/CSU : “Do t'ju isha mirënjohës, të dashur kolege dhe kolegë të grupit parlamentar të Unionit, nëse do të përdornit ndikimin tuaj te partia simotër që të japë ndihmesë konstruktive për zgjidhje", tha ai. Kancelari kishte parasysh bllokadën aktuale të partisë opozitare VMRO/DPMNE për ndryshimin e kushtetutës, kusht ky që kërkohet nga Bullgaria.

Negociatat për Ukrainën dhe Moldavinë

Në fjalën e tij në prag të samitit të BE-së, Scholz u shpreh për mbështjetje për Ukrainën, përsa kohë që ajo ka nevojë dhe premtoi se do ta rrisë ndihmën finanicare për Ukrainën, nëse do të jetë nevoja. Ai u shpreh për çeljen e negociatave me Ukrainën dhe Moldavinë, si edhe për t'i dhënë Gjeorgjisë statusin e kandidatit të BE-së. Këtë kërkesë e mbështesin si partitë e pozitës ashtu edhe CDU/CSU në opozitë. Grupi parlamentar i AFD-së, fraksioni tjetër opozitar që ka mbetur, pas shpërbërjes së grupit parlamentar Die Linke, për shkak të partisë së re të krijuar nga Sahra Wagenknecht, është kundër zgjerimit të BE-së, por për partneritete me këto vende, sikurse edhe me vendet e Ballkanit Perëndimor, ngjashëm si me Zvicrën dhe Norvegjinë./DW/

Poll

MOS HUMB