LIVE UPDATES

Lufta vazhdon! Ushtria izraelite në kufirin e Gazës: Jemi gati! Mbi 2000 viktima

➤ Vazhdon lufta mes Izraelit dhe Palestinës. ➤Të paktën 1200 njerëz janë vrarë në Izrael, ndërsa sulmet ajrore mbi Gaza, i kanë kthyer lagjet në rrënoja lagjet dhe u kanë marrë jetën të paktën 950 njerëzve. ➤Ushtria izraelite thotë se qindra mijëra trupa janë afër kufirit të Gazës dhe janë gati për të ekzekutuar misionin që kanë ndërmarrë. ➤ Izraeli pritet të nisë së shpejti një ofensivë tokësore në Rripin e Gazës, por duhet të sigurohen fillimisht që Hamasi mos të ketë asnjë kapacitet ushtarak. ➤Kreu i Autoritetit Palestinez të Energjisë thotë se i vetmi termocentral i Gazës do të mbetet pa karburant sot. ➤ Ndërkohë Izraelit u ka ndërprerë furnizimet me energji elektrike, karburant dhe ujë. ➤ Në anën tjetër të vendit, Izraeli ka sulmuar territorin libanez si kundërpërgjigje të një sulmi nga Hezbollahu. ➤ Presidenti i SHBA Joe Biden e përshkroi sulmin e Hamasit si një "akt të së keqes së plotë" dhe konfirmoi se 14 amerikanë u vranë ndërsa të tjerë po mbahen robër. ➤ Aktualisht, numri i pengjeve ka shkuar në 150 persona. Por jeta e tyre është në rrezik. ➤ Sulmi ka nisur që të shtunën nga Hamasi, duke rindezur edhe njëherë tensionet në Lindjen e Mesme. 

5 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

Rrëfimi i një të mbijetuare: Ushtarët e Hamasit më hynë në shtëpi

Lufta vazhdon! Ushtria izraelite në kufirin e Gazës: Jemi gati! Mbi
Foto ilustruese

IZRAEL- New York Times ka folur me një grua që i mbijetoi sulmit me foshnjën e saj nga ushtarët e Hamasit. Në rrëgimin e saj për median amerikane, ajo tregon se ka pritur 27 orë që të mbërrinte ndihma. Shay Lee Atari, një këngëtare, ka folur nga shtrati i saj në spital për mediat izraelite, duke përqafuar foshnjën e saj 1 muajshe dhe duke përshkruar sesi partneri i saj e kishte ndihmuar atë dhe vajzën e tyre të arratiseshin ndërsa persona të armatosur hynin në banesën e tyre.

Ajo tha se vrapoi dhe u fsheh në një depo, duke e mbuluar veten dhe foshnjën e saj, Shaya, me disa thasë me dhe që gjeti atje. Kur ajo strehë nuk ishte më e sigurt, ajo vrapoi nëpër një lëndinë derisa një familje i lejoi që të strehoheshin.

"Ata pritën për 27 orë derisa më shpëtuan. Unë me të vërtetë nuk e di se ku ishte shteti ynë Ata na braktisën. Ata ishin në Twitter. Ja ku ishin ata,"-tha ajo, duke i bërë jehonë zemërimit dhe hutimit të shumë izraelitëve se si vendi, me aftësitë e tij të lavdëruara ushtarake dhe inteligjente, mund të ishte kapur kaq i pakujdesshëm dhe i papërgatitur.

Ndërkohë partneri i saj, Yahav Wiener, është zhdukur./Zëri.ai

1 VITE ME PARE

"Rrethimi total"/ Termocentrali i vetëm i Gazës ka karburant edhe për 12 orë

Lufta vazhdon! Ushtria izraelite në kufirin e Gazës: Jemi gati! Mbi
Foto ilustruese

GAZA- Termocentrali i vetëm i Rripit të Gazës dhe i vetmi ofrues aktual i energjisë elektrike do të mbarojë karburatin që ka për 10 deri në 12 orë. Lajmin e dha kryetari i Autoritetit Palestinez të Energjisë Thafer Melhem për radion Zëri i Palestinës të mërkurën. Izraeli ndërpreu furnizimin e tij me energji elektrike në Gaza të hënën si pjesë e asaj që e quajti "një rrethim total". 

Të shtunën, militantët e armatosur të Hamasit nga Rripi i Gazës e sulmuan Izraelin në pjesët e tij jugore, duke e kryer sulmin më vdekjeprurës palestinez në historinë e vendit. Bilanci i luftës aktualisht shënon mbi 2000 viktima, ndërsa 150 persona janë marrë peng nga Hasmasi. Pritet që numri i viktimave të rritet./Zëri.ai

1 VITE ME PARE

Papa bën thirrje: Hamasi të lirojë pengjet

Lufta vazhdon! Ushtria izraelite në kufirin e Gazës: Jemi gati! Mbi
Foto ilustruese

VATIKAN- Papa Françesku bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm të pengjeve të marra nga Hamasi në sulmin e tyre masiv ndaj qyteteve izraelite dhe shpreh shqetësimin e tij për rrethimin e Gazës.

"Unë kërkoj që pengjet të lirohen menjëherë,"-tha kreu 86-vjeçar i Kishës Katolike mbarëbotërore në fund të audiencës së tij javore në Vatikan. Ai shton: Është e drejta e atyre që sulmohen të mbrohen, por unë jam shumë i shqetësuar për rrethimin total në të cilin jetojnë palestinezët në Gaza, ku ka pasur edhe shumë viktima të pafajshme.

Papa Françesku bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm të pengjeve të marra nga Hamasi në sulmin e tyre masiv ndaj qyteteve izraelite dhe shpreh shqetësimin e tij për rrethimin e Gazës.

"Unë kërkoj që pengjet të lirohen menjëherë,"- tha kreu 86-vjeçar i Kishës Katolike mbarëbotërore në fund të meshës së tij javore në Vatikan.

Të shtunën, militantët e armatosur të Hamasit nga Rripi i Gazës e sulmuan Izraelin në pjesët e tij jugore, duke e kryer sulmin më vdekjeprurës palestinez në historinë e vendit. Bilanci i luftës aktualisht shënon mbi 2000 viktima, ndërsa 150 persona janë marrë peng nga Hasmasi. Pritet që numri i viktimave të rritet./Zëri.ai

1 VITE ME PARE

Lufta/ Makabër në Kibuci, ushtari izraelit: Gjetëm njerëz me koka të prera

Lufta vazhdon! Ushtria izraelite në kufirin e Gazës: Jemi gati! Mbi
Foto ilustruese

IZRAEL- Në Kfar Aza, askush nuk ishte shumë i vjetër, shumë i ri apo shumë i dobët për t'u vrarë. Ushtrisë izraelite iu desh gjysmë dite për të arritur në komunitetin e 750 njerëzve në Izraelin jugor. Në këtë zonë, ushtarë të armatosur të Hamasit vranë dhe gjymtuan dhjetëra banorë civilë.

"Nënat, baballarët, foshnjat, familjet e reja u vrarë në shtretërit e tyre, në dhomën e ngrënies, apo dhe në kopshtin e tyre,"-i tha BBC-së gjeneralmajor Itai Veruv i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, ndërsa trupat e tij kontrollonin shtëpitë për kufoma. 

“Nuk është luftë, nuk është fushë beteje. Është një masakër.”

Kibuci ishte një nga vendbanimet e para izraelite që u sulmua nga militantët e Hamasit kur ata nisën sulmin herët në mëngjesin e së shtunës. Komuniteti kishte një ekip sigurie dhe shtëpitë ishin dhoma të sigurta, por ato – si nivelet më të larta të ushtrisë dhe qeverisë izraelite – nuk ishin të përgatitur për valën e sulmuesve që po vinin nga Gaza. Luftëtarët e armatosur me armë zjarri, granata me raketa dhe dore vranë dhjetëra banorë dhe gjymtuan disa prej trupave. 

"Ata i vranë dhe prenë disa nga kokat e tyre, është një gjë e tmerrshme për t'u parë. Falë Zotit ne shpëtuam shumë jetë të shumë prindërve dhe fëmijëve. Fatkeqësisht, disa u dogjën nga molotovi [kokteje]. Ata janë shumë agresivë, si kafshët.,"-tha për Reuters Davidi Ben Zion, zëvendëskomandanti i Njësisë 71, parashutistët që udhëhoqën forcat izraelite në Kfar Aza. Ushtarët izraelitë, të cilët kaluan ngadalë nëpër fshat të martën, paralajmëruan gazetarët vizitorë që të qëndrojnë jashtë shtëpive që nuk ishin pastruar, duke paralajmëruar se mund të shkelnin mbi ndonjë grackë me eksploziv.

Të shtunën, militantët e armatosur të Hamasit nga Rripi i Gazës e sulmuan Izraelin në pjesët e tij jugore, duke e kryer sulmin më vdekjeprurës palestinez në historinë e vendit. Bilanci i luftës aktualisht shënon mbi 2000 viktima, ndërsa 150 persona janë marrë peng nga Hasmasi. Pritet që numri i viktimave të rritet./Zëri.ai

1 VITE ME PARE

Izraeli i vazhdoi bombardimet e pareshtura në Gaza gjatë natës

Lufta vazhdon! Ushtria izraelite në kufirin e Gazës: Jemi gati! Mbi
Foto ilustruese

Izraeli i ka vazhduar bombardimet e pareshtura në Gaza gjatë natës mes 10 dhe 11 tetorit, duke i vrarë së paku 30 persona. Ushtria e Izraelit tha të mërkurën në mëngjes se avionët e saj luftarakë i goditën më shumë se 200 caqe në një lagje të qytetit Gaza, për të cilat tha se ishin shfrytëzuar nga Hamasi për t’i nisur sulmet e papara dhe befasuese ndaj Izraelit në fundjavë.

Një zëdhënës i Hamasit në Gaza tha të mërkurën se së paku 30 persona u vranë si pasojë e sulmeve ajrore izraelite gjatë natës. Numri i përgjithshëm i të vrarëve në enklavën e mbipopulluar bregdetare është rritur në 950, ndërsa janë plagosur 5.000 njerëz, tha Ministria e Shëndetësisë e Gazës.

Të shtunën, militantët e armatosur të Hamasit nga Rripi i Gazës e sulmuan vrullshëm Izraelin në pjesët e tij jugore, duke e kryer sulmin më vdekjeprurës palestinez në historinë e Izraelit.

Ushtria izraelite tha të mërkurën se numri i përgjithshëm i të vrarëve në Izrael ka arritur në 1.200 dhe se më shumë se 2.700 njerëz janë plagosur.

“Ne kemi shumë njerëz të vrarë,”- tha zëdhënësi i ushtrisë izraelite, koloneli Jonathan Conricus, në rrjetin social X. Shumica e viktimave ishin civile, të vrarë me armë në shtëpitë e tyre, në rrugë apo në një festival të hapur.

Shumë njerëz të huaj dhe izraelitë u zunë rob dhe u dërguan në Gaza nga militantët e Hamasit. Militantët e Hamasit kërcënuan të hënën se do t’i vrasin pengjet izraelite, civilë dhe ushtarë, nëse Izraeli vazhdon ta bombardojë Gazën pa paralajmërim, por nuk ka ndonjë indikacion që e kanë bërë një gjë të tillë derisa ushtria izraelite nuk po i ndal sulmet ajrore. Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, tha duke u folur ushtarëve afër kufirit me Gazën se “Hamasi e donte një ndryshim dhe do ta ketë atë. Nuk do të mbetet asgjë nga ajo që sot është në Gaza”.

“Ne e kemi nisur ofensivën nga ajri, më vonë, do të vijmë përmes tokës. Ne jemi duke e kontrolluar këtë zonë që nga Dita 2 dhe jemi në ofensivë. Vetëm sa do të intensifikohet,”- tha ai.

Së paku 1.000 militantë të armatosur, të cilët ishin futur në Izrael nga Gaza, u vranë, raportoi gazeta izraelite Hayom. Izraeli i tërhoqi trupat nga Gaza në vitin 2005, 38 vjet pas okupimit dhe i ka vënë bllokadë kësaj enklave qëkur Hamasi e mori në dorë pushtetin në vitin 2007./REL

Poll

MOS HUMB