Deputetët e PD-së mbërrijnë në Theth, përplasen me efektivët: O legen, afrohu se qenke i fortë ti (VIDEO)
THETH- Deputetët e Partisë Demokratike kanë mbërritur në Theth, aty ku prej tri ditësh po zhvillohet një aksion nga IKMT-ja. Luçiano Boçi dhe Bardh Spahia dëgjohen që përplasen me efektivët e policisë që kanë rrethuar zonën. Mes tyre ka pasur dhe ofendime e përplasje verbale.
“O legen, çfarë the, të tërheq zvarrë the? O legen, afrohu se qenke i fortë ti,”- dëgjohet të thotë Spahia.
Situata me shembjet në Theth vijon pre tre ditësh, kryeministri Rama ka dhënë urdhër për shembjen e çdo godine të ngritur pa leje, qoftë edhe kabinat prej druri të pushimit. Banorët e zonës e kanë kundërshtuar këtë aksion, pasi janë shprehur se kanë investuar të gjitha kursimet e jetës në emigracion dhe janë kthyer në vendin e tyre pasi kanë dëgjuar kryeministrin Rama që u premtoi se do tu legalizonte objektet e ngritura dhe do tu falte të gjitha gjobat për ndërtim pa leje. Dje pati dhe forca të FNSH-së të pranishme që kanë ndërhyrë me armë zjarri. Banorët i kanë vënë flakën një prej mjeteve të punës dhe urës që të mos lejonin futjen e isnpektorëve dhe efektivëve./ZËRI/
VIDEO/ Eskalon sërish situata në Theth! Efektivët përplasen fizikisht me qytetarin me aftësi të veçanta
THETH- Situata në Theth ka eskaluar edhe sot, pas aksionit të nisur nga IKMT-ja me urdhër të kryeministrit Edi Rama. Në pamjet që ju sjell ZËRI shihet një grup efektivësh që kanë krijuar një kordon sigurie. Mes tyre kalon një qytetar me aftësi të veçanta, por efektivët nisin të përplasen me të. Në video dëgjohet që ndërhyn dhe një grua dhe kërkon llogari nga efektivët e Policisë së Shtetit.
Situata me shembjet në Theth vijon pre tre ditësh, kryeministri Rama ka dhënë urdhër për shembjen e çdo godine të ngritur pa leje, qoftë edhe kabinat prej druri të pushimit. Banorët e zonës e kanë kundërshtuar këtë aksion, pasi janë shprehur se kanë investuar të gjitha kursimet e jetës në emigracion dhe janë kthyer në vendin e tyre pasi kanë dëgjuar kryeministrin Rama që u premtoi se do tu legalizonte objektet e ngritura dhe do tu falte të gjitha gjobat për ndërtim pa leje. Dje pati dhe forca të FNSH-së të pranishme që kanë ndërhyrë me armë zjarri. Banorët i kanë vënë flakën një prej mjeteve të punës dhe urës që të mos lejonin futjen e isnpektorëve dhe efektivëve./ZËRI/
VIDEO me DRON-Thethi mes bukurisë natyrore dhe aksionit të IKMT-së
SHKODËR- Pamjet që po shikoni vijnë nga Thethi, zona që së funsmi është pushtuar nga forcat e IKMT-së që po shembin çdo godinë të ngritur pa leje. E gjithë kjo panoramë bën që kjo zonë të ndahet mes dy ekstremiteteve, bukurisë që i ka falur natyra dhe dhunës që po ushtrohet këto ditë./ZËRI./
Vijojnë shembjet në Theth, IKMT nuk pushon as të shtunën! Forca të shtuara të policisë në zonën ku kryhet ndërhyrja

THETH- Aksioni i ndërmarrë nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), me mbështetjen e Policisë së Shtetit, për prishjen e ndërtimeve pa leje po vijon edhe këtë të shtunë. Mësohet se IKMT ka punuar deri në mesnatës e së premtes për të rinisur punën këtë shtunë, me fadromat që po vijojnë me shembjen e objekteve të evidentuara si të ndërtuara në kundërshtim me ligjin.
Ajo që vihet re sot është prania e shtuar e forcave të policisë përgjatë zonës ku po zhvillohet ndërhyrja, ndërsa situata paraqitet e qetë. Kjo masë është marrë me qëllim parandalimin e agravimit të situatës gjatë aksionit të shembjes. Kujtojmë se të premten aksioni u shoqëura me tensione dhe përplasje të rrezikshme mes banorëve dhe forcave të policisë dhe IKMT. Situata u tensinua pas banorët hodhën edhe koktelje molotovi drejt një ure të fshatit.
Aksioni i lirimit të hapësirave publike ka nisur pothuajsë në të gjithë vendin me urdhër të kryeministrit Edi Rama. Fenomeni “tokë e xanun”, sipas Ramës, nuk do të ekzistojnë më. Lidhur me këtë, ai ka bërë thirrje për të gjitha bizneset apo individët të cilët kanë zaptuar padrejtësisht hapësirat publike, t’i lirojnë menjëherë. Sakaq, kryeministri ka paralajmëruar se do të përballen me ligjin kushdo që e kundërshton aksionin. Ky aksion ka nisur prej ditësh në Vlorë, Theth, Tiranë dhe po zhvillohet në të gjitha qytet, duke përfshirë edhe kryeqytetin./ZËRI/