Debate në Kuvend/ Braçe: O Dashi, bileta kushton më lirë se kollarja jote. Sula: Mos u ngopshi!

TIRANË-Deputeti socialist, Erion Braçe, u shpreh se transporti ajror është sektori që është shumë më shumë se çdo sektor tjetër në dekadën e fundit. Në fjalën e tij në Kuvend, Braçe kujtoi sa të shtrenjta kanë qenë biletat e vionit më parë dhe sa lirë janë tani. Me ironi ka reaguar nga vendi Dashnor Sula, duke duartrokitur. Por pas përplasjes së duarve nuk mungoi një përgjigje nga Braçe.
“Sektori që është më shumë në këto 10 vite është transporti ajror. Në 2013 kemi hyrë në këtë sektor dhe jo vetëm që biletat ishin 200-300 euro deri në Bari, por kishte dhe monopol, në pronësi të atyre që ishin të ulur këtu. Tani, jo vetëm kemi një sektor ku gëlojnë udhëtarët, por është një sektor me udhëtime që fillojnë nga 12 euro. Lajm i mirë është që po vazhdon të shtohet infrastruktura. Lajm i mirë është aeroporti i Vlorës, Gjirokastrës, Kukësit, zgjerimi i aeroportit të Tiranës. O dashi bileta kushton më lirë se kollarja jote”,-u shpreh Braçe.
Sula, në replikën e tij, akuzoi qeverinë për mashtrim, pasi sipas tij, asnjë nga premtimet e kryeministrit Edi Rama për shëndetësinë falas apo zerim taksimi për profesionet e lira, nuk është bërë realitet.
“Rama premtoi se legalizimet do ishin falas, shëndetësia falas, biznesi i vogël dhe profesione të lira deri në 2029 do të taksoheshin zero. A ka garanci juridike në këtë vend? Duhet t’i përmbaheni premtimeve sepse ka planifikim ekonomik. Ju nuk jeni socialiste për specialistë mashtrimi. Kurrë mos u ngopshi me pushtet e pasuri”,- tha Sula.
/ZËRI
'Ministri më i ndershëm i të gjitha kohërave ka qenë Erion Braçe'! Deputeti i PS 'shpërthen' në të qeshura

TIRANË-Në seancën e sotme të Kuvendit, nuk munguan as batutat dhe të qeshurat midis deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Deputeti demokrat, Bujar Leskaj, ka reaguar pas fjalës së Erion Braçes, duke theksuar se “ministri më i ndershëm i kësaj qeverie ka qenë Erion Braçe”.
Pas kësaj deklarate, deputeti i PS, ka shpërthyer së qeshuri. Përveç postit të zv/kryeministrit, Erion Braçe nuk ka mbajtur ndonjë post ministror.
Leskaj: I dashur Erion, kjo qeveria juaj dhe të gjithë ju të tjerët të qeverisë e ka të shkruar në ballë, keqqeverisje, demagogji dhe korrupsion. Cfarëdo të thoni ju dhe të bëni dhe ministri më i suksesshëm në këtë qeveri, më i ndershmi i të gjithë kohorëve ka qenë një. Erion Braçe, kjo nuk diskutohet. Po ministri më i zoti në këtë qeveri zonja kryetare e di kush është? Është ai Fuga që është bërë si ajo dora e padukshme që thoshte Smithi, që amplifikon propagandën dhe demagogjinë tuaj. Ne kur vijmë diskutojmë për ligje, ne themi nene ta caktuara, ne bëjmë akuza konkrete, ju thoni fjalë të përgjithshme. E megjithatë i dashur Erion, qeveria juaj, keqqeverisje, demagogji dhe korrupsion.
"T’i pres veshët"/ Ulsi Manja debat me Agron Shehajn: Do merret shteti me ty

TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja është përfshirë në një debat në Kuvendin e Shqipërisë me deputetin, tashmë të pavarur, Agron Shehaj. Ky i fundit, në fjalën e tij, pretendoi se ministri Manja ka gënjyer publikisht duke thënë se me amnistinë penale nuk do të liroheshin zyrtarë të korruptuar. Por sipas Shehajt, kjo ka ndodhur me plot 40 zyrtarë. Në këtë moment nisi edhe debati mes tyre, ku Shehaj pretendoi se Manja i tha nga vendi i tij “t’i pres veshët”. Por ky moment nuk u kap nga kamerat e Kuvendit.
Pas Shehajt, e merr fjalën Manja, i cili e akuzon si person që sponsorizon shkrime për vende jo mike të Shqipërisë. Por nuk jep detaje se për çfarë e ka fjalën.
DEBATI ME VIDEO:
Ulsi Manja: Hajdut, ec ore andej, legen! Si?
Agron Shehaj: Jep dorëheqjen, jep dorëheqjen! Erdhe këtu dhe gënjeve, mashtrues. S'të vjen mirë ë? Të pëlqen heshtja, nuk të pëlqen kur njerëzit ta plasin në fytyrë. Do mi shkulësh veshët mua ti?
Ulsi Manja: Tani që amnistia mori 116 vota vjen këtu dhe na del si kalorësi i ndërshmërisë, kur në fakt ky shtet duhet të merret me ty se je evazori më i madh në këtë vend. Sponsorizon portale dhe shkrime që çojnë ujë në mullirin e shteteve dashakeqe të Shqipërisë. Nuk do të jetë e largët kur fytyra prej ëngjëlli dhe kalorësi të madh të drejtësisë të dalë ashtu siç është në të vërtetë./ZËRI
FOTOT/ Manja i përgjumur, deputetët bëjnë muhabet. Çfarë nuk u pa në Kuvend

TIRANË-Seanca e kësaj të enjteje nisi me debat mes deputetëve të opozitës dhe kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla lidhur me interpelancën e kërkuar me kryeministrim Edi Rama. Më pas vijoi me 2 interpelanca, një me ministrin e Brendshëm, Taulant Balla, dhe ministren e Arsimit, Ogerta Manastirliu.
Interpelanca me Ballën ishte kërkuar nga deputeti Ervin Salianji për situatën e kriminalitetit në vend dhe masat që janë marrë për të frenuar trafikun masiv të drogës. Ndërsa interpelanca me Manastirliun ishte kërkuar nga deputetja Ina Zhupa për rezultatet e testit ndërkombëtar të PISA-s që e ka renditur Shqipërinë mes 15 vendeve të fundit.
Por gjatë zhvillimeve disa prej deputetëve vendosën të bënin thashetheme të qeshur, e disa vijuan debatet. Për ministrin Ulsi Manja si duket një moment është lodhur dhe është kapur i përgjumur. Po ashtu e veçantë ishte edhe prania e deputeti demokrat, Flamur Noka i cili vendosi që këtë të enjte të shfaqet me bluzën ku shkruhej “Free Berisha” ndërsa mbajti fjalën në foltore. Jashtë ambjentit të Kuvendit grupi i Bashës u panë së bashku dhe ministrat veç.






Interpelancë për krimin, Balla: Sapo janë arrestuar dy personazhe të krimit, rrisim pagat e policëve në 1 Korrik

TIRANË- Është duke u zhvilluar në Kuvend, interpelanca mes deputetit të Partisë Demokratike Ervin Salianji, dhe ministrit të brendshëm Taulant Balla, në lidhje me kriminalitetin në vend. Salianji tha se në të gjitha operacionet që zhvillohen kundër trafikut të drogës, arrestohen vetëm persona me role të parëndësishme, pasi drejtuesit nuk arriten që të kapen nga Policia. Deputeti diskutoi në Kuvend edhe ngjarjen e rëndë që ndodhi në Dropull, ku një çift të moshuarësh u gjetën të vdekur në banesë me shenja dhune.
“Vdekja e dy të moshuarve në Dropull. Policia thotë për shkak të dhunës ndaj tyre. Vjedhjet grabitjet dhe mungesa e sigurisë publike është kthyer në tmerre për qytetarët. Prej vitesh, situata e kriminalitetit në Shqipëri është e rëndë. Ministria e Mbrojtjes duket se është e pafuqishme për të reaguar për çdo rast”, tha Salianji.
Ndërkohë që në fjalën e tij ministri Balla u shpreh se nën drejtim e tij, policia e shtetit është duke pastruar imazhin e nxirë nga e shkuara. Balla tha se në muajin Korrik do të rriten pagat e efektivëve të policisë, ndërsa njoftoi dhe arrestimun e dy personazheve të botës së krimit, në Itali dhe Spanjë.
“Sot Shqipërisë i është pastruar imazhi i nxirë nga një e shkuar e rëndë shumë vjeçare. Çfarë thotë turistët kur vijnë në Shqipëri? Fjala e parë që artikulojnë është “siguria”. Janë turistë që vijnë nga vende ku siguria nuk është problem. Ata thonë se “del në Tiranë natën dhe nuk ke ndjesi që dikush do të vijë të vjedhë orën apo do të marrë çantën”. Kjo ndodh në disa qytete europiane. E kemi mbyllur vitin 2023 me 0 ngjarje kriminale fatale ndaj vizitorëve të huaj. Na duhet ti ofrojmë më shumë mbështetje policisë së shtetit. Jemi në fazën e fundit të konsultimeve me kryeministrin dhe ministrin e financave për t’i akorduar një rritje të madhe policëve në korrik”, tha Balla.
Sipas tij “Goditjet e forta kundër grupeve kriminale vijojnë të intesifikohen. Janë arrestuar në Itali dhe Spanjë dy personazhe të tjera të botës së krimit që do të ekstradohen. Në 2023 ishte niveli më i ulët i ngjarjeve kriminale. Ishin 35 krahasuar me 107 në vitin 2013, ishin 124 në 2012. 28 janë ngjarje të zbuluara dhe fatkeqësisht ⅓ e tyre janë ngjarje krimi në familje”.
“Sapo janë arrestuar dy personazhe të botës së krimit, dhe do të ekstradohen nga Italia dhe Spanja”, deklaroi më tej Balla në fjalën e tij në Kuvend.
Bardhi acarohet me Braçen: Mbylle gojën, gore!

TIRANË- Pasi bllokoi për disa minua foltoren e Kuvendit, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhit i është dhënë fjala nga kryeparlamentarja, Lindita Nikolla. Por teksa Bardhi qetësoi veten, një koment nga Erion Braçe e acaroi sërish dhe nuk u përmbajt pa ia dhënë një fjalë.
MOMENTI ME VIDEO:
Amnistia liroi dhe të dënuarit nga GJKKO, Basha kërkon interpelancë me Manjën, mesazh Bardhit

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike zyrtare, Lulzim Basha, ka kërkuar interpelancë me ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja, për shkak se nga amnistia në burgje kanë përfituar edhe subjekte të dënuar nga GJKKO. Basha kërkoi që të paktën nga kjo amnisti të distancohen deputetët e dalë nga votat e Partisë Demokratike, duke nënkuptuar dhe Gazment Bardhin dhe grupin e Rithemelimit.
“Çështje tjetër që desha të trajtoj është puna e amnistisë. Është e qartë që ajo që ngritën si shqetësim është plan i mirëfilltë. Pse nëse në rastin e projektligjit të parë u konsultua SPAK dhe në rastin e dytë jo.
Përgjigja është e qartë, Ulsi Manja dhe PS kanë patur vetëm një interes, kanë mbajtur më shumë se tre muaj të dënuarit për të liruar mbi 1oo të dënuar për korrupsion. Nuk do të ishte e mundur pa bashkimin e votave, ndaj kemi dorëzuar dje një kërkesë urgjente me Ulsi Manjën.
PD dhe deputetët e PD dhe çdokush i dalë nga votat e PD nuk mund të përfshihen në këtë Pazar të ndyrë që kishte për qëllim lirimin e zyrtarëve të korruptuar dhe të dënuar nga SPAK”, tha Basha./ZËRI
Kuvendi nis me tensione, Rithemelimi kërkon interpelancë me Ramën, Bardhi bllokon foltoren

TIRANË- Grupi i Rithemelimit i është rikthyer tensioneve në Kuvend, ku kërkojnë që kryeministri Edi Rama të jetë i pranishëm në interpelancën e kërkuar prej tyre, për investigimin e RAI3 për Shqipërinë, dhe për akuzat që ka ndërhyrë kreu i qeverisë shqiptare. Deputeti Gazment Bardhi është përplasur me drejtuesen e seancës Lindita Nikolla, dhe më pas ka bllokuar foltoren e Kuvendit.
Edhe deputeti tjetër demokrat, Tritan Shehu, ka deklaruar se ende nuk ka një njoftim për interpelancën e thirrur në lidhje me gjenocidin në Kosovë. Nikolla ka deklaruar se do të këtë një përgjigje edhe për këtë.
Bardhi kërkoi shpjegime nga kryetarja e Kuvendit se pse nuk është futur në rendin e ditës seanca e kërkuar me kryeministrin Edi Rama për këtë çështje.
“E keni kthyer shkeljen e Kushtetutës në rutinë. Interpelancat për kryeministrin as nuk ja komunikoni seancës. Kemi kërkuar një interpelancë urgjente me kryeministrin për një ndërhyrje skandaloze të kryeministrit tek mediat italiane.
Ju e keni rrëzuar kërkesën, dhe e kuptoj, sepse kryeministri ju ka dhënë urdhër ta mbroni, sepse ai ka frikë. Arroganca juaj nuk mund t’i mbivendoset Kuvendit. Është Kuvendi që do duhet të vendosë, por e kuptoj se ju keni frikë ta përmendni emrin e Kryeministrit”, iu drejtua Bardhi Nikollës.
Ndërsa në kundërpërgjigje, kreu i grupit parlamentar socialist Bledi Çuçi theksoi se për sa kohë edhe vetë RAI3 e shtyu transmetimin e pjesës së dytë të dokumentarit mbi emigrantët e paligjshëm dhe marrëveshjen Rama – Meloni për akomodimin e tyre në Shqipëri, atëherë dhe vetë kjo interpelancë nuk ka pse të trajtohet si “urgjente”./ZËRI
"Të paftuarit" habisin deputetët në Kuvend, kërkesa: Diaspora voton 2025!

TIRANË- Protestuesit që kërkojnë të vendoset vota e emigrantëve kanë arritur që të futën në Kuvend. Qytetarët u tërhoqën vëmendjen deputetëve duke u hedhur letra, për të shpalosur më pas një baner të madh në llozhat e Kuvendit, protestuesit kanë arritur që të japin mesazhin e tyre.
"Dua të votoj 2025 nga Diaspora,"- ky është mesazhi që protestuesit kanë shpalosur në Kuvend.
MOMENTI ME VIDEO:
Gazetarët protestojnë në hyrje të Kuvendit: 30 raste sulmesh në një vit, politika të reflektojë

TIRANË- Gazetarët e terrenit kanë protestuar mëngjesin e kësaj të enjteje në hyrje të Kuvendit, për sulmet e vazhdueshme të politikës dhe jo vetëm, në drejtim të punonjësve të medias. Me pankarta në duar, shumë prej tyre kanë sjellë në vëmendje rastet e dhunës dhe shantazhit me të cilat janë përballur çdo ditë.
Sipas gazetarëve, në harkun kohor të një viti, në drejtim të punonjësve të medias, kanë ndodhur më shumë se 30 raste sulmesh. Dita e nesëeme shënon dhe Ditën Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit, dhe për këtë fakt gazetarët kanë zgjedhur që të protestojnë përpara deputetëve, një pjesë e të cilëve u shpreh pro tyre.
Një prej deputetëve që dënoi sulmet në drejtim të gazetarëve, ishte Gazment Bardhi, i cili tha se raste të tilla turpërojnë gjithkënd.
“I dënojmë sulmet ndaj medias. Liria e shtypit është një nga shtyllat e demokracisë. Gazetarët e terrenit kanë vështirësitë tuaja ashtu si media ka qenë pre e autoritarizmit të Ramës. Janë raste që turpërojnë jo vetëm ata që e kanë kryer por të gjithë politikën. Në emër të grupit të PD keni mbështetjen e plotë tonën për të bërë punën tuaj”, u shpreh Bardhi, ndërsa më herët socialisti Toni Gogu tha se një protestë e tillë nuk kishte nevojë për koment.
“Vetëm ju mos t’ju cënojnë pa dashje (qesh)”, tha deputeti i PS-së, Toni Gogu para gazetarëve.
/ZËRI
Seanca në Kuvend, në rendin e ditës dy interpelanca me ministrat e qeverisë Rama

TIRANË- Në seancën e kësaj të enjte në Kuvend, nuk pritet që të mungojnë debatet, për shkak se në rendin e ditës janë parashikuar të mbahen interpelanca me dy ministra të qeverisë Rama. Opozota ka kërkuar interpelancë me ministrin e brendshëm Taulant Balla, në lidhje me gjendjen e kriminalitetit në vend, si dhe me ministren e Arsimit Ogerta Manastirliu, në lidhje me renditjen e testit të PISA. Interpelanca me Ballën është kërkuar nga Ervin Salianji, ndërsa ajo me Manastirliun nga deputetja Ina Zhupa.
RENDI I DITËS
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 29.4.2024. (Neni 44, pika 2 e Rregullores së Kuvendit)
2. Njoftime (Neni 44, pika 3 e Rregullores së Kuvendit)
3. Interpelancë me ministrin e Brendshëm, zotin Taulant Balla, kërkuar nga deputeti Ervin Salianji.(Neni 80 i Kushtetutës, neni 96 e Rregullores së Kuvendit).
4. Interpelancë me ministren e Arsimit dhe Sportit, zonjën Ogerta Manastirliu, kërkuar nga deputetja Ina Zhupa. (Neni 80 i Kushtetutës, neni 96 e Rregullores së Kuvendit).
5. Projektligj “Për ofruesin e shërbimeve të lundrimit ajror “Albcontrol”. (Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55, dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
6. Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, të ndryshuar. (Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55, dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
7. Projektligj “Për ratifikimin e Konventës për Marrëveshjet për Zgjedhjen e Gjykatës”.
8. Projektligj “Për ratifikimin e protokollit për ligjin e zbatueshëm për detyrimet ushqimore”.
9. Dekret nr. 295, datë 24.10.2023, “Për kthimin e ligjit nr. 77/2023 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 113/2020 “Për shtetësinë”.
10. Projektvendim “Për zgjedhjen e kryetarit të bordit të Entit Rregullator të Energjisë”.
11. Projektvendim “Për zgjedhjen e një anëtari të bordit të Entit Rregullator të Energjisë”.
12. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.