LIVE UPDATES

KAOSI vazhdon! PD i ndalon fjalën Begajt, kalojnë ndryshimet në rregullore, Basha surprizë: Këtë javë nis puna për "Zgjedhoren"

➤ Vetëm 13 minuta zgjati sot seanca plenare. ➤ Sot, ndoshta për herë të parë në historinë e Kuvendit të Shqipërisë, një president nuk ka mundur që të mbajë dot një fjalim para deputetëve. ➤ Bajram Begaj kishte përgatitur një fjalim për nisjen e këtij sesioni të ri parlamentar, por do të duhet që ta mbajë në Presidencë para mediave dhe jo në sallë. ➤ Kjo pasi edhe sot, deputetët e Partisë Demokratike bllokuan Foltoren e Parlamentit me pankarta në duar, ndërsa u binin edhe bilbilëve. ➤ E gjitha ka ndodhur edhe para zv.ambasadorit të Gjermanisë; atij të Bashkimit Europian dhe Britanisë së Madhe. ➤Madje Alastari King-Smith u pa duke shkruar mesazhe në telefonin e tij. ➤ Se kujt i drejtohej, mbetet ende mister. ➤ Pavarësisht protestës së deputetëve opozitarë, në sallë sot u betua si deputet i Kuvendit të Shqipërisë, Plarent Dervishaj, duke i marrë mandatin e djegur ish-zv.kryeministrit, Arben Ahmetaj. ➤ Po ashtu, kaloi me 72 vota edhe emërimi i dy ministrave të rinj, Bledi Gonxhja dhe Adea Pirdeni. ➤ Gjithashtu u votuan edhe ndryshimet në rregullore dhe ato për Komisionet Hetimore. ➤ Më shumë u fol jashtë sallës për atë që ndodhi brenda. ➤ Jashtë kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi sulmoi presidentin Begaj, duke e cilësuar si ‘ministër të propagandës’, ndërsa nga mazhoranca kërkoi edhe njëherë plotësimin e kërkesave të tyre. ➤ Një fjalë të shkurtër por me të reja mbajti edhe Lulzim Basha. ➤ Ky i fundit lajmëroi surprizë se mes palëve ka pasur bisedime për Reformën Zgjedhore, e cila sipas tij pritet të nisë nga puna këtë javë. ➤ Ndikim sipas tij kanë pasur edhe ndërkombëtarët, por më shumë detaje nuk dha. ➤ Edhe pse jo i pranishëm fizikisht, në sallë ishte edhe kryedemokrati Sali Berisha. Edhe sot, Ina Zhupa u fut “live” nga Facebook-u i tij për të ndjekur ato që ndodhnin në Kuvend.

21 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

FOTOT- Ministrat miratohen mes kaosit, çfarë ndodhi në Kuvend

KAOSI vazhdon! PD i ndalon fjalën Begajt, kalojnë ndryshimet në
Kuvendi

TIRANË- Seanca e sotme filloi me zhurmë. Skenari i kaosit vijoi edhe sot, ku deputetët u ngritën në këmbë e bllokuan foltoren e Parlamentit me pankarta në duar dhe zhurma e bilbilave shqoëroi debatet dhe miratimin e ministrave të rinj.

KAOSI vazhdon! PD i ndalon fjalën Begajt, kalojnë ndryshimet në
KUVENDI
KAOSI vazhdon! PD i ndalon fjalën Begajt, kalojnë ndryshimet në
KUVENDI
KAOSI vazhdon! PD i ndalon fjalën Begajt, kalojnë ndryshimet në
KUVENDI
KAOSI vazhdon! PD i ndalon fjalën Begajt, kalojnë ndryshimet në
KUVENDI
KAOSI vazhdon! PD i ndalon fjalën Begajt, kalojnë ndryshimet në
KUVENDI
KAOSI vazhdon! PD i ndalon fjalën Begajt, kalojnë ndryshimet në
KUVENDI

Edhe pse opozita arriti të mos lejonte Presidentin Bajram Begaj të mbante fjalimin e tij, zhurma e deputetëve të Berishës nuk ndali PS-se të votonte dekretet e presidentit për ndryshimet në qeveri si dhe bëri betimin deputeti Plarent Ndreca i cili mori mandatin e djegur nga ish/ zv kryeministri Arben Ahmetaj.

KAOSI vazhdon! PD i ndalon fjalën Begajt, kalojnë ndryshimet në
EDI RAMA
KAOSI vazhdon! PD i ndalon fjalën Begajt, kalojnë ndryshimet në
VOTIMI

Seanca plenare zgjati Vetëm 13 minuta./ZËRI

1 VITE ME PARE

Po flasin për Big Brother? 'Ori' dhe Tabaku s'ndahen në Kuvend

KAOSI vazhdon! PD i ndalon fjalën Begajt, kalojnë ndryshimet në
Ori Nebiaj dhe Jorida Tabaku

TIRANË- Ori Nebiaj, u rikthye këtë të hënë në Kuvendin e Shqipërisë, për të vijuar angazhimet e saj në Parlament, ndërsa jashtë tij do të jetë opinioniste në një nga formatet më të ndjekur në Shqipëri, si Big Brother VIP. Ajo që ra në sy nga seanca e sotme ishte qëndrimi i saj afër deputetes Jorida Tabaku, me të cilën dukej se po zhvillonte një bisedë të gjatë, çështja e së cilës nuk dihet saktë, por a thua që fokusi mund të ketë qenë tek Big Brother?/ZËRI

1 VITE ME PARE

'Afër dhe larg', Bardhi flet, Lulzim Basha pret radhën

KAOSI vazhdon! PD i ndalon fjalën Begajt, kalojnë ndryshimet në
Gazment Bardhi dhe Lulzim Basha

TIRANË- Gazment Bardhi dhe Lulzim Basha, me sa duket nuk do të arrijnë më paqe mes njëri-tjetrit. Kjo u pa dhe këtë të hënë në seancë plenare ku dyshja as nuk u përshëndet. Ndërkohë që një situatë edhe më e “sikletshme”, ishte jashtë Kuvendit, ku teksa Gazment Bardhi fliste për mediat, Lulzim Basha priste radhën, për të folur, i përqëndruar në telefon në mes të deputetëve që e mbështesin atë në krye të PD-së zyrtare. Pas Bardhi përfundoi prononcimin e tij, atëherë fjalën e mori Lulzim Basha./ZËRI

1 VITE ME PARE

S'e lanë të fliste në Kuvend/ Begaj nga Presidenca thirrje opozitës të bëjë 'kthesë': Dialogoni

KAOSI vazhdon! PD i ndalon fjalën Begajt, kalojnë ndryshimet në
Bajram Begaj

TIRANË- Presidenti i Republikës Bajram Begaj pasi nuk arriti të mbajë fjalimin e tij para deputetëve në sallën e Kuvendit, mbajti deklaratë nga Presidenca. Në fjalën e tij Begaj u shpreh se Kuvendit i duhet opozita dhe se palët duhet të bashkëpunojnë për të mirën e vendit. 

Kreu i shtetit u bëri thirrje palëve se duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët pa u penguar nga interesat partiake dhe se interesat partiake nuk mund të bëhen pengesë për konsolidimin e shtetit të së drejtës, zhvillimit socialo- ekonomik të vendit dhe, për situatën ku ndodhemi, për ecurinë e procesit integrues në BE.

Fjala e plotë e presidentit:

Isha përgatitur që sot ti drejtohesha Kuvendit, në sallën e seancës plenare me rastin e fillimit të sesionit të ri parlamentar. Nuk është hera e parë që Presidenti i drejtohet Kuvendit me mesazh. Për çdo çelje sesioni gjeni mesazhin e Presidentit. Sot zgjodha të komunikoj drejtpërdrejtë me deputetët për shkak të rrethanave që shoqëruan mbylljen e sesionit të kaluar. Pamundësia për zhvillimin e një seance normale, më bën që këtë mesazh ta përcjell për politikanë dhe deputetët e Shqipërisë përmes medias.

Çelja e punimeve të sesionit të ri të Kuvendit, ishte një mundësi e mirë që deputetët e Kuvendit të shënonin fillimin e një kthese në jetën politike të vendit tonë. Me dashurinë për Shqipërinë, me respektin për qytetarët të cilët ju kanë zgjedhur, me përgjegjësinë madhore që mbart detyra e përfaqësimit, ju deputetë mund dhe duhet të gjeni gjuhën e përbashkët dhe të krijoni një atmosferë ku mbizotëron dialogu, interesi publik dhe interesi kombëtar.

Kuvendi duhet të jetë tempulli i shpalosjes së vlerave më të mira të shoqërisë tone, ku pozita dhe opozita bashkëpunojnë për të mirën e vendit. Kuvendi është vendi ku zhvillohet dialogu parlamentar, ku ka shkëmbim të ideve dhe diskutime konstruktive mes pozitës dhe opozitës. Kuvendi është hapësira e debateve ku profesionistë të ndryshëm, media, studentë, shoqëria civile, diaspora dhe përfaqësuesit e shtresave të ndryshme sociale e të pakicave kombëtare, të kenë mundësi të përfshihen e të dëgjohen. Kuvendi ka nevojë për opozitën, ka nevojë për zërin e saj, argumentat e saj, si dhe përballjen në debate me ide dhe argumente.

Bashkëpunimi vullnetmirë midis forcave politike ka fuqinë të japë zgjidhje dhe të çliroje energji pozitive. Në Kuvend duhet kultivuar demokracia, frymëzimi për të tashmen dhe shpresa për të ardhmen. Demokracia është një proces që jetësohet nga përkushtimi për konsolidimin e saj. Pa diskutimin e vazhdueshëm midis ofertave politike dhe dakordësinë e palëve që ato ti shërbejnë të mirës së qytetarëve dhe prosperitetit të vendit, demokracia është e cënuar. Nuk mund të ketë liri, përparim apo drejtësi sociale pa demokracinë në themel të ndërveprimit tonë. Klasa politike ka detyrën që të jetë në vijën e parë të mbrojtjes së parimeve demokratike. Interesat partiake nuk mund të bëhen pengesë për konsolidimin e shtetit të së drejtës, zhvillimit socialo- ekonomik të vendit dhe, për situatën ku ndodhemi, për ecurinë e procesit integrues në BE.

Jam i bindur se deputetët dhe klasa politike mund të gjejnë forca që konfliktin politik ta zëvendësojnë me bashkëpunim konstruktiv. Përçarjen ta këmbejnë me frymën e shenjtë të parlamentarizmit demokratik dhe shtetit të së drejtës, pa shuar debatin, që institucionet e shtetit të forcohen.

Në demokraci përballja e ideve brenda kornizës së respektit për tjetrin dhe vetëpërmbajtja janë domosdoshmëri. Prandaj debati lipset konstruktiv. Kuvendi është skena e ballafaqimit të ideve, jo arena e luftës ndaj kundërshtarit. Është dora e shtrirë ndaj kompromisit dhe dialogut. Sesioni i kaluar i Kuvendit, fatkeqësisht, shpenzoi më shumë kohë për agjenda joparlamentare, se sa për çështje madhore për vendin. Koha e humbur në theksimin e ndasive nuk kthehet më.

Ky sesion i ri parlamentar është një mundësi e re për ju deputetë që të ri-orientoni dialogun për të mirën e përbashkët, interesin kombëtar dhe konsolidimin e pozitave të Shqipërisë në rajon, me BE-në dhe aleatin tonë stategjik SHBA.

Ndaj uroj t’i riktheheni bashkëpunimit parlamentar dhe të rigjeni qëllimin e humbur. Të gjithë ne, shqipëtarët, i kemi sytë nga ju. Përveç rolit të ligjbërësve, ju keni rolin e rëndësishëm të krijimit të modeleve në shoqëri.

Jam i vetëdijshëm se agjenda politike e këtij sesioni kuvendor është e mbushur me sfida. Siguria, drejtësia, arsimi, shëndetësia, rritja e mirëqenies për të gjitha shtresat e popullsisë, demografia, mjedisi, drejtësia sociale janë sfida që kërkojnë përkushtim, atdhedashuri dhe kthjelltësi. Koha nuk pret. Pritshmëritë e qytetarëve duhet të jenë standardi që ju udhëheq në çdo hap të punës tuaj. Qytetarët shqiptarë presin të shohin një parlament funksional, dhe jo përplasje fizike në shtëpinë e demokracisë sonë. Qytetarët shqiptarë presin që ligjvënësit e tyre të bëjnë ligje në interes të vendit që përmirësojnë jetën e tyre dhe japin shpresë për një të ardhme më të mirë. Populli do t’i shohë politikanët duke punuar së bashku për çështje ndërpartiake si: reforma zgjedhore dhe votimi i diasporës. Për reformën në drejtësi  ende ka vend për kontribut nga ana e parlamentit. Shpreh  gjithë mbështetjen time  për reformën në drejtësi dhe ftoj të gjithë aktorët të gjejnë forcën dhe kurajon për të kryer misionin për ta bërë Shqipërinë një shtet të së drejtës, duke luftuar pa kompromis krimin dhe korrupsionin.

Qytetarët shqiptarë presin një parlament aktiv që mban të përgjegjshëm ekzekutivin nëpërmjet kërkesës së vazhdueshme  për transparencë dhe llogaridhënie. Këto nuk janë kërkesa të veçanta, janë ato që qytetarët presin në demokracitë funksionale, duke mundësuar që institucionet të jenë shërbestarët e tyre. Unë jam i bindur, se mundësitë dhe kapacitetet që dispononi përmbushin nevojën për t’u dalë zot fateve të një vendi që ka dëshmuar se në 30 vitet e fundit zotëron një energji të pashtershme për transformim.

Në seancën e sotme opozita parlamentare ka bllokuar foltoren e Parlamentit në nisje të sesionit të ri parlamentar. Përpos thirrjeve deputetët e opozitës nuk e liruan foltoren dhe duke iu rënë bilbilave dhe tavolinave arritën të krijonin kaos. Mes zhurmave presidenti Bajram Begaj nuk arriti të mbante fjalën e tij në Parlament, ashtu si dhe ishte njoftuar./ZËRI

1 VITE ME PARE

Mesazhi i Begajt, Bardhi: Presidenti me gjuhë të njëanshme, nxiti përçarjen

KAOSI vazhdon! PD i ndalon fjalën Begajt, kalojnë ndryshimet në
Gazment Bardhi dhe Bajram Begaj

TIRANË- Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratës së Presidentit Bajram Begaj. Begaj në fjalimin e tij nga Presidenca kërkoi që palët të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe se duhet të bashkëpunojnë për të mirën e vendit. 

"Me dashurinë për Shqipërinë, me respektin për qytetarët të cilët ju kanë zgjedhur, me përgjegjësinë madhore që mbart detyra e përfaqësimit, ju deputetë mund dhe duhet të gjeni gjuhën e përbashkët dhe të krijoni një atmosferë ku mbizotëron dialogu, interesi publik dhe interesi kombëtar,"- u shpreh Bega.

Ndërkohë në reagimin e tij mbas fjalimit të Begaj, Bardhi e konsideroi Presidentin si palë e njëanshme në konflikt ‘që nxit më shumë përçarjen në Kuvend’.

Bardhi: Qëndrimi publik i Presidentit të Republikës është mesazhi më i dëmshëm që mund të bënte për normalizimin e jetës parlamentare. Ashtu siç pritej, Kreu i Shtetit nuk u ngrit dot në rolin e tij si përfaqësues i unitetit të popullit, por me një gjuhë të njëanshme, u bë palë në konflikt dhe nxiti edhe më shumë përçarjen mes palëve politike në Kuvend.

Duke e konsideruar këtë një akt antidemokratik dhe një sulm të pashembullt të Presidentit të Republikës ndaj opozitës, e siguroj që Grupi Parlamentar i PD dhe opozita është e vendosur të mbrojë pluralizmin demokratik në vend dhe Kushtetutën e Shqipërisë, edhe nëse Kreu i Shtetit ka vendosur tia dorëzojë kopjen e tij të Kushtetutës kryeministrit Edi Rama!

Në seancën e sotme opozita parlamentare ka bllokuar foltoren e Parlamentit në nisje të sesionit të ri parlamentar. Përpos thirrjeve deputetët e opozitës nuk e liruan foltoren dhe duke iu rënë bilbilave dhe tavolinave arritën të krijonin kaos. Mes zhurmave presidenti Bajram Begaj nuk arriti të mbante fjalën e tij në Parlament, ashtu si dhe ishte njoftuar./ZËRI

1 VITE ME PARE

Kaosi në Kuvend/ Noka: Begaj erdhi si shërbëtor i Ramës

KAOSI vazhdon! PD i ndalon fjalën Begajt, kalojnë ndryshimet në
Flamur Noka

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka pas mbylljes së seancës plenare ka hedhur akuza ndaj presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj.

Noka u shpreh se presidenti Begaj sot dëshmoi se nuk është mbi palët por mban anë dhe u shfaq në Kuvend si një ministër për të bërë propagandë për ashpërsimin e diktaturës.

Flamur Noka: Presidenti i Republikës erdhi si shërbëtor i përulur i regjimit të Edi Ramës, për të bekuar ligjet që u heqin opozitës çdo të drejtë. Ai erdhi si një ministër për të bërë propagandë për ashpërsimin e diktaturës. Sot, Edi Rama nuk bëri asgjë më shumë vetëm se e thelloi skandalin në marrëdhëniet me opozitës. Sot Presidenti i Republikës ishte një faktor destabiliteti.

Presidenti nuk mund të pranohet nga opozita si ministër propagande i qeverisë. Aty edhe partnerët e panë që Edi Rama kishte emëruar një ministër propagande. Për sa kohë mazhoranca ashpërson masat ndaj opozitës ku është vendi për tryezë? Presidenti duhet të thirrte tryezën dhe të hidhte poshtë ligjet. Ne do të vazhdojmë aksionin dhe mosbindjen civile.

1 VITE ME PARE

"Surpriza" nga Lulzim Basha: Komisioni për Reformën Zgjedhore nis këtë javë, ndihmuan ndërkombëtarët

KAOSI vazhdon! PD i ndalon fjalën Begajt, kalojnë ndryshimet në
Lulzim Basha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike (të vulës), Lulzim Basha ka bërë një deklaratë të papritur para mediave. Pas përfundimit të seancës plenare, para mediave, Basha tha se maxhoranca dhe deputetët që e mbështesin e kanë gjetur "gjuhën e përbashkët" për nisjen e punës për Refomës Zgjedhore. Sipas tij, e gjitha ka ndodhur në bashkëpunim me aleatët strategjikë të Partisë Demokratike, pra ndërkombëtarët. Ndërsa shtoi se pret që puna të nis që këtë javë. 

PJESË NGA PRONONCIMI I BASHËS:

Basha: Dita e sotme provoi se interesat e qeverisë nuk janë normaliteti politikë, llogaridhënia dhe mbajtja e përgjegjësisë, por vazhdimi i teatrit me skenarë dhe regji të Edi Ramës që pamundëson zërin e opozitës, pamundëson mbajtjen e përgjegjësisë dhe dhënien e llogarisë që është dhe funksioni kryesor i Parlamentit. Kështu që sot kam një thirrje për Presidentin e Republikës: Të kthejë mbrapsht ndryshimet e njëanshme të ligjit për Komisionet Hetimore. Të zhbëhen po kështu ndryshimet e njëanshme të regullores, ndërkoh që në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar, përfaqësuesit e të cilit dëshiroj t’i falenderoj, ia kemi dalë të marrim një hap të parë modest sa i përket prioritetit kryesor për largimin e papërgjegjshmërisë politike nga skena politike përmes Reformës Zgjedhore. Dhe të paktën për momentin duhet që në bashkëpunim me aleatët strategjik të Shqipërisë, Partia Demokratike si udhëheqëse e këtij procesi në kuptimin thelbësor të fjalës ia ka dalë që të bind palën tjetër për të nisur punën për Komisionin bipartizan të Reformës Zgjedhore. Detajet besoj do të bëhen shumë shpejt publike, por unë dua të falënderojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Europian, Britaninë e Madhe që kanë ndihmuar jo thjesht opozitën, Partinë Demokratike në këtë drejtim, por edhe një interes publik të jashtëzakonshëm që është shkatërrimi i skenarëve për të zvarritur edhe një herë procesin e Reformës Zgjedhore. Se kur do të mblidhet komisioni, këtë do ta shikojmë, por ne insistojmë që puna e komisionit të jetë publike.

Janë takuar Gjiknuri dhe Alibeaj?

Basha: Nuk ka asgjë sekrete. Ka muaj që qeveria me alibi të ndryshme i ka ikur përgjegjësisë për t'i ikur debatit. Shpresojmë që këtyre alibive t'u vijë fundi dhe Komisioni për Reformën të mblidhet këtë javë./ZËRI

1 VITE ME PARE

Bardhi pas tensioneve: Begaj ishte në Kuvend për të na provokuar!

KAOSI vazhdon! PD i ndalon fjalën Begajt, kalojnë ndryshimet në
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka folur pas tensioneve të krijuara në sallën e Kuvendit. Sipas Bardhit, deputetët e opozitës nuk ishin njoftuar se presidenti Bajram Begaj, kishte planifikuar të mbante një fjalim drejtuar Kuvendit sot dhe se lajmin e mori vesh nga mediat. Kaq mjaftoi për ta etiketuar si një "ministër të propagandës së Ramës". Para mediave, jashtë Kuvendit, Bardhi ngriti akuza ndaj Begajt, duke e quajtur prezencën e tij në Kuvend provokim për opozitën. Ai theksoi se nëse Bajram Begaj zgjedh të sillet si vartës i Edi Ramës, atëherë ai do të trajtohet si i tillë nga opozita.

Gazment Bardhi: Ne jemi njohur nëpërmjet medias që Presideti do të jepte një mesazh për Kuvendin e Shqipërisë. Zyrtarisht Presidenti i Replblukes, unë shpreh keqardhje që nuk e ka lexuar kërkesën tonë, që Kuvendi i Shqipërisë prej më shumë se 3 muaj është në një mos-funksionim normal të tij për shkak të mohimit të të drejtave Kushtetuese të opozitës. Prezenca për herë të parë dhe pse opozita kishte njoftuar vijimin e aksionit, në një hapje të sesisonit parlamentar, Presidenti nuk është zgjedhur tani, kanë kaluar disa sesione dhe Presidenti nuk ka ardhur, ky akt i sotëm ishte një akt i ulët, një provokim ndaj opozitës në Kuvendin e Shqipërisë. I bëj thirrje të heqë palë nga sjellja e tij si palë, si vartës i mazhorancës dhe të respektojë kolltukun ku është ulur. Nëse presidenti me sjelljen e tij dëshiron të dalë hapur si vartës i Edi Ramës, do duhet të tij se për opozitës shqiptare do të trajtohet si i tillë.

Pyetje: Si e komentoni praninë e ambasadorëve në Kuvend, a keni pasur kontakte me ambasadorin britanik?

Gazment Bardhi: E përshëndes prezencën e secilit prej ambasadorëve në seancën e sotme. Secili prej tyre ndryshe nga presidenti ka nxitur palët për dialog politik, i njihni deklaratat e tyre qoftë të ambasadorit britanik dhe qoftë të atij gjerman. Unë kam patur dhe kam kontakte me përfaqësuesit ndërkombëtar. Unë nuk takoj asnjë përfaqësues të vendeve mike as për ti dhënë këshilla e as për të marrë. S’kam marrë asnjë këshillë. Sigurisht kanë dëgjuar me shumë vëmendje shqetësimin tonë. Ata janë të shqetësuar që Shqipëria një vend kandidat në Bashkimin Europian dhe vend anëtar I NATO-s do të duhet të ketë një parlament funksional. Që parlamenti të bëhet funksional duhet të shkojmë te shkaku. Shkaku ëhstë pazari I Edi Ramës për Reformën Zgjedhore, nuk do një Reformë që tu lejojë shqiptare zgjedhje të lira. Mos lejimi i kontrollit parlamentar ndaj ekzekutivit dhe zgjedhjet e lira.

Pyetje; Si mendoni se bëhet zgjidhja e konfliktit në parlament mes opozitës dhe mazhorancës?

Gazment Bardhi: Unë nuk sulmova presidentin unë konstatavo atë që sot President u soll si i verbër, sikur nuk e di se në Kuvend ka një konflikt mes mazhorancës dhe opozitës. Deri më tani kishim parë Edi Ramën të sillej si i verbër, thotë nuk ka asnjë situatë në Parlamentin e Shqipërisë. Unë nuk kisha sulm, kur të marrim vendimin për ta trajtuar si ministër të propagandës, do ta trajtojmë si ministër të propoagandës. Sot ishte sjellë në seancë nga maxhoranca për të provokuar opozitën. Ky është një atentat që Presidenti ka bërë ndaj Kushtetutës së Shqipërisë. Sa i takon zgjidhjes së krizës nuk ka nevojë as të shpikim as të sajojmë, mjaftojmë të respektojmë Kushtetutën dhe rregulloren. Opozita nuk po kërkon asgjë që nuk ja lejon Kushtetuta. Ne nuk po kërkojmë favore, po kërkojmë respektimin e rregolleres.

Pyetje: A i trembeni përjashtimit me rregulleren e re?

Gazment Bardhi: E drejta e protestës është e drejtë e garantuar nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë. Ne nuk pamundësuam fjalën e askujt. Fjala e presidentit nuk ishte në rend dite. Opozita nuk ishte njoftuar, ne e kemi marrë vesh nga media. Në grupin e PS është njoftuar që President do të vijë të mbajë një fjalë, ne nuk dinim gjë. Grupi i PD dhe të opozitës në Kuvend nuk kanë pasur dijeni për fjalën e presidentit. Nuk ka kryer askush nga kolegët deputetë asgjë më shumë nga çfarë u garanton liria e tyre e shprehjes, e drejta për të protestuar kur shkelën të drejtat e opozitës, nuk kanë kryer asnjë akt dhune në seanca dhe asnjë veprim që disiplinohet si shkelje nga rregullorja e Kuvendit të Shqipërisë./ZËRI

1 VITE ME PARE

Kaos në Kuvend, Basha në telefon! Bardhi: Ndoshta flet me ndonjë mbret a president

KAOSI vazhdon! PD i ndalon fjalën Begajt, kalojnë ndryshimet në
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi nuk e ka lënë pa ironizuar kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Teksa e gjithë opozita ishte në këmbë duke protestuar kundër kryeministrit Edi Rama, Basha ishte i ulur në vendin e tij duke kryer një telefonatë. 

KAOSI vazhdon! PD i ndalon fjalën Begajt, kalojnë ndryshimet në

I vënë në dijeni për këtë ngjarje brenda sallës, edhe Bardhi nuk e kurseu batutën.

Koment për Bashën në telefon?

Bardhi: Besoj që do të duhet të ketë pasur ndonjë lidhje me ndonjë ndaj mbretërit apo presidentin më të rëndësishëm në botë meqë thotë që ka kontakt të vazhdueshëm me ta./ZËRI

1 VITE ME PARE

Nuk e lanë të fliste në Kuvend, Begaj i thërret në Presidencë

KAOSI vazhdon! PD i ndalon fjalën Begajt, kalojnë ndryshimet në
Kuvendi

TIRANË- Pasi fjalimi i presidentit Bajram Begaj u anullua për shkak të kaosit në Kuvend, ai do të japë mesazhin për shqiptarët nga selia e Presidencës në orën 18:00. 

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla tha se si pasojë e kaosit të shkaktuar nga deputetët e opozitës, është e pamundur që Begaj të mbajë fjalën e tij në Kuvend.

1 VITE ME PARE

Me kë po flet ambasadori britanik? Opozita tension në sallë, Smith shkruan me dikë në celular

KAOSI vazhdon! PD i ndalon fjalën Begajt, kalojnë ndryshimet në
Pamje nga Kuvendi

TIRANË- Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Alastair King-Smith duket se është shqetësuar nga tensionet në sallën e sotme të Kuvendit të Shqipërisë. Teksa opozita protestonte dhe u binte bilbilëve para Foltores së Kuvendit, ambasadori ka nxjerrë telefonin dhe ka nisur që të shkruajë me dikë. Nga mënyra sesi po shkruante në telefonin e tij, duket se nuk ishte i qetë për situatën e krijuar në sallë. Por edhe pse kamera u afrua, sërish nuk u pikas dot personi me të cilin po komunikonte ambasadori? Të ishte vallë ndonjë deputet i opozitës, apo zyrtar i maxhorancës?/ZËRI

1 VITE ME PARE

Mori mandatin e Arben Ahmetajt, betohet Plarent Ndreca! Noka: O hajdut

KAOSI vazhdon! PD i ndalon fjalën Begajt, kalojnë ndryshimet në
Plarent Ndreca

TIRANË- Plarent Ndreca është betuar si deputeti më i ri në Kuvendin e Shqipërisë mes kaosit të krijuar nga Rithemelimi.

Ndreca mori mandatin e ish-ministrit të Financave Arben Ahmetaj, ndërsa betimi i tij ka qenë i pazakontë krahasuar me kolegët deputetë. /ZËRI

 

1 VITE ME PARE

As arresti në shtëpi nuk e ndal! Berisha "shfaqet" në Kuvend, e ka një 'sy' në sallë

KAOSI vazhdon! PD i ndalon fjalën Begajt, kalojnë ndryshimet në
Pamje nga Kuvendi

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është në masën e sigurisë "arrest shtëpie", por sigurisht që nuk e ka humbur seancën e sotme plenare. Edhe pse nuk ishte në sallë, rrjetin e tij social 'Facebook' ia kishte dhënë edhe sot, ashtu si edhe më parë deputetes së Partisë Demokratike, Ina Xhupa. 

KAOSI vazhdon! PD i ndalon fjalën Begajt, kalojnë ndryshimet në

Me llogarinë e Berishës në telefonin e saj, edhe sot, Zhupa i hapi një "dritare" nga Kuvendi kryedemokratit. 

Sesa e ka ndjekur Berisha, këtë nuk mund ta dimë./ZËRI

1 VITE ME PARE

Tension në Kuvend/ Opozita nuk “lejon” të mbajë fjalim Presidenti

KAOSI vazhdon! PD i ndalon fjalën Begajt, kalojnë ndryshimet në
pamje nga seanca

TIRANË- Presidenti Bajram Begaj nuk ka mbajtur arritur të mbajë fjalimin e tij në Kuvend. Opozita vijoi me skenarin e kaosit duke bllokuar foltoren dhe duke u rënë bilbilave.

"I kërkojmë ndjesë presidentit të Republikës, për shkak të situatës së krijuar nga deputetët e opozitës pamundësohet që qytetarët të ndjekin fjalën e tij nga Kuvendi. Vijojmë me çështjet sipas rendit të ditës”- u shpreh kryeparlamentarja Lindita Nikolla si pasojë e kaosit të shkaktuar.

1 VITE ME PARE

Presidenti, ambasadorët dhe Rama aty! Kuvendi nis me protesta, Bardhi: Nxirr Gardën!

KAOSI vazhdon! PD i ndalon fjalën Begajt, kalojnë ndryshimet në
Pamje nga salla

TIRANË- Sesion i ri parlamentar, por asgjë e re për t'u ndjekur! Ashtu siç edhe ishte e pritshme, por edhe siç ishte paralajmëruar nga opozita, edhe sesioni i ri parlamentar, ka nisur me kaos. Deputetët e Partisë Demokratike kanë bllokuar Foltoren e Kuvendit, ndërsa Gazment Bardhi ka kërkuar që Garda të dalë jashtë. Edhe pse pa mikrofon, Bardhi dëgjohej teksa i kërkonte kryeparlamentares, Lindita Nikolla që të nxirrte jashtë sallës Gardën e Republikës. 

Gjatë kohës që opozita protestonte, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka bërë thirrje që deputetët të ulen në vendet e tyre.

PJESë NGA BISEDA MES TYRE: 

Bardhi: Nxirrni Gardën jashtë

Nikolla: Garda do të lëvizë pasi të uleni ju në vendin tuaj

Bardhi: Nxirr Gardën përjashta, pastaj! 

Nikolla: Patjetër do të dali edhe Garda! Qytetarët presin shumë nga ne. Zini vendin që të ftoj presidentin e Republikës. Edhe Garda do të marri vendin e saj. Ju bëj thirrje në emër të qytetarëve që po na ndjekin.

Por duket se lutjet e saj nuk shkruan në veshët e opozitës, duke sjellë edhe mbylljen e seancës së sotme për vetëm 13 minuta./ZËRI

1 VITE ME PARE

Seanca e parë plenare për 2024, ambasadorët e huaj mbërrijnë në Kuvend

KAOSI vazhdon! PD i ndalon fjalën Begajt, kalojnë ndryshimet në
Alastair King-Smith

TIRANË- Pak minuta nga nisja e seancës së parë parlamentare për këtë vit kalendarik, ZËRI ka mësuar se kanë mbërritur të parët ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Alastair King-Smith dhe ambasadori i Gjermanisë, Karl Bergner. Pritet që edhe ambasadorë të vendeve të tjera të jenë të pranishëm në seancë.

KAOSI vazhdon! PD i ndalon fjalën Begajt, kalojnë ndryshimet në
Alastair King-Smith
KAOSI vazhdon! PD i ndalon fjalën Begajt, kalojnë ndryshimet në
Karl Bergner

Në seancën e sotme pritet të dekretohen ndryshimet në kabinetin qeveritar, shkarkimi i Elva Margaritit, si Ministre e Kulturës dhe Ervin Mete, si Ministër i Financave dhe Ekonomisë dhe emërimin e këtij të fundit si Ministër i Financave dhe Blendi Gonxhja si Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Po ashtu edhe miratimi i dekretit për emërimin e Adea Pirdenit si ministre e shtetit për Administratën Publike dhe Anti-Korrupsionin. /ZËRI

1 VITE ME PARE

Kuvendi nis për pak, Lulzim Basha s'e humb seancën e parë, shoqërohet nga Alibeaj

KAOSI vazhdon! PD i ndalon fjalën Begajt, kalojnë ndryshimet në
Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike (të vulës) Lulzim Basha duket se ka zgjedhur që të mos mungojë sot në nisjen e sesionit të ri parlamentar. Sot ishte i shoqëruar nga Enkelejd Alibeaj dhe Kreshnik Çollaku.

Pas tyre ishin edhe deputetë të tjerë të Kuvendit./ZËRI

1 VITE ME PARE

Do nisë sot seancën plenare! Momenti kur eskorta e presidentit futet në Kuvend

KAOSI vazhdon! PD i ndalon fjalën Begajt, kalojnë ndryshimet në
Momente nga videoja

TIRANË- Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka shkuar sot në Kuvendin e Shqipërisë, ku edhe do të mbajë një fjalim për nisjen e sesionit të ri paralamentar. ZËRI ka kapur momentin kur Begaj dhe eskorta e tij futen në oborrin e Kuvendit, më shumë se 30 minuta para nisjes së seancës parlamentare. 

Por prezenca e tij në sallë sot nuk është pritur mirë nga opozita. Më konkresisht, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i ka kërkuar presidentit Begaj të mos provokojë opozitën dhe të mos keqpërdoret si fasadë. Duke lënë të kuptohet që edhe sot, gjatë seancës do të ketë tensione. 

Reagimi i Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi:

Sa i takon opozitës, Presidenti i Republikës SH.T.Z. Bajram Begaj ka qenë gjithmonë i mirëpritur në Kuvendin e Shqipërisë, si Kreu i Shtetit dhe përfaqësues i unitetit të popullit. Presidenti Begaj nuk ka qenë prezent në asnjë nisje të sesionit parlamentar. Nga diskutimet që kanë rrjedhur në media nga mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, jemi njohur me faktin që Presidenti Begaj do të jetë prezent sot në seancë plenare për të mbajtur një fjalë përshëndetëse. Edhe pse lajmi është konfirmuar nga media, dua të sqaroj se kjo nuk na është njoftuar zyrtarisht as nga Kuvendi dhe as nga Presidenca. Për të shmangur çdo keqkuptim, dhe duke mos dashur të bësojmë se Presidneti i Republikës është përfshirë në një skenar të provokimit të opozitës, dua të konfirmoj se Grupi Parlamentar i PD dhe opozita në Parlament janë në një betejë me mazhorancën për të fituar të drejtat kushtetuese të opozitës që mohohen prej muajsh nga Edi Rama. Kjo betejë do të vijojë edhe në seancën e sotme e deri në plotësimin e kërkesave tona kushtetuese.

Në vlerësimin tonë Presidenti i Republikës duhet të kontribuojë në funksionimin normal të Parlamentit, duke duke ndërmarrë akte që nuk rrënojnë parlamentarizimin dhe lejojnë opozitën të përmbush rolin e saj kushtetues në një shoqëri demokratike, ku veçojmë të drejtën për kontroll parlamentar. Presidenti Begaj ka të gjitha mundësitë kushtetuese për të garantuar respektimin e Kushtetutës dhe ne gjejmë rastin t’i bëjmë thirrje që të mos keqpërdoret nga mazhoranca si fasadë për një normalitet të rremë në Kuvendin e Shqipërisë. Opozita është e vendosur për të mos lejuar funksionimin normal të Parlamentit, deri në mundësimin e të drejtave të saj kushtetuese./ZËRI

 

1 VITE ME PARE

‘Po keqpërdoret nga maxhoranca’, Bardhi për vizitën e Begajt në Kuvend: Nuk jemi njoftuar

KAOSI vazhdon! PD i ndalon fjalën Begajt, kalojnë ndryshimet në
Bajram Begaj dhe Gazmend Bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazmend Bardhi ka reaguar pas lajmit se në seancën e sotme parlamentare do të jetë presidenti i Republikës, Bajram Begaj. Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, Bardhi i bën thirrje kreut të shtetit që të mos keqpërdoret nga maxhoranca. Sipas Bardhit, Begaj po përdoret nga qeverisja, si një fasadë për normalitet të rremë në Kuvendin e Shqipërisë.

Postimi i Bardhit:

Sa i takon opozitës, Presidenti i Republikës SH.T.Z. Bajram Begaj ka qenë gjithmonë i mirëpritur në Kuvendin e Shqipërisë, si Kreu i Shtetit dhe përfaqësues i unitetit të popullit. Presidenti Begaj nuk ka qenë prezent në asnjë nisje të sesionit parlamentar.

Nga diskutimet që kanë rrjedhur në media nga mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, jemi njohur me faktin që Presidenti Begaj do të jetë prezent sot në seancë plenare për të mbajtur një fjalë përshëndetëse. Edhe pse lajmi është konfirmuar nga media, dua të sqaroj se kjo nuk na është njoftuar zyrtarisht as nga Kuvendi dhe as nga Presidenca.

Për të shmangur çdo keqkuptim, dhe duke mos dashur të bësojmë se Presidneti i Republikës është përfshirë në një skenar të provokimit të opozitës, dua të konfirmoj se Grupi Parlamentar i PD dhe opozita në Parlament janë në një betejë me mazhorancën për të fituar të drejtat kushtetuese të opozitës që mohohen prej muajsh nga Edi Rama. Kjo betejë do të vijojë edhe në seancën e sotme e deri në plotësimin e kërkesave tona kushtetuese.

Në vlerësimin tonë Presidenti i Republikës duhet të kontribuojë në funksionimin normal të Parlamentit, duke duke ndërmarrë akte që nuk rrënojnë parlamentarizimin dhe lejojnë opozitën të përmbush rolin e saj kushtetues në një shoqëri demokratike, ku veçojmë të drejtën për kontroll parlamentar.

Presidenti Begaj ka të gjitha mundësitë kushtetuese për të garantuar respektimin e Kushtetutës dhe ne gjejmë rastin t’i bëjmë thirrje që të mos keqpërdoret nga mazhoranca si fasadë për një normalitet të rremë në Kuvendin e Shqipërisë. Opozita është e vendosur për të mos lejuar funksionimin normal të Parlamentit, deri në mundësimin e të drejtave të saj kushtetuese./ZËRI/

1 VITE ME PARE

Sot rinis Kuvendi/ PS "merr masat", mbledhje me grupin paralmentar, porosia e Çuçit

KAOSI vazhdon! PD i ndalon fjalën Begajt, kalojnë ndryshimet në
Pamje nga mbledhja e PS

TIRANË- Përfundon mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Kreu i grupit parlamentar, Bledi Çuçi ka mbledhur sot kolegët e tij socialistë, pasi sot në orën 17.00, nis sesioni i ri parlamentar. ZËRI ka zbardhur detaje nga mbledhja mes tyre, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama. Në mbledhjen e sotme, kreu i grupit, Çuçi ka kërkuar prej kolegëve rritje cilësore të debateve mes maxhorancës dhe opozitës, më pas është ndalur në probleme konkrete.

Çuçi tha se ndryshimet në Rregulloren e Parlamentit synojnë të disiplinojnë mbarëvajtjen e seancave teksa ka kërkuar nga deputetët e PS prezencë nëpër seanca për të mos cënuar kuorumin dhe votimet e ligjeve. Më tej, kreu i grupit kërkoi edhe pjesëmarrje aktive të deputetëve.

"Për këtë sesion dua sidomos edhe qasjen që duhet të ketë grupi ynë në lidhje me integrimin. Në kushtet kur kemi një axhendë europiane tashmë, fokusi nuk është vetëm te qeveria, por edhe te institucionet e tjera kushtetuese. Ne si grup parlamentar në këtë sesion duhet të jemi instrument llogaridhënës i institucioneve të pavarura. Të krijojmë një mekanizëm që institucionet e pavarura të kenë një fokus të veçantë lidhur me rekomandimet që jep BE", tha Çuçi ndër të tjera.

Lidhur me seancën e sotme ai tha se pritet të kalojnë edhe dekretet për ministrat e rinj prandaj pjesëmarrja në votim nuk duhet të mungojë, ndërsa shtoi se duhet të jenë të vëmendshëm ndaj opozitës, e cila me qëndrimet e deritanishme ka paralajmëruar se do të vijojë me tensionet në sallë./ZËRI

1 VITE ME PARE

Kuvendi mblidhet sot për ministrat e rinj, PD pas 30 vitesh pa Berishën, skenarët e opozitës

KAOSI vazhdon! PD i ndalon fjalën Begajt, kalojnë ndryshimet në
Seance ne Kuvend

TIRANË- Kuvendi do të mblidhet sot për herë të parë nga 21 Dhjetori, dhe marrja e pushimeve të fundvitit nga ligjvënësit. Seanca do të nisë rreth orës 17;00 pasdite, dhe ka në rendin e ditës miratimin e ndryshimeve në qeveri.

Kuvendi pritet që t'i japë dritën jeshile dy emërimeve të reja në qeverinë Rama, i pari është ai i Blendi Gonxhjes në postin e Ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, dhe i dyti emërimi i Adea Pirdenit në postin e ministres për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin.

Edhe seanca e sotme pritet që të ketë përplasje, pasi opozita ka paralajmëruar skenarin e mosbindjes civile dhe në Kuvend.

KAOSI vazhdon! PD i ndalon fjalën Begajt, kalojnë ndryshimet në
Rendi i dites

Ky sesion i ri parlamentar rikthehet me dy ndryshime të rëndësishme, i pari ka të bëjë me rregulloren e Kuvendit, që parashikon përjashtim deri në 60 ditë për deputetët që kryejnë akte dhune, dhe ndryshimi i dytë ka të bëjë me Partinë Demokratike, ku pas më shumë se 30 vitesh Sali Berisha nuk do të jetë më fizikisht në Kuvend.

Demokratët kanë premtuar se do të pamundësojnë zhvillimin normal të parlamentit, dhe se nuk do të heqin dorë nga plani i tyre për bllokimin e seancave.

Kryeministri nga ana tjetër pak ditë më parë i lajmëroi opozitarët se dhe ata si mazhorancë nuk do të heqin dorë nga qëndrimi i 3 muajve të fundit, ku ligjet do të miratohen pa debate në seancë, dhe mbledhjet e Komisioneve do të bëhen online. Sipas tij kjo do të bëher për të shmangur përplasjet fizike.

Një prej temave më të nxehta që do të përplasë palët në këtë sesion të ri parlamentar është Reforma Zgjedhore, ku dy grupimet e PD-së janë në sherr mes tyre, se cili do të marrë postin e bashkëkryetarit në komisionun bipartizan. Aktualisht Komisioni nuk mblidhet prej shumë muajsh, dhe kryeministri Rama paralajmëroi se puna mund të vijojë dhe pa gjetur gjuhën e përbashkët me opozitën. Grupimi Bardhi Berisha kërkojnë që të zëvendësojnë bashkëkryetarin e këtij komisioni, duke larguar Enkelejd Alibeajn dhe duke emëruar Oerd Bylykbashin. Kjo është dhe një prej tre kërkesave që çuan në radikalizimin e qëndrimit të opozitës në Kuvend.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB