LIVE UPDATES

Studentët e Mjekësisë në protestë, marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit

➤ Studentët e Mjekësisë në Tiranë kanë dalë në protestë. ➤ Ndonëse viti i ri akademik ka nisur, asnjë prej tyre nuk është futur në auditore, por kanë zgjedhur që të dalin e të kërkojnë anulimin e ligjit që i detyron të punojnë 5 vite në Shqipëri. ➤ Aktualisht, studentët janë nisur në këmbë nga universiteti i tyre, tek 'Rruga e Durrësit', për të protestuar para Ministrisë së Arsimit. Institucion që tashmë drejtohet nga ish-ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. ➤ Ata kanë kërkesë të parë, shfuqizimin e ligjit që i detyron të punojnë pas studimeve 2 deri 5 vite në Shqipëri, në të kundërt duhet të paguajnë 2500 euro për vitin shkollor. ➤ Një tjetër kërkesë e tyre, është dorëheqja e zv.ministres së Arsimit Albana Tole, e cila në një emision televiziv ka është shprehur që studentët te cilët nuk bien dakord me kushtet e kontratës të ndërpresin studimet, t’i lenë përgjysmë. ➤ Po ashtu, kërkojnë përballje "LIVE", për ligjin e miratuar me ministren Ogerta Manastirliu.

1 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

Studentët e Mjekësisë nuk dorëzohen, bllokojnë qarkullimin te 9-katëshet

Studentët e Mjekësisë në protestë, marshojnë drejt
Studentet ne proteste

TIRANË- Një ditë pasi Universiteti i Mjekësisë nxori tarifën e studimeve prej 2.4 milionë lekësh për studentët e Mjekësisë që nuk pranojnë marrëveshjen me qeverinë, për punën e detyrueshme në Shqipëri, të rinjtë kanë pushtuar sërish sot rrugët e kryeqytetit.

Studentët e Mjekësisë shprehen kundër tarifës, ndërkohë që kanë nisur marshimin nga Universiteti i Mjekësisë në drejtim të Ministrisë së Arsimit. Në një moment të protestës së tyre studentët janë ulur në mes të rrugës dhe kanë bllokuar qarkullimin.

Thirrjet e studentëve kanë qenë të shumta, si: Ne studimet nuk i lëmë, por dorëheqjet duhen dhënë. Ata kanë kërkuar dorëheqjen e zëvendësministres së arsimit Albana Tole, për shkak të deklaratave të saj, se studentët që nuk kanë mundësi të paguajnë tarifën e plotë, të lënë studimet në mes, ose të nënshkruajnë marrëveshjen.

Studentët e viteve të para- Punësim i detyruar për 5 vite në Shqipëri, nuk kanë të drejtë zgjedhje

Studentët nga viti i 2-të deri në vitin e 5-të- 3 vite punësim i detyruar në Shqipëri, ose tarifë 2.4 milionë lekë

Studentët e vitit të 6-të- 2 vite punësim i detyruar në Shqipëri, ose tarifë 2.4 milionë lekë

Prej dy javësh studentët e Mjekësisë kanë bojkotuar auditoret, me shpresën se protesta e tyre do të dëgjohet, por megjithatë shanset që kjo të ndodhë janë të pakta, pasi Universiteti ka vijuar me procedurat e përpilimit të kontratave. Studentët edhe dje protestuan dhe marshuan në drejtim të Ministrisë së Arsimit, ndërkohë që mbetet në pikëpyetje vijimi i vitit akademik. /Zëri.ai 

Poll

MOS HUMB