LIVE UPDATES

Shtyu drejt vetëvrasjes 27-vjeçaren, arrestohet monstra e TikTok Altin Çoku, dyshohet dhe për një tjetër shantazh ndaj vajzave

➤Policia e Kamzës ka arrestuar 39-vjeçarin Altin Çoku, pasi dyshohet për veprën penale 'shkaktim i vetëvrasjes'. Dyshohet se ai ka pasur një takim me vajzën në një hotel, i ka bërë foto intime dhe i bënte presion. ➤27-vjeçarja që ka kryer vetëvrasje ishte e martuar në Kosovë dhe kishte një fëmijë. ➤Personazhi i TikTokut, Altin Çoku po hetohet nga policia edhe për një tjetër shantazh, pasi dyshohet se ka shantazhuar edhe një tjetër vajzë në Laç. ➤39-vjeçari Çoku ka mohuar që ai të ketë publikuar foton intim. Autori i dyshuar është shprehur se foton ia kanë marrë shokët nga celulari dhe ia kanë shpërndarë. ➤Vetë Altin Çoku, që njihej edhe për bisedat e tij në TikTok, kryesisht me Clevion e ka treguar ngjarjen. Ai pretendon se foton intime ia kanë marrë nga celulari shokët, të cilët më pas e kanë shpërndarë. ➤Daja i 27-vjeçares tha se autori Altin Çoku duhet të marrë dënim maksimal, ose përndryshe do të ketë vetëgjyqi. ➤27-vjeçarja, e cila kreu vetëvrasje postonte shpesh në rrjetet sociale. Ajo hidhte shprehje të ndryshme, që dukeshin pesimiste. Ndër të tjera, ajo ka shkruar se dashuria është interes. ➤Ministri i Brendshëm Taulant Balla nxori videon e arrestimit të personazhit të Tik Tokut, Altin Çoku, i cili dyshohet se ka çuar drejt vetëvrasjes një 27-vjeçare.

10 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

E FORTË/ Lala: Altin Çoku ka tentuar të djegë një fëmijë të vogël për të shantazhuar një ish-partnere

Shtyu drejt vetëvrasjes 27-vjeçaren, arrestohet monstra e TikTok
Altin Çoku

TIRANË- Detaje të reja janë bërë me dije në lidhje me arrestimin e Altin Çokut, personazhit të njohur në “Tik Tok”, i cili akuzohet se ka shtyre drejt vetëvrasjes Sibora Abedinin, pasi i publikoi një foto në hotel në rrjetet sociale. Sipas gazetares Klodiana Lala, Çoku ka qenë i dyshuar për vrasje pasi ka tentuar të djegë një fëmijë të vogël për të shantazhuar një ish-partnere të tijën për të mos u ndarë. Fëmija në këtë rast kishte lidhje familjare me partneren në fjalë. Deklaratën Lala e bëri në “Open”.

Klodiana Lala: 27-vjeçarja është nënë e një fëmije, ka qenë e martuar me një shqiptar nga Kosova, por për shkak të problemeve është kthyer në familjen e saj në Shqipëri. Në pamundësi ekonomike, nëna e saj pastronte shtëpinë e autorit të dyshuar për vetëvrasjen e saj. Ai shprehej se edhe nëse arrestohet nuk e mbajnë dot më shumë se 3 ditë për shkak se është i sëmurë. Nëna e vajzës i ka kërkuar ta ndihmonte në pastrimin e banesës së Altin Çokut. Ajo paguhej vetëm 10 mijë lekë të vjetra për pastrimin, të cilin as nuk ka mundur ta marrë. Në momentin që ka bërë foton ai e ka shpërndarë te miqtë e tij dhe ajo ka përfunduar në TikTok. Gruaja i ka kërkuar ta heqë pasi po i krijonte probleme jo vetëm me familjen e saj, por edhe të bashkëshortit që kishte më herët.

Ai ka thënë se nuk e ka hedhur ai, por miqtë e tij. Në një moment të rënduar psikologjikisht vajza është ngjitur në katin e katërt të një banese ku ata ndodheshin duke thënë se do pinte një cigare. Ajo ka lënë telefonin ku janë gjendur të gjitha komunikimet, ndërsa më pas është hedhur nga lartësia duke ndërruar jetë si pasojë e plagëve. Altin Çoku ka qenë i dyshuar për vrasje, ka tentuar të djegë një fëmijë të vogël për të shantazhuar një ish-partnere të tijën për të mos u ndarë. Fëmija në këtë rast kishte lidhje familjare me partneren në fjalë.

27-vjeçarja i dha fund jetës të shtunën në mbrëmje, duke u vetëhedhur nga kati i katërt i një pallati në Kamëz. Në lidhje me ngjarjen, u arrestua personazhi i TikTokut, Altin Çoku. Familjarët e të ndjerës deklaruan se duan dënim maksimal për autorin./ZËRI

1 VITE ME PARE

VD/ I nxori foton intime vajzës që u vetëvra, momenti i arrestimit të Altin Çokut

Shtyu drejt vetëvrasjes 27-vjeçaren, arrestohet monstra e TikTok
Altin Coku

KAMËZ- Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka publikuar videon e momentit të arrestimit të personazhit të TikTokut, Altin Çokut, që akuzohet se ka dërguar drejt vetëvrasjes një 27-vjeçare.

Ministri Balla shkruan se ndryshimet ligjore në adresimin e rreziqeve të dhunës online, duhet që të konsultohen dhe të miratohen së shpejti. Balla shprehet se nuk ka justifikim ndaj dhunës, as në shtëpi, as në vendin e punës, as në jetën e përditshme dhe as online.

Postimi i ministrit Taulant Balla:

Policia e Shtetit ka identifikuar dhe ndaluar një person të dyshuar për shantazh dhe dhunë me bazë gjinore në rrjetet sociale me pasojë të rënda për jetën e një shtetasje. I kam kërkuar Policisë së Shtetit të rrisim forcën zbuluese dhe reaguese për parandalimin dhe eliminimin e dhunës ndaj grave e vajzave në të gjitha, e cila mbetet forma më e përhapur e shkeljes së të drejtave të njeriut në mbarë botën! Gjithashtu ndryshimet ligjore në adresimin e rreziqeve të dhunës on-line, duhet të konsultohen dhe miratohen sa më shpejt.
#AsnjëJustifikim ndaj dhunës – as në shtëpi, as në vendin e punës, as në jetën publike, as online. Askund!/ZËRI/

 
1 VITE ME PARE

‘Dashuria është interes’, çfarë postonte 27-vjeçarja që kreu vetëvrasje në Kamëz

Shtyu drejt vetëvrasjes 27-vjeçaren, arrestohet monstra e TikTok
Altin Coku

KAMËZ – Vajza 27-vjeçare, që i dha fund jetës dy ditë më parë, duke u hedhur nga kati i katërt i një pallati në Kamëz, ishte aktive edhe në rrjetet sociale.

Në një prej postimeve të saj, thuhej se nuk ka më dashuri të vërtetë, por se dashuria është shndërruar në interes. Po ashtu, postimet e tjera të viktimës janë me sfond pesimist.

RRJETI SOCIAL I VIKTIMES

27-vjeçarja i dha fund jetës të shtunën në mbrëmje, duke u vetëhedhur nga kati i katërt i një pallati në Kamëz. Në lidhje me ngjarjen, u arrestua personazhi i TikTokut, Altin Çoku. Familjarët e të ndjerës deklaruan se duan dënim maksimal për autorin./ZËRI/

1 VITE ME PARE

‘Ai plehrë’, daja i 27-vjeçares që vrau veten pas fotos intime: Vetëgjyqësi, nëse autori s'merr dënim maksimal

Shtyu drejt vetëvrasjes 27-vjeçaren, arrestohet monstra e TikTok
Daja i 27-vjecares se vetevrare

TIRANË- Daja i 27-vjeçares, gruas së re, që u hodh nga kati i katërt i një pallati në Kamëz, tha se mbesa e tij ka qenë e martuar në Kosovë. Ai tha se ka pasur edhe një vajzë të vogël. Daja u shpreh se nuk ka informacione se çfarë lidhje ka pasur mbesa e tij me 39-vjeçarin e arrestuar. Ai tha se e reja, në dijeninë e tij, nuk ka pasur probleme me bashkëshortin, përpos disa debateve të vogla.

“Mbesa ime ka jetuar në Kosovë, ka një vajzë të vogël dy vjeçe. Nuk ka pasur probleme me burrin, vetëm disa probleme të vogla familjare. Nuk kam informacion se çfarë lidhje ka pasur me 39-vjeçarin. Nuk di çfarë të them. Kemi qeshur e kemi luajtur. Kam ardhur i kam parë gocat, kemi qarë hallet familjare. Unë akuzoj personin në fjalë që është arrestuar, sepse 100% ai është. Nuk di çfarë të them. Ditën e enjte e kam parë për herë të fundit mbesën. Kemi dalë, kemi pirë kafe. Nuk ka shfaqur asnjë shenjë, qoftë mërzitje. Vetëm thjesht o dajë do iki prapë në Kosovë. I kam thënë mirë, shko. Është e martuar. Ka vajzën dy vjeçe. I shoqi ka ardhur dje. Të hidhesh nga kati i katërt për atë plehrë është e tepërt”, tha daja.

Më tej, daja i viktimës ka deklaruar se nëse autori nuk merr dënim maksimal, atëherë do të ketë vetëgjyqësi.

“Unë habitem se si e ka bërë këtë makabër, si i ka bërë këto gjeste ai person. Nuk e di ca shpirti, ca njeriu paska qenë. Jam shumë i tronditur. Nuk di të shprehem. Nga drejtësia, si prokuroria, gjykata dhe ministri Balla, unë si dajë kërkoj që autori të mos dalë nga burgu. Unë dua dënimin më të rreptë. Nuk ekziston varja, unë kërkoj burg të përjetshëm. Sepse siç ma mori jetën e mbesës, do ja marr unë jetën. Atë e di shpirti jonë si e kemi rritur. I kërkoj Taulant Ballës që mos ta nxjerrin nga burgu”, tha daja i 27-vjeçares të ndjerë.

Një 27-vjeçare u hodh nga kati i katërt i pallatit ku jetonte me qira në Kamëz. Për ngjarjen është arrestuar 39-vjeçari Altin Çoku. Autori pretendon se ka qenë në një lidhje intime me viktimën dhe se foton e ka bërë në hotel. Sipas tij, publikimi i fotos i ka shkaktuar probleme edhe me bashkëshorten. 27-vjeçarja ka qenë e martuar me një shqiptar nga Kosova, kanë pasur një fëmijë bashkë dhe kanë qenë në proces divorci. Gjatë kësaj kohe, ajo është takuar me Altin Çokun dhe se kanë pasur vetëm një takim së bashku. 27-vjeçarja dyshohet se u vetëhodh mbrëmjen e së shtunës, nga kati i katërt i një pallati në Kamëz. Pavarësisht se u transportua me urgjencë në spital, nuk arriti t’ju mbijetojë plagëve të shumta që kishte marrë./ZËRI/

1 VITE ME PARE

Vdekja e 27-vjeçarjes, tezja akuzon Altin Çokun: Është legen, e ka vrarë ai, nuk e linte vajzën 2-vjeçe

Shtyu drejt vetëvrasjes 27-vjeçaren, arrestohet monstra e TikTok
Tezja e viktimes

TIRANË- Tezja e 27-vjeçares që dyshohet se u vetëvra pas publikimit të një foto intime në rrjetet sociale, ka thyer heshtjen duke folur për mediat. Ajo ka hedhur akuza në drejtim të Altin Çokut, të cilin e akuzon se është përgjegjës për vrasjen e mbesës së saj.

"Shkoi të punonte te ky monstër, pastronte shkallët. Është një legen që ma mori gocën në qafë, i ka bërë foto. Unë jam tezja, unë e kam rritur atë gocë, ajo me ne është rritur. Nuk janë të vërteta lajmet që kanë dhënë deri tani. E vërteta është që gocën time e kanë vrarë. Kanë ardhur këtu e kanë shtyrë. Ajo nuk do e kishte lënë kurrë vajzën 2-vjeçe. Atë e kanë vrarë, ai personi që është arrestuar.

Nuk e di çfarë ka ndodhur, se këto muhabete kanë ndodhur 2 ditët e fundit dhe vajza nuk m’i ka thënë. Goca do vinte te unë në Itali, ai nuk e di çfarë i bëri. Ose mori vesh që do vinte në Itali dhe e ka vrarë. Ajo nuk e ka vrarë veten dhe lajmet nuk janë të vërteta. Ajo kishte një problem me bashkëshortin dhe ishte një ndarje për momentin, ndoshta do bashkoheshin prapë”, tha ajo.

Burime bëjnë me dije për Zërin se 27-vjeçarja ishte e martuar në Kosovë dhe kishte edhe një fëmijë. E reja ka pasur takim me 39 vjecarin dhe ai i ka bërë foto intime dhe i bënte presion. Më pas fotoja është publikuar në rrjetet sociale.

Vajza nuk e ka përballuar situatën dhe ka ndërmarrë veprimin ekstrem duke u vëthedhur nga kati i katërt. Shërbimet e komisariatit nr.5 pas dëshmive të familjarëve të vajzës dhe kqyrjes që telefonit të saj kanë zbardhur ngjarjen.

Dyshohet se nuk ishte rasti i parë që 39-vjeçari bënte presione të tilla ndaj vazjave. Policia po verifikon edhe një rast tjetër në Laç, ku dyshohet se 39-vjeçari ka shantazhuar me foto intime një vajzë tjetër./ZËRI 

1 VITE ME PARE

“Vetë i hëngri b*tha”, kush i kontrollon monstrat e TikTokut që po marrin jetë?

Shtyu drejt vetëvrasjes 27-vjeçaren, arrestohet monstra e TikTok
Altin Coku

TIRANË- Vetëvrasja e 27-vjeçares në Kamëz, pas një foto të shpërndarë në rrjetet sociale, ka rikthyer edhe njëherë debatin se kush i kontrollon llogaritë që shkaktojnë presion e terror, në më të shumtën e rasteve te vajzat, e madje çojnë në vetëvrasje. ZËRI ka siguruar foton që është strumbullari i vetëvrasjes së 27-vjeçares në Kamëz, por në respekt të viktimës ka vendosur që të mos e publikojë.

Fotoja në fjalë është bërë në ambientet e një hoteli, ku e reja shihet në prani të Altin Çokut, i cili u vu në pranga. Ky i fundit, në ditën kur e reja vrau veten duke u hedhur nga lartësia e pallatit ku jetonte, e tregonte ngjarjen në një bashkëbisedim me Cllevion në një video live në TikTok. Edhe pse pretendonte se nuk ia kishte shpërndarë ai foton që kishin bërë së bashku në hotel, Çoku nuk mbante asnjëlloj përgjegjësie, kur thoshte në fund të videos se ‘asaj vetë i hëngri b****, nuk më rruhet'. 


Pikërisht këtu nis edhe tragjedia e vajzës së re, nënë e një fëmije të mitur, nga një martesë që kishte me një shtetas në Kosovë. Zbardhja e ngjarjes është bërë pas kqyrjes së telefonit të viktimës, e cila sipas rrëfimit të vetë Çokut kishte tentuar dhe dy herë të tjera vetëvrasjen.

39-vjeçari është vënë tashmë nën hetim nga policia, edhe për shantazhimin e një vajze në zonën e Laçit, për të cilën gjithashtu ka pasur foto intime. Por përtej rastit të Çokut, rastet e shkaktimit të vetëvrasjeve janë duke u shtuar çdo ditë. Rrjetet sociale, aq sa kanë shërbyer për të afruar distancat mes njerëzve, janë bërë shpesh shkak për lincimin e grave, dhe më pas vetëflijimet e tyre. Të paktën për raste kaq publike siç ka qenë ky i fundit, institucionet mund të kishin reaguar më herët./ZËRI 

1 VITE ME PARE

Kush është monstra e TikTok Altin Çoku, shtyu drejt vetëvrasjes 27-vjeçaren, mburrej live: Bëra dhe sherr me gruan

Shtyu drejt vetëvrasjes 27-vjeçaren, arrestohet monstra e TikTok
Altin Coku

TIRANË- Policia e Kamzës ka arrestuar 39-vjecarin Altin Coku për shkak se dyshohet për veprën penale "Shkaktimi i vetëvrasjes". Çoku është një personazh i njohur në TikTok, i cili ka qenë disa herë protagonist i sherreve dhe sfidave të ndryshme që bëhen në këtë rrjet social.

Ai dyshohet se i ka publikuar foton intime një 27-vjeçareje, e cila mbrëmjen e të shtunës i dha fund jetës duke u vetëhedhur nga lartësia e një pallati në zonën e Kamzës në Tiranë. Zëri ka siguruar dhe videon ku vetë Çoku tregon live për publikimin e fotove nga hoteli me viktimën, por pretendon se ato janë nxjerrë nga një shoku i tij dhe jo vetë ai. Vetë Çoku tregonte se publikimi i kësaj fotoje i kishte sjellë dhe probleme me gruan e tij, ndaj të cilës përdor në video sharje dhe fjalë fyese.

“Cuca e huaj është ndarë me burrë, dhe ka tentuar dy herë që të mbysë veten, dhe unë normal kam bërë debat me gruan time, dhe i kam thënë ik të q*** ropt. Kam shkuar në një lokal me një shok, dhe ajo goca më ka dërguar një foto që e kishim bërë në hotel. Ky rop q*** e ka marrë foton dhe e ka shpërndarë, dhe janë hapur adresa me foton e saj”, thotë Çoku në një video në TikTok.


Burime bëjnë me dije për Zërin se 27-vjeçarja ishte e martuar në Kosovë dhe kishte edhe një fëmijë. E reja ka pasur takim me 39 vjecarin dhe ai i ka bërë foto intime dhe i bënte presion. Më pas fotoja është publikuar në rrjetet sociale.

Vajza nuk e ka përballuar situatën dhe ka ndërmarrë veprimin ekstrem duke u vëthedhur nga kati i katërt. Shërbimet e komisariatit nr.5 pas dëshmive të familjarëve të vajzës dhe kqyrjes që telefonit të saj kanë zbardhur ngjarjen.

Dyshohet se nuk ishte rasti i parë që 39-vjeçari bënte presione të tilla ndaj vazjave. Policia po verifikon edhe një rast tjetër në Laç, ku dyshohet se 39-vjeçari ka shantazhuar me foto intime një vajzë tjetër./ZËRI 

1 VITE ME PARE

Vajza e vetëvrarë në Kamëz kishte 1 fëmijë. Altin Çoku po hetohet për një tjetër rast kërcënimi

Shtyu drejt vetëvrasjes 27-vjeçaren, arrestohet monstra e TikTok
Altin Coku

KAMËZ - Policia e Kamzes ka arrestuar 39 vjecarin Altin Coku për shkak se dyshohet për veprën penale "Shkaktimi i vetëvrasjes".

Sipas policise ai i publikoi një foto intime një 27-vjeçareje, e cila për këtë shkak dyshohet se u vetëhodh nga tarraca e katit të katërt dhe për pasojë humbi jetën, kapet dhe vihet në pranga 39-vjeçari.

27-vjeçarja ishte e martuar në Kosovë dhe kishte edhe një fëmijë. E reja ka pasur takim me 39 vjecarin dhe ai i ka bërë foto intime dhe i bënte presion. Ku edhe i është publikuar në rrjetet sociale.

Vajza nuk e ka përballuar situatën dhe ka ndërmarrë veprimin ekstrem duke u vëthedhur nga kati i katërt. Shërbimet e komisariatit nr.5 pas dëshmive të familjarëve të vajzës dhe kqyrjes që telefonit të saj kanë zbardhur ngjarjen.

I arrestuari ka mohuar se ia ka publikuar ai foton por sipas tij ia kane marrë shokët e tij dhe e kanë publikuar. Dyshohet se nuk ishte rasti i parë që 39-vjeçari bënte presione të tilla ndaj vazjave. Policia po verifikon edhe një rast tjetër në Laç, ku dyshohet se 39-vjeçari ka shantazhuar me foto intime një vajzë tjetër./ZËRI/

1 VITE ME PARE

Vetëvrasja e të resë, personazhi i famshëm i TikTok e tregonte LIVE: Cuca e huaj tentoi dy herë të mbyste veten

Shtyu drejt vetëvrasjes 27-vjeçaren, arrestohet monstra e TikTok
Altin coku

TIRANË- Altin Çoku, një personazh viral në TikTok është vënë në prangat e policisë së Tiranës, për shkak se ka çuar një të re drejt vetëvrasjes, duke i publikuar foto intime në rrjetet sociale. Në një prej videove të shumta në TikTok, ai madje ka treguar dhe mënyrën se si fotoja është shpërndarë.

Sipas tij ai ka qenë në lokal me një shok, kur vajza në fjalë, tashmë e ndjerë i ka dërguar një foto që kishin bërë së bashku një ambientet e një hoteli. Shoku sipas Çokut ka qenë dhe personi që ka shpërndarë foton në rrjetet sociale, dhe më pas janë hapur profile fallso në emër të vajzës. Sipas tij vajza ka qenë e martuar dhe pas publikimit të fotos është ndarë nga partneri i saj, e madje dhe dy herë të tjera ka tentuar vetëvrasjen.

“Cuca e huaj është ndarë me burrë, dhe ka tentuar dy herë që të mbysë veten, dhe unë normal kam bërë debat me gruan time, dhe i kam thënë ik të q*** ropt. Kam shkuar në një lokal me një shok, dhe ajo goca më ka dërguar një foto që e kishim bërë në hotel. Ky rop q*** e ka marrë foton dhe e ka shpërndarë, dhe janë hapur adresa me foton e saj”, thotë Çoku në një video në TikTok.


E reja u vetëvra mbrëmjen e të shtunës në zonën e Kamzës në Tiranë, ku u hodh nga lartësia e pallatit ku jetonte në një banesë me qera. Ndërkohë që policia gjatë ditës së sotme, njoftoi arrestimin e 39-vjeçarit Altin Çoku, i cili akuzohet për akuzën e shkaktimit të vetëvrasjes. Eshtë e paqartë nëse policia i ka zgjeruar hetimet dhe për persona të tjerë, të cilët kanë shpërndarë edhe më tej videon. Edhe në deklaratën e tij paraprake në polici, Çoku ka thënë se foton nuk ia ka shpërndarë ai, dhe se kur është njohur me 27-vjeçaren ajo ka qenë në process divorci./ZËRI 

1 VITE ME PARE

27-vjeçarja u vetëvra duke u hedhur nga pallati, arrestohet 39-vjeçari, i publikoi foton intime

Shtyu drejt vetëvrasjes 27-vjeçaren, arrestohet monstra e TikTok
Foto ilustruese

TIRANË- Policia ka zbardhur ngjarjen e rëndë që ndodhi mbrëmjen e të shtunës në zonën e Kamzës në Tiranë, ku një 27-vjeçare u vetëvra duke u hedhur nga pallati. Shkak për ndërmarrjen e këtij akti të rëndë, ka qenë një foto e saj intime që është publikuar në rrjetet sociale. Policia ka vënë në pranga për ngjarjen një 39-vjeçar, i cili dyshohet se është dhe personi i cili ka publikuar foton intime të të resë.  Altin Çoku, akuzohet nga policia për shkaktim të vetëvrasjes. E reja u hodh nga kati i katërt i pallatit në Kamëz, mbrëmjen e të shtunës, dhe ndërroi jetë disa orë më vonë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Njoftimi i policisë:

I publikoi një foto intime një 27-vjeçareje, e cila për këtë shkak dyshohet se u vetëhodh nga tarraca e katit të katërt dhe për pasojë humbi jetën, kapet dhe vihet në pranga 39-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, nisur nga dyshimet e krijuara mbi ngjarjen e ndodhur më datë 10.02.2024, në rrugën "Teuta", ku u vetëhodh nga tarraca e katit të 4-t, një shtetase, e cila si pasojë e dëmtimeve të marra humbi jetën, kanë vijuar veprimet hetimore të thelluara, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë ndalimin me iniciativë të shtetasit:       

A. Ç., 39 vjeç, për veprën penale "Shkaktimi i vetëvrasjes". 

Ky shtetas dyshohet se ka publikuar një foto intime të 27-vjeçares, e cila dyshohet se për këtë shkak është vetëhedhur nga tarraca e katit të 4-t dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën.     

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB