LIVE UPDATES

Vritet me 80 plumba mafiozi grek, si u kap në befasi me armë në brez dhe makinë të blinduar

➤Një atentat me 80 plumba i ka marrë jetën një personazhi të njohur të botës së krimit në Greqi. ➤44-vjeçari u qëllua nga 3 armë të ndryshme, teksa ishte duke hipur në makinën e tij të blinduar. ➤Edhe pse kishte armë me vete në makinë dhe në brez, ai nuk mundi që t’iu kundërpërgjigjej autorëve. ➤Autorët dogjën makinën së bashku me 3 armë në periferi të Athinës. ➤Ai i kishte shpëtuar një tjetër atentati disa vite më parë, për shkak se autorit i ishte bllokuar arma. ➤Zabunis ishte arrestuar disa herë dhe ishte në top listën e të dyshuarve për disa sulme ndaj bandave të tjera. Ai merrej me kontrabandë të karburanteve dhe pijeve alkoolike si dhe gjobëvënie.

4 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

VIDEO/ Breshëri plumbash nga të gjitha anët, dalin pamjet e ekzekutimit të mafiozit grek

Vritet me 80 plumba mafiozi grek, si u kap në befasi me armë në
Momenti i vrasjes së Vangjelis Zabuni

GREQI- Videoja që po shikoni tregon momentin e vrasjes së Vangjelis Zabuni, një mafioz grek mjaft i njohur në botën e krimit. Siç shihet edhe në pamje, 44-vjeçari hipën në makinë, por nuk largohet direkt. Ai qëndron brenda mjetit duke pritur dhe vetëm pak sekonda më vonë, autorët parkohen pas tij. Një prej tyre, i veshur totalisht me të zeza dhe i maskuar në fytyrë, del nga makina e me kallashnikov në dorë, afrohet nga dera e shoferit e nis breshërinë e plumbave. Ndërsa tjetri, gjithashtu i maskuar, qëllon nga pas. Dyshja ndalojnë për një çast dhe më pas hapin derën e shoferit e nisin të qëllojnë sërish në drejtim të Zabunit, për tu bindur që kishte vdekur. Më pas, largohen duke lënë pas 44-vjeçarin e pajetë dhe mjetin e shkatërruar nga plumbat.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e kaluar në rrugën “Ilia Iliu” në Athinë. Zabuni ishte me një “BMW” të blinduar, por autorët, nga ajo që është raportuar deri më tani, kanë përdorur kallshnikovë me plumba blindshpues. Në vendngjarje janë gjetur 97 gëzhoja. 44-vjeçari kishte armë me vete në makinë dhe në brez, por nuk mundi që t’iu kundërpërgjigjej autorëve. Autorët dogjën makinën e përdorur në krim së bashku me 3 armë në periferi të Athinës.

Zabuni i kishte shpëtuar një tjetër atentati disa vite më pare. Ai është arrestuar disa herë dhe ishte në top listën e të dyshuarve për disa sulme ndaj bandave të tjera. Ai merrej me kontrabandë të karburanteve dhe pijeve alkoolike si dhe gjobëvënie.

1 VITE ME PARE

Me armë në makinë dhe në brez, çfarë iu gjet mafiozit grek pas ekzekutimit

Vritet me 80 plumba mafiozi grek, si u kap në befasi me armë në
Viktima

ATHINË- Vangjelis Zabunis, një personazh i njohur i botës së krimit në Greqi, është ekzekutuar mbrëmjen e djeshme. Ndaj tij është qëlluar me të paktën 80 plumba, teksa po hipte në makinën e blinduar. Mediat greke raportojnë se në makinën e blinduar janë gjetur armë dhe municione, të cilat ai nuk mundi që t’i përdorte për shkak të breshërisë së paprecedentë të plumbave.

Mësohet se në makinën e viktimës u gjet një automatik kallashnikov me dhjetëra fishekë. Ndërsa në trupin e viktimës u gjet edhe një pistoletë Glock, mirëpo goditja e papritur bëri që Zabunis të mos kishte asnjë shans për t’i përdorur armët për t’u vetëmbrojtur.

Pak minuta pas ekzekutimit të Zabunis, në dalje të Athinës u gjet një mjet i djegur, që dyshohet se u përkiste autotëve, e cila ishte marrë me qera vetëm pak ditë para ngjarjes.

Brenda makinës së shkrumbuar u gjetën edhe 2 kallashnikovë dhe 1 pistoletë, armë të përdorura gjatë sulmit mbi 44-vjecarin.

Viktima ishte një ndër eksponentët më të rëndësishëm të mafias greke. Para 4 vitesh ai i kishte shpëtuar një atentati ku kishte marrë plagë të rënda, por për fat autorit i ishte bllokuar arma. Duket se këtë herë autorët ishin të vendosur të mos gabonin ndaj dhe përdorën të paktën 3 armë, si dhe lëshuan drejt tij më shumë se 80 plumba.

Zabunis ishte arrestuar disa herë dhe ishte në top listën e të dyshuarve për disa sulme ndaj bandave të tjera. Ai merrej me kontrabandë të karburanteve dhe pijeve alkoolike si dhe gjobëvënie./ZËRI 

1 VITE ME PARE

FOTO-VIDEO/ 3-4 vetë me xhip! E qëlluan derisa vdiq, detaje nga vrasja mafioze në Greqi

Vritet me 80 plumba mafiozi grek, si u kap në befasi me armë në
Vrasja ne Greqi

GREQI – Mediat në Greqi kanë publikuar të tjera detaje në lidhje me vrasjen mafioze në vendin helen, ku u ekzekutua 44-vjeçari Vangjelis Zabunis. Viktima është vrarë pranë një karburanti, që ishte në pronësi të tij në kryqëzimin e rrugëve Ilias Iliou dhe Frantzis.

Bëhet fjalë për Vangjelis Zabunis, i lindur në vitin 1980, i cili njihej me nofkën “Ham” dhe dyshohet se ishte pjesë e mafies greke, i cili ka qenë pre e një atentati edhe në vitin 2018 në bregdetin e Kondilit, në Pire. Ai në atë kohë kishte pasur lëndime në këmbë dhe në krahë, pasi kallashnikovi i agresorëve kishte ngecur.

Vritet me 80 plumba mafiozi grek, si u kap në befasi me armë në
Viktima Vangjelis Zabunis

Në videon e një kamera sigurie të siguruar nga iefimerida.gr, shihet fuoristrada që ishte vjedhur nga autorët e krimit dhe më pas ishte djegur në Avenue Athinë në Haidar, pasi të dyshuarit kanë kryer krimin. Sipas dëshmitarëve, në xhip ishin 3 ose 4 persona. Ata sapo kanë qëlluar 44-vjeçarin me 81 plumba kallashnikovi.

Sipas ELAS, ngjarja ka ndodhur në orën 01:55 të mëngjesit të së dielës në kryqëzimin e rrugëve Frantzis dhe Ilias Ilios, në Neo Kosmos. Tre ose katër agresorë të panjohur të hipur në një SUV I.X, marka Lexus, iu afruan viktimës, i cili sapo kishte dalë nga një pikë karburanti në pronësi të tij dhe po përgatitej të hipte në BMW-në e tij të blinduar.

Vritet me 80 plumba mafiozi grek, si u kap në befasi me armë në
Viktima Vangjelis Zabunis

Sipas dëshmitarëve, autorët, të cilët e kishin plagosur me armë zjarri 44-vjeçarin, ishin tre-katër persona dhe lëviznin në një makinë IX, ndërsa dyshohet se ka pasur edhe një grup të dytë mbështetës, pasi pas vrasjes, është parë edhe një motoçikletë, që me shpejtësi ka ikur nga vendi i ngjarjes. Të panjohurit kanë qëlluar ndaj viktimës me automatik kallashnikov, kur ai ka dalë nga pika e karburantit, që zotëronte.

Viktima është përpjekur të hipë në makinën e tij të blinduar që të shpëtojë nga plumbat, por nuk ia ka dalë. Ekzekutuesit qëlluan 44-vjeçarin me breshëri, derisa u siguruan që ai ka ndërruar jetë. Autorët e dinin se objektivi i tyre kishte një makinë të blinduar dhe ata goditën nga një distancë shumë e afërt. Xhamat antiplumb të BMW-së nuk i kanë përballuar goditjet e shumta.

Vritet me 80 plumba mafiozi grek, si u kap në befasi me armë në
Makina e viktimes e bere shoshe

Në vendngjarje janë gjetur dhe konfiskuar (81) predha të kalibrit 7.62 mm. Më pas autorët janë arratisur në L. Athinë, në Çaidar. Atje, persona të panjohur kanë djegur makinën me të cilën kanë kryer ekzekutimin. Makina ishte në pronësi të një kompanie ndërtimi. Njëkohësisht vijon hetimi për gjetjen e motoçikletës që dyshohet se është përfshirë në vrasje, ndërsa nga kamerat e zonës është marrë material vizual për t'u ekzaminuar në kuadër të hetimeve paraprake.

Në të kaluarën, viktima është akuzuar për grabitje dhe zhvatje, si dhe për përfshirje në tentativë për vrasje të një gjyqtari. Në nëntor 2012, ai u akuzua si pjesë e një grupi zhvatësish që vepronin në zona të ndryshme, përfshirë Haidar, Glyfadën dhe Pireun. Në fakt, ai dyshohet se ka dhënë një urdhër për të vrarë kryetaren e gjykatës, Paraskevi Kalaitzis, dyshohet për rrëmbimin e pronarit të anijes Perikli Panagopoulos, por se ka mohuar çdo përfshirje. Dëshmitari kryesor i Prokurorisë në këtë rast ishte kushëriri i kryemafiozit të njohur P.B., i cili kishte zbuluar një plan të mafies greke. Mirëpo, ky plan nuk ka arritur të zbatohet pasi B.Z. u arrestua, sepse ishte pjesë e një grupi zhvatjesh.

Në janar të vitit 2015 emri i viktimës është përfshirë edhe në një dosje me gjithsej 37 të pandehur./ZËRI/

1 VITE ME PARE

Ekzekutohet me 80 plumba bosi i mafies në Greqi, autorët të pamëshirshëm, më pas dogjën makinën

Vritet me 80 plumba mafiozi grek, si u kap në befasi me armë në
Makina e viktimes

GREQI- Vangjelis Zabunis, një personazh i njohur i botës së krimit në Greqi, është ekzekutuar mbrëmjen e djeshme. Ndaj tij është qëlluar me të paktën 80 plumba duke bërë shosh makinën me të cilën ai po udhëtonte. 44-vjeçari cilësohej si një prej anëtarëve të mafias greke, ndërkohë që dhe më herët kishte qenë pre e një atentati.

Pak minuta pas ekzekutimit të Zabunis, në dalje të Athinës u gjet një mjet i djegur, që dyshohet se u përkiste autotëve, e cila ishte marrë me qera vetëm pak ditë para ngjarjes.

Brenda makinës së shkrumbuar u gjetën edhe 2 kallashnikovë dhe të paktën 1 pistoletë, armë të përdorura gjatë sulmin mbi Zubunin.

Vritet me 80 plumba mafiozi grek, si u kap në befasi me armë në
Pamje nga vendngjarja

Viktima ishte një ndër eksponentët më të rëndësishëm të mafias greke. Para 4 vitesh ai i kishte shpëtuar një atentati ku kishte marrë plagë të rënda, por për fat autorit i ishte bllokuar arma dhe nuk kishte mundur t’i merrte jetën. Duket se këtë herë autorët ishin të vendosur të mos gabonin ndaj dhe përdorën të paktën 3 armë, si dhe lëshuan drejt tij më shumë se 80 plumba.

Zubunis ishte ishte arrestuar disa herë dhe ishte në top listën e të dyshuarve për disa sulme ndaj bandave të tjera. Ai merrej edhe me kondrabandë të karburanteve dhe pijeve alkoolike si dhe gjobëvënie.

Policia thotë se ekzekutimi i Vagjeli Zubunis ishte vrasje me pagesë. Autoritet shtojnë atë në listën e gjatë të ekzekutimeve të ndodhura vitet e fundit në luftën e pamëshirshme mes bandave mafioze greke. Në këto banda anëtarë janë edhe shumë shtetas shqiptarë, të cilët shpesh marrin përsiper edhe ekzekutimet dhe shantazhet ndaj bizneseve për t’ju marrë atyre shuma parash./ZËRI 

Poll

MOS HUMB