LIVE UPDATES

Nëna me 3 fëmijët u hodh në lumë, përcillet në banesën e fundit 9-vjeçarja. Gjendet kufoma e vajzës së dytë, kërkohen të tjerët

➤ Polumbarët e RENEA-s, të ndihmuar dhe nga forcat e ushtrisë vijojnë këtë të hënë kërkimet në lumin Buna, për gjetjen e trupave të Alma Arrazit dhe dy fëmijëve të saj të mitur. ➤Pasditen e sotme, rreth orës 16.00, është gjetur edhe kufoma e vajzës së dytë, ndërsa vazhdojnë kërkimet për nënën dhe djalin 4-vjeçar. ➤ Po sot, vajza e madhe Ergesa Arrazi është përcjellë sot për në banesën e fundit, nga familjarët e babait të saj. ➤Këta të fundit shprehen se Erdgys Arrazi tashmë i arrestuar nuk ka ushtruar kurrë dhunë ndaj fëmijëve, madje punonte gjithë ditën që t’iu mundësonte shkollimin në privat. ➤Lidhja jashtëmartesore e Erdgys Arrazit, dhe dhuna që ai ushtronte ndaj bashkëshortes së tij, duket se janë për shkak që Alma të ndërmerrte aktin ekstrem të vetëflijimit.

10 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

Tragjedia në Shkodër/ Kreu i KMSH: Familja shqiptare në krizë! Kush keqtrajton gruan, i poshtëruar në këtë botë dhe tjetrën

Nëna me 3 fëmijët u hodh në lumë, përcillet
Bujar Spahiu

TIRANË-Kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar ka reaguar pas ngjarjes tragjike në Shkodër, ku nëna me tre fëmijët i dha fund jetës duke u hedhur në lumin Buna. Bujar Spahiu u shpreh se kjo ngjarje tregon se familja shqiptare është në krizë dhe mostrajtimi si duhet i bën ngjarje të tilla të përsëritshme dhe të dhimbshme. Ai theksoi se familja është themeli i shoqërisë dhe gruaja është elementi bazë i saj dhe si e tillë, ata që dhunojnë dhe keqtrajtojnë bashkëshortet do të jenë të poshtëruar në këtë botë dhe në botën tjetër.

Reagimi i plotë:

Ngjarja tragjike e ndodhur së fundi në Shkodër tregon se familja shqiptare është në krizë
Së pari, dua të shpreh ngushëllimet e mia dhe të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë për humbjen tragjike të jetës së nënës dhe tre fëmijëve të saj. Kjo ngjarje është një alarm se kriza që ka përfshirë familjen shqiptare nuk po trajtohet dhe adresohet siç duhet, kjo i bën ngjarje të tilla të përsëritshme dhe të dhimbshme. Ngjarje të tilla vërtetë nuk mund të parashikon çdoherë, por ky rast dhe të ngjashme me këtë që kemi parë disa herë, së fundi, tregon se hallkat e zinxhirit shoqëror e institucional nuk po funksionojnë siç duhet. Ka ende ndrojtje nga viktimat e dhunës që të bëjnë denoncime. Çedon gjithashtu përkrahja e njerëzve të rrethit familjar qoftë të viktimave të dhunës, që janë gratë, qoftë edhe me familjarët e dhunuesve, që janë bashkëshortët.

Askush që ka dijeni për raste të tilla nuk duhet të heshttë. Nuk duhet ta shohë problemin si diçka që duhet mbajtur sekret, me mendimin se është punë që u përket “atyre” jo “ne”. Shërbimet sociale do duhet të shërbejnë si një strukturë ndërgjegjësuese për raste të tilla. Si një strukturë që nxit dhe kurajon viktimat e dhunës të bëjnë denoncimet në institucionet përkatëse. Por si të tilla ato edhe mund të bëhen shpesh shërbime që të evidentojnë rastet e neglizhencës, kur denoncimet bëhen. Sigurisht edhe autoritetet fetare janë një element tepër i rëndësishëm për të dhënë një kontribut të çmuar në shoqëri, dhe ne e bëjmë vazhdimisht këtë. Të tilla raste kanë nevojë emergjente për trajtim ndërveprues mes të gjitha hallkave të shoqërisë. Familja është themeli i shoqërisë. Gruaja është elementi bazë i saj. Kush i dhunon dhe keqtrajton bashkëshortet do të jetë i poshtëruar në këtë botë dhe në botën tjetër. E lus Zotin që ngjarje të tilla të mos përsëriten më kurrë dhe familja shqiptare të rifitojë aftësitë e humbura të respektit mes bashkëshotëve dhe përkujdesjes së ndërsjelltë!

Deri më tani është bërë i mundur vetëm gjetja e trupit të vajzës së madhe dhe vajzës tjetër. Ndërsa vijojnë të jenë ende nën ujë nëna me djalin e mitur 4 vjeç. Erdgys Arrazi është arrestuar dhe mbahet në burg nën akuzën e "Shkaktimit të vetëvrasjes". Ai nuk u lejua këtë të hënëqë të merrte pjesë në funeralin e vajzës së madhe./ZËRI

1 VITE ME PARE

Motra e Alma Arrazit: E kërcënonte! Para se të hidhej e pa Erdgysin me të dashurën

Nëna me 3 fëmijët u hodh në lumë, përcillet
Erdgys Arrazi dhe Alma Arrazi

SHKODËR- Familjarët e Alma Arazit të tronditur kanë ndarë detaje nga marrëdhënia e çiftit. Genta dëshmon se motra e saj kishte përjetuar stres, të shkaktuar nga lidhja që bashkëshorti i saj kishte me një vajzë tjetër. Madje ndër të tjera tregon për ardhjet e saj në Tiranë, dhe se si Erdgysi, sa herë që largohej ajo së bashku me fëmijët, vinte dhe e kërcënonte, duke i thënë se fëmijët nuk janë të saj.

“O më nxirr fëmijët o ju vrava të gjithëve”, thonte ai.

E megjithatë, përtej këtyre sfidave, Alma kishte vendosur të rikthehej përsëri. Dhe të vazhdonte të qëndronte në shtëpinëe  një njeriu që nuk e donte dhe respektonte. Së fundmi ata jetonin në dhoma të ndara. Ndërsa ka patur jo pak raste, sipas asaj që Alma  i rrëfente së motrës, që Erdgysi e ofendonte dhe e fyente. Kulmi kishte arritur muajin e fundit, kur në telefonin e bashkëshortit tësaj, kishte gjetur videot me 18-vjeçaren, me inicialin A. 

"Ishte ora 22 e datës 1 maj, kur Eri (Erdgysi) më mori në telefon dhemë pyeti nëse im vëlla ka marrë Almën për të shkuar në Durrës. E pyeta pse a nuk ka ardhur Alma në shtëpi. Më tha jo. Menjëherë mora tim vëlla dhe mu përgjigj nipi. E pyeta nëse ka ardhur halla dhe më tha jo. Pyeta edhe vëllain nëse kishte folur me të. Provova ta merrja në telefon dhe telefoni i dilte i fikur. Nuk ka ndodhur asnjeherë që Alma  të rrijë gjatë pa folur me mua. Vetëm atë ditë kemi folur më pak se çdo here tjetër,"-u shpreh motra e Almës, për Voxnews.

Për lidhjen e Erdgysit kishin qenë në dijeni të gjithë familjarët e tjerë të tij. Madje edhe kunata që ishte e fundit që takoi në kafene, Alma. Në një bisedë që ka pasur me Gentën, ajo i ka treguar se si në momentin e fundit, përpara lokal “Panorama”, kalon Erdgys Arrazi së bashku me të dashurën e tij. Gjë që mesa duket ka ndikuar në përkeqësimin e gjendjes shpirtërore të Almës. Duke e dërguar ndodhta edhe drejt një vendimi fatal.

Deri më tani është bërë i mundur vetëm gjetja e trupit të vajzës së madhe dhe vajzës tjetër. Ndërsa vijojnë të jenë ende nën ujë nëna me djalin e mitur 4 vjeç. Erdgys Arrazi është arrestuar dhe mbahet në burg nën akuzën e "Shkaktimit të vetëvrasjes". Ai nuk u lejua këtë të hënëqë të merrte pjesë në funeralin e vajzës së madhe./ZËRI

1 VITE ME PARE

Tragjedia në Shkodër, flet vëllai i Erdgys Arrazit: Nusja merrte ilaçe depresioni! Nuk justifikohet veprimi i Almës

Nëna me 3 fëmijët u hodh në lumë, përcillet
Erdgys dhe Edison Arrazi

SHKODËR-Edison Arrazi, vëllai i Erdgys Arrazit, i cili akuzohet se ka shtyrë drejt vetëvrasjes gruan e tij Alma Arrazi dhe tre fëmijët e mitur ka dhënë detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë dhe marrëdhënien që vëllai i tij ka pasur me gruan. Sipas tij, Alma prej kohësh merrte ilaçe për trajtimin e depresionit ndërsa mohon akuzat për tradhti. Në një intervistë, Edison Arrazi tha se vëllai i tij nuk ka ushtruar asnjëherë dhunë ndaj gruas dhe fëmijëve. Ndërsa shton se edhe nëse i vëllai ta kishte tradhtur veprimi i Almës, që bashkë me fëmijët u hodh nga ura e vjetër e lumit Buna nuk është i justifikueshëm. 

Edison ArraziËshtë një ngjarje shumë e rëndë që na ka ndodhur në familjen tonë sepse ende nuk janë gjetur dy trupat e tjerë dhe dy i kemi të vdekur. Dua të sqaroj opinionin publik se vëllain tim e njeh e gjithë Shkodra sepse ka punuar në servis celularësh. Është e pavërtetë se vëllai ka ushtruar dhunë psikologjike apo fizike ndaj nuses tonë të shtëpisë. Ne pas ngjarjes së rëndë kemi bërë katër arkivola dhe nusen do ta përcjellim bashkë me të tre fëmijët. Ajo ka qenë nusja jonë dhe ne e kemi dashur dhe respektuar. Sa i përket ngjarjes nuk është e vërtetë se vëllai e ka dhunuar. Prokuroria na ka dhënë leje që vëllai të vinte në varrim dhe policia nuk e lejoi që t’i hidhte një grusht dhe vajzës që varrosëm sot. Unë dua t’i bëj thirrje të gjithëve që të mos nguten dhe të na lënë kohë që të dalë e vërteta e ngjarjes.Vëllai dhe nusja kanë shkuar shumë mirë dhe nuk kanë patur probleme siç po akuzohet gjithandej. Unë dua që vëllai të vijë në shtëpi dhe të varrosim edhe vajzën tjetër që u gjet sot. Faktet janë gjithandej se nuk është dhunues vëllai im sepse e njohin të gjithë. Ne kemi jetuar në një shtëpi së bashku dhe nëse ka patur dhunë të paktën njëherë do e kishte denoncuar ose do kishte trokitur në dyert e ndonjë shoqate ose do e kishte gjetur një zgjidhje. Ne i kemi njoftuar për çdo gjë familjen e nuses sonë, që nga momenti i parë dhe deri më tani. Sot nuk kanë qenë në varrim por e dimë se dhimbja edhe për ata është po aq e madhe sa e jona. Edhe ata janë të respektuar nga ana jonë. Nusja është trajtuar prej shumë kohësh me ilaçe për stresin dhe depresionin. Nuk është se ka qenë në një gjendje të rënduar por herë pas herë ka marrë ilaçe. Ngjarja është shumë e rëndë dhe jemi tejet të ngarkuar. Unë për vete kam tre ditë që kam dalë nga burgu. Bëra katër vite burg dhe nuk e di ende se për çfarë i bëra sepse me kanë dënuar për bimë narkotike gjë që nuk është e vërtetë. Nusja ime dhe nusja e vëllait atë pasdite kanë dalë si gjithmonë për të pirë kafe bashkë më fëmijët sepse kanë dalë shpesh së bashku. Pasi kanë konsumuar kafen i ka thënë nuses time se do nisem  për në Durrës dhe do vijë të marrë vëllai. Nuk ka shfaqur asnjë problem gjatë qëndrimit në kafe dhe është sjellë krejt normalisht. I ka thënë se kam folur me burrin për vëllanë tim dhe se do iki për Durrës sepse më merr vëllai. Unë nuk e di se ka patur një lidhje tjetër vëllai po sikur të ketë patur edhe 20 lidhje ai veprim nuk është asnjëherë i justifikueshëm sepse është një ngjarje e rëndë. Në dijeninë time nuk di të ketë patur lidhje jashtëmartesore.

Deri më tani është bërë i mundur vetëm gjetja e trupit të vajzës së madhe dhe vajzës tjetër. Ndërsa vijojnë të jenë ende nën ujë nëna me djalin e mitur 4 vjeç. Erdgys Arrazi është arrestuar dhe mbahet në burg nën akuzën e "Shkaktimit të vetëvrasjes". Ai nuk u lejua këtë të hënëqë të merrte pjesë në funeralin e vajzës së madhe./ZËRI

1 VITE ME PARE

Rrëfimi tronditës i babait të Alma Arrazit: Dhëndri bënte jetë të dyfishtë, i thashë lëre vazhdo jetën tënde

Nëna me 3 fëmijët u hodh në lumë, përcillet
Alma Arrazi

SHKODËR- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi Shkodrën dhe mbarë vendin, ku Alma Arrazi vendosi për tu hedhur me tre fëmijët e saj në lumin Buna. Por si qëndron e vërteta në familjen Arrazi dhe çfarë e shtyu Almën të merte hapin ekstrem? 

Babai dhe motra e saj kanë deklaruarse Alma kishte djeni për tradhtinë e bashkëshortit të saj Erdgys Arrazit. Babai i Alma Bushati Arrazi, Azem Bushati, sjell në vëmendje edhe detaje tronëditëse dhe prekëse. Ai tregon se vajza e tij e donte bashkëshortin dhe nuk pranonte ta linte atë, por pati një fat të keq.

"Sa e zgjuar ishte vajza ime. Puuuu sa e zgjuar. Veç ta kishe njohur… Por pati një fat të keq, shumë të keq. Vajza ishte larguar shumë herë nga ajo shtëpi. Unë e kam përkrahur, duke i thënë ik, nuk të do, lëre. Vazhdo jetën tënde. Por nuk ma dëgjoi fjalën se e donte shumë. Edhe mentaliteti. Nuk donte ta linte se më thoshte që nuk jemi nga ato familje ne. S’jemi mësuar lër një e merr një tjetër. Se histori të tilla nuk përfundojnë mirë. Aq e trembur ishte vajza e madhe, saqë edhe ku e ëma shkonte në tualet, i rrinte pas derës, nga frika se mos i ikte. Kur dilte e ëma e shikonte në sy (ja kështu, në kokërr të syrit). Sikur i lutej që mos ik më. Ishte shumë e lidhur vajza e madhe me të ëmën. Booooo çfarë kanë parë ata fëmijë. Shpirti nuk më del rehat. Kam zemrën e operuar dy herë. Nuk ka kuptim më jeta ime,"-u shpreh për Voxnews, babai i Alma Arrazit.

/ZËRI

1 VITE ME PARE

Nëna me 3 fëmijët u hodh në lumë/ E shkuara e errët e Erdgys Arrazit...dhe akuzat për tradhti dhe dhunë

Nëna me 3 fëmijët u hodh në lumë, përcillet
Erdgys dhe Alma Arrazi, bashkë me fëmijët

SHKODËR- Shkodra do të tronditej një ditë më parë ku në ujërat e thellë dhe të furishëm të lumit Buna, një peshkatar do të gjente trupin e pajetë të Ergesa Arrazit, 9-vjeçares që u hodh nga ura mbi lumin Buna, bashkë me motrën tjetër, vëllanë dhe nënën. Arsyet e kësaj ngjarjeje të rëndë ende nuk dihen, ndërsa gjithçka mbetet e mbuluar me mister. Ndërkohë momentalisht gishti i “fajtorit” drejtohet drejt Erdgys Arrazit, babait të fëmijëve të mitur dhe bashkëshortit të Alma Arrazit.

Dyshimet për dhunë në familje

Fillimisht, referuar dhe dëshmisë së dhënë në polici nga peshkatari që gjeti trupin e pajetë të të voglës, se në trupin e 9-vjeçares Ergesa Arrazi kishte shenja dhune, Policia arrestoi babai e fëmijëve nën dyshimin e dhunës në familje, akuzë që deri më tani ai e ka mohuar. Përforcimet për dhunë në familje u rritën pas dëshmisë së dhënë nga kunata e Alma Arrazit, e cila ka dëshmuar se 31-vjeçari e rrihte gruan dhe fëmijët. Po ashtu akuza për dhunë bëjnë dhe familjarët e 39-vjeçares.

Kafja e fundit…

Pak orë para se të ndërrmerrte aktin ekstrem të vetëflijimit bashkë me tre fëmijët përdore Alma Arrazi ka pirë një kafe me kunatën e saj në një nga baret e Shkodrës. Kjo e fundit ka treguar se nuk e ka kuptuar se Alma, atë ditë mund të ndërrmerte aktin tragjik. Pas kafes, Alma ka marrë tre fëmijet e mitur dhe ka shkuar drejt vdekjes, duke u hedhur nga ura e lumit Buna në ujë.

Gjenden dy trupa

Pëlumbarët e forcave RENEA kanë bërë të mundur këtë të hënë gjetjen dhe nxjerrjen nga ujë të vajzës së dytë të Erdgys Arrazit. Lajmi u bë me dije nga ministri i Brendshëm Taulant Balla ndërsa kërkimet vijojnë. Nën ujë mbeten ende djali 4-vjeçar dhe Alma Arrazi. Kërkimet janë përqëndruar në këmbët e urës mbi lumin Buna dhe në zonën përreth. Ndërsa Policia ka kërkuar dhe ndihmën e ushtrisë, por në ndihmë të autoriteteve janë vënë dhe banorë të zonës. Kërkimet ende vijojnë, për gjetjen e të miturit dhe nënës.

Kush është Erdgys Arrazi

31-vjeçari ka kërkuar të që të marrë pjesë këtë të hënë në varrimin e vajzës 9-vjeçare, por autoritetet nuk e kanë lejuar. Deri në përfundim të hetimeve, ai dyshohet se ka shtyrë drejt vetëvrasjes gruan dhe fëmijët e mitur. Mbi të rëndon akuza e dhunës në familje dhe shkaktimin të vetëvrasjes, por ende nuk ka asgjë konkrete në këtë pistë.

Ndërkohë që gjatë ditës së sotme janë hedhur akuza të forta ndaj tij. Raportohet se Arrazi kishte një lidhje jashtëmartesore me një vajzë të re, ndërsa ushtronte dhunë ndaj gruas për ta nxjerrë nga shtëpia. Policia ka sekuestruar telefona dhe një sërë mjetesh të tjera, me qëllim zbardhjen e ngjarjes së rëndë.

Së fundi raportohet se familja e tij kishte në pronësi një servis celularësh, ndërsa vetë ai kishte filluar të merrej me importin e makinave, kryesisht nga Koreja e Jugut. Ndërsa Alma nuk punonte dhe qëndronte në shtëpi duke u kujdesur për fëmijët.

Denoncimi në polici dhe dëshmia

Ditën që bëri denoncimin në polici për zhdukjen e gruas dhe tre fëmijëve, Arrazi deklaroi se e shoqja kishte probleme mendore dhe se prej muajsh merrte ilaçe depresioni. Por kjo nuk është vërtetuar pasi Policia nuk ka gjetur asnjë kartelë të 39-vjeçares që të faktojë problemet e saj me depresionin. 

E shkuara e errët

Ersgys Arrazi është një emër i njohur për policinë e Shkodrës, pasi së bashku me të vëllanë e tij, janë akuzuar si bashkëpunëtorë në vrasjen e shtetasit Endri Mustafa, 3 vite më parë. Ishte nëna e këtij të fundit ajo që do të akuzonte publikisht të dy vëllezërit se kanë përdorur të miturin Ersgys Malja për të nxjerrë në pritë djalin e saj dhe e gjitha ishte bërë për llogari të Astmer Bilalit, tashmë i arrestuar, në kuadër të operacionit Metamorfoza./ZËRI

1 VITE ME PARE

"Do iki një javë të qetësohem..."/ Çfarë deklaroi Alma Arazi në kafen e saj të fundit me kunatën

Nëna me 3 fëmijët u hodh në lumë, përcillet
Alma Arrazi me fëmijët

SHKODËR- Prokuroria e Shkodërs ka zbardhur ngjarjen e rëndë ku Alma Arrazi vendosi ti japë fund jetës së bashku me tre fëmijët e saj, duke u hedhur në lumin Buna. Nëna së bashku me tre fëmijët e mitur, para se të ndërmerte hapin ekstrem është takuar me kunatën e saj në një lokal në lagjen “Iliria”, Shkodër në datën 2 maj 2024. Në kafe kanë qëndruar rreth dy orë e më pas, Alma ka deklaruar se do të vinte i vëllai ta merte me taksi dhe do të qëndronte tek ai për një javë. Në pamjet e siguruara nëna bashkë me tre fëmijët, ka ecur në trotuarin e rrugës që të çon te “Ura e Bunës” së vjetër, në drejtim të “Kishës së Zojës”, Shkodër. Prej atij momenti askush nuk i ka parë apo të ketë patur kontakt me Almën dhe fëmijët e saj.

Arrestimi i Erdgys Arrazit

Pas kontrollit të banesës së bashkëshortit dhe babit të tre fëmijëve Erdgys Arrazit, nuk u konstatuan sende të paligjshme. Por në vijim të hetimeve bazuar në prova rezulton se Erdgysi ka ushtruar dhunë të vazhdueshme psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, duke e ofenduar. Gjithashtu është zbuluar se Erdgys Arrazi ka patur një lidhje tjetër jashtë martesore. Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se duke prekur rëndë dinjitetin e saj, ka shkaktuar vetëvrasjen e bashkëshortes së tij, e cila në gjendje të rënduar psikologjike dyshohet të jetë hedhur në lum bashkë me tre fëmijët e mitur. Në këto kushte është arrestuar Erdgys Arrazi si i dyshuar per kryerjen e veprës penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”.

Pas vajzës 9-vjeçare, pasditen e sotme, rreth orës 16.00, është gjetur edhe kufoma e vajzës së dytë. Aktualisht kërkimet e policisë lokalë, forcave të ushtrisë dhe vetë banorët e zonës, vijojnë në brendësi të lumit Buna, me shpresën e gjetjes së trupave të Almës, bashkëshortes së Edgys Arrazit dhe djalit të çiftit Arrazi.

Njoftimi i Prokurorisë së Shkodrës: 

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër ka regjistruar procedimin penal nr. 511/2024, mbi bazën e materialeve procedurale të përcjella nga Komisariati i Policisë Shkodër, referuar për kryerjen e veprës penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”, parashikuar nga neni 99 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit E.A. 

Nga të dhënat e akteve të hetimit deri në këtë fazë, ka rezultuar se në datën 03.05.2024, rreth orës 17:30, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Shkodër, shtetasi E.A., i cili ka kallëzuar largimin nga banesa të bashkëshortes së tij A.A., bashkë me tre fëmijët e tyre të mitur. Në lidhje me këtë fakt janë marrë deklarimet e personave që kanë dijeni për ngjarjen, nga ku ka rezultuar se në datën 02.05.2024, pasdite, shtetasja A.A. me fëmijët e mitur, ka shkuar për të pirë kafe me kunatën V.P., në lagjen “Iliria” Shkodër. Aty kanë qëndruar për rreth dy orë dhe më pas kanë dalë jashtë, ku shtetasja A.A. i ka thënë shtetases V.P. se do ta merrte prej aty vëllai i saj me taksi, pasi do shkonte një jave tek shtëpia e tij që të qetësohej. Më pas është ndarë nga kunata, ku shtetasja A.A. bashkë me tre fëmijët, ka ecur në trotuarin e rrugës që të çon te “Ura e Bunës” së vjetër, në drejtim të “Kishës së Zojës”, Shkodër.

Janë administruar pamje filmike të marra nga lokali në lagjen “Iliria”, Shkodër, ku dallohet momenti që shtetasja A.A. del me kunatën e saj. Më pas, duket shtetasja A.A. së bashku me 3 fëmijët e saj, duke vazhduar rrugën në drejtim të “Urës së Bunës”, në anën perendimore, ndërsa kunata e saj vazhdon nga ana lindore. Dalja nga lokali është në orën 20:10 të datës 02.05.2024.

Në vijim nga ana e shërbimeve të policisë është bërë shpallja në kërkim policor e shtetasve A.A. e datëlindjes 15.11.1985, E.A. e datëlindjes 20.10.2015, G.A e datëlindjes 17.09.2015 dhe A.A. i datëlindjes 27.03.2021. Rezulton se në datën 04:05.2024 rreth orës 22:00, shërbimet e policisë janë njoftuar se ështe gjetur trupi i pa jetë i një fëmijë të mitur, në anë të lumit Buna në fshatin Darragjat, Njesia Administrative Dajç, identifikuar si shtetasja E.A. e datëlindjes 20.10.2015. Është bërë kqyrja e kufomës së shtetases E.A. në prani të mjekut ligjor, ku nga kqyrja e jashtme nuk janë kosntatuar shenja dhune. Është vendosur kryerja e ekspertimit mjeko-ligjor për shtetasen E.A., me qëllim përcaktimin e dëmtimeve që konstatohen në trupin e viktimës dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Nga ana e policisë gjyqësore është ushtruar kontroll banese shtetasit E.A., ku nuk janë konstatuar sende të paligjshme. Deri në këtë faze janë krijuar dyshime të arsyeshme bazuar në prova se shtetasi E.A., si rrjedhojë e dhunës psikologjike të vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij, shfaqur në formën e ofendimeve të vazhdueshme dhe tradhtisë bashkëshortore, duke prekur rëndë dinjitetin e saj, ka shkaktuar vetëvrasjen e shtetases A.A., e cila në gjendje të rënduar psikologjike dyshohet të jetë hedhur në lum bashkë me tre fëmijët e mitur.

Në këto kushte është kryer ndalimi i shtetasit E.A., si i dyshuar per kryerjen e veprës penale “Shkaktimi i vetëvrasjes” parashikuar nga neni 99 i Kodit Penal.

Vijojnë hetimet me qëllim këqyrjen e të gjitha pamjeve filmike të kamerave përreth vendit të ngjarjes me qëllim zbulimin e itenerarit të shtetases A.A. dhe fëmijëve të mitur, vijon pyetja e personave që kanë dijeni për ngjarjen dhe kryerja e hetimeve të tjera me qëllim për të grumbulluar të dhëna të nevojshme lidhur me zbardhjen e plotë të rrethanave të faktit penal dhe për individualizimin e përgjegjësisë penale.

 

/ZËRI

1 VITE ME PARE

Tragjedia në Shkodër/ Gjendet dhe trupi i pajetë i fëmijës së dytë

Nëna me 3 fëmijët u hodh në lumë, përcillet
pamje nga kërkimet

SHKODËR- Është gjetur edhe trupi i pajetë i fëmijës së dytë, e cila është vajza 8 vjeçare. Fëmija i dytë i familjes Arrazi është gjetur rreth 50 m poshtë urës së Bunës. Kërkimet vijojnë për gjetjen e trupit të nënës Alma Arrazi dhe të djalit 3-vjeçar. Lajmi u dha nga Ministri i Brendshëm Taulant Balla, i cili u bëri thirrje grave dhe vajzave ta denoncojnë dhunën. I përlotur, Balla u shpreh se për këtë ngjarje, shoqëria ka përgjegjësitë e saj, teksa shtoi se duhet një reagim mbarëshoqëror.

“Sa është gjetur dhe trupi i një prej dy fëmijëve të tjerë dhe natyrshëm sipas asaj që policia ka rindërtuar si skenar i kësaj ngjarje tepër të rëndë, dyshohet se dhe trupi i nënës dhe fëmijës tjetër të jetë po në këtë zonë. Kështu që policia, RENEA, forcat kombëtare dhe peshkatarët do të vazhdojnë non stop për të gjetur fyt ë tjerët. Është një ngjarje e rëndë dhe duam që nga ky moment i vështirë, tu bëj thirrje grave dhe vajzave ta denoncojnë dhunën. Ne kemi përgjegjësitë tona si shoqëri, sepse duhet t’i japin më shumë besim grave dhe vajzave të denoncojnë për të shpëtuar nga kalvari i vuajtjeve. Dhuna me bazë gjinore, dhuna seksuale, dhuna me të cilën çdo vajzë përballet, duhet të them se na duhet një shkëputje nga kjo situatë, sepse në këtë situatë luan rol shoqëria, vëllai, motra. Mbase nuk duan ta denoncojmë se mendojnë se çfarë thotë bota, por vijmë në këto raste ku na duhet të rrisim dhe të marrim më shumë përgjegjësi të gjithë si shoqëri”, tha Balla.

Policia arriti të gjente paraditen e djeshme vetëm trupin e vajzës së madhe 9-vjeçare, e cila ndryshe nga sa u raportua fillimisht, nuk kishte shenja dhune në trupin e saj, ç’ka deri tani vërteton pistën që nëna është vetëhedhur së bashku me 3 fëmijët e saj në lumë. Teksa i ati ndodhet në burg, nëna dhe dy motrat e vëllezërit e saj të zhdukur në lumin Buna, vogëlushja pritet që të përcillet në banesën e fundit nga familjarët e babait të saj. 

Ndërkohë bashkëshorti i Almës, dhe babai i 3 fëmijëve të mitur, Erdgys Arrazi është i arrestuar nga policia, nën akuzën se ka shtyrë gruan drejt vetëvrasjes. Konfliktet dhe tradhtia në çift deri tani përfliten si shkak për ngjarjen që ka tronditur Shkodrën dhe mbarë opinionin publik./ZËRI

1 VITE ME PARE

Tragjedia në Shkodër, qytetarët hedhin lule në lumin Buna, për Almën dhe 3 fëmijët e saj

Nëna me 3 fëmijët u hodh në lumë, përcillet
Qytetaret homazhe per Almen dhe 3 femijet

SHKODËR- Qytetarët e Shkodrës kanë hedhur lule në ujërat e lumit Buna, aty ku u ndërpre në mes jeta e nënës dhe 3 fëmijëve të saj. Nënkryetarja e Bashkisë Shkodër, Teuta Qyteza, tha se sot festa në Shkodër u kthye në dhimbje, pasi disa lule të bukura i mungojnë qytetit.

“Në këtë ditë që Shkodrës i fali 6 majin, ditën e luleve, disa lule shkëputen tragjikisht nga jeta. 6 maji në Shkodër festohet me fëmijë, lule, koncerte, këngë e recitime, por sot i mungonte diçka thelbësore këtij gëzimi. Kërkimi vijon ende, se ende nuk janë gjetur 3 trupa, kemi Eriseldën të gjetur të pajetë, e cila sot përcillet në banesën e fund. Sot si nënë si grua, si përfaqësuese e bashkisë Shkodër, ndjehem e trishtuar, e pikëlluar se pikërisht në këtë ditë ku të gjithë organizoheshin për festë dhe ndodh një pikëllim. Por populli e ka pas në traditë të mbledhë forcën dhe t’i përballojë të gjitha sipas zakonit e riteve dhe Eriselda të pushojë në paqe dhe nëna me dy fëmijët e tjerë të gjendet dhe ne të mos kemi më të tilla ngjarje”.

Nëna me 3 fëmijët u hodh në lumë, përcillet
qytetaret homazhe

Ajo ftoi gratë të denoncojnë dhunën, fëmijët që shohin nënën të dhunohet, gjyshet që dëgjojnë debate pas dyerve të mbyllura në mënyrë që këto raste të parandalohen dhe të mos jenë vetëm sensibilizim pasi tragjedia ndodh.

“I bëj thirrje të gjitha grave, vajzave, fëmijëve që shohin dhunë pas prindërve dhe nënave që dëgjojnë pas dyerve grindje t’i denoncojnë në instancat e profilizuara për këtë punë. Bashkia e Shkodrës ofron shërbime për gratë e dhunuara e viktimat e shpëtuara, por duhet t’i parandalojmë ato”.

Nëna me 3 fëmijët u hodh në lumë, përcillet
Lule ne Buna
1 VITE ME PARE

“Ai i adhuronte fëmijët”, përcillet për në banesën e fundit 9-vjeçarja Ergesa Arrazi, flasin familjarët e të atit

Nëna me 3 fëmijët u hodh në lumë, përcillet

SHKODËR- Shkodra është tronditur të dielën nga ngjarja e rëndë e vetëvrasjes së Alma Arrazit, së bashku me 3 fëmijët e mitur, ndërsa sot i jepet lamtumira e fundit vajzës 9-vjeçare, trupi i të cilës u gjet paraditen e djeshme në lumin Buna. Teksa i ati ndodhet në burg, nëna dhe dy motrat e vëllezërit e saj të zhdukur në lumin Buna, vogëlushja pritet që të përcillet në banesën e fundit nga familjarët e babait të saj. Këta të fundit shprehen se Erdgysi i donte shumë fëmijët e tij, dhe nuk ka ushtruar kurrë dhunë ndaj tyre, edhe pse pranojnë konfliktet në çift.

“Jemi të lënduar dhe shokuar, nuk ja falim nuses vendimin fatal qe ka ndërmarrë duke i marrë jetën vetes dhe tre fëmijëve. Ai i adhuronte fëmijët. Nuk do t’i bënte kurrë keq atyre. Punonte gjithë ditën në servis celularësh që t’i çonte në shkollë private. Me nusen mund të kishte probleme, por ajo kurrsesi nuk duhet t’ua bënte këtë fëmijëve. Këtë nuk ja falim”.

Ata pohojnë se çifti është njohur me dashuri dhe kanë kaluar shumë mirë, por prej kohesh nusja merrte ilaçe tek ambulanca e lagjes për gjendjen e saj jo të qetë emocionale. Ndërkohë që familjarët e Almës, përveç motrës së saj që ka dëshmuar dhunën e kunatit, kanë qenë disi të heshtur në këtë krim makabër.

Policia ka sekuestruar pamje të kamerave të sigurisë ku shihet Alma Arrazi me 3 fëmijët duke pirë kafe në një lokal pranë urës së Bunës. Por më pas nuk është kapur në asnjë kamera sigurie. Polumbarëve të RENEA-s iu kanë ardhur sot në ndihmë dhe Forcat e Armatosura, ndërkohë që po kërkohet ndihmë dhe nga autoritetet malazeze, për të ushtruar kontrolle në të dyja anët e kufirit.

Sipas banorëve të zonës, gjetja e trupave do të jetë e vështirë, për shkak të temperaturave të ujit, por edhe thellësisë së lumit Buna. /ZËRI 

1 VITE ME PARE

VD- Kërkimet për Almën dhe dy fëmijët, polumbarët e RENEA-s kërkojnë ndihmën e ushtrisë

Nëna me 3 fëmijët u hodh në lumë, përcillet
Kerkimet ne shkoder

SHKODËR- Pamjet e mëposhtme vijnë nga qyteti i Shkodrës, ku polumbarët e RENEA-s, së bashku me peshkatarë dhe banorë të zonës vijojnë kërkimet për gjetjen e trupave të Alma Arrazit dhe dy fëmijëve të saj të mitur, të cilët janë hedhur disa ditë më parë nga ura e Bunës.

Në ndihmë të polumbarëve, pritet që të mbërrijnë dhe forcat e ushtrisë, pasi deri tani kërkimi për trupat e 3 personave ka dështuar. Sipas banorëve të zonës, por edhe peshkatarëve, nxjerrja e trupave në breg do të jetë e vështirë për shkak të temperaturave të ulëta që ka uji në lumin Buna.

Ndërkohë bashkëshorti i Almës, dhe babai i 3 fëmijëve të mitur, Erdgys Arrazi është i arrestuar nga policia, nën akuzën se ka shtyrë gruan drejt vetëvrasjes. Konfliktet dhe tradhtia në çift deri tani përfliten si shkak për ngjarjen që ka tronditur Shkodrën dhe mbarë opinionin publik./ZËRI

Poll

MOS HUMB