LIVE UPDATES

Operacion antidrogë në Tiranë, 25 në pranga. Vocaj mohon përfshirjen në përgjimet e Metamorfozës

➤Një grup kriminal i cili shpërndante kokainë në lokale nate dhe shkolla është shkatërruar nga Policia, duke çuar në pranga 25 persona, teksa 10 të tjerë janë në kërkim. ➤5 prej personave të arrestuar iu është komunikuar masa në qeli. ➤Në kuadër të operacionit “Temupull 3”, drejtori i policisë së Tiranës Tonin Vocaj sqaroi se janë sekuestruar 3.5 kg kokainë të ndarë në doza të vogla, heroinë, makina si edhe celularë. ➤Vocaj iu përgjigj dhe akuzave të politikës, në lidhje me përfshirjen e tij në dosjen Metamorfoza, si dhe plagosjen ku ka qenë i përfshirë burri i ministres Delina Ibrahimaj. ➤ZËRI sjell të zbardhur emrat e të gjithë personave të arrestuae në kuadër të Tempulli 3.

6 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

Burri i Ibrahimajt plagosi shokun, PD: Deklarata e Vocajt e rëndë, dëshmi se ligji nuk është i barabartë për të gjithë

Operacion antidrogë në Tiranë, 25 në pranga. Vocaj mohon
Oriola Pampuri

TIRANË- Nënkryetarja e Partisë Demokratike (të vulës), Oriola Pampuri ka reaguar në një deklaratë për mediat pas qëndrimet të kryepolicit të Tiranës, Tonin Vocaj lidhur me plagosjen që shkaktoi burri i ministres Delina Ibrahimaj. Në fjalën e saj sot, Pampuri tha se deklarata që ngjarja nuk u publikua për shkak se nuk futej në ngjarjet sensitive, tregonte se për Policinë e Shtetit, ligji nuk është i barabartë për të gjithë.

"Përgjigjja e kryepolicit të Tiranës lidhur me rastin e bashkëshortit të ministres Ibrahimaj është i rëndë dhe vërteton pikërisht akuzën e PD që ligji në këtë vend nuk është i barabartë për të gjithë. Problemi i mospasqyrimit të lajmit nuk ka të bëjë me sensacionin, por me mbajtjen fshehur të ngjarjes pikërisht se i akuzuari ishte burri i ministres së qeverisë Rama. Ajo që e bën edhe më të rëndë është deklarata se ishte e pamundur shoqërimi dhe arrestimi i bashkëshortit të ministres, por materialet iu referuan prokurorisë. A është kjo e njëjta procedurë edhe për njerëzit e zakonshëm? Përse e kishte të vështirë policia e shtetit për ta shoqëruar dhe për ta proceduar bashkëshortin e ministres Ibrahimaj? Në cilën shtëpi u fsheh ai që policia nuk e gjeti dot dhe nuk arriti ta procedojë? Nëse një shqiptar i zakonshëm do të bënte një goditje për shkak të detyrës apo plagosje me thikë, a do të ishte e njëjtë sjellja e policisë së shtetit? Në qeverisjen e Edi Ramës shqiptarët nuk janë të barabartë! Ka disa që arrestohen për gjëra të vogla dhe të tjerë që "tolerohen" për gjëra të mëdha! Kjo është pabarazi! Rasti i burrit të ministres Ibrahimaj është pikërisht ky! Prandaj PD zotohet për barazi përpara ligjit për të gjithë! Vetëm kështu Shqipëria do të jetë e jetueshme për njerëzit,"- tha Pampuri.

Sot, drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj teksa po prezantonte rezultatet e megaoperacionit 'Tempulli 3', është pyetur nga gazetarët edhe për rastin e goditjes së drejtorit të Agjencisë së Trajtimit të Kredive nga bashkëshorti i ministres Delinda Ibrahimaj, Anri Ibrahimaj. Vocaj shprehet se është një rast që po e heton Prokuroria./ZËRI

1 VITE ME PARE

EMRAT/ Kush janë 20 personat e arrestuar nga “Tempulli 3”, 5 të tjerëve iu është komunikuar masa në qeli

Operacion antidrogë në Tiranë, 25 në pranga. Vocaj mohon
pamje nga operacioni

TIRANË- Janë zbardhur emrat e 20 personave të arrestuar në kuadër të operacionit Tempulli 3 në Tiranë. Përveç 20 personave të arrestuar, 5 të tjerëve iu është komunikuar masa e sigurisë në qeli, ndërkohë që 10 persona të tjerë janë shpallur në kërkim.

Mësohet se pjesë e grupit që është goditur nga Policia e Tiranës, janë dhe disa persona që janë arrestuar më herët, përfshirë edhe efektivin e RENEA-s Ervis Shkurta, i cili është vënë në pranga pak javë më parë.

Po ashtu pjesë e grupit Tiranë, janë edhe Shkëlqim Ostreni, Igli Begaj dhe Eno Sulejmani, të cilët u arrestuan në 22 mars, pasi u kapën me kokainë, dhe tentuan që të përplasnin efektivët e policisë. Atyre iu sekuestrua asokohe një sasi prej 1 kilogramësh kokainë, e cila do të shitej në doza të vogla në kryeqytet.

EMRAT E TË ARRESTUARVE

Rei Ramushi,

Emiljano Birja,

Abdullah Zyberi,

Albjo Shkira,

Kevin Nazari,

Amarildo Jashari,

Florjan Çepa,

Ibez Zebi,

Florjan Miha,

Erol Bardhoshi,

Andrin Bajraktari,

Emiljano Maksutaj,

Hamza Firi,

Albi Bulku,

Maringlen Kolaj,

Armando Disha,

Klodjan Lena,

Altmir Mustafaraj,

Gentjan Agaj,

Flori Lime.

Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

3.5 kg lëndë e dyshuar narkotike kokainë

50 doza me lëndë dyshuar narkotike heroinë

100 doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis

 27 telefona celular të markave të ndryshme

 5 automjete të markave të ndryshme.

Nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas, shpërndanin lëndë narkotike, afër shkollave, dhe në ambiente të tjera të frekuentuara nga të rinjtë, në zona të ndryshe të Tiranës.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë vijojnë veprimet hetimore për  dokumentinin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për identifikimin e vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të përfshirë.

/ZËRI 

1 VITE ME PARE

A fshehu policia përfshirjen e burrit të Delina Ibrahimajt në plagosje? Si përgjigjet Tonin Vocaj

Operacion antidrogë në Tiranë, 25 në pranga. Vocaj mohon
Tonin Vocaj

TIRANË- Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, në një konferencë për mediat, është pyetur në lidhje me fshehjen e ngjarjes, ku burri i ministres Delina Ibrahimaj, plagosi drejtorin e kredive në Ministrinë e Financnave. Vocaj tha se nga strukturat e policisë janë kryer të gjitha procedurat e nevojshme, pavarësisht se blutë kanë dështuar në kapjen e autorit të plagosjes, që ishte pikërisht burri i ministres.

“Lidhur me këtë ngjarje, ngjarja është e vitit të kaluar. Lidhur me këtë ngjarje strukturat e hetimit të komisariatit nr.1. kanë kryer procedurat. Materialet janë çuar në prokurori, për veprën penale goditje për shkak të detyrës. Është e vërtetë fakti se nuk është bërë e mundur që të kapte menjëherë autori i kësaj ngjarje. Lidhur me pyetjen tuaj se policia ka pasur një mungesë transparence, kjo ngjarje nuk futet te ngjarjet sensitive për të cilat policia jep njoftime për shtyp. Të gjitha materialet janë referuar në prokurori, dhe është prokuroria që po heton këtë çështje”, tha ai.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Nëntor të vitit të kaluar, ku prokuroria vendosi pushimin e hetimeve në ngarkim të bashkëshortit të ministres Delina Ibrahimaj, Andri Ibrahimaj.

1 VITE ME PARE

Noka e akuzoi si pjesë e dosjes Metamorfoza, përgjigjet Vocaj: Në 40 vite në polici, s’kam lidhje me asnjë kriminel

Operacion antidrogë në Tiranë, 25 në pranga. Vocaj mohon
Tonin Vocaj

TIRANË- Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, u pyet sot nga gazetarët, në lidhje me akuzat indirekte që janë bërë ndaj tij, nga deputeti Flamur Noka, se është pjesë e përgjimeve në dosjen Metamorfoza. Vocaj tha se nuk ka asnjë dijeni në lidhje me këtë informacion, megjithatë garantoi gazetarët dhe publikun, që në 40 vite karrierë në policinë e shtetit, sipas tij nuk ka pasur asnjë lidhje me grupet kriminale.

“Unë nuk kam informacion të mëtejshëm në kuadër të operacionit Metamorfoza, unë kam qenë drejtor i policisë kriminale, dua t’ju garantoj ju se në 40 vite që kam në policinë e shtetit, nuk kam pasur asnjë kontakt me individë me rekorde kriminale, dhe as kam qenë lidhje e tyre në polici”, u shpreh Vocaj në konferencën me gazetarët.

Vocaj ka qenë një prej drejtuesve të policisë së shtetit, që ka mbajtur grada dhe pozicione të ndryshme brenda strukturës, ku shërben prej 40 vitesh. Në dosjen Metamorfoza, përgjimet e të cilës janë duke u hetuar nga SPAK, përfliten sit ë përfshirë edhe drejtues të lartë të policisë së shtetit. Përveç Oltion Bistrit, ish-shefit të operacionales, tashmë i arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme.

/ZËRI 

1 VITE ME PARE

Megaoperacioni antidrogë në Tiranë, Vocaj jep detaje: 35 persona të përfshirë, u sekuestruan 3.5 kg kokainë

Operacion antidrogë në Tiranë, 25 në pranga. Vocaj mohon
Tonin Vocaj

TIRANË- Drejtori i Policisë së Shtetit Tonin Vocaj, ka dhënë detaje nga operacioni Tempulli 3, kundër shpërndarësve të lëndëve narkotike. Vocaj tha se personat e arrestuar shpërndanin lëndë narkotike në afërsi të shkollave dhe lokaleve të natës.

35 persona të përfshirë në këtë rrjet të trafikut të lëndëve narkotike.

20 të arrestuar

5 të tjerë iu komunikua masa në qeli

10 të tjerë në kërkim.

Gjatë operacionit, për 20 personat është caktuar masa e sigurisë arrest me burg, nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike. U sekuestruan 3.5 kg lëndë narkotike kokainë, doza me heroinë dhe kanabis, 27 aparate celularë dhe 5 automjete.

1 VITE ME PARE

Operacion i gjerë antidrogë në Tiranë, më shumë se 20 të arrestuar

Operacion antidrogë në Tiranë, 25 në pranga. Vocaj mohon
Foto ilustruese

TIRANË- Një operacion i gjerë antidrogë është zhvilluar gjatë natës së sotme në Tiranë, ku janë vënë në pranga dhjetra persona. Burime bëjnë me dije se me urdhër të prokurorisë janë lëshuar 30 urdhërarreste, pjësa më e madhe e të cilave janë ekzekutuar.

Personat e arrestuar dyshohet se shpërndanin lëndë narkotike në afërsi të shkollave dhe lokaleve të natës. Operacioni u zhvillua nga sektori kundër narkotikëve në Policinë e Tiranës.

Nga ky aksion mësohet se janë sekuestruar lëndë narkotike të llojeve të ndryshme, si dhe sasi parash. Në lidhje me këtë operacion do të ketë edhe një konferencë urgjente për mediat nga drejtori i policisë së Tiranës Tonin Vocaj. Në konferencën e orës 09:00 Vocaj pritet që të japë më shumë detaje në lidhje me personat e arrestuar, dhe rolet e secilit prej tyre.

Rrjeti i shpërndarjes së drogës është mbajtur nën vëzhgim dhe përgjim që prej janarit të këtij viti.

Mësohet se pjesë e grupit që është goditur nga Policia e Tiranës, janë dhe disa persona që janë arrestuar më herët, përfshirë edhe efektivin e RENEA-s Ervis Shkurta, i cili është vënë në pranga pak javë më parë.

Po ashtu pjesë e grupit Tiranë, janë edhe Shkëlqim Ostreni, Igli Begaj dhe Eno Sulejmani, të cilët u arrestuan në 22 mars, pasi u kapën me kokainë, dhe tentuan që të përplasnin efektivët e policisë. Atyre iu sekuestrua asokohe një sasi prej 1 kilogramësh kokainë, e cila do të shitej në doza të vogla në kryeqytet.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB