LIVE UPDATES

Intrigë&tradhti! Dosja e vëllezërve 'Çopja'/ 50 kg drogë që vranë! Takimi me Suel Çelën dhe misioni i Erion Alibej për të gjetur vrasësit e të vëllait

➤ZËRI ka siguruar dosjen e vëllezërve Çopja. ➤Dëshmia e të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani bashkë me bisedat e zbardhura nga mesazhet e enkriptuara në aplikacionin SKY ECC, kanë treguar rrjedhën e vrasjeve në vitet 2018-2019. ➤Në dosjen e siguruar nga ZËRI, nga hetimet e SPAK rezulton se autorët të masakrës së Bradasheshit, ku u vranë Endrit Alibej, Arben Dylgjeri dhe shtetasi turk Erdal Duranay, financues dhe porositës kanë qenë vëllezërit Çopja. ➤Sipas dëshmive rezulton se konflikti ka nisur pasi grupi Alibej dhe grupi Çopja kishin porositur një ngarkesë droge ku secili prej tyre kishin 4 mln euro, 8 në total. ➤Drogën e mori grupi i Çopjave pasi të tjerët u eliminuan. ➤Në dosje zbardhen dëshmitë dhe pazaret mes grupve, si dhe roli i secilit.

9 artikuj për këtë temë.
9 MUAJ ME PARE

1 vit nga masakra e Bradasheshi, Franc Çopja- Kamamit: Talos duhet t'i zbresin nga llogaria, ishalla s'ka gisht Dashi

Intrigë&tradhti! Dosja e vëllezërve 'Çopja'/
Mikael Kamami

TIRANË- Një vit pas masakrës së Bradasheshit, Franc Çopja dhe Mikael Kamami sigurohen për ekzekutorët që përfshinë në vrasje. Në bisedat e zbardhura në dosjen e siguruar nga ZËRI, Çopja dhe Qosja, bëjnë llogaritë, ku sipas tyre Talo Çelës i kanë dhënë 460 mijë euro dhe 100 paund dhe duhet t'i zbresi nga llogaria vlerën e 30 bukëve (lëndë narkotike). 

Në një komunikim të dy dy ngjarje të ndodhura vrasja e Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdisë dhe vëllezërve Haxhia, do t'i vejë në lëvizje, ku 'frikë' kanë për vëllain e Nuredin Dumanit, ku sipas tyre nëse është i përfshirë do e përdorë në favor të tij. Qosja, i shpjegon Ado Xhikës se personat qe janë vrarë (vëllezërit Haxhia) dhe një nga ekzekutorët në vrasjen e tyre njihej me ta pasi së bashku kanë marrë pjesë në ekzekutimin e Endrit Alibej. Gjithashtu, Mikaeli i thotë Ado Xhikës se kjo ka ndodhur për shkak të xhelozisë dhe inateve midis tyre.

KODET:

Franc Çopja-M4L3G2

Mikael Kamami alias Mikael Qosja-9NASI4/4FF274

Talo Çela-GB6E8N

Nuredin Dumani-YR2N3M

Dashnor Dumani-UTBPPE

Në bisedat e pasqyruara në pricesverbalin e këqyrjes janë dy bashkëbisedues 4FF274 dhe M4L3G2, por është bërë e mundur të pasqyrohen vetëm biseda, fotot, si dhe bisedat e bashkangjitura që Mikael Qosja ka zhvilluar me persona të tretë dhe ia dërgon Franc Çopjas.

Më datë 29.12.2019, Kamami i çon mesazh Franc Çopjas: Është 1-vjetori! (1 vit nga masakra e Bradasheshit) pasi i kishte parë Xakja (Arzen Mama).

Më datë 07.02.2020, Qosja komunikon me shtetasin Çopja, ku sipas Mikaelit "nuk kanë asnjë provë ku të bazohen dhe se duhen të merren kamerat për provë mbrojtje".

Më datë 08.02.2020, Qosja bisedon me Çopjan të cilit i thotë se të dy së bashku (Franci dhe Mikaeli) i kanë dhënë Katnarit (Talo Çelës) 460 mijë euro dhe 100 paund (100 mijë paund). Në vijim, Mikaeli shprehet se Talo nuk ka ku ta mbajë pjesën tjetër të lekëve dhe Mikaeli i thotë Francit se Talos do t'i kalojë vetëm vlerën e punës poshtë. Më pas, Mikaeli i shkruan Francit se Talos duhet t'i zbresi nga llogaria vlerën e 30 bukëve (lëndë narkotike).

Më datë 11.07.2020, shtetasi Mikael Kamami komunikon me mesazhe me shtetasin Franc Çopja, të cilit i shprehet duke thënë se ishalla nuk ka gisht Dashi (Dashnor Dumani) tek vrasja e Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdisë dhe vëllezërve Haxhia, kjo pasi këtë gjë do ta përdornin në favor të tyre.

Më poshtë pasqyrohen në mënyrë të përmbledhur bisedat e zhvilluara ndërmjet shtetasit Mikael Qosja komunikon me Ado Xhikën, të cilit i tregon se vëllezërit me mbiemrin Haxhia në Durrës dhe Altin Ndoci nuk i ka vrarë vëllezërit Haxhia dhe se aty e ka përfshirë Klevis Alla, të cilit Mikaeli i referohet me nofkën "kaculi". Sipas Mikaelit, "kaculi" këtë e ka bërë sepse në një rast Altin Ndoci i ka lënë një makinë të vjedhur Klevis Allës, Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdisë (të cilëve Mikaeli iu referohet me dy jevgjit që u vranë).

Më datë 18.05.2020, Qosja flet sërish me Ado Xhikën dhe i tregon se ka marrë vesh kush janë gjuajtësit e vrasjes së vëllezërve Haxhia, për të cilët thotë se janë ata që kanë marrë pjesë edhe në ekzekutimin e personit që i referohet me nofkën "Tarzani" (Erion Alibej). Sipas Mikaelit, personi që ka marrë pjesë në vrasjen e Tarzanit ka marrë pjesë edhe në vrasjen e vëllezërve Haxhia së bashku me vëllanë e tij. Në vijim, shtetasi Mikael Qosja, i shpjegon Ado Xhikës se personat qe janë vrarë (vëllezërit Haxhia) dhe një nga ekzekutorët në vrasjen e tyre njihej me ta pasi së bashku kanë marrë pjesë në ekzekutimin e Endrit Alibej. Gjithashtu, Mikaeli i thotë Ado Xhikës se kjo ka ndodhur për shkak të xhelozisë dhe inateve midis tyre.

9 MUAJ ME PARE

DOSJA/ Alibeaj u shkëmbye me ekzekutorët e të vëllait natën e vrasjes: E pyeta a ke hekur (armë)

Intrigë&tradhti! Dosja e vëllezërve 'Çopja'/

TIRANË-Erion Alibej ka treguar se është shkëmbyer me ekzekutorët e vëllait të tij, Endritit natën e vrasjes. Alibej ka treguar se rrugës për në vendin e ngjarjes i ka dalë përballë mjeti 'X6' e bardhë që në atë periudhë ka qenë në pronësi të Mikael Qoses. Alibeaj madje e ka pyetur nëse kanë patur armë me vete, ndërsa personat në mjet mes të cilëve ka qenë edhe Ervis Çopja, e kanë pyetur se çfarë kishte. 

Erion Alibej: Në atë moment, unë sa marrë vesh që po bërtiste nusja ime, e kisha përballë dhe e pashë përballë, ndalon X6 e bardhë që në atë periudhë ka qenë në pronësi të Mikael Qoses. Ai për të ndalu, sa ndalon ate pak më shikon dhe vjen direkt drejt meje, ul xhamin dhe i them "a ke hekur aty? (*armë). Më thotë mu ku 'jo pse ça ka?'. Mbaj mend që lart ka qenë me një person tjetër por mbrapa e kam identifikuar si Ervis Çopjan, Viçe i thërrasim ne atij. "Jo më thotë mu pse çar ka?, nuk i jap fare sqarim, ngre xhamin dhe iki me një shpjetësi direkt në vendin e ngjarjes. Shoh që nuk kishte asnjë njeri aty vetëm familjarët e tij./ZËRI

9 MUAJ ME PARE

Bisedat në "Sky"/ Pasi e vrau, Çopja i shkoi në varrim Endrit Alibeajt: Gruaja rumune e qante “…Endrit jubira miaaaa…”

Intrigë&tradhti! Dosja e vëllezërve 'Çopja'/
Endrit Alibej

ELBASAN- Në dojen e SPAK të siguruar nga ZËRI, mes bisedave dhe takimeve pas vrasjes së trefishtë në Bradashesh, lëvizja e radhës e Franc Çopjat do të ishte pjesëmarrja në varrimin e Endrit Alibeajt. Vetëm një ditë pas kryerjes së krimit të trefishtë, organizatori dhe financuesi i masakrës së Bradasheshit, Franc Çopja, ka shkuar në banesën e familjes së të ndjerit Endrit Alibej, për t’i pirë kafen e ngushëllimit. Në formë ngushëllimi, Çopja, pasi ka pirë kafen në banesën e familjes Alibej, i ka hedhur 50 euro. 

Në bisedat e “Sky”, Franc Çopja i përshkruan kushëririt të tij Renato Musaku dhe situatën e rëndë që ishte në familjen e Endrit Alibej, duke i thënë se gruaja rumune e Endritit qante në gjuhën e saj Rumune duke thënë: “…Endrit jubira miaaaa…” (Endrit dashuria ime).

“…qante ajo nusja atij… Endrit jubira miaaaa…, se e ka rumune…po b… vari k…n, s…me e keqe…Legena, turp me i thanë armik. Për zotin po u hallakatën m’brapa këta të tjerët, s’kishim shku kështu gjanat jo, si pata planifiku kështu…”.

Çopja flet me një person tjetër, duke i thënë se një shtetas me nofkën “Bjondi” nuk është ndarë mirë me Hajdar Bakon, por sërisht ata nuk janë vrarë me njëri-tjetrin, siç po bënin me Endrit dhe Erjon Alibej.

Franci i shkruan se: “…në fakt këto janë njohur prej Darit. Se dhe ne me “Bjondin” s’jemi ndarë mirë me i fjalë, jo me të vrame. Se ika unë, i piva kafe, i hodha një 50 euro, kur vdiq ai “Tarzani”. Gjasme ato të vrasin e të vinë të pinë kafen…”.

Personi tjetër ia kthen mesazhin duke qeshur: ”…hahahahaha, e ke bo këtë punë ti? Nejse shofim tani, ça do nxjerin. Atij tatit i ka shku llafi 100 për qind…”.

Çopja sërish i shkruan, duke i thënë se nuk ka shkuar vetëm njëherë për ngushëllim, por dy herë, edhe në varrim edhe pas varrimit.

“…si e kam ba???. Kam shku dy herë unë o robo dhe para se me varros dhe masi e varrosën, i hodha një 50 eurosh… Shok për shpirt të Shpëtimit, si kisha shku, por m’kan ardh 3 vjet rrjesht kahu siç i vajtja, me t’puthme me përqafime…”.

Personi tjetër ia kthen duke i shkruar: “…hahaha, po ça bo be plakun mer burr. Ç’ja q*** robt mo shku ku i kan…”.

9 MUAJ ME PARE

'Iu mbushën sytë me lot...'/ Zbardhet takimi në Hagë mes Suel Çelës dhe Erion Alibejt: Po e ka bërë Xhoni, ta sjell kokën e tij në tepsi

Intrigë&tradhti! Dosja e vëllezërve 'Çopja'/
Erion Alibej dhe Suel Çela

TIRANË- Erion Alibej e mori përsipër edhe vdekjen vetëm për të takuar Suel Çelën, i cili pretendonte se kishte marrë vesh emrat e personave që i kishin vrarë vëllanë (Endritin), xhaxhanë Arben Dylgjerin dhe mikun turk. Sipas rrëfimit të tij para hetuesëve të SPAK, Erion Alibej tregon takimin me Suel Çelën dhe një episod ku ky i fundit madje përlotet teksa sheh mikun e fëmijërisë që vuan për vrasjen e të vëllait.

Në rrëfimin e tij, Alibej përmend edhe një person me emrin "Xhoni" (referuar Xhoni Rustës) që përflitej se mund të kishte kryer vrasjen. Këtë person Alibej e kishte plagosur, por nuk ka asnjë detaj tjetër për të veç faktit që 'punonte' për Suel Çelën. Megjithatë ky i fundit i premtonte se po të ishte Xhoni autori i masakrës, do të ishte i pari që do e dorëzonte në duart e Erion Alibejt. 

PJESË NGA RRËFIMI I ERION ALIBEJ:

Në bisedë e sipër pastaj, po e shikoja, po flitshim, po diskutonim, i thashë 'E di që flet e gjithë Shqipëria për ty? E kam marrë mundimin të vi se du të të shoh në sy, edhe sikur jeta ime të përfundoj këtu, të paktën të vdes njëherë e mirë, mos të vdes nga pak'. Filloi në atë moment iu mbushën sytë me lot, më kapi qafën dhe më tha 'unë të kam si Marion. Nuk ka pse unë të arrij deri në këtë pikë, aq më tepër me Endritin, Endriti nuk më ka bërë asnjë gja. Në lidhje me Xhonin, Xhonit i gjujte ti, si gjujti Endriti. Nuk shkon kjo që unë ti gju Endritit prej Xhonit, se plagose ti Xhonin. Nuk shkon..Xhoni nqs do të arrinte ta bante Xhoni këtë që i ndodhi Endritit nuk do ta bënte kurrë pa mbështetjen time. Xhoni nuk gjen dot një armë, jo më të bëjë masakër. Ajo ishte një masakër nuk ishte vrasje. Nëse ty të del Xhoni, ore një fakt,  du ta dish që jam unë mbrapa dhe unë do ta bi kokën e Xhonit në tepsi. Këto kanë qenë fjalët e atij.  Kam nejt goxha aty dhe pastaj jam larg. Më ka dërgu sërish aty ku më mori ky djali. Më tha mu 'mke në mbështetje, më ke në krah, po mundohem, jam mundu dhe po mundohem me shpirt që të të jap gjana të faktume, thjesht jo vetëm fjalë por po ta them që e ke nga ata, s'ka asnjë tjetër që ta ka bërë këtë pjesë. Nejta dhe pak aty siç thashë dhe u ngrejta dhe ika. Të gjitha këto i shpjegova për t'ua bërë të qartë ju se pas atentatit të Endritit janë Talo Çela, Altin Ndoci, Mikael Qosja, financuar nga vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja. Dhe po këta persona janë të njëjtët që kanë financuar dhe realizuar atentatin  ndaj vëllezërve Baho, në të cilën Kevin Baho ndërroi jetë, Sandër Baho u plagos rëndë dhe aktualisht është i paralizuar, si dhe atentati ndaj djalit të dajës tim Andi Zylyfi, i cili ka ndërruar jetë.

Xhoni Rusta, është kushëri i Suel Çelës, i njohur për përplasjen me policinë e Elbasanit me 19 Shtator, kur ai goditi makinën e zv/drejtorit të Policisë Gjergj Oshafi. Alibej dyshohej si një nga personat që ishin të përfshirë në plagosjen me armë zjarri të Xhoni Rustës. Asokohe 22 vjeç, Xhoni Rusta u qëllua nga dritarja e një automjeti në lëvizje teksa po qarkullonte në rrugën “5 maji”./ZËRI

9 MUAJ ME PARE

"S'ka qenë Dashnori"/ Nuredini e mbrojti vëllanë! Takimi me Erion Alibej: Më trego se kush ma vrau Endritin!

Intrigë&tradhti! Dosja e vëllezërve 'Çopja'/
Nuredin Dumani dhe Erion Alibeaj

TIRANË- Pas masakrës së Bradasheshit, teksa hetimet vijonin, Erion Alibeaj filloji lëvizjet për të gjetur ekzekutorët e vëllait të tij, Endrit. Në dosjen e siguruar nga ZËRI Alibeaj është takuar edhe Nuredin Dumanin, ku i ka kërkuar llogari për të vëllain Dashnorin, i cili po ashtu rezulton i përfshirë në masakrën e Bradsheshit. Por ndryshe nga dëshmia në SPAK, para Alibeajt, Dumani e mbron të vëllanë, duke i siguruar se nuk i kishte marrëdhëniet e mira me të. Erion Alibeaj kërkoi takimin me Nuredin Dumanin për të konfirmuar informacionet që kishte marrë për ngjarjen dhe rezultoi se të gjitha ishin të sakta. 

Dëshmia e Erion Alibeajt:

Dua të jap shpjegime për vrasjen e Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdias. Në takimin e parë që unë kam bërë me Nuredin Dumanin, takimin e kemi bërë në një apartament, në katin e shtatë të pallatit ku unë kam apartament (në atë kohë jetonin me qera djemtë e dajës tim Andi dhe Aurel Zylyfi). Siç kam dhënë shpjegime edhe më parë, në fillim të bisedimeve që fillova të flas për të githa ngjarjet që i kanë ndodhur familjes time që Nuredini kishte dijeni për secilën ngjarje unë kisha mbledhur shumë informacione përpara se të flisja me Nuredinin. Bisedat me Nuredinin më kanë shërbyer për të rikonfirmuar ato që unë dija. Një nga personat që unë kisha informacione se ishte i përfshirë në atentatin ndaj familjarëve të mi, në atentatin ndaj Endritit ishte dhe vëllai i Nuredinit, Dashnor Dumani. Për Dashnorin kisha informacione tepër të sigurta, siç e kam deklaruar më përpara që Dashnori ka qenë një nga ekzekutrorët. Në fund të bisedës me Nuredinin, pasi ai mbaroi shpjegimet e tij, unë fillova të jap shpjegimet e mia dhe në fund të bisedës i thashë duke e akuzuar drejtpërdrejt që "Dashnori, vëllai yt ka qenë ekzekutor në ngjarjen e Endritit, ndërsa ti ke qenë në burg në Francë, edhe vëllai tjetër ka qenë në burg në Shqipëri. Nuredini nuk e pranoi këtë që i thashë, por më shpjegoi që ai me Dashnorin nuk i kanë marrëdhëniet e mira. Gjithashtu, Nuredinit i thashë se në atentatin ndaj familjarëve të mi kanë marrë pjesë Talo Çela, Altin Ndoci, Besmir Haxhia (për këta kish mbledhur informacione para takimit me Nuredinin kam dhënë shpjegime më përpara). Pas rreth 2 orë e gjysmë diskutim krijova një mendim për Nuredinin që më korrenspondonteme të gjitha ato informacione që unë kisha mbledhur deri në ditën e takimit me të. Por nga Nuredini mësova nga ai edhe për persona të tjerë që unë nuk kisha pasur dijeni.

Ndërkohë edhe në dëshminë e tij, bashkëpunëtori i SPAK, Nuredin Dumani, rrëfeu se vëllai i tij ka qenë natën e vrasjes por nuk ka qëlluar. Ai deklaroi se Dashi i kishte treguar se ai ka marrë pjesë tek vrasja e trefishtë e Bradasheshit, ku ka qenë në një makinë me atentatorët por nuk ka goditur sepse ngjarja ka ndodhur shumë shpejt dhe është hutuar./ZËRI

9 MUAJ ME PARE

'Nusja bërtiste 'kanë gjujt Endritin'/ Dosja e SPAK, zbardhet RRËFIMI i Erion Alibejt, shkoi i pari tek kufoma e të vëllait: I vura kokën tek gjoksi

Intrigë&tradhti! Dosja e vëllezërve 'Çopja'/
Endrit dhe Erion Alibej

TIRANË- ZËRI ka zbardhur një pjesë të dosjes së SPAK lidhur me masakrën e Bradasheshit. Në këtë episod të dosjes është zbardhur i plotë rrëfimi i Erion Alibejt, që në momentin që merr lajmin për vrasjen e të vëllait dhe xhaxhait, deri në momentin kur zbardh autorët e ngjarjes. Në këtë pjesë të dosjes, tashmë i penduari i drejtësisë, Erion Alibej tregon sesi e shoqja mori në telefon mikun e tij Besmir Lalën për t'i dhënë lajmin se Endriti së bashku me Arben Dylgjerin (xhaxhai i vëllezërve) dhe mikun e tyre turk, Erdal Duranay ishin ekzekutuar në Bradashesh. I riu, tashmë i arrestuar, tregon se është i pari që shoh dhe kontrollon viktimat nëse ishin ende gjallë, por kupton se të tre kishin humbur jetën nga plumbat e marrë.

PJESË NGA RRËFIMI I ERION ALIBEJ:

Dua të jap shpjegim për një nga ngjarjet më të rënda që i ka ndodhur familjes time, që në fakt  është tragjedi për familjen time, nga e cila edhe sot e kësaj dite shumë pjesëtar të familjes time vuajnë akoma. Më  29 dhjetor 2018 vëllait tim  Endritit në Bradashesh i kanë bërë atentat, ka qenë duke udhëtuar me mjet Range Rover. Të tre kanë ndërruar jetë. Erdali kishte ardhur në Shqipëri 1 ditë përpara. Paradite, atë ditë, Endriti bashkë me Erdalin dhe dhëndrin tonë Besmir Lala, kanë qenënë Tiranë, kanë qëndruar teklokali Manxo në qendër të Tiranës mbrapa godinës së vettingut, kanë qëndruar deri në orën 12 e gjysmë dhe më pas janë kthyer për në Elbasan. Endriti me  Erdalin, bashkë me të gjithë anëtarët e familjes time, përfshirë edhe xhaxhain timArben dylgjeri kanë qenë dajat e mi në fshatin Përparim, gjatë drekës dhe në orët e vona të mbrëmjes. Atje ka qenë gjithë familja ime, familja e xhaxhait tim, rreth 15 veta. Unë jam bashkuar me ta më vonë pasi gjatë festave të fundvitit për festat unë shpërndaja gjela deti njerëzve tanë më të afërt. Atë ditë mbaj mend që kam qenë duke shpërndarë gjela në Durrës dhe në Tiranë si dhe në Elbasan. Mbaj mend që në Elbasan kisha edhe disa porosi pa dhënë akoma. Kam marrë disa gjela tek shtëpia e Sandër Bahos, i cili atë paradite kishte qenë nëTiranë me Endritin dhe turkun dhe pasi ishte kthyer kishte shkuar me urgjencë në Elbasan. I kam dhënë porosinë Besmir Lalës, pastaj bashkë me të kemi dalë për të dhënë një porosi të fundit tek një noter që  quhet Klevi, mbiemrin nuk ia di por kam patur shumë respekt për të. Në moment që del Klevi jashtë 's'po dal i them unë, se di arsyen se pse nuk po dal' por ia hap nga makina bagazhin dhe merri se i ke në bagazh. Në moment që hap bagazhin, ai merr pulat, Besit i bie telefoni. Në moment që  i bie telefoni ishte nusja ime duke bërtit dhe duke qajt, po e dëgjoja. Unë në atë periudhë nuk mbaja telefon se kisha hallin se më  përgjonin, se me mos më kapte policia. Në atë moment dëgjoj Besin që po bërtiste dhe ulëriste, nusja ime në krah tjetër më thotë: Shpejt se tek rrethrrotullimi i Bradasheshit i kanë gjujt Endritit. 'Si?, i thashë, si i kanë gjujt Endritit ça po thu i thashë?". Më pas i them Klevit: Mbylle, mbylle, mbylle, mbylle derën i them shpejt. Po ajo rruga në momentin që isha, kisha përballë lokalin e Din Çamit, është burri i tezes së Mikael Qoses. Në atë moment,unë sa marrë vesh që po bërtiste nusja ime, e kisha përballë dhe e pashë përballë, ndalon X6 e bardhë që në atë periudhë ka qenë në pronësi të Mikael Qoses. Ai për të ndalu, sa ndalon ate pak më shikon dhe vjen direkt drejt meje, ul xhamin dhe i them "a ke hekur aty? (*armë). Më thotë mu ku 'jo pse ça ka?'. Mbaj mend që lart ka qenë me një person tjetër por mbrapa e kam  identifikuar si Ervis Çopjan, Viçe i thërrasim ne atij. "Jo më thotë mu pse çar ka?, nuk i jap fare sqarim, ngre xhamin dhe iki me një shpjetësi direkt në vendin e ngjarjes. Shoh që nuk kishte asnjë njeri aty vetëm familjarët e tij. Shkoj tek makina, dera ishte e hapur dhe shoh që Endriti kishte marrë plumba, i gjakosur komplet dhe i vë kokën tek gjoksi, e kap kështu nga fytyra dhe i vë kokën tek gjoksi për ta ngju, s'kishte asnjë reagim. Shikoj xhaxhain tim, ishte i vdekur, edhe turku ishte i vdekur, vetëm sa i shikoj me sy./ZËRI

9 MUAJ ME PARE

Droga dhe vrasjet/ Dumani 'spiunon' edhe vëllain e tij: Talo mori 250 mijë euro, Gent Sharra ishte organizator

Intrigë&tradhti! Dosja e vëllezërve 'Çopja'/
 Talo Çela dhe Nuredin Dumani

TIRANË-Në dosjen e siguruar nga ZËRI të vëllezërve Çopja, një rol kyç për zbardhjen e krimeve ka luajtur dhe Nuredin Dumani. Por një tjetër emër që del surprizë në këtë dosje, si i përfshirë në Dhjetor 2018 në vrasjen e trefishtë të Endrit Alibej, Arben Dylgjeri dhe turkut Erdal Duranay, është Dashamir Dumani, vëllai i bashkëpunëtorit kryesor të SPAK, Nuredin Dumani. Dashnor Dumani atë natë ka qenë në makinën e atentatorëve së bashku me Altin Ndocin, Talo Çelën dhe Mir Haxhinë. Dumani në dëshminë e tij rrëfen emrat e personave të përfshirë, në vrasje nga ajo e Bradasheshit tek atentati i vëllezërve Baho si dhe rolin e secilit.

Bashkëpunëtori i SPAK tregon se vrasja e Bradasheshit ndodhi për llogari të vëllezërve Çopja, por qëllimi nuk ishte vetëm droga, por edhe fakti që grupi tjetër duhej, t'u lironte rrugën, pasi ishin më superior dhe mëndjemëdhenj. Konflikti ka nisur pasi grupi Alibej dhe grupi Çopja kishin porositur një ngarkesë droge ku secili prej tyre kishin 4 mln euro. 8 në total. Drogën e mori grupi i Çopjave pasi të tjerët u eliminuan. Dumani deklaron se Talo Çela ka marrë 250 mijë euro dhe nga 5 kg kokainë për secilin person që ka marrë pjesë në ekzekutim. 

Dëshmia e Nuredin Dumanit:

Talo më tha se i kishte marrë Kel Kamamit 250 mijë euro për të realizuar këtë punë dështën ta bënin për t'u lidhur me grupin e vëllezërve Çopja pasi vrasja ishte për llogari të tyre, me qëllim që më pas të punonin me drogë, por kjo bëhej vetëm po të shkatërrohej grupi tjetër. Grupi që vranë ishin superior dhe mëndjemëdhenj. Konflikti ka nisur pasi grupi Alibej dhe grupi Çopja kishin porositur një ngarkesë droge ku secili prej tyre kishin 4 mln euro. 8 në total. Drogën e mori grupi i Çopjave pasi të tjerët u eliminuan. Talo ka marrë 250 mijë euro dhe nga 5 kg kokainë për secilin person që ka marrë pjesë në ekzekutim. Edhe pjesëmarrës të tjerë në ngjarje thonin se kemi marrë bukë pra kokaionë. Në kohën kur unë kisha dalë nga burgu Talo vinte shpesh tek shtëpia ime në kat të dytë së bashku me Altin Ndocin. Gjatë diskutimeve dilnin shumë tema dhe një nga këto tema ishte kjo ku e tregonin me krenari atentatin ndaj vëllezërve Baho ku kishin patur kundërpërgjigje të fortë aq sa ishte dëmtuar edhe makina e tyre.

Dua t'ju sqaroj se në takimin e parë që unë kam bërë me Fatos Gosën në vitin 2019, para vrasjes së Andi Zylyfit në zonën e Nishtullës tek dyqani i Vilson Ballës që jep makina me qera, prezent kanë qenë Vilson Balla, vëllai i tij Marinel Balla dhe një punëtor që lante makinat. Fatos Gosa erdhi së bashku me vëllanë tim Dashnor Dmani, Eljo Bitri dhe dy persona të tjerë, të cilët nuk e di kush ishin pasi nuk i njihja dhe emrat e tyre nuk i mbaj mend. Makina me të cilën erdhën ishte e Eljo Bitrit tip Benz CLS. Nuk mund ta shpjegoj arsyen e vizitës së tyre atye pasi nuk kam dijeni, por ata kishin ardhur sepse njiheshinme vëllanë tim Dashnor Dumanin. Gjatë kohës që ishim aty dhe biseduam dhe e morën vesh që kisha qenë në burg. Unë për t'i respektuar se ishin shokët e vëllait tim Dashit, i kërkova Vilson Ballës që të shkonte tek lokali përballë dhe të merrte disa pije. Fatos dhe dy personat e tjerë para se të largoheshin në shenjë respekti më lanë mua nga 50 euro secili. Siç ua kam shpjeguar edhe më parë, Fatos Gosa është i përfshirë si informator jo vetëm tek vrasja e Andi Zylyfit,  por edhe në vrasjen e trefishtë të Bradasheshit.

Vëllai i Nuredin Dumanit, Dashnor Dumani në Masakrën e Bradasheshit:

Dinamikën e zhvillimit të ngjarjes e di me detaje sepse ma ka shpjeguar vëllai im Dashnor Dumani. Dashi më ka treguar se në atë ngjarje kanë marrë pjesë shumë persona, ku një prej tyre është Fatos Gosa ka dhënë në vijimësi informacione në lidhje me lëvizjet e Endrit Alibej natën e atentatit si dhë në ditë të tjera para atentatit. Atë natë para se ti bëhej atentati Endrit Alibej së bashku me mamanë e tij, bashkëshorten e tij, e cila është shtetase rumune dhe në atë kohë ka qenë shtatzënë. Kanë qenë fillimisht tek daja dhe më pas janë larguar për të darkuar në drejtim të Peqinit. Fatos Gosa ka njoftuar atentatorët për vendndodhjen. Atë natë Erion Alibej nuk ka qenë së bashku me familjen e tij. Dua të sqaroj këtu se, nga vëllai im Dashi, kam mësuar se vrasjan e Endrit Alibej është tentuar që të bëhej edhe ditë të tjera, konkretisht 5-6 ditë para ngjarjes. Persona pjesëmarrës në këtë ngjarje kanë qenë Talo Çela, Altin Ndoci, Miri Haxhia, Dorian Shkoza, Mikael Qosja, Gent Sharra, Eljo Bitri, vëllai im Dashnor Dumani si dhe persona të tjerë që mund të dijë vëllai im. Në këtë ngjarje, atë natë Gent Sharra ka pasur rolin e organizimit të vrasjes sepse ai ka mundësuar vënien në dispozicion të makinës tip "Benz". Atë natë makinën ka shkuar dhe e ka marrë në këtë shtëpi Gent Sharra së bashku me vëllain tim. Pasi Gent Sharra ka marrë makinën ia ka dhënë Dashit, i cili më pas e ka dëguar tek vendi tjetër që përdorej si bazë nga atentatorët. Dashi më ka treguar se atë natë ka qenë në makinën e atentatorëve së bashku me Altin Ndocin, Talo Çelën dhe Mir Haxhinë.

Për këtë ngjarje unë kam folur me Dashin nëpërmjet një telefoni të kriptuar, ku edhe e kam pyetur nëse ai ka marrë pjesë në atë ngjarje (masakrën) dhe çfarë roli ka patur. Dashi më ka treguar se ai ka marrë pjesë tek vrasja e trefishtë e Bradasheshit, ku ka qenë në një makinë me atentatorët por nuk ka goditur sepse ngjarja ka ndodhur shumë shpejt dhe është hutuar. Në bisedë me Dashin me telefon të kriptuar SkyECC vetëm kaq kam biseduar në lidhje me këtë ngjarje. Ndërsa detajet Dashi mi ka treguar kur ka qenë në Shqipëri para se të largohej në Gjermani në vitin 2016, por në atë kohë nuk më tregoi se ai kishte marrë pjesë këtë gjë ma  pohoi më pas kur ai ndodhej në Gjermani kur kemi biseduar me telefon të kriptuar. Nga Dashi kam mësuar se në atentatin ndaj Endrit Alibej dhe të afërmve të tij kanë marrë pjesë 2 makina, në të cilat kanë qenë Talo Çela, Miri Haxhia, Altin Ndoci, Dorian Shkoza dhe Dashi. Gjithashtu ka patur edhe persona të tjerë që kanë ndihmuar atentatorët atë natë, por nuk i di me emra konkret.

9 MUAJ ME PARE

Të gjithë fajtorë për masakrën e Bradasheshit, çfarë deklaruan para hetuesve Talo Çela me shokë

Intrigë&tradhti! Dosja e vëllezërve 'Çopja'/
Talo Çela, Hajdar Bako dhe Mikael Qosja

ELBASAN- Në dosjen e siguruar nga ZËRI, nga hetimet e SPAK rezulton se autorët të masakrës së Bradasheshit, ku u vranë Endrit Alibej, Arben Dylgjeri dhe shtetasi turk Erdal Duranay, është kryer nga Franc Gargely alias Franc Çopja dhe Franc Çopja, në rolin financuesit dhe porositësit. Mikael Qosja alias Kel Kamami dyshohet të ketë patur rolin e organizatorit në ngjarje, Talo Çela ka parur rolin e organizatorit të grupit të tij të vrasësve me pagesë dhe ka qenë shofer i automjetit në momentin e krimit. Por edhe pse të gjithë të akuzuar në dëshmitë e tyre pas vrasjes së trefishtë, asnjëri prej tyre nuk kishte djeni.

I pari ka qenë Talo Çela, i cili ka deklaruar se pikërisht natën e vrasjes kamerat e banesës së tij nuk kanë punuar, dhe për ngjarjen e ka marrë vesh në mëngjes teksa pinte kafen në lokal.

Më datë 30.12.2018 është pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni edhe Talo Çela. Ky i fundit ka deklaruar se gjatë kohës së ngjarjes ka qenë brenda në banesën e tij dhe ditën tjetër në mëngjes ka dëgjuar në lokal në lidhje me ngjarjen. Ky shtetas sqaron se kamerat e vendosura në banesën e tij në rrugën e vjetër për në Bradashesh nuk kanë qenë aktive ditën e ngjarjes, edhe nëse do të ishin ato kanë fushëpamje vetëm për brenda oborrit dhe jo jashtë. Me viktimën Endrit Alibej ka njohje për faktin se njeh Donin, djalën e tyre, i cili është me origjinë nga Peqini.

Më pas është marrë në pyetje Hajdar Bako, më datë 18.01.2019. Ai është pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale Hajdar Bako. Ky shtetas është pyetur si person për të cilin është informuar në rrugë operative për një konflikt të mbrehtë me viktimën Endrit Alibej dhe vëllain  e tij, Erion Alibej.

Hajdar Bako ka deklaruar se e njeh viktimën Endrit Alibej pasi ka pasur lidhje shoqërore me vëllanë e tij Erion Alibej. Për viktimën Endrit Alibej është shprehur se kishte shumë kohë që nuk e kishte parë pasi jetonte jashtë, ndërsa, vëllanë e tij Erionin kishte që në verë që nuk e kishte parë pasi dhe deklaruesi nuk jetonte në Shqipëri. Lidhur me ditën e ngjarjes deklaruesi sqaron se i ka ndërruar jetë babai i tij dhe një shoku i tij i quajtur Mikael Qosja, që i ka thënë se kishte takur Erion Alibejn dhe Erioni i kishte thënë Mikalit që do t'i shkoj për ngushëllim Hajdarit por atë ditë që ka ndodhur ngjarja dhe Erioni nuk ka shkuar, por më pas i ka shkuar daja i tyre, Doni (Qani Alibej). Deklaruesi nuk ka dijeni në lidhje me konflikte të viktimës por ka dijeni për ditën e dasmës që kishte lënë Doni.

Më datë 15.01.2019 është marrë në pyetje Mikael Qosja. Ky i fundit ka deklaruar se ka rreth një muaj që është kthyer nga Belgjika ku ka aplikuar për dokumente qëndrimi./ZËRI

9 MUAJ ME PARE

DOSJA/ Endrit Alibeaj dhe Arben Dylgjeri erdhën në Shqipëri për dasmën, dëshmitë e familjarëve: O daje hajde se i kanë vra të 3

Intrigë&tradhti! Dosja e vëllezërve 'Çopja'/
Viktimat e masakrës së Bradasheshit

ELBASAN- Tre ditë para ndryshimit të viteve në dhjetor të 2018-ës, 3 persona, mes tyre edhe një shtetas turk, u vranë me breshëri kallashnikovi brenda makinës tip “Range Rover”. Dy shqiptarët e vrarë ishin Endrit Alibej 34 vjeç; Arben Dylgjeri, 56 vjeç, të dy kushërinj me njëri-tjetrin dhe Erdal Durunay, 51 vjeç. 

ZËRI ka siguruar dosjen hetimore të prokurorisë në lidhje me ngjarjen në fjalë, ku gjenden edhe dëshmitë e familjarëve pak minuta pas atentatit si edhe zbulimet e prokurorisë që çuan tek organizatori i dyshuar. Motra e Endritit, Aukleda Isa Spahiu dhe daja i tij, Qani Petrit Alibeja ka deklaruar se nipini i tij kishte ardhur në Shqipëri në datat 23-24 dhjetor pasi ishte një prej të fuarëve në dasmën që do të zhvillonte. Në dëshminë e tij ai deklaron se edhe kunati i tij Arben Dylgjeri, kishte ardhur në datën 26 dhjetor nga Anglia po për të njëjtën arsye.

Në dëshminë  tij thuhet se mbrëmjen që ndodhi vrasja e trefishtë, Endrit Alibej ka qenë bashkë me familjen dhe turkun Durunay për një darkë tek dajet e tij në fshatin Përparim të Peqinit. Bashkë me ta ishin edhe motra e Endritit, nëna, bashkëshortja e tij, një shtetase rumune, bashkëshortja e Erion Alibejt, Arben Dylgjeri dhe të tjerë.

Ata kanë dalë rreth orës 20:30 nga shtëpia e dajave duke hipur në tre makina. Bashkëshortja e Endrit Alibejt, një shtetase rumune, fillimisht kishte hipur tek makina “Land Rover”, por pas një sherri momental me të ka zbritur duke hipur tek njëra prej dy makinave të tjera, me thë cilat po udhëtonin familjarët. Sipas prokurorisë, në makinën e parë tip “Land Rover” mbetën Endrit Alibej, Arben Dylgjeri dhe turku Durunay. Pas tyre, në një largësi prej disa kilometrash ndodhej makina ku udhtëtonte nëna e Alibejt, dhe pas saj një tjetër makinë, ku udhëtonte motra. Daja i tij sqaron se nuk e di kush ka qenë tijetër në djeni për kthimin e tyre në Shqipëri, pasi në dasmë të ftuar ishin 150 veta.

Motra e Endrit Alibejt thekson se pasi ishin nisur nga fshati Përparim janë parakaluar nga një makinë me shpejtësi duke mos dhënë detaje të tjera. Sheh se makina e tij kishte ndaluar në anë të rrugës tek rrethrrotullimi i Metalurgjisë, por nuk ndalon. Ajo merr në telefon të bijën duke i thënë “shiko pse ka ndaluar makina e çunit”. Siç ka deklaruar para prokurorëve, në momentin që vjen në vendin ku ndodhej makina, motra e tij fillimisht mendon se bëhej fjalë për një aksident. Menjëherë, motra e Alibejt telefonon dajen dhe i thotë se Endriti ka bërë aksident dhe se duhej të vinte aty. Pasi i kanë gjetur të vrarë, motra e të ndjerit ka telefonuar dajën tjetër, Hysni Zylyfin: O daje hajde se i kanë vra të tre!

Ndërkohë vëllai i Endritit, Erion Alibej deklaron se nuk ka djeni për autorët e ngjarjes, por deklaron se Çopjave u kanë vjedhur në Londër 50 kg kokainë.

Dëshmia: Endriti vëllezërit Çopja i kishte ndikuar shumë dhe ata ishin fuqizuar shumë. Vëllezërit kishin kohë që i rrinin ftohtë atij dhe Endririt por pa u dhënë arsye. Erioni sqaron se një vit e gjysme para vëllezërve u kanë vjedhur në Londër 50 kg kokainë, ngjarje e pazbardhur. Sipas Erionit, vëllezërit e kanë mësuar kush ua ka vjedhur kokainë. Pas kësaj ngjarje, Erion Alibeaj është kthyer nga Anglia dhe ka ardhur në Shqipëri.

Por asnjëri nga të afërmit nuk e ka fiksuar mjetin që i parakaloji, nga i cili dyshohet të jetë kryer vrasja e trefishtë. Sipas dëshmive të familjarëve pas 20 metrash pasi janë nisur një makinë gri më e ulët se ajo që udhëtonin, i ka parakaluar me shpejtësi./ZËRI

Poll

MOS HUMB