LIVE UPDATES

‘Partizani’ i vendos "prangat"! GJKKO e la në 'arrest shtëpie', Berisha 'flet' nga Facebook: Asgjë s'më ndal!

➤ Sali Berisha, kreu i Partisë Demokratike është zyrtarisht në 'arrest shtëpie'. ➤ Vendimi është marrë sot nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. ➤ GJKKO pranoi sot kërkesën e SPAK për masën e arrest shtëpie për ish-kryeministrin Sali Berisha. ➤ Vendimi u mor rreth orës 13.00, ndërsa në orën 15.00, oficerët e Policisë Gjyqësore u ngjitën në pallatin e tij për t'i komunikuar masën e sigurisë. ➤ Reagimi i parë ka ardhur nga djali i tij, Shkëlzen Berisha i cili tha se kjo ishte kartolina e fundvitit nga kryeministri Edi Rama. ➤ Ndërsa avokatët e tij kanë paralajmëruar se çështja do të shkojë në Apel. ➤ Por nuk mungoi as komenti nga vetë kryedemokrati. Në rrjetin e tij social “Facebook”, Berisha i premtoi mbështetësve të tij se do të vazhdonte që të luftonte për të rikthyer demokracinë në Shqipëri. Duke u shprehur ndër të tjera se ‘porositësi’ i izolimit të tij në banesë ishte kryeministrit Edi Rama. ➤ Me masën e re, ish-kryeministri do të ruhet me mbikëqyrje policore në banesën e tij, dhe nuk lejohet të komunikojë me persona të tjerë përveç atyre që banojnë me të. ➤Nën hetim dhe në masë arresti shtëpie për privatizimin e Partizanit është edhe dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi i cili ndërtoi kulla mbi territorin e kompleksit sportiv. ➤ Kjo është një ngjarje që do të mbetet në historinë e vendit edhe për shkak të pushtetit që Berisha ka pasur që nga viti 1997 e deri më sot. Në karrierën e tij, Berisha ka mbajtur postin e kryeministrit dhe të presidentit. ➤ Hera e fundit që njëpolitikan i një kalibri të tillë përfundoi në qeli ishte Fatos Nano në vitin 1993, kur maxhoranca e asaj kohe e Partisë Demokratike autorizoi arrestimin e tij. ➤ Sali Berisha akuzohet për korrupsion madhor të funksionarëve të lartë të shtetit, për shkak se dyshohet se gjatë mandatit të tij si kryeministër ka favorizuar dhëndrin e tij, për të përfituar ish-pronat e familjes.

14 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

Berisha në 'arrest shtëpie', vjen edhe një koment nga Meta: Po tentohet eliminimi i opozitës

‘Partizani’ i vendos "prangat"! GJKKO e la në
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, edhe pse 6 orë me vonesë e ka bërë një koment për vendosjen e kryedemokratit Sali Berisha në masën e sigurisë "arrest shtëpie". Në një postim në rrjetet e tij sociale, Meta shkruan se masa ndaj Berishës është tentativë për eliminimin e opozitës. Po ashtu, shton se duhet të jetë një këmbanë alarmit për të gjithë qytetarët pasi po cënohet pluralizmi politik. 

"Vendimi i sotëm i GjKKO është një akt ekstrem i përndjekjes politike të Prof. Dr. Sali Berishës dhe vepër e drejtpërdrejtë e Edi Ramës për eleminimin e opozitës. Izolimi i paprecedentë i liderit të opozitës është këmbanë alarmi për liritë dhe të drejtat e çdo qytetari, për vetë ekzistencën e shtetit të së drejtës, si dhe për pluralizmin politik, që është nga sot më i kërcënuar se kurrë më parë,"- shkruan Ilir Meta.

Gjykata e Posaçme pranoi sot kërkesën e SPAK për shtrëngimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin i dyshuar për kryerjen e veprës penale “korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim në aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani. Pasi Berisha nuk e respektoi masën e sigurisë "detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, GJKKO e konvertoi masën në "arrest shtëpie"./ZËRI

1 VITE ME PARE

Berisha në "arrest shtëpie", Bardhi: Padrejtësi!

‘Partizani’ i vendos "prangat"! GJKKO e la në
Gazment Bardhi

TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar në Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me vendimin e GJKKO-së për të vendosur në masën "arrest shtëpie" kryedemokratin Sali Berisha. Në një reagim të bërë në rrjetet e tij sociale, Bardhi shkruan se me izolimin në banesë, Berishës 'defacto' po i cënohet detyra e tij si deputet. Kjo pasi i ndalohet komunikimi dhe përmbushja e veprimtarisë politike. Bardhi e konsideron vendimin abuzim me ligjin, ndërsa edhe njëherë vendimin e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e cilëson si të padrejtë.

“Abuzimi me ligjin në këtë rast, duke izoluar Sali Berishën në kushte që nuk aplikohen as për të burgosurit, është qartazi i paarsyeshëm, i panevojshëm dhe një tejkalim që lë shijen e përndjekjes politike ndaj opozitës. Askush nuk mund të përndiqet politikisht, askush nuk duhet të trajtohet përtej standarteve që lejon ligji dhe janë të nevojshme në një shoqëri me drejtësi dhe barazi. Abuzimi, tejkalimi dhe mungesa e arsyes janë gjithmonë PADREJTËSI!,”-shkruan ndër të tjera Bardhi.

DEKLARATË E KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, GAZMENT BARDHI

Tejkalimi i nevojës, veprimeve të arsyeshme dhe abuzimi me masat shtrënguese kthehet vetvetiu në padrejtësi. Opozita vërtetë nuk ka betejë me drejtësinë, por e kundërta e kësaj duhet të jetë edhe më e zëshme: drejtësia nuk mund të ketë betejë, përtej asaj që dikton ligji, me opozitën. E në këtë drejtim, një deputeti nuk mund ti pezullohet ushtrimi i funksionit, që defacto arrihet nëse atij i ndalohet kumunikimi dhe përmbushja e veprimtarisë politik qoftë edhe në kushte izolimi, sepse këtë nuk e lejon shprehimisht ligji.

Abuzimi me ligjin në këtë rast, duke izoluar Sali Berishën në kushte që nuk aplikohen as për të burgosurit, është qartazi i paarsyeshëm, i panevojshëm dhe një tejkalim që lë shijen e përndjekjes politike ndaj opozitës. Përndjekja politike ndaj opozitës do ta rradhiste Shqipërinë krah Rusisë, dhe jo krah vendeve të NATO-s apo BE-së. Në një vend anëtar të NATO-s, në një vend kandidat për anëtar të BE-së, cilido duhet të jetë i barabartë përpara ligjit, cilido mund të hetohet dhe nëse rezulton i fajshëm të dënohet.

Por në një vend anëtar të NATO-s, në një vend kandidat për anëtar të BE-së, askush nuk mund të përndiqet politikisht, askush nuk duhet të trajtohet përtej standarteve që lejon ligji dhe janë të nevojshme në një shoqëri me drejtësi dhe barazi. Abuzimi, tejkalimi dhe mungesa e arsyes janë gjithmonë PADREJTËSI!

Gjykata e Posaçme pranoi sot kërkesën e SPAK për shtrëngimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin i dyshuar për kryerjen e veprës penale “korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim në aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani. Pasi Berisha nuk e respektoi masën e sigurisë "detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, GJKKO e konvertoi masën në "arrest shtëpie"./ZËRI

1 VITE ME PARE

"Arrest shtëpie", por nuk rri pa koment! Berisha 'flet' me Facebook: Unë do jem si gjithmonë! Nuk më ndajnë dot nga ju

‘Partizani’ i vendos "prangat"! GJKKO e la në
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar për herë të parë pasi Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i caktoi masën “arrest shtëpie” për akuzën e korrupsionit pasiv lidhur me aferën e privatizimit të kompleksit ‘Partizani’. Në reagimin e tij të parë në rrjetin e tij social, Berisha e cilëon masën si një hakmarrje politike të kryeministrit Edi Rama. Një mesazh ka edhe për mbështetësit e tij, duke i premtuar se nuk do të ndahet prej tyre por do të vazhdojë që të luftojë për të rikthyer demokracinë në vend. Edhe Berisha, njëjtë si mbështetësit e tij ka një mesazh: O sot, o kurrë! Ky ishte komunikimi i tij i parë, por nuk dihet a do të jetë i fundit i kryedemokratit, të cilit i lejohet që të komunikojë vetëm me personat me të cilët ndan banesën. 

"Të dashur miq, Sali Berisha është dhe do të jetë ai që ka qënë gjithmonë. Me apo pa arrest shtëpie, me apo pa policë tek dera, asgjë nuk do mund ta ndajë dot atë nga ju, jo vetëm demokratë, por edhe shqiptarë kudo që ata ndodhen. Sali Berisha do të vazhdojë të punojë dhe të luftojë çdo minutë, me të gjitha format dhe mjetet për të rikthyer demokracinë që aktualisht është e shpërfytyruar: Më shumë nga të gjithë që e kupton se litari i kalbur po i këputet është vetë Edi Rama,"-shkruan Berisha në postimin e tij.

POSTIMI I PLOTË:

Të nderuar miq, demokratë, shqiptarë kudo ku ndodheni.

Sot ndodhi ajo që të gjithë e dinim, izolimi dhe heqja e të drejtës së fjalës të liderit të opozitës nga narko-regjimi më mafioz i bastardit të ish-xhelatëve shqiptarë Kristaq Rama dhe Spiro Koleka, Edi Ramës që është dhe regjimi diktatorial më i korruptuar në Europë dhe më gjerë. Kjo masë arresti politik, dëshmi e një hakmarrje politike të verbër të Edi Ramës, nuk shpreh vetëm urrejtjen e tij të trashëguar ndaj kundërshtarit, por mbi të gjitha shpreh frikën, tmerrin që ne të dashur miq i kemi kallur atij deri në palcë dhe botës së tij të krimit me betejën tonë pa kthim.

Ai që mendon se asgjesoi pluralizmin dhe opozitën do ketë fatin që populli opozitar i rezervon armiqve të lirisë, diktatorëve.

Të dashur miq, Sali Berisha është dhe do të jetë ai që ka qënë gjithmonë. Me apo pa arrest shtëpie, me apo pa policë tek dera, asgjë nuk do mund ta ndajë dot atë nga ju, jo vetëm demokratë, por edhe shqiptarë kudo që ata ndodhen.

Sali Berisha do të vazhdojë të punojë dhe të luftojë çdo minutë, me të gjitha format dhe mjetet për të rikthyer demokracinë që aktualisht është e shpërfytyruar: Më shumë nga të gjithë që e kupton se litari i kalbur po i këputet është vetë Edi Rama.

Unë jam i bindur se sot jemi sëbashku jo thjesht ata demokratë që janë në krah të Sali Berishës, por dhe ata shqiptarë që e ndjejnë dhe e përjetojnë se Shqipëria është në rrezik. Ata janë shumica e qytetarëve të këtij vendi, ndaj a e dini pse fitorja jonë është e padiskutueshme? Është e tillë sepse ata që duan Shqipërinë janë më shumë se ata që duan thjesht Sali Berishën. Së fundmi, çdo masë që merr ky pushtet ndaj meje dhe opozitës është e përkohshme. Ajo që mbetet e pamposhtur është mosdorëzimi ynë dhe vendosmëria jone që izolimin e opozitës ta kthejmë në betejë lirie dhe në fitore për shqiptarët. Ndaj dhe ju ftoj të vazhdojmë me moton “O SOT O KURRË” betejën tonë pa kthim edhe më të fortë, të vendosur dhe më me pasion e guxim se kurrë më parë.

Gjykata e Posaçme pranoi sot kërkesën e SPAK për shtrëngimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin i dyshuar për kryerjen e veprës penale “korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim në aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani. Pasi Berisha nuk e respektoi masën e sigurisë "detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, GJKKO e konvertoi masën në "arrest shtëpie"./ZËRI

1 VITE ME PARE

As 30' lart në banesë! Berisha i priti vetë OPGJ-të, 4 oficerët e BKH asnjë koment për gazetarët

‘Partizani’ i vendos "prangat"! GJKKO e la në
Pamje nga banesa e Berishës

TIRANË- Më pak se 30 minuta ka zgjatur komunikimi i masës së sigurisë "arrest shtëpie" për ish-kryeministrin Sali Berisha. Rreth orës 15.00, në banesën e tij, në zonën e njohur për qytetarët si "Rrugica e Salës", janë ngjitur 4 zyrtarë të GJKKO-së. Në banesën e Sali Berishës u paraqitën 2 oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe 2 oficerë të krimit ekonomik, të cilët i komunikuan masën e sigurisë që vendosi sot Gjykata për të. Ish-kryeministri i priti në banesë dhe komunikimi me ta zgjati rreth 25 minuta, por nuk dihen detaje të tjera.

‘Partizani’ i vendos "prangat"! GJKKO e la në
Pamje nga banesa e Berishës
‘Partizani’ i vendos "prangat"! GJKKO e la në
Pamje nga banesa e Berishës
‘Partizani’ i vendos "prangat"! GJKKO e la në
Pamje nga banesa e Berishës

Vetë zyrtarët, edhe pse u përballën me mikrofonat e gazetarëve jashtë godinës, nuk bënë asnjë koment. Vetëm avokati i kryedemokratit paralajmëroi se çështja do të dërgohet në Apel, por nuk shtoi asnjë detaj tjetër. Teksa reagimet për këtë ngjarje kanë nisur nga të gjithë mbështetësit e Berishës, ky i fundit deri më tani ka zgjedhur që të heshtë.

Gjykata e Posaçme pranoi sot kërkesën e SPAK për shtrëngimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin i dyshuar për kryerjen e veprës penale “korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim në aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani. Pasi Berisha nuk e respektoi masën e sigurisë "detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, GJKKO e konvertoi masën në "arrest shtëpie"./ZËRI

1 VITE ME PARE

GJKKO "arrest shtëpie" për Berishën, avokati: Do ta ankimojmë në Apel

‘Partizani’ i vendos "prangat"! GJKKO e la në
Sokol Mëngjesi

TIRANË- Avokati i Sali Berishës, Sokol Mëngjesi në një dalje për mediat nga banesa e ish-kryeministrit Sali Berisha tregoi sesi e priti vendimin e masës së sigurisë "arrest shtëpie". Para mediave, në një komunikim të shkurtër, avokati Mëngjesi tha se Berisha e priste një gjë të tillë.

PJESË NGA KOMUNIKIMI: 

Mëngjesi: Po, u komunikua masa. Me procesverbal, si në çdo rast tjetër.

Gazetarët: Si e priti ish-kryeministri?

Mëngjesi: Normalisht një gjë e pritshme.

Gazetarët: Pati kontakt Berisha me OPGJ-të?

Mëngjesi: Pati normalisht. Ishte. Ishim edhe ne prezentë. U uroj festa të gëzuara. Mirupafshim!

Ndërsa së bashku me kolegun e tij, Genc Gjokutaj, Mëngjesi publikoi edhe një deklaratë zyrtare, e cila u përcoll edhe nga zyra e shtypit e Partisë Demokratike. Vendimin e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, avokatët e Berishës e cilësuan si një vendim politik, ndërsa lajmëruan se do ta dërgojnë në Apel.

"Asnjë nga kriteret ligjore që kërkohen me ligj për caktimin apo përshkallëzimin e masave të kufizimit të lirisë nuk u plotësua në këtë rast. Nuk ka asnjë dispozitë në kodin penal material ose procedural të Republikës së Shqipërisë, që përcakton se liria e komunikimit të një personi mund të kufizohet në kushtet e arrestit të shtëpisë. Për më tepër, liria e shprehjes dhe e organizimit politik janë liri themelore kushtetuese dhe si të tilla për zbatimin e tyre në rastin e deputetëve të kuvendit duhet të kërkohet autorizim i posacëm nga Kuvendi i Shqipërisë. Çdo vendim i marrë në kundërshtim me këtë procedure është i paligjshëm dhe si i tillë, i pavlefshëm,"-thuhet ndër të tjera në deklaratë.

Deklarata e plotë:

Deklaratë e avokatëve të Kryetarit të Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha. Gjykata izolon Sali Berishën me urdhër politik në kundërshtim me ligjin Arben Kraja, ish-oficeri i policisë sekrete i regjimit komunist, i konvertuar në Prokuror Special Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si dhe prokurorja Enkeleda Millonai, e përfolur për lidhjet e saj me rrjetin kriminal të PS, kërkuan për kryetarin e PD-së Sali Berisha arrest shtëpie, me mbikëqyrje policore dhe ndalim të plotë komunikimi. Gjykata Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) më datë 20.10.2023, pas urdhrave publikë politikë të Edi Ramës, mori vendim për caktimin e dy masave të kufizimit të lirisë ndaj Sali Berishës, ish-president dhe ish-kryeministër i Shqipërisë dhe kreut aktual të Partisë Demokratike të Shqipërisë, përkatësisht ndalim dalje nga vendi dhe detyrim paraqitje dy herë në muaj para prokurorisë. Këto masa ishin në kundërshtim flagrant me garancitë kushtetuese, të cilat ofrojnë imunitet për deputetët. Masa të tilla si kufizimi i lirive të deputetëve, pengimi i lëvizjes së tyre jashtë shtetit, kontrolli i banesës, si dhe liri të tjera kushtetuese, si ajo e shprehjes, e ushtrimit të funksioneve politike, kërkojnë që autorizimi parlamentar të jepet ex-ante nga Kuvendi i Shqipërisë (neni 73 i Kushtetutës së Shqipërisë). Zoti Berisha i denoncoi këto masa si antikushtetuese dhe refuzoi t'u bindej, pasi të veprosh ndryshe do të nënkuptonte dhënien e lejes për çdo gjyqtar apo prokuror për të shkruar një kushtetutë sipas urdhrave të qeverisë. Për shkak të këtij qëndrimi, Prokurori Special i është drejtuar Kuvendit dhe ka kërkuar zëvendësimin e këtyre masave me masat e paraburgimit. Kërkesa nuk u mbështet me asnjë provë, siç parashikohet nga procedura dhe precedentët e përcaktuar, por në vend të kësaj, me vendime gjyqësore antikushtetuese. Duke sqaruar çdo dyshim se kush e drejtonte maskaradën, anëtarët e Partisë Socialiste (PS) të Komisionit Parlamentar të Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit nuk hezituan të shfaqnin paragjykimin e tyre publikisht përpara se të merrnin vendimin.

Dhënia e autorizimit të kërkuar nga Kuvendi u bë në shkelje të procedurës së përcaktuar në Rregulloren Parlamentare. Në kundërshtim me Rregulloren dhe procedurën përkatëse që, parashikon që deputetit të prekur i jepet e drejta e fjalës dhe që raporti i Komisionit Parlamentar për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin lexohet në seancë plenare, në mënyrë që deputetët të informohen për vendimin që do të marrin, asnjë nga kushtet për marrjen e një vendimi të vlefshëm nuk u plotësua. Gjatë seancës së Kuvendit, kryetarja e mazhorancës së Partisë Socialiste, futi mbi 50 policë të Gardës në sallën plenare dhe mori vendimin për miratimin e kërkesës së prokurorisë pa lexuar asnjë nga dy raportet e Komisionit të Mandateve dhe pa i dhënë mundësi Berishës të flasë pa praninë e forcave të Gardës në sallën e Kuvendit. Pas vendimit të mazhorancës parlamentare të PS-së, prokurori i posaçëm, Arben Kraja, një nga oficerët e policisë sekrete të Enver Hoxhës, i shkarkuar nga detyra në vitin 1996 në përputhje me Ligjin e Lustracionit, dhe i cili e mban sërish detyrën në kundërshtim me ligjin e prokurorisë speciale që ndalon ish-oficerët e policisë sekrete të punojnë si prokurorë, si dhe prokurorja Enkeleda Millonai, e përfolur për lidhjet e saj me rrjetin kriminal të PS, i kërkuan gjykatës të vendosë ndaj Berishës masën e arrestit shtëpiak, nën mbikqyrje policie, dhe ndalimin e komunikimit me këdo përveç anëtarëve të familjes së tij të ngushtë. GJKKO vrapoi të pranonte kërkesat e prokurorëve politikë, në shkelje të Kushtetutës dhe Kodit të Procedurës Penale (KPP). Mbrojtja e zotit Berisha kërkuan që gjyqtarja e çështjes, Irena Gjoka, të përjashtohej nga çështja për anshmëri dhe shkelje të rëndë të përsëritur të ligjit. KPP-ja përcakton se pas një kërkese të tillë, procedura duhet të shtyhet deri në marrjen e vendimit mbi të. Në kundërshtim me ligjin, gjyqtarja Gjoka vazhdoi procedurën dhe pranoi kërkesën e prokurorëve pa u gjykuar kërkesa për përjashtimin e saj. Kujtojmë që Irena Gjoka ka qenë gjyqtare e shkarkuar në vitin 1996 nga KLD e drejtuar nga Sali Berisha, atehere president, dhe kërkesat e mëparshme të avokatëve për përjashtimin e saj nga çështja janë rrëzuar me komandë.

Këto masa kundër Z. Berisha u caktuan ndërkohë që ai çështë vetëm person nën hetim dhe ndaj tij nuk është ngritur asnjë akuzë pavarësisht hetimeve të vazhdueshme trevjeçare. Asnjë nga kriteret ligjore që kërkohen me ligj për caktimin apo përshkallëzimin e masave të kufizimit të lirisë nuk u plotësua në këtë rast. Nuk ka asnjë dispozitë në kodin penal material ose procedural të Republikës së Shqipërisë, që përcakton se liria e komunikimit të një personi mund të kufizohet në kushtet e arrestit të shtëpisë. Për më tepër, liria e shprehjes dhe e organizimit politik janë liri themelore kushtetuese dhe si të tilla për zbatimin e tyre në rastin e deputetëve të kuvendit duhet të kërkohet autorizim i posacëm nga Kuvendi i Shqipërisë. Çdo vendim i marrë në kundërshtim me këtë procedure është i paligjshëm dhe si i tillë, i pavlefshëm.

Gjykata e Posaçme pranoi sot kërkesën e SPAK për shtrëngimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin i dyshuar për kryerjen e veprës penale “korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim në aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani. Pasi Berisha nuk e respektoi masën e sigurisë "detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, GJKKO e konvertoi masën në "arrest shtëpie"./ZËRI

1 VITE ME PARE

Berisha në "arrest shtëpie", Boçi: PD nuk mposhtet, demokratë nisni betejën!

‘Partizani’ i vendos "prangat"! GJKKO e la në
Luçiano Boçi

TIRANË- Ish-deputeti dhe aktualisht nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka dalë në një deklaratë zyrtare nga selia blu, pas vendimit për caktimin e masës së sigurisë "arrest me burg" për kryedemokratin Sali Berisha. Në fjalën e tij, Boçi tha se masat ndaj ish-kryeministrit u vendosën pa asnjë provë dhe dokument, por vetëm sepse ai denonconte aferat e zyrtarëve të qeverisë. Edhe Boçi, ashtu si Flamur Noka, paralajmëroi një aksion të opozitës.  

"Me këto masa që shpalli sot Edi Rama ndaj Sali Berishës, që tejkalojnë në rrafshin e komunikimit dhe ato që Putini ka vendosur ndaj Navalnit, ai dhe mercenarët e tij dëshmojnë se ata i ka kapur tmerri nga humbja e kontrollit mbi opozitën dhe motoja e saj: O sot, o kurrë, në betejë pa kthim për përmbysjen e narkoregjimit të parë dhe të vetëm në Europë. Partia Demokratike denoncon me ashpërsinë më të madhe këto akte antikushtetuese të Edi Ramës dhedeklaron se me asnjë masë, me asnjë vendim Sali Berisha dhe kjo parti nuk mund të mposhten, por do vazhdojnë betejën e tyre pa kthim, kundër diktaturës së Edi Ramës që ka shndërruar aleancën me krimin në forcën kryesore shtypëse dhe vendimarrëse në Shqipëri,"-tha Boçi. 

DEKLARATË PËR MEDIA N/KRYETARI I PD, LUÇIANO BOÇI

Sot Edi Rama, bastardi direkt i xhelatëve Kristaq Rama dhe Spiro Koleka i shërbyer nga ish-xhelati, oficeri i policisë sekrete të Enver Hoxhës Arben Kraja, prokurorja Millonaj e denoncuar dhjetëra herëpër lidhjet me krimin dhe dhunimin e të drejtave të njeriut, së bashku me gjykatësen Gjoka të shkarkuar si e papërshtatshme nga detyra me 2 shkurt 1996, vendosen pa asnjë provë, fakt apo dokument por të bazuar fund e krye në falsitet masa kufizuese tipike për narkodiktaturat. Kështu sot Edi Rama në një akt urrejtje tëpapërmbajtur politike, urdhëroi mercenarët e vetë nëprokurori dhe gjykatë Arben Kraja, ish-xhelat, oficeri i policisë sekrete i regjimit komunist dhe Enkeleda Millonaj, prokurorja e SPAK me lidhje tëngushta me krimin, dhe gjykatësen Gjoka, e shkarkuar nga detyra nga Sali Berisha në vitin 1996, që të vendosin kryetarin e PD-së Sali Berisha nëarrest shtëpie, me mbikëqyrje policore dhe ndalim të plotë komunikimi. Me këto akte Edi Rama dhe mercenarët e tij dhunojnë, Kushtetutën, Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe rëndisin Shqiperinë, vend anëtar të NATO-s krahas diktaturave si ajo e Rusisë, Bjellorusisë, Ugandës, Venezuelës, etj.

Me këto masa mafioze dhe staliniste, kreu i narkoshtetit shqiptar, Edi Rama mendon se do realizojë ëndrrën makabre, të një Shqipërie pa opozitë, të parardhësve të tij, babait të tij biologjik xhelat që urdhëronte varjen në litar në gusht të vitit 1988 të poetit Havzi Nela dhe dajës famëzi, Spiro Koleka që kërkonte të fuste tanket kundër studentëve që në vitin ‘90. Me këto masa që shpalli sot Edi Rama ndaj Sali Berishës, që tejkalojnë në rrafshin e komunikimit dhe ato që Putini ka vendosur ndaj Navalnit, ai dhe mercenarët e tij dëshmojnë se ata i ka kapur tmerri nga humbja e kontrollit mbi opozitën dhe motoja e saj: O sot, o kurrë, në betejë pa kthim për përmbysjen e narkoregjimit të parë dhe të vetëm në Europë. Partia Demokratike denoncon me ashpërsinë më të madhe këto akte antikushtetuese të Edi Ramës dhedeklaron se me asnjë masë, me asnjë vendim Sali Berisha dhe kjo parti nuk mund të mposhten, por do vazhdojnë betejën e tyre pa kthim, kundër diktaturës së Edi Ramës që ka shndërruar aleancën me krimin në forcën kryesore shtypëse dhe vendimarrëse në Shqipëri. Partia Demokratike i thotë Edi Ramës se me këtoakte vetëm sa afron fundin tënd të merituar. Ajo ka denoncuar dhe do denoncojë të gjitha vjedhjetmonstruoze që iu bëni shqiptarëve me qeverinëorganizatë kriminale tuaj si organizatat kriminale, por edhe familjen tënde të ngushtë mafioze, bashkëpunimin tënd si grup i strukturuar kriminalme Pëllumb Gjokat, Hysët e Sinaloas së Meksikës, apo Mc Gonigalin, Nezën dhe Duçkën tënd. Partia Demokratike nuk do të falë kurrë rrëmbimin e votës së lirë të shqiptarëve, mohimin e të drejtave kushtetuese të opozitës dhe vendosjen në arrest të liderit të saj, Sali Berisha. Partia Demokratike iu bën thirrje antarëve dhe mbështetësve të saj, por edhe mbarë shqiptarëve të vazhdojmë: O sot, o kurrë betejën tonë pa kthim për rivendosjen e pluralizmit politik dhe ndëshkimin e merituar të Edi Ramës, armikut më të egër të qenies, identitetit, dinjitetit dhe lirive të shqiptarëve.

Gjykata e Posaçme pranoi sot kërkesën e SPAK për shtrëngimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin i dyshuar për kryerjen e veprës penale “korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim në aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani. Pasi Berisha nuk e respektoi masën e sigurisë "detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, GJKKO e konvertoi masën në "arrest shtëpie"./ZËRI

1 VITE ME PARE

Oficerët e Policisë shkojnë tek Berisha, i komunikojnë masën. Ish-kryeministri zyrtarisht nën arrest

‘Partizani’ i vendos "prangat"! GJKKO e la në
OPGJ tek banesa e Berishës

TIRANË- Oficerët e Policisë Gjyqësore kanë mbërritur në banesën e ish-kryeministrit Sali Berisha për t’i komunikuar vendimin e marrë nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, trupa e së cilës vendosi masën e sigurisë "arrest shtëpie". Siç duket edhe në pamjet e mëposhtme të siguruara nga ZËRI, oficerët e Policisë futen në pallatin e tij për t'i komunikuar masën. Megjithatë pasi të dalin ende nuk dihet nëse do të mbajnë një fjalë të shkurtër për gazetarët.  

Gjykata e Posaçme pranoi sot kërkesën e SPAK për shtrëngimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin i dyshuar për kryerjen e veprës penale “korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim në aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani. Pasi Berisha nuk e respektoi masën e sigurtisë "detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, GJKKO e konvertoi masën në "arrest shtëpie"./ZËRI

1 VITE ME PARE

Berisha në 'arrest shtëpie', Flamur Noka paralajmëron: I keni bërë llogaritë gabim! O sot, o kurrë...

‘Partizani’ i vendos "prangat"! GJKKO e la në
Flamur Noka dhe Sali Berisha

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka reaguar menjëherë pas vendimit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për masën e caktuar "arrest me burg". Në një postim në rrjetet e tij sociale në Facebook, Noka shkruan se Berisha po arrestohet dhe burgoset pa asnjë akuzë. Në fund, demokrati bën një paralajmërim.

"Llogaritë i kanë bërë gabim. Mosbindja civile për të gjunjëzuar këtë narkoregjim për opozitën dhe shqiptarët është rruga e vetme. O sot, o kurrë...,"-shkruan Noka. 

POSTIMI I PLOTË:

Me vendimin e sotëm, Drejtësisë Politike mund të themi se Edi Rama e ktheu Shqipërinë në Rusinë e vogël të Evropës me liderin e opozitës të arrestuar. Sot lideri i opozitës Prof Dr Sali Berisha arrestohet e burgoset pa asnjë akuzë, pa asnjë fakt e pa asnjë provë …thjesht sepse në liri dhe ne aktivitet politik i kall datën Edi Ramës dhe bandës së pushtetit. Arrestohet sepse po i diskretitonte çdo dite e me shumë me fakte e prova Drejtësinë e Re Politike e cila fsheh, asgjëson provat për Erion Veliajn, Engjëll Agacin dhe kreun e regjimit Edi Rama dhe sajon dosje politike për krerët e opozitës…SPAK dhe GJKKO pas ketij vendimi rikthyen Sigurimin e Shtetit si organe dhune te diktatures ndaj kundërshtareve të Regjimit. Llogaritë i kanë bërë gabim. Mosbindja civile për të gjunjëzuar këtë narkoregjim për opozitën dhe shqiptarët është rruga e vetme. O Sot o Kurrë...

Gjykata e Posaçme pranoi sot kërkesën e SPAK për shtrëngimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin i dyshuar për kryerjen e veprës penale “korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim në aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani. Pasi Berisha nuk e respektoi masën e sigurisë "detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, GJKKO e konvertoi masën në "arrest shtëpie"./ZËRI

1 VITE ME PARE

Të atin do ta izolojnë në ‘arrest shtëpie’, Shkëlzen Berisha: Kartolina e Edi Ramës

‘Partizani’ i vendos "prangat"! GJKKO e la në
Shkëlzen Berisha

TIRANË- GJKKO ka vendosur ‘arrest në shtëpi’ për Sali Berishën i cili po hetohet për çështjen e Kompleksit ‘Partizani’. Kjo masë ka ardhur pas refuzimit të mëhershëm të ish-kryeministrit Berisha për të zbatuar ‘detyrim paraqitje’, ndërsa GJKKO ka vendosur që këtij të fundit t’i ndalohet komunikimi me çdokënd që nuk është bashkëjetues me të dhe të mbikqyret me policë.

Vetë Sali Berisha nuk ka bërë asnjë reagim mbi këtë vendim, ndërsa i biri, Shkëlzeni ka shkruar në Facebook se kjo ishte kartolina e Edi Ramës për fundvit ndaj liderit të opozitës.  

"Kartolina e Rames per Vitin e Ri eshte arrestimi dhe izolimi i liderit te opozites!", shkruan Shkëlzen Berisha në Facebook.

Gjykata e Posaçme pranoi sot kërkesën e SPAK për shtrëngimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin i dyshuar për kryerjen e veprës penale “korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim në aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani. Pasi Berisha nuk e respektoi masën e sigurisë "detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, GJKKO e konvertoi masën në "arrest shtëpie"./ZËRI

1 VITE ME PARE

‘Partizani’ i vendos "prangat"! GJKKO e la në 'arrest shtëpie', Berisha 'flet' nga Facebook: Asgjë s'më ndal!

 

1 VITE ME PARE

Berisha në 'arrest shtëpie', avokati i tij: Ndalimi i komunikimit, shkelje nga gjykata

‘Partizani’ i vendos "prangat"! GJKKO e la në
Genc Gjokutaj

TIRANË- Në përfindim të seancës plenare avokati Genc Gjokutaj e quajti të papranueshme mbikqyrjen policore si dhe ndalimin e ish-kryeministrit Sali Berisha për të komunikuar. Sipas Gjokutaj gjykata fillimisht duhet të merrte leje nga Kuvendi.

AvokatiKy ishte vendimi sot. Ajo që ishte shqetësuese është se ky vendim vjen me ndalim komunikimi për një deputet. Duhet të ishte marrë autorizim i veçantë nga kjo gjykatë. Pritej se kjo gjykatë ka bërë dhe shkelje më të mëdha. Vendimi ishte i thatë; ndalimi i komunikimit, dhe lejimi vetëm me familjarët që bashkëjeton. Gjykata pritet të jap një shkurtim vendimi. Berish ndodhet në shtëpi, ne do të ndjekim rrugën e hetimit sipas ligjit. Nuk e dimë mënyrën se si do të procedohet, pasi arresti i shtëpisë nuk shoqërohet me forca policore.

Nën hetim dhe në masë arresti shtëpie për privatizimin e Partizanit është edhe dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi i cili ndërtoi kulla mbi territorin e kompleksit sportiv./ZËRI

1 VITE ME PARE

Berisha vendoset në 'arrest shtëpie', Rama komenton nga Kryeministria: Nuk shoh ëndrra se si dënohen njerëz

‘Partizani’ i vendos "prangat"! GJKKO e la në
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar vendimin e GJKKO për të lënë në masën e sigurisë arrest shtëpie, ish-kryeministrit Sali Berisha. Rama në një konferencë për mediat, ka deklaruar se ai nuk merret me dike që është shpallur non- grata nga SHBA-ja. 

Rama: Për non-gratën nuk kam asnjë koment. Nuk merrem me dikë që është shpallur non-grata nga SHBA. E kam thënë që në krye të herës. Ëndrrat e mia janë më të mëdha se të lidhur me persona të caktuar. Nuk shoh ëndërr se si dënohen njerëz. Nuk kemi asnjë arsye që të mendojmë për këtë ne kemi shumë punë për të bërë Shqipëria nuk ka shumë kohë për humbur dhe ne jemi mazhoranca dhe jemi e vetmja forcë që mund ta çojë këtë vend para. Për 1001 arsye zgjedhjet e ardhshme do të konfirmojnë këtë mazhorancë.

Ndërkohë Rama theksoi se arrestimi i një pjesëtari në një partie nuk është kurrë fitorja e një partie kundërshtare. /ZËRI

1 VITE ME PARE

GJKKO lë në ‘arrest shtëpie’ Sali Berishën: Asnjë komunikim me jashtë dhe nën mbikqyrje policore

‘Partizani’ i vendos "prangat"! GJKKO e la në

Sali Berisha do të vendoset në ‘arrest shtëpie’ dhe nën mbikqyrje policore, ka vendosur sot Gjykata e Posaçme.

Ndaj ish-kryeministrit kjo masë u mor sot nga GJKKO pas moszbatimit nga ana e tij të vendimit po të kësaj gjykate për ‘detyrim paraqitje’.

Berisha do të jetë i detyruar të qëndrojë në shtëpi dhe të mos ketë komunikim me asnjë person tjetër që nuk jeton me të, ndërsa zbatimi i masës do të jetë dhe nën mbikqyrje policore.

Ish-kryeministri dhe lideri i demokratëve akuzohet për korrupsion pasiv pasi po hetohet për çështjen e kompleksit Partizani, çështje për të cilën u prangos dhe u lirua më pas në masë 'arrest shtëpie' dhe dhëndrri i tij Jamarbër Malltezi.

Ndërsa dhënia e kësaj mase nga GJKKO pritej, ende nuk dihet se si Berisha do të drejtojë opozitën pasi atij i është ndaluar çdolloj komunikimi, përveç bashkëjetuesve të tij.

Sipas burimeve zyrtare, GJKKO ka vendosur që Berisha do të izolohet në banesën e tij.  

Ai vetë është shprehur se nuk do të ndalojë luftën e tij ndaj kundërshtarit politik, Edi Rama të cilin e ka akuzuar dhe si orkestrues të ndjekjes penale karshi tij.

Vendimi i GJKKO:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 22.12.2023 i është drejtuar Gjykatës me kërkesën me objekt: Zëvendësim i masave të sigurimit personal shtrëngues, “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, parashikuar nga neni 233 i K.Pr.Penale, me masën e sigurimit personal shtrëngues “arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, ndaj personit nën hetim Z. Sali Berisha.

Në seancën gjyqësore të datës 30.12.2023, ora 12.00, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, gjyqtarja Irena Goka, pasi shqyrtoi kërkesën, vlerësoi çështjen në tërësi, dëgjoi palët në kërkimin përfundimtar, bazuar në nenet, 228, 229, 230, 231, 232, 233, 237, 249, 260/2, 466 të Kodit të Procedurës Penale,
VENDOSI:

Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Zëvendësimin e masave të sigurimit personal me karakter shtrëngues “detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit” parashikuar nga neni 233 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin Nr.112, datë 20.10.2023, verifikuar me vendimin nr. 117 datë 26.10.2023, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, lënë në fuqi me vendimin nr. 56 datë 21.11.2023, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me masën e sigurimit personal shtrëngues “arresti në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, ndaj shtetasit nën hetim Sali Berisha, i biri i Ramës dhe i Shiqere-s, i datëlindjes 15.10.1944, lindur në Tropojë, me nr. personal E40701031R, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal.
2.1. Urdhërohet shtetasi nën hetim Sali Berisha, të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në adresën: Rruga “Mustafa Matohiti“, Ndërtesa 36, Hyrja l, Nd. 036, Njësia Administrative nr. 2, Tiranë si dhe të mos komunikojë me persona të tjerë përveç atyre që bashkëjetojnë në të njëjtën banesë me të.

3-Për ekzekutimin e këtij vendimi ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, përfaqësuar nga prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai.

4- Mbikëqyrja e zbatimit të masës së sigurimit “arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, si dhe urdhërimeve të përcaktuara në këtë vendim të kontrollohet nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe shërbimet e policisë gjyqësore, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

5-Kundër këtij mund të bëhet ankim nga palët, brenda pesë ditëve, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

1 VITE ME PARE

SPAK kërkon 'arrest shtëpie' me polic te dera, GJKKO vendos sot 'fatin' e Berishës

‘Partizani’ i vendos "prangat"! GJKKO e la në
Sali Berisha

TIRANË-  Gjykata e Posaçme do të zhvillojë sot seancën për vlerësimin e masës së sigurisë së kërkuar nga SPAK për ish-kryeministrin Sali Berisha. Seanca për caktimin e masës ndaj Berishës është shtyrë tre herë, ndërsa sot pritet që të nisë në orën 12:00.

SPAK kërkon për Berishën arrest në shtëpi, ruajtjen e tij me punonjës policie dhe ndalimin e komunikimit me persona të tjerë përveç atyre të deklaruar që jetojnë me të në banesë. Kjo masë nga SPAK erdhi pasi më herët, ish-kryeministri nuk zbatoi vendimin e Gjykatës, atë të detyrimit me paraqitje para policisë gjyqësore. 

Kujtojmë se seanca e fundit u shty me qëllim që t’ju jepej kohë avokatëve mbrojtës të ish-kryeministrit, që të dorëzonin kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka. Mirëpo, avokatët e Berishës nuk kanë bërë asnjë kërkesë për përjashtimin e gjyqtares Gjoka. Vetë GJKKO, përmes një njoftimi për mediat një ditë më parë (29 dhjetor), shprehet se tek sekretari i gjykatës nuk është paraqitur kërkesë me shkrim e avokatëve të Sali Berishës për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.

Ish-kryeministri Berisha akuzohet si i dyshuar për korrupsion në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit Partizani. Nën hetim për këtë dosje është edhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, i cili ndodhet në masë sigurie arrest shtëpie./ZËRI

Poll

MOS HUMB