Atentati ndaj Gjeloshit, biznesmeni iku me makinë të blinduar në spital. Autorët e monitoronin me kamera kurth

KURBIN- Biznesmeni Ardian Gjeloshi duhej vrarë me çdo kusht! Për këtë në atentatin ndaj tij janë marrë të gjitha masat, me përjashtim të momenteve finale, ku autorët e maskuar që qëlluan me breshëri, arritën që ta godisnin vetëm me dy plumba, të cilët nuk e prekën në organet jetike. Nga kqyrja e ambienteve pranë biznesit të tij në Gurëz të Kurbinit, grupi hetimor ka zbuluar disa kamera kurth që ishin vendosur për monitorimin e lëvizjeve të Gjeloshit.
Në makinat Range Rover dhe Golf 4 që u gjetën të djegura pas ngjarjes, janë gjetur 4 armë kallashnikovë, me të cilat u qëllua në drejtim të Gjeloshit, dhe ku plumbat i morën jetën ekonomistit Selman Mihana.
Gazetarja Klodiana Lala, e cila ka parë nga afër pamjet e momentit të vrasjes, thotë se autorët e dyshuar në orën 06:50 të mëngjesit, kanë hyrë në derën kryesore të biznesit të veshur me rroba policie, ndërkohë që në atentat dyshohet se kanë qenë të përfshirë 7 persona.
Ata kanë pritur që të hynte brenda kompanisë Gjeloshi, pasi nuk mund ta godisnin teksa ecte me makinën e tij, pasi lëvizte me mjet të blinduar. Kamerat spiune janë vendosur për të mbajtur nën monitorim shënjestrën, ndërsa Gjeloshi dyshohet se është mbajtur në vëzhgim edhe me dron.
Pas plagosjes Gjeloshi ka ikur me makinën e tij të blinduar në drejtim të spitalit. Nga hetimet e deritanishme rezulton se Range Rover është vjedhur në Lezhë, ndërkohë që të dy automjetet janë gjetur të djegura në Zall, afër Urës së Milotit.
Vetë Gjeloshi nuk ka pranuar që të zbulojë konflikte të mundshme që ka pasur me persona të tjerë, ndërsa policia po heton në disa pista./ZËRI
Atentati ndaj biznesmenit Gjeloshi, gjenden të djegura dy makina, dyshohet se u përdorën nga autorët

KURBIN- Dy ditë pas atentatit ndaj biznesmenit Ardjan Gjeloshi, ku mbeti i vrarë ekonomisti Selman Mihana, policia nuk ka rënë ende në gjurmët e autorëve, që sipas të dhënave të deritanishme, dyshohet se kanë qenë vrasës me pagesë.
Gjatë ditës së djeshme janë gjetur dy makina të djegura pranë urës së Milotit, të cilat dyshohet se u përkasin autorëve të ngjarjes. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije për ZËRIN, se pista kryesore për të cilën po hetohet atentati, është ajo e konflikteve në biznes që mund të ketë pasur Gjeloshi.
Atentatorët kanë pritur ardhjen e Ardjan Gjeloshajt për ta qëlluar, pasi ai lëvizte me makinë të blinduar. Duke qenë se lëvizte me automjet të blinduar, vrasësit e dyshuar e kanë pasur të vështirë që të godasin objektivin. Kur atentatorët kanë hyrë në zyrë, kanë qëlluar mbi Gjeloshajn dhe ekonomistin 70-vjeçar. Pas kësaj, ata janë larguar me makina.
Dyshohet se biznesmeni ka pasur dijeni për një vrasje të ndodhur në Rrëshen, por edhe për vrasje që kanë ndodhur në Lezhë dhe në Fushë-Kuqe. Autorët nuk kanë lënë gjurmë, që mund të çojnë në identifikimin dhe arrestimin e tyre. Nuk është hera e parë që Gjeloshajt i bëhet atentat. Ai dhe më herët ka qenë “shënjestër” në atentate dhe ka shpëtuar mrekullisht.
/ZËRI
Ardjan Gjeloshi vëzhgohej me dron! Si dështoi plani për të vrarë biznesmenin në Laç. Pistat e hetimit

LAÇ – Biznesmeni Ardjan Gjeloshi vëzhgohej prej disa ditësh me dron. Sipas të dhënave që disponon grupi hetimor, një person ka shkuar në biznesin e Gjeloshit dhe ka kërkuar detaje, për faktin sesa punonjës kishte aty.
Pjesëmarrës në atentat dyshohet se kanë qenë 4 persona, që lëviznin me 2 automjete Range Rover, raporton News24. Atentatorët kanë hyrë në zyrën e Gjeloshit, jo nga dera kryesore, por nga një pjesë, që nuk është e rrethuar. Në pjesën fundore, rrethimi ndërpritet.
Atentatorët kanë pritur ardhjen e Ardjan Gjeloshajt për ta qëlluar, pasi ai lëvizte me makinë të blinduar. Duke qenë se lëvizte me automjet të blinduar, vrasësit e dyshuar e kanë pasur të vështirë që të godasin objektivin. Kur atentatorët kanë hyrë në zyrë, kanë qëlluar mbi Gjeloshajn dhe ekonomistin 70-vjeçar. Pas kësaj, ata janë larguar me makina.
Për atentatin, policia është duke hetuar në tre pista. Pista e parë është ajo për konfliktet në biznes. Pista e dytë është ajo e hakmarrjes. Kjo, pasi 22 vite më parë, vëllai i Gjeloshajt është përfshirë në një ngjarje.
Ndërsa, pista më e mundshme, ku policia ka fokusuar hetimet, është fakti se Ardjan Gjeloshaj mund të kenë pasur dijeni për disa ngjarje kriminale në vend, kryesisht në veri. Dyshohet se biznesmeni ka pasur dijeni për një vrasje të ndodhur në Rrëshen, por edhe për vrasje që kanë ndodhur në Lezhë dhe në Fushë-Kuqe. Autorët nuk kanë lënë gjurmë, që mund të çojnë në identifikimin dhe arrestimin e tyre. Nuk është hera e parë që Gjeloshajt i bëhet atentat. Ai dhe më herët ka qenë “shënjestër” në atentate dhe ka shpëtuar mrekullisht./ZËRI/
“Nuk kam konflikte”, atentati ndaj biznesmenit Gjeloshi, vrasësit me pagesë dyshohen nga Fushë-Kruja

KURBIN- Është zbardhur dëshmia e biznesmenit Ardjan Gjeloshi, i cili mbeti i plagosur në një atentat mëngjesin e të shtunës, ku plumbat i morën jetën ekonomistit të biznesit të tij, Selman Mihana. Në dëshminë e tij para grupit hetimor, Gjeloshi është shprehur se nuk ka konflikte të hapura me askënd, pavarësisht se rreth 20 vitë më parë ka qenë i përfshirë në vrasjen e një gruaje, dhe plagosjen e një efektivi të policisë.
“Nuk kam konflikte me askënd”, mësohet të jetë shprehur Gjeloshi. Burime bëjnë me dije për ZËRIN, se grupi hetimor ka dyshime që vrasësit kanë qenë me pagesë, nga zona e Fushëkrujës.
Autorët e këtij atentati dyshohet se kanë qenë 4 persona, 3 prej të cilëve kanë qenë të maskuar dhe kanë qëlluar me breshëri arme në drejtim të biznesit të inerteve. Ndërkohë që personi i katërt ka qëndruar në makinën Range Rover, në mënyrë që të bënte largimin e tyre nga vendi i krimit. Sa i takon dinamikës së ngjarjes, mësohet se autorët kanë zbritur nga mjeti i tyre Range Rover me ngjyrë të zezë, të cilin e kanë parkuar në hyrje të kompanisë së përpunimit të inerteve në Gurëz të Kurbinit. Më pas 3 prej tyre kanë lëvizur në këmbë në drejtim të godinës së administratës, ku ndodhej dhe vetë Gjeloshi.
Ata kanë qëlluar me breshëri arme në drejtim të Gjeloshit, të cilin e kanë prekur vetëm 2 prej plumbave, pasi ka arritur që të largohet drejt zyrës së tij. Ndërkohë që Mihana, nuk ka mundur dot që t’iu mbijetojë plagëve të marra.
Ngjarja mund të kishte pasur përmasa edhe më tragjike, pasi në momentin që autorët kanë qëlluar me breshëri arme, të pranishëm në godinë kanë qenë dhe punonjës të tjerë që po nisnin turnin e punës, të cilët kanë shpëtuar për mrekulli.
Sipas dëshmive të disa prej punonjësve, që kanë qenë dëshmitarë të skenës së krimit, njëri prej autorëve ka folur në gjuhë të huaj. Në orët që kanë pasuar policia ka shoqëruar të paktën 10 persona, që mund të kenë dijeni për ngjarjen, por asnjëri prej tyre nuk ka dhënë indicie për hetimin.
Pista kryesore ku po heton Prokuroria e Lezhës është ajo e hakmarrjes, pasi në vitin 2002, 51-vjeçari Ardjan Gjeloshi bashkë me të vëllanë ishin përfshirë në një ngjarje, nga ku mbeti e vrarë një grua dhe i plagosur një efektiv policie, por në sitë po kalojnë edhe konflikte të tjera që mund të ketë patur shënjestra e këtij sulmi me armë zjarri. Padyshim një tjetër pistë ku po hetohet është ajo e konflikteve të ndryshme që Gjeloshi mund të ketë pasur në biznes./ZËRI