E dinte që ishte një shënjestër! Roan Brahimi udhëtoi në disa shtete, jetonte në Dubai, vrasësit i ndiqnin edhe familjen

GREQI- Roan Brahimi, 32-vjeçari shqiptar, i cili u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në qendër të Athinës. Brahimi i njohur gjithashtu me emrin e tij të vërtetë Sidorel Prendi, prej kohësh fshihej në Dubai, edhe pse sipas miqëve të tij të afërt e dinte se i rrezikohej jeta. Megjithatë Pashkët vendosi që t'i kalonte me familjen e tij në Greqi, pasi edhe në Shqipëri kishte një grua dhe 2 fëmijë.
Mbrëmë në Athinë, Brahimi u ekzekutua në sy të gruas së tij, Katerina Beqo 37 vjeç, dhe djalit të mitur, i cili ishte duke luajtur në parkun afër vendit të ngjarjes. Sipas gazetarit grek Vasili Lampropoulos, pas ngjarjeve në Shqipëri, Brahimi kishte qenë për një kohë të gjatë në Greqi, por ka lëvizur edhe në vende të tjera, më konkretisht në Spanjë, Itali dhe Francë. Por ka pasur dyshime edhe se vrasësit ndiqnin në mënyrë periodike partneren dhe fëmijën e tij në Greqi. Atje e gjetën me vigjilencën e ulët dhe e ekzekutuan.
Sipas mediave greke ekzekutori i Brahimit mendohet ishte profesionist, pra vrasës me pagesë, pasi kishte bërë dy qitje të sakta dhe vdekjeprurëse. Viktima ka marrë dy plumba, një në kokë dhe një pak më poshtë.
“Ka shumë mundësi që të ketë ardhur në Greqi vetëm për të kryer atentatin,”- tha një oficer i Sigurimit me përvojë për medien greke "Newsbeast".
Prej dy vitesh, Roan Brahimi ishte larguar nga Shqipëria për t’iu fshehur drejtësisë dhe hakmarrjes së mundshme nga rivalët./ZËRI
Kush e donte të vdekur Roan Brahimin, 'problematiku' kishte hesape pa larë në Durrës e Laç

GREQI- Zbulohen detaje të tjera lidhur me Roan Brahimin, i cili u ekzekutua dje në Greqi. Prej kohësh ai jetonte një jetë të dyfishtë, në Shqipëri kishte gruan me dy fëmijë, ndërsa edhe në Greqi kishte partnere dhe një djalë 7-vjeçar, i cili pa edhe të gjithë momentin e vrasjes të së atit. Menjëherë pas ekzekutimit të ndodhur në një nga zonat më të frekuentuara të Athinës, Policia greke nisi hetimet. Nga kërkimet e para për shqiptarin që emrin e tij të lindjes e kishte, Sidorel Prendi u zbulua se në Greqi ishte hetuar si i përfshirë në disa grabitje, por kurrë nuk ishte dënuar. Ndërkohë që në Shqipëri, historia dhe lista e armiqëve të tij duket e gjatë. Aq sa nuk di se cilit prej tyre t'ja drejtosh gishtin për ekzekutimin e ndodhur.
E pikërisht këto probleme në Shqipëri, e kishin shtyrë që të shkonte në 'parajsën' e të paprekshmëve, në Dubai, vend të cilin e la vetëm për 2 ditë, por në Greqi gjeti vdekjen. Por me kë ka pasur hasmëri? Në fakt, me çdo orë që kalon, numri i armiqëve të tij shtohen, por mbetet në të njëjtin "pellg", Durrës, Fushë Krujë, Laç.
Sipas asaj që shkruan gazetari Elton Qyno për "OraNews", hetuesit në Shqipëri thonë se vrasja e Roan Brahimit, vjen si pasojë e një sage eliminimesh fizike, që ka nisur qysh prej vitit 2014 në qytetin e Lezhës dhe konflikti vijon të qëndrojë i hapur, duke marrë jetë njerëzish. Bëhet fjalë për një gjakmarrje mes familjeve Prendi dhe Gjelosi. E gjitha nisi në vitin 2014, kur poshtë urës së vjetër të Milotit u vranë në një atentat Taulant Prendi dhe Klodian Ndrenca, ndërsa nga të shtënat u plagos rëndë edhe Aurel Prendi. Të gjithë ishin familjarë të Roandit, ose më konkretisht djemtë e xhaxhait.
Në 2020, në lokalin e babait të tij, persona të paidentifikuar qëlluan me breshëri, por pa lënduar askënd. Kjo ngjarje ka dyshime se ka vazhduar edhe me atentatin e ndodhur në shkurt të këtij viti. Një atentat u organizua për të ekzekutuar 51-vjeçarin Ardjan Gjeloshi në Gurëz të Kurbinit, por i vetmi viktimë ishte ekonomisti i firmës, Selman Mihana. Kjo ngjarje, zyrtarisht vazhdon që të mbetet pa autor.
Një tjetër pistë, po sipas gazetarit Qyno, është miqësia që ai ka me Ramazan Rrajën, i cili aktualisht ndodhet në burgun e Fushë Krujës. Roan Brahimi ishte shpallur në kërkim për terrorin që shkaktuan në një lokal në Zejmen të Lezhës ku u futën të armatosur me kallashnikov. Si autorë të së njëjtës ngjarje, u shpall në kërkim edhe ish-nipi i deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja, Ramazan Rraja dhe Alesio Dobrozi.
Brahimi, në Shqipëri, ishte shpallur në kërkim për atentatin ndaj Ylli Brahimit, ku u vra Klinsman Preçi; atentatin ku u vra Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Dikler Vata. Në këto dy atentate Ylli Brahimi mbeti i plagosur rëndë, ndërsa miku i tij Klisman Preçi, mbeti i vrarë në vend. Edhe në këtë rast, i dyshuari kryesor ishte Brahimi. Shkak për këto dy atentate ishin mosmarrëveshjet që dy kishin për tregtinë e drogës në Itali dhe për borxhet e bixhozit.
Të gjitha këto ngjarje, vetëm sa e vështirësojnë punën e hetuesve për t'i çuar tek porositësi./ZËRI
'Çunat janë trishtuar, s'dihet sa do vrasin!'/ Planifikohet hakmarrja për ekzekutimin e Roan Brahimit

TIRANË- Roan Brahimi u ekzekutua mbrëmë në Greqi, në sy të bashkëshortes dhe djalit të tij 7-vjeçar. Disa orë pas vrasjes së tij, reperi nga Lushnja, Kleviol Ahmeti, i njohur edhe si Cllevio Serbiano i ka dedikuar një këngë. Ndër rreshta zbulon edhe detaje lidhur me 32-vjeçarin nga Lezha. Cllevio zbulon se Brahimi kishte një parandjenjë, ose e dinte që do t'i organizonin një atentat për shkak të problemeve që ka pasur me Ervis Martinajn dhe njerëzit e tij. Megjithatë duket se nuk e ka menduar se vrasësit e kishin në vëzhgim edhe në Greqi.
Por kur vetëm pak orë kanë kaluar, duket se hakmarrja e tij është planifikuar, pasi reperi thotë: Çunat janë trishtuar, s'dihet sa do vrasin!
FOTOT E TYRE NË DUBAI
"Lajmin ma dha 'kokëmadhi' tek burgu. Kanë gjujt Sidin po s'isha i sigurt. Pyeta komandatin, fytyrë mërzitur, s'doja ta besoja për vdekjen e Kingut. Fratello pse ike se vinim nga Marsi? Të humba ty, dorëzohem tek xanaxi. Lotoj në heshtje dhe dhimbja do zgjasi. Çunat janë trishtuar, s'dihet sa do vrasin. Ëndrrat e bukura nuk zgjasin me vite. Jetove Gango 32 ditëlindje. Të akuzojnë për vrasje apo grabitje, intuitiv ishe, atentatin e prisje. Takimin e fundit, kujtoj përqafimin. Dubai Marina tek adresa ku rrinim, trëndafila do dërgoj se s'vij dot tek varrimi. Love you gango dhe ti e di kuptimin. Më mori malli, prezenca jote. E di se po buzëqesh nga terreni i kësaj toke,"-dëgjohet në vargjet që reperi i ka dedikuar mikut të tij, tashmë të ndjerë.
KËNGA ME VIDEO:
Njerëz që vrapojnë dhe sirena policie, pamjet pas vrasjes së Roan Brahimit në Athinë

GREQI- Kanë dalë pamjet e momenteve të para pas atentatit mafioz në drejtim të Roan Ibrahimit në Athinë. Në videot e publikuara nga mediat greke, e gjithë zona ka qenë e rrethuar nga punonjës policie, dhe njerëz që vrapojnë në panik e sipër. Nga breshëria e plumbave, dy kanë rezultuar fatal për viktimën, njëri prej të cilëve e ka kapur në kokë.
Brahimi ndodhej në mjetin e tij kur dy persona me një motor i janë afruar dhe e kanë qëlluar. Në momentin e ngjarjes, pranë tij ndodhej partnerja dhe djali i tyre i mitur. Brahimi kishte mbërritur në nga Emiratet e Bashkuara në Greqi për Pashkë, për të kaluar festat me familjen e tij që jetonte në shtetit helen.
Deri më tani pistat e hetimit janë fokusuar në hakmarrje, pasi 32-vjeçari njihej edhe me emrin Sidorel Prendi dhe emri i tij rezulton i përfshirë në dy dosje të bujshme, vrasjen e Brilant Martinajt dhe atentatin ndaj Ylli Ibraimajt.
Në vitin 2021 ai u shpall në kërkim nga policia shqiptare, pasi së bashku me dy persona të tjerë shkaktuan terror në një lokal në Zejmen të Lezhës.
Bashkë me Ramazan Rrajën dhe Alesio Dobrozi, ata u futën të armatosur me kallashnikov duke kërkuar pronarin, ngjarje e ndodhur në vitin 2021.
Mbrëmjen e 13 nëntorit të vitit 2021 ata kërcënuan dhe kryen kontrolle ndaj klientëve, për kartat e tyre të identitetit. Po ashtu, Roan Brahimi rezulton i arrestuar edhe në vitin 2018 në Lezhë, ku iu sekuestruan municione, euro dhe bizhuteri të dyshuara nga veprimtaria kriminale e vjedhjes.
Policia greke ka kërkuar sekuestrimin e pamjeve nga kamerat e sigurisë në zonë, në mënyrë që të shohin nëse janë kapur fytyrat e autorëve.
Nga mënyra e ekzekutimit dhe veprimit, dyshohet nga policia greke se autorët mund të kenë qenë vrarës me pagesë.
Malli për familjen i kushtoi jetën, Roan Brahimi strehohej në Dubai, ishte kthyer në Greqi për Pashkët

GREQI- Mediat greke zbardhin të tjera detaje nga atentati mafioz që i mori jetën 32-vjeçarit shqiptar Roan Brahimi alias Sidorel Prendi, një emër i njohur i botës së krimit në Lezhë.
Sipas mediave greke, Brahimi nuk jetonte në Greqi, por në Emiratet e Bashkuara Arabe, vend ku strehohen edhe shumë persozhe të tjerë të krimit, qoftë për t’i shpëtuar drejtësisë shqiptare, apo si në këtë rast plumbave të armiqve. Ai ishte kthyer në Greqi për festën e Pashkëve, pasi aty jetonte bashkëshortja e tij Katerina Beqo dhe djali i vogël 7 vjeç.
Burime për mediat greke bëjnë me dije se ai kishte dhe një banesë tjetër në Athinë. Në Greqi, Roan Brahimi alias Sidorel Prendi rezulton me skedë të pastër penalë ndërkohë që bashkëshortja e tij është shprehur për grupin hetimor se ai kishte armiq në Shqipëri.
Nisur nga këto detaje, lihen dyshimet se autorët kanë patur informacion të saktë për të se kur është futur në Greqi, ku dikush duket se e ka spinuar 32-vjeçarit. Vrasësit ishin të maskuar dhe me motor, teksa po e ndiqnin makinën e tij, deri në momentin kur ndaloi dhe iu afruan duke hapur zjarr me breshëri.
Në drejtim të makinës ku ishte Roan Brahimi bashkë me bashkëshorten e tij, janë qëlluar më shumë se 100 plumba, ndërkohë që në afërsi të skenës së krimit ka qenë dhe djali 7-vjeçari i çiftit.
Por pse viktima konsiderohej rivali i Martinajt?
Roan Brahimi është një nga personat që dyshohet se ka pasur gisht në antetatin ndaj Ylli Ibrahimit, ku vdiq Klisman Preçi. Ai njihej edhe me emrin Sidorel Prendi.
Shkak për atentatin ndaj Ylli Brahimit u bë mosshlyerja e disa borxheve të bixhozit. Gjithçka lindi pasi Ylli e dërgoi Roan Brahimin në një nga bazat ku ishin Ervis Martinaj dhe njerëzit e tij të besuar. Bazë që ndodhet në afërsi të Fushë Kuqes, ku mendohet se Roan Brahimi është dhunuar në mënyrë barbare.
E gjitha kjo, për borxhet që lidheshin me lojërat e fatit. Me daljen e tij gjallë nga aty, ai thuhet se ka paralajmëruar Ylli Ibrahimin me fjalët: Nuk ta fal kurrë atë që më ke bërë!
Ndaj edhe u hakmorr duke i zënë pritë, por plumbat i morën jetën vetëm Klinsman Preçit, i cili vetëm sa ishte ofruar të shoqëronte në banesë Ylli Brahimin.
Përveç atentatit në Kurbin, Roan Brahimi ishte shpallur në kërkim për terrorin që shkaktuan në një lokal në Zejmen të Lezhës ku u futën të armatosur me kallashnikov duke kërkuar pronarin, ngjarje e ndodhur në vitin 2021. Si autorë të së njëjtës ngjarje, u shpall në kërkim edhe ish-nipi i deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja, Ramazan Rraja dhe Alesio Dobrozi.
Roan Brahimi ishte në kërkim policor edhe për ekzekutimin e Brilant Martinaj dhe miqve të tij, në mbikalimin e Fushë-Krujës, më 17 korrik 2022. Por pozita e tij lidhur me këtë ngjarje nuk u zbardh, ose të paktën deri më tani. Megjithatë duket se e shkuara dhe hakmarrja për borxhet e bixhozit e kanë ndjekur edhe në Greqi, atje ku bashkë me të shoqen po prisnin të merrnin fëmijën nga parku.
/ZËRI
FOTO- Kush është Roan Brahimi i ekzekutuar në Athinë, më shumë se 100 plumba drejt makinës së tij

ATHINË- Mediat greke kanë publikuar foton e 32-vjeçarit shqiptar Roan Brahimi, i cili u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në një atentat mafioz. Së bashku me të, në momentin kur autorët i zunë pritë ishte dhe bashkëshortja Katerina Beqo, 37 vjeç. Kjo e fundit ndryshe nga sa u raportua fillimisht iu ka shpëtuar plumbave, por është shfaqur në gjendje të rënduar psikologjike.
Mësohet se në drejtim të makinës ku po udhëtonte çifti, të cilët kishin shkuar për të marrë fëmijën e tyre të mitur janë lëshuar më shumë se 100 plumba.
Në pamjet e publikuara nga mediat greke, 31-vjeçari pas ekzekutimit të tij shihet i shtrirë në makinë, ku e pranishme ndodhet dhe policia.
/ZËRI
‘Babi im’, skena e përgjakshme e vrasjes së Roan Brahimit, armikut të Ervis Martinajt. Trupi në makinë, gruaja me duart në kokë

GREQI- Kanë dalë pamjet e rënda nga ekzekutimi mafioz që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Greqi, ku u qëllua për vdekje shqiptari Roan Brahimi, armiku i Ervis Martinajt. Në fotot e publikuara nga mediat greke, 32-vjeçari shqiptar, baba i një fëmije shihet i pajetë brenda makinës së tij Mercedez Benz. Roan Brahimi u vra në sediljen e shoferit, i zënë në pritë nga autorët, ndërsa një grua që dyshohet se është bashkëshortja e tij, është në gjendje të rëndë psikologjike, teksa mban duart në kokë.
Pjesë e skenës së krimit ka qenë dhe fëmija i Roan Brahimit, i cili ka qenë duke luajtur me disa bashkëmoshatarë në momentin e atentatit, ndërsa ka qenë dëshmitar dhe ka parë të gjithë ngjarjen e rëndë. Disa dëshmitarë, banorë të zonës, kanë treguar momentet e tmerrit, ndërsa autorët dyshohet se kanë qenë duke lëvizur me motor.
“Vajza ime e vogël po luante me femijen e tij. Dëgjuam të shtënat dhe vrapova për të parë nëse ishte diçka apo ishte thjesht një lojë. Vogëlushja qante dhe thoshte “babai im, babi im”, thotë një grua dëshmitare.

“Dëgjuam të shtënat. E kuptuam që diçka ndodhi, vrapuam, pamë makinën të parkuar në cep dhe gruaja e tij bërtiste “ndihmë, ndihmë”, përshkruan një dëshmitar okular, duke përmendur se çifti ishte vetëm në makinë.
“Ishin dy të shtëna, si dinamit. E pashë djalin të mbuluar me gjak”, thotë një tjetër dëshmitar okular.

Hetimet për ngjarjen e përgjakshme janë duke u zhvilluar, ndërkohë që pista kryesore në të cilën dyshon policia, është se atentati ka ndodhur për shkak të hakmarrjes mes grupeve kriminale. Roan Brahimi ka qenë në kërkim nga policia shqiptare për disa ngjarje të rënda kriminale, ndërsa ka pasur dyshime se ai ka qenë i përfshirë dhe në atentatin e përgjakshëm që ndodhi pranë urës së Tapizës, ku u hodh në erë makina ku udhëtonte Brilant Martinaj dhe miq të tij.

Por pse viktima konsiderohej rivali i Martinajt?
Roan Brahimi është një nga personat që dyshohet se ka pasur gisht në antetatin ndaj Ylli Ibrahimit, ku vdiq Klisman Preçi. Ai njihej edhe me emrin Sidorel Prendi.
Shkak për atentatin ndaj Ylli Brahimit u bë mosshlyerja e disa borxheve të bixhozit. Gjithçka lindi pasi Ylli e dërgoi Roan Brahimin në një nga bazat ku ishin Ervis Martinaj dhe njerëzit e tij të besuar. Bazë që ndodhet në afërsi të Fushë Kuqes, ku mendohet se Roan Brahimi është dhunuar në mënyrë barbare.
E gjitha kjo, për borxhet që lidheshin me lojërat e fatit. Me daljen e tij gjallë nga aty, ai thuhet se ka paralajmëruar Ylli Ibrahimin me fjalët: Nuk ta fal kurrë atë që më ke bërë!
Ndaj edhe u hakmorr duke i zënë pritë, por plumbat i morën jetën vetëm Klinsman Preçit, i cili vetëm sa ishte ofruar të shoqëronte në banesë Ylli Brahimin.
Përveç atentatit në Kurbin, Roan Brahimi ishte shpallur në kërkim për terrorin që shkaktuan në një lokal në Zejmen të Lezhës ku u futën të armatosur me kallashnikov duke kërkuar pronarin, ngjarje e ndodhur në vitin 2021. Si autorë të së njëjtës ngjarje, u shpall në kërkim edhe ish-nipi i deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja, Ramazan Rraja dhe Alesio Dobrozi.
Roan Brahimi ishte në kërkim policor edhe për ekzekutimin e Brilant Martinaj dhe miqve të tij, në mbikalimin e Fushë-Krujës, më 17 korrik 2022. Por pozita e tij lidhur me këtë ngjarje nuk u zbardh, ose të paktën deri më tani. Megjithatë duket se e shkuara dhe hakmarrja për borxhet e bixhozit e kanë ndjekur edhe në Greqi, atje ku bashkë me të shoqen po prisnin të merrnin fëmijën nga parku. Gruaja e tij aktualisht ndodhet në spital, ndërsa 2 autorët ende nuk janë identifikuar nga Policia greke.
/ZËRI
Dyshohet si autor i atentatit ndaj Brilant Martinajt e Ylli Ibrahimit, kush është shqiptari që u vra në Greqi
GREQI- Roan Brahimaj u vra sot në Greqi, teksa ishte në mjet me të shoqen, e cila ka mbetur e plagosur. Megjithatë duket se 32-vjeçari nuk është një emër i panjohur për botën e krimit në Shqipëri pasi konsiderohet si rivali i të zhdukurit Ervis Martinaj.
Por pse viktima konsiderohej rivali i Martinajt?
Roan Brahimi është një nga personat që dyshohet se ka pasur gisht në antetatin ndaj Ylli Ibrahimit, ku vdiq Klisman Preçi. Ai njihej edhe me emrin Sidorel Prendi.
Shkak për atentatin ndaj Ylli Brahimit u bë mosshlyerja e disa borxheve bixhozi. Gjithçka lindi pasi Ylli e dërgoi Roan Brahimin në një nga bazat ku ishin Ervis Martinaj dhe njerëzit e tij të besuar. Bazë që ndodhet në afërsi të Fushë Kuqes, ku mendohet se Roan Brahimi është dhunuar në mënyrë barbare.
E gjitha kjo, për borxhet që lidheshin me lojërat e fatit. Me daljen e tij gjallë nga aty, ai thuhet se ka paralajmëruar Ylli Ibrahimin me fjalë: Nuk ta fal kurrë atë që më ke bërë!
Ndaj edhe u hakmorr duke i zënë pritë, por plumbat i morën jetën vetëm Klinsman Preçit, i cili vetëm sa ishte ofruar të shoqëronte në banesë Ylli Brahimin.
Përveç atentatit në Kurbin, Roan Brahimi ishte shpallur në kërkim për terrorin që shkaktuan në një lokal në Zejmen të Lezhës ku u futën të armatosur me kallashnikov duke kërkuar pronarin, ngjarje e ndodhur në vitin 2021. Si autorë të së njëjtës ngjarje, u shpall në kërkim edhe ish-nipi i deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja, Ramazan Rraja dhe Alesio Dobrozi.
Roan Brahimi ishte në kërkim policor edhe për ekzekutimin e Brilant Martinaj dhe miqve të tij, në mbikalimin e Fushë-Krujës, më 17 korrik 2022. Por pozita e tij lidhur me këtë ngjarje nuk u zbardh, ose të paktën deri më tani. Megjithatë duket se e shkuara dhe hakmarrja për borxhet e bixhozit e kanë ndjekur edhe në Greqi, atje ku bashkë me të shoqen po prisnin të merrnin fëmijën nga parku. Gruaja e tij aktualisht ndodhet në spital, ndërsa 2 autorët ende nuk janë identifikuar nga Policia greke./ZËRI