I veshur me të zeza! Berisha homazhe nga dritarja Gerti Bogdanit: I pavdekshëm në kujtimet tona...

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka mbajtur një fjalim në nderim të ish-deputetit demokrat, Gerti Bogdani, i cili i nda nga jeta paraditen e sotme, pas një arresti kardiak. Ndryshe nga çdo natë, Berisha ka zgjedhur që të mbajë vetëm një fjalim për nder të të ndjerit duke e mbyllur më shpejt se zakonisht "takimin" që mban me demokratët poshtë banesës së tij. Një tjetër detaj që ra në sy ishte veshja e kryedemokratit, i cili ndryshe nga zakonisht...kishte zgjedhur që të vishej me të zeza.
FJALA E PLOTE:
Sonte ne mblidhemi këtu në zi dhe dhimbje të thellë. Të shokuar sepse sot ne të gjithë kemi humbur njërin prej nesh. Njërin nga drejtuesit e shquar të PD-së, që e kemi dashur, e kemi respektuar dhe çmuar si një mik të rrallë, fisnik, që na jepte nder të gjithëve. Po, për Gerti Bogdanin papritmas dhe krejt para kohe, në moshën më të bukur, në kulmin e rinisë së burrit, të forcës dhe maturisë së tij, dielli perëndoi sot përgjithmonë. I dashur Gerti, ike dhe u ndave nga ne dhe ti do mungosh shumë jo vetëm fëmijëve, bashkëshortes së nderuar, prindërve të dashur, por i sigurt si rrallë kush tjetër edhe të gjithë atyre që të kanë njohur, që kanë punuar me ty, atyre që ti ke drejtuar apo që kanë pasur fatin dhe kanë gëzuar miqësinë tënde.
Gerti, ti ike, por ti nga fëmijëria e hershme gjer sot, bëre sa askush tjetër krenar familjen, prindërit e tyre, bashkëshorten, fëmijët, bashkëmoshatarët e tu në shkollë, tiranasit e tu, brezin tënd, demokratët dhe demokratet, mijëra e mijëra të rinj që i drejtove me talent dhe pasion të PD-së. Të gjithë ata shqiptarë apo miq të huaj që punuan me ty, në shkolla Gerti Bogdani, në Tiranë apo Nju Jork, ishte më i pari ndër të parët dhe u laureove me medalje të arta. Por më të artë se çdo gjë tjetër ti kishe atë harmoni që Zoti i madh rrallë e dhuron njeriut, harmoninë midis pamjet dhe shpirtit. Kishe fisnikëri, civilitetin, ndershmërinë, maturinë, të cilat të bënin ty një bir shembullor, një prind dhe bashkëshort, qytetar, mik dhe shok të pashembullt. Udhëheqës të dashur të të rinjve demokratë, qeveritar, deputet dhe përfaqësues i përkushtuar dhe dinjitoz i qytetarëve të Tiranës. Gerti Bogdani ishte një prej politikanëve të rinj që i kushtoi vitet më të mira të jetës demokratëve, qytetarëve dhe Shqipërisë. Ai ishte përfaqësues brilant i brezit të ri, patriot i vërtetë që midis shumë e shumë mundësive, zgjodhi të ndihmojë Shqipërinë. Me një peshë të madhe në zemër, me një boshllëk në shpirt, ne përjetojmë sonte largimin tënd. Por gjithashtu ne të premtojmë se do jesh i pavdekshëm, do jesh i përjetshëm në kujtimet tona dhe të të gjithë atyre që të kanë njohur.
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani ka ndërruar jetë sot, pas një arresti kardiak. Edhe pse tentuan që t'i japin ndihmën e parë, 45-vjeçari mbërriti në urgjencën e Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Teresa" pa shenja jete. Pas shpërndarjes së lajmit, menjëherë kanë nisur reagimet dhe ngushëllimet që kanë shpërndarë kolegët e tij në rrjetet sociale. Ndër politikanët që kanë reaguar për ndarjen e tij nga jeta janë kryeministri Edi Rama; ish-kryedemokrati Lulzim Basha dhe shumë kolegë të Partisë Demokratike dhe jo vetëm./ZËRI
'Nuk jetoj dot pa ty'/ Dedikimi PREKËS i Edlira Çepanit: Gerti, të dua përjetë!

TIRANË- Edlira Çepani ka reaguar sërish për ndarjen e papritur nga jeta të bashkëshortit të saj, Gerti Bogdani. Duke ndarë një foto me të, aktivistja e njohur nuk i ka kursyer fjalët e ndjera për njeriun e zemrës, të cilin nuk e ka më pranë vetes. Në postimin në rrjetet e saj sociale, ajo shpreh ndjenjat në një moment të vështirë, duke mos i kursyer fjalët e zemrës për të ndjerin. Përveç dedikimeve personale, ajo u rikujton të gjithëve se homazhet për ish-deputetin do të mbahen në sallën e Seancave Plenare në Parlament, e më pas, varrimi do të bëhet në Sharrë.
"Ti e dije qe jeta ime s'ka kuptim pa ty! Ti e dije qe nuk ishe thjesht gjysma ime me e mire, ishe jeta ime!! Ti ishe shoku im, dashuria ime, familja ime, skuadra ime! Ti e di qe une nuk jetoj dot pa ty! S'di a ta thashe ndonjehere mjaftueshem sa te adhuroj!!! Zoti merr prane vetes me te miret, por ty s'duhet te te kishte marre, se une, Ajra dhe Reinarti kemi nevoje per ty, per dashurine tende per jeten, per keshillen e drejte qe jep gjithmone, per modelin e duhur qe je gjithmone! Bota eshte nje vend i pavlere pa ty! Do te te duam perjete, bashkeshorti, babai, shoku dhe njeriu me i mire qe do jetoje ndonjehere ne kete bote! Do te te dua çdo dite te jetes derisa te takohemi serish, drita e çdo rrugetimi tim!,"-shkruan Edlira Çepani.
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani ka ndërruar jetë sot, pas një arresti kardiak. Edhe pse tentuan që t'i japin ndihmën e parë, 45-vjeçari mbërriti në urgjencën e Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Teresa" pa shenja jete. Pas shpërndarjes së lajmit, menjëherë kanë nisur reagimet dhe ngushëllimet që kanë shpërndarë kolegët e tij në rrjetet sociale. Ndër politikanët që kanë reaguar për ndarjen e tij nga jeta janë kryeministri Edi Rama; ish-kryedemokrati Lulzim Basha dhe shumë kolegë të Partisë Demokratike dhe jo vetëm./ZËRI
Gerti Bogdani u shua, por la pas dy fëmijët dhe historinë e dashurisë me Edlirën që nga gjimnazi e deri në frymën e fundit

TIRANË- Sot, në një ngjarje të papritur, u nda nga jeta ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, në moshën 44-vjeçare. Lajmi i hidhur ka prekur thellë miqtë, kolegët dhe familjarët e tij, duke lënë një dhimbje të madhe, veçanërisht për bashkëshorten e tij, Edlira Çepani, dhe dy fëmijët, Ajra dhe Reinart.
Bogdani dhe Çepani kishin një lidhje të gjatë dashurie, të nisur që në bankat e gjimnazit, e cila kulmoi me martesën e tyre në 17 korrik të vitit 2010. Martesa e tyre u festua me një dasmë përallore që nisi në Tiranë dhe përfundoi në jugun e Shqipërisë, ku të dy drejtuan edhe një anije mes detit që mbeti në kujtesën e shumë njerëzve. Mbi 24 vite së bashku, dashuria e tyre vazhdimisht u forcua, me Edlirën që shpesh ndante momente të bukura dhe përkushtimin e tyre për njëri-tjetrin. Të dy nuk nguronin të thonin se dashuria e tyre lindi si një "goditje rrufeje", por që edhe ne realitet ashtu kishte ndodhur. Çifiti ishte takuar për herë të parë në jug të Shqipërise pas një takimi me të rinjtë shqiptar dhe mori i keq kishte qënën ai që e kishte bërë bashkë dyshen.
“Jemi njohur që në gjimnaz, ishim konkurrentë, në klasa paralele. Gerti ishte më i miri i shkollës, shiheshim nga larg. Ai doli i pari, pastaj unë e para. Në një moment të caktuar se ça na ndodhi, thamë pse mos të futemi njëherë në skuadër në debat. Ishin këto debatet që bënim me shkolla të tjera. Aty e kuptuam se po të ishim skuadër nuk na dilte njeri tjetër përpara. E krijuam dhe ja ku jemi sërish skuadër!”, shprehej Edlira pak muaj më parë teksa rrëfente historinë e dashurisë së tyre.

Vetëm disa muaj më parë, në ditëlindjen e tij të 44-të, Edlira i dedikoi Gertit fjalët: “Bota bëhet një vend më i bukur sa herë ti buzëqesh! Të dua tani dhe përgjithmonë, gjysma ime më e mirë.”

Në një intervistë të para katër muajve, Bogdani shprehej për dashurinë e tij ndaj fëmijëve dhe rolin që ata luanin në jetën e tij: “Ata të dy janë shtysa e çdo gjëje që bëjmë sot dhe sfidave të sotshme. Kemi zgjedhur të rrimë këtu dhe të luftojmë sepse duam të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për ta”, shprehej ai në një intervistë të para 4 muajve./ ZËRI
Vdekja e Gerti Bogdanit, reagon bashkëshortja e tij, Edlira Çepani

TIRANË- Edlira Çepani, bashkëshortja e ish-deputetit të Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, ka reaguar për humbjen e papritur të të shoqit përmes një postimi në rrjetet sociale. Ajo ka njoftuar se homazhet dhe ceremonia e lamtumirës në nder të ish-deputetit do të mbahen nesër, më 19 shtator 2024, në Sallën e Seancave Plenare të Parlamentit të Shqipërisë, nga ora 10:00 deri në 12:00.
Pas homazheve, ceremonia e varrimit do të zhvillohet në varrezat e Sharrës, ku do t'i jepet lamtumira e fundit ish-deputetit.
“Me hidhërim të thellë, njoftojmë humbjen e parakohshme të babait, bashkëshortit, djalit, vëllait Gerti Bogdani. Njoftojmë se homazhet dhe ceremonia e lamtumirës, do bëhen ditën e nesërme dt. 19 Shtator 2024, në Sallën e Seancave Plenare të Parlamentit të Shqipërisë, nga ora 10:00 deri në 12:00 dhe varrimi do të bëhet më pas në varrezat e Sharrës”, shkruan ajo.
Vdekja e Gerti Bogdanit/ Reagon kunati i tij, Arbër Çepani: Pse na e bëre këtë?!

TIRANË- Biznesmeni dhe ish-banori i "Big Brother", Arbër Çepani, ka bërë një reagim prekës pas ndarjes së papritur nga jeta të kunatit të tij, ish-deputetit demokrat Gerti Bogdani. Në një postim në InstaStory, Çepani shkruan: Pse na e bëre o Gert… Pse na e bëre?

Në një ‘Story’ në rrjetin social Instagram, Çepani ka treguar një histori që daton 12 vite më parë, kur u përball me një sëmundje të rëndë. Pikërisht në këtë moment, pranë vetes kishte kunatin e tij, Gerti Bogdanin.
"12 vite përpara, pas një skaneri që bëra, mjekët në Shqipëri më thanë se i ke ditët e numëruara...Çdo gjë mu përmbus por ti ishe aty tek dera e spitalit dhe gjëja e parë që më the sapo më pe ishte: Të të marrim një biletë për Maldive se ke thjesht nevojë të pushosh? Të shëron dielli aty? Ishte i vetmi moment që qesha në ato orë të zeza...Sot nuk të thashë dot të njëjtën gjë tek dera e spitalit ynë ty o Gert..."
Gerti Bogdani, i cili ishte i martuar me motrën e Arbër Çepanit, aktivisten Edlira Çepani, u nda nga jeta sot, më 18 shtator, në moshë të re.
Çifti janë prindër të dy fëmijëve, Ajra dhe Reinarti./ZËRI
Nesër homazhe për Gerti Bogdanin, shtyhet Kuvendi, PD me flamuj në gjysmështizë

TIRANË- Kuvendi i Shqipërise ka njoftuar se seanca që do të mbahej ditën e nesërme (19 shtator) është shtyrë për një ditë tjetër. Shkak për shtyrjen e seancës plenare janë bërë homazhet që do të mbahen nesër për ish-deputetin e Partisë Demokratike, Gerti Bogdani. Kuvendi do të organizojë zhvillimin e homazheve ditën e enjte, ora 10:00-12:00, në sallën e seancave plenare.
Ndërkohë, nga ana tjetër, edhe në selinë e Partisë Demokratike ka shenja zie për ndarjen nga jeta të politikanit. Është njoftuar se PD ka shpallur ditë zie ditën e enjte, datë 19 shtator. Gjithashtu në Tiranë, në degën qendrore por edhe në rrethe, flamuri do të ulet në gjysmështizë.
"Në nderim të figurës së ish-deputetit Gert Bogdani, Partia Demokratike ka shpallur ditë zie ditën e enjte, datë 19 shtator 2024.
Të gjitha aktivitetet e Partisë Demokratike në datat 18 dhe 19 shtator në të gjithë territorin do të anulohen.
Në të gjitha selitë e Partisë Demokratike flamuri kombëtar dhe flamuri i PD do të ulen në gjysmështizë dhe në orën 12.00 do të mbahet një minutë heshtje në të gjitha selitë e Partisë Demokratike." ka njoftuar Partia Demokratike.
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani ka ndërruar jetë sot, pas një arresti kardiak. Edhe pse tentuan që t'i japin ndihmën e parë, 45-vjeçari mbërriti në urgjencën e Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Teresa" pa shenja jete.
Pas shpërndarjes së lajmit, menjëherë kanë nisur reagimet dhe ngushëllimet që kanë shpërndarë kolegët e tij në rrjetet sociale. Ndër politikanët që kanë reaguar për ndarjen e tij nga jeta janë kryeministri Edi Rama; ish-kryedemokrati Lulzim Basha dhe shumë kolegë të Partisë Demokratike dhe jo vetëm./ZËRI
REAGIMET- Ndarja nga jeta e Gerti Bogdanit, ngushëllime nga PS e PD: Jemi të tronditur!

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani ka ndërruar jetë sot, pas një arresti kardiak. Edhe pse tentuan që t'i japin ndihmën e parë, 45-vjeçari mbërriti në urgjencën e Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Teresa" pa shenja jete. Pas shpërndarjes së lajmit, menjëherë kanë nisur reagimet dhe ngushëllimet që kanë shpërndarë kolegët e tij në rrjetet sociale. Ndër politikanët që kanë reaguar për ndarjen e tij nga jeta janë kryeministri Edi Rama; ish-kryedemokrati Lulzim Basha dhe shumë kolegë të Partisë Demokratike dhe jo vetëm.
ZËRI ka përmbledhur në një artikull të vetëm të gjithë reagimet që janë bërë për ndarjen e tij nga jeta.
Edi Rama: Keqardhje për ndarjen kaq të parakohshme nga jeta dhe ngushëllime bashkëshortes e familjes Bogdani
Lulzim Basha: Jam i tronditur nga lajmi për largimin e papritur e të parakohshëm nga jeta të mikut dhe bashkëpunëtorit tim Gerti Bogdani. Ngushëllimet e mia më të ndjera familjes në këto orë të vështira. Mendimet dhe lutjet e mija janë me ta në këtë dhimbje të madhe. Një shpirt i lirë dhe i përkushtuar ndaj të tjerëve, një politikan i talentuar dhe me vlera, Gerti shërbeu me pasion dhe integritet në funksionet e tij publike, duke nderuar Partinë Demokratike me përfaqësimin dinjitoz brenda dhe jashtë vendit. Në këtë ditë zie, kur familja ka humbur njeriun e saj më të shtrenjtë, demokratët kujtojnë me respektin më të madh modelin e intelektualit konsensual dhe njërin nga përfaqësuesit e tyre më të përkushtuar, dhe unë një mik të paharrueshëm. U prehtë në paqe!
Ilir Meta: Thellësisht i trishtuar nga lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish-deputetit të Partisë Demokratike, Gert Bogdani. Gjatë gjithë angazhimit të tij politik, ai krijoi një model pozitiv për të rinjtë duke i nxitur të jenë pjesë e vendimmarrjes. Ngushëllimet më të ndjera bashkëshortes Edlira, dy vajzave të tij, të afërmve dhe të gjithë bashkëpunëtorëve, për këtë humbje të pazëvendësueshme. I paharruar kujtimi i tij! Të prehet në paqe!
Belind Këlliçi: Jam sinqerisht pa fjalë…! Ikja e parakohshme e një djali si Gerti, është një humbje e pazëvendësueshme jo vetëm për familjen e tij biologjike, por edhe për PD, familjen e tij politike dhe krejt shoqërinë tonë! Gerti ishte një familjar, politikan dhe qytetar 24 karatësh! Tirana sot humbi një djalë model! Qofsh i Parajsës Gert!
Elisa Spiropali: Dhimbje e thellë për ndarjen e parakohshme nga jeta të kolegut tonë, ish-deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, babait, bashkëshortit, birit, Gerti Bogdani… Na trondite me ikjen tënde, Gert! Ike shumë i ri, vetëm 44 vjeç! Ngushëllime nga zemra familjes! U prehsh në paqe! Të ndrittë shpirti
Abi Malltezi: Njeriu i mire, shoku i kendshem, tironsi i qeshur, Gerdi Bogdani nderroi jete. Zoti e bekofte me xhenet! Zoti i dhente force familjes! Do e kujtojme gjithnje keshtu te qeshur shpirtmirin!
Adriatik Lapaj: Sot, miku im Gerti Bogdani ka ndërruar jetë! Lutem për shpirtin e tij! Sot Edlira dhe dy fëmijët e tyre humbën babain e shkëlqyer të familjes! Zoti u dhëntë durim e forcë!
Gert Bogdani ka ndërruar jetë papritur mesditen e kësaj të mërkure. Nga të dhënat e para mësohet se shkak është bërë një arrest kardiak. Ai ndërroi jetë në moshën 45-vjeçare. Gerti Bogdani, i lindur më 7 korrik 1980 në Tiranë, ishte një politikan mjaft i njohur shqiptar, ish-deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë./ZËRI
“Kam probleme me frymëmarrjen”, po pinte kafe me miqtë, momentet e fundit të Gerti Bogdanit, si u gjet i pajetë

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që tronditi sot politikën dhe mbarë opinionin publik, për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish-deputetit Gerti Bogdani.
Mësohet se Bogdani ka qenë duke konsumuar kafe me miqtë e tij në hotelin Rogner në Tiranë, ku ka shprehur shqetësimet e para në lidhje me frymëmarrjen. Ai ka shkuar drejt tualetit, ku dhe më pas është gjetur pa ndjenja nga miqtë e tij, të shqetësuar nga vonesa e pazakonshme.
“Kam probleme me frymëmarrjen”, mësohet të jetë shprehur Bogdani, përpara se të shkonte në tualet, ku dhe dyshohet se ka pësuar arrestin kardiak. Kanë qenë miqtë dhe stafi i hotelit që kanë tentuar që t’i japin deputetin ndihmën e parë, ndërsa u dërgua pa shenja jetë në QSUT.
Edhe pse mjekët e kanë futur menjëherë në intubim, Bogdani nuk ka mundur që të mbijetojë. Vdekja e tij ka shkaktuar një sërë reagimesh të politikanëve dhe jo vetëm, ndërsa la pas bashkëshorten e tij Edlira Çepani si dhe dy fëmijë të mitur. /ZËRI
Vdes Gerti Bogdani! Kolegët shkojnë në spital, presin jashtë familjarët... (VIDEO)

TIRANË- Sot u nda nga jeta në moshën 45-vjeçare ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani. Lajmi u shpërnda menjëherë, e ishin kolegët e tij në Kuvendin e Shqipërisë ata që konfirmuan lajmin.
DEPUTETËT JASHTË SPITALIT:
Pasi pezulluan të gjithë aktivitetin e tyre në Kuvend, disa prej tyre kanë shkuar pranë familjes në spitalin "QSUT", atje ku ish-deputeti shkoi pa shenja jete. Megjithatë, trupi është ende në morgun e spitalit./ZËRI
Mësoi ‘live’ vdekjen e Gerti Bogdanit, Berisha: Lajm shokues, rrufe në qiell të hapur

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha e ka mësuar ‘live’ vdekjen e ish-deputetit Gerti Bogdani, teksa ndodhej në një konferencë me gazetarët për çështjen “Partizani”. Berisha është shprehur i tronditur nga lajmi, ndërsa ka kërkuar mbajtjen e një minute heshtje dhe ka mbyllur më pas konferencën.
“Ky lajm i zi në këtë moment më erdhi këtu në tavolinë. Është nja lajm shokues. Gerti Bogdani ka qenë dhe do mbetet në memorien time, njëri nga personalitetet e reja të PD, më të njohura më të shquara. Ka qenë një politikan demokrat me civilitet, me formim, me pregatitje, me ndershmëri, me urtësi në shkallën më të lartë. Kjo është një humbje e madhe për PD, por është një humbje e vërtetë për shoqërinë shqiptare. Geri Bogdani ishte nga ata të rinj pasardhës i një familje të shkëlqyer.
Të rrjeshtuar që në fillimet me PD. I shkolluar me rezultatet më të larta, në shkollat më të mira të SHBA. Ai midis një të ardhmje në vendin ku u shkollua, ku kaloi vitet e rinisë studentore dhe kontributit për vendin e tij, për PD, zgjodhi këtë të fundit. Ky lajm shokues për mua dhe çdo demokrati, por dhe çdo qytetari që e ka njohur Gerti Bogdanin më erdhi në këtë moment si rrufe në qiell të hapur. Dy netë më parë e kam ndjekur në një studio televizive. Mendoj se në rast se ka një njeri i cili te çdo mik, shok i njohur ka lënë vetëm përshtypje pozitive në çdo takim ky është Gerti Bogadni, ndaj ju ftoj të ngrihemi ta kujtojm në një minut heshtje. I paharruar kujtimi i tij“, ishte reagimi i Sali Berishës.
View this post on Instagram
Gert Bogdani ka ndërruar jetë papritur mesditen e kësaj të mërkure. Nga të dhënat e para mësohet se shkak është bërë një arrest kardiak. Ai ndërroi jetë në moshën 45-vjeçare. Gerti Bogdani, i lindur më 7 korrik 1980 në Tiranë, ishte një politikan mjaft i njohur shqiptar, ish-deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë.
Momenti kur në Kuvend vjen lajmi për vdekjen e Gert Bodganit

TIRANE- Ky është momenti kur në Këshillin e Mandateve mbërrin lajmi për ndarjen nga jeta të ish-deputetit të Partisë Demokratike, Gerti Bodgani. Deputetët ishin mbledhur për të diskutuar mandatin e deputetit të PS, Vullnet Sinaj, kur në Kuvend mbërrin lajmi për vdekjen e 45-vjeçarit.
Në këtë moment, kolegët e tij të PD, Gazment Bardhi, Dhurata çupi dhe Oerd Bylykbashi kërkuan ndërprerjen dhe shtyrjen e seancës për Sinajn në një moment të dytë.
"Sapo është konfirmuar se kolegu ynë, Gert Bogdani sapo ka ndërruar jetë. Ky lajm është tronditës dhe shumë i rëndë për ne kolgët e tij në PD, besoj për kolegët e tij në Kuvendin e Shqipërisë. Kërkoj ndërprerjen e mbledhjes”, tha Bardhi.
Edhe kryetarja e Këshillit të Mandateve, Elisa Spiropali shprehu ngushëllimit për ndarjen nga jeta të ish-deputetit demokrat. “Të prehet në paqe kolegu ynë Gert Bogani. Ngushëllime nga zemra, familjes së tij u prehtë në paqe”, u shpreh Spiropali./ZËRI
Vdekja e Gerti Bogdanit, policia: U gjet pa ndjenja në ambientet e një hoteli

TIRANË- Ka ndërruar jetë në moshën 45-vjeçare ish-deputeti i Partisë Demokratike Gerti Bogdani.
Në lidhje me ngjarjen e rëndë ka reaguar dhe policia e Tiranës, ku njofton se Bogdani ka humbur ndjenjat në ambientet e një hoteli në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Edhe pse u transportua për në spital, Bogdani nuk ka mundur që të mbijetojë. Burime bëjnë me dije për ZËRI-n se Bogdani ishte duke shkuar në një konferencë në momentin kur ka humbur ndjenjat.
Njoftimi i policisë:
Më datë 18.09.2024, rreth orës 11:30, në ambientet e një hoteli në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", është gjetur pa ndjenja shtetasi G. B., 45 vjeç. Ky shtetas është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, por ka ndërruar jetë.
Nga veprimet e kryera paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Gerti Bogdani ka ndërruar jetë në hyrje të një konference ku do të merrte pjesë. Bogdani ka qenë për dy legjislatura deputet në Kuvendin e Shqipërisë, ndërsa u bë pjesë e primareve për Bashkinë e Tiranës, garë e cila u fitua nga Belind Këlliçi. /ZËRI
Deputet për dy mandate, kush ishte Gerti Bogdani, politikani i ri që mbaroi shkollën me medalje ari

TIRANË- Ka ndërruar jetë në moshën 45-vjeçare Gerti Bogdani, politikan dhe ish-deputet i Partisë Demokratike për dy mandate. Bogdani ka qenë deputet në një moshë fare të re, për dy legjislatura, ndërsa në vitin 2023 ishte pjesë e garës së primareve për të kandiduar nga radhët e PD-së për Bashkinë e Tiranës.
Bogdani ka qenë një prej politikanëve ‘rebelë’ në radhët e Partisë Demokratike, ku nuk e ka kuryser mendimin e tij kundër edhe përballë kryetarëve të Partisë. Pas humbjes së zgjedhjeve në vitin 2017, ai ishte një prej demokratëve të parë që kërkoi dorëheqjen e Lulzim Bashës.
Bogdani nuk i kurseu kritikat dhe në drejtim të Berishës, vitin e kaluar, përpara zgjedhjeve lokale, ku ai u bë pjesë e primareve për Bashkinë e Tiranës. Bogdani do të shprehej asokohe se çdo vonesë në nisjen e fushatës dhe zbritjen e kandidatëve në terren, do të sillte vonesa në rezultatin e PD-së.
“Duhet t’i japë drejtim, duhet t’i japë zgjidhje, duhet t’i japë vizion, alternativë dhe kanalizim gjithë kësaj energjie që kemi. Në këtë moment nuk e kemi një gjë të tillë. Procese të tilla, nëse bëhen të sakta dhe ashtu si duhet, i japin forcë një partie që nuk është e shëndetshme. Janë procese që shërbejnë edhe në momente të vështira të një force politike. Por gjithmonë kur bëhen saktë dhe ashtu si duhen”, deklaronte Bogdani pak kohë përpara zgjedhjeve lokale te vitit të kaluar.
KUSH ISHTE BOGDANI
Gerti Bogdani, është lindur dhe rritur në Tiranë. Ai vjen nga dy familje autoktone tiranase Bogdani dhe Bërxolli. Pasi mbaroi shkollën e mesme “Harry Fultz”, me rezultate të shkëlqyera dhe ‘Medalje Ari’, Gerti Bogdani vijoi studimet e larta në Universitetin Politeknik të Neë York-ut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku u diplomua me ‘Nderimet më të Larta’ (Summa Cum Laude), duke u shpallur edhe fitues i Outstanding Graduate Aëard – ‘Medalje Ari’ në degën e Shkencave Kompjuterike. Pas rikthimit në Shqipëri, e nisi karrierën e tij profesionale në fushën akademike si Pedagog në Universitetin e Neë Yorkut –Tiranë.
Gjatë viteve të studimeve, si përfaqësues i shkollës “Harry Fultz”, Bogdani ka qenë pjesëmarrës dhe fitues i një sërë turnamentesh rajonale dhe kombëtare të programit të debatit, e të aktiviteteve të tjera në rang kombëtar, si edhe pjesë e ekipit fitues të disa trofeve e kampionateve të basketbollit mes shkollave të mesme të Tiranës. Ai është angazhuar në Këshillin Rinor Shqiptar në një sërë aktivitetesh si edhe për krijimin e Rrjetit të Qeverive të Nxënësve – sot, Parlamenti Rinor, dhe është gjithashtu një nga themeluesit e Rrjetit të Studentëve Shqiptarë në Botë – AS@N, me aktivitet dhe qëllim kryesor rikthimin në Shqipëri të studentëve të diplomuar jashtë vendit.
ANGAZHIMI NË POLITIKË
Në vitin 2005, Bogdani pranoi ftesën për t’u angazhuar në politikë shtyrë nga thirrja e brendshme qytetare për të kontribuar për vendin. Në vitin 2007 fillon detyrën si Sekretar i Marrëdhënieve me Jashtë i PD, të cilën e kryen me sukses deri në vitin 2019, duke zgjeruar ndjeshëm rrjetin ndërkombëtar në mbështetje, jo vetëm të Partisë Demokratike, por sidomos të Shqipërisë – që nga Kongresi e Senati Amerikan, Parlamenti Europian e Bundestagu Gjerman, veçanërisht në raste të votimeve të rëndësishme për Shqipërinë dhe Kosovën.
Në këtë detyrë ai ka arritur me sukses të mbështesë anëtarësimin e PD në Bashkimin Ndërkombëtar Demokrat – IDU, aplikimin e LDK-së për anëtarësimin në Partitë Popullore Europiane – EPP, si dhe ka kontribuar në anëtarësimin me të drejtë vote të Partisë Demokratike në EPP. Në vitin 2007 kandidon në Zgjedhjet Vendore, duke qenë i pari kandidat nga e djathta që bëhet kryetar i Minibashkisë nr. 10 në Tiranë dhe Kryebashkiaku më i ri i zgjedhur ndonjëherë, duke bërë për vete komunitetin dhe duke marrë mbështetjen e elektoratit të njësisë përtej ndryshimeve politike majtas apo djathtas.
Në vitin 2009, Gerti Bogdani, kandidon në Zgjedhjet Parlamentare të 28 qershorit 2009 dhe zgjidhet deputeti më i ri në Kuvendin e Shqipërisë. Gjatë dy legjislaturave parlamentare 2009 – 2013 dhe 2013 – 2017 kontriboi në nisma ligjore me impakt për arsimin, mbështetjen sociale dhe të rinjtë. Gjatë dy mandateve parlamentare shërbeu në komisionin e Integrimit Europian & në komisionin e Medias, si dhe i përkushtohet problematikave të komunitetit autokton tiranas. Në 2009 Bogdani mori edhe detyrën e kryetarit të FRPD.
Pas 2 viteve në pozicionin e Zv.Presidentit, në vitin 2014 zgjidhet President i IYDU – Bashkimi Rinor Ndërkombëtar Demokrat, në Asamblenë në Lisbonë & ushtron këtë detyrë 2014 – 2016, duke u bërë politikani i parë shqiptar që zgjidhet në një pozicion kaq të lartë drejtues në një organizatë ndërkombëtare. Pas vitesh angazhimi aktiv në strukturat drejtuese, në zgjedhjet e 2019, bëhet anëtari më i votuar në Kryesinë e Partisë Demokratike, me mbi 70% të votave. Gerti ishte i martuar me aktivisten Edlira Çepani dhe ishte babai i Ajrës dhe Reinartit.
Pësoi arrest kardiak, humb jetën në moshën 45-vjeçare deputeti Gerti Bogdani

TIRANË- Është ndarë nga jeta si pasojë e një arresti kardiak, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani.
Bogdani, ka ndërruar jetë në moshën 45-vjeçare, ndërkohë që është dërguar në ambientet e spitalit ‘Nënë Tereza’ pa puls.
Ai ka qenë në një aktivitet në momentin që ka pësuar arrestin kardiak, i cili ka rezultuar fatal për jetën e tij.
KUSH ËSHTË GERTI BOGDANI
Gerti Bogdani, ka lindur dhe është rritur në Tiranë. Ai vjen nga dy familje autoktone tiranase Bogdani dhe Bërxolli. Pasi mbaroi shkollën e mesme “Harry Fultz”, me rezultate të shkëlqyera dhe ‘Medalje Ari’, Gerti Bogdani vijoi studimet e larta në Universitetin Politeknik të Neë York-ut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku u diplomua me ‘Nderimet më të Larta’ (Summa Cum Laude), duke u shpallur edhe fitues i Outstanding Graduate Aëard – ‘Medalje Ari’ në degën e Shkencave Kompjuterike. Pas rikthimit në Shqipëri, e nisi karrierën e tij profesionale në fushën akademike si Pedagog në Universitetin e Neë Yorkut –Tiranë.
Gjatë viteve të studimeve, si përfaqësues i shkollës “Harry Fultz”, Bogdani ka qenë pjesëmarrës dhe fitues i një sërë turnamentesh rajonale dhe kombëtare të programit të debatit, e të aktiviteteve të tjera në rang kombëtar, si edhe pjesë e ekipit fitues të disa trofeve e kampionateve të basketbollit mes shkollave të mesme të Tiranës. Ai është angazhuar në Këshillin Rinor Shqiptar në një sërë aktivitetesh si edhe për krijimin e Rrjetit të Qeverive të Nxënësve – sot, Parlamenti Rinor, dhe është gjithashtu një nga themeluesit e Rrjetit të Studentëve Shqiptarë në Botë – AS@N, me aktivitet dhe qëllim kryesor rikthimin në Shqipëri të studentëve të diplomuar jashtë vendit.
ANGAZHIMI NË POLITIKË
Në vitin 2005, pranon ftesën për t’u angazhuar në politikë shtyrë nga thirrja e brendshme qytetare për të kontribuar për vendin. Në vitin 2007 fillon detyrën si Sekretar i Marrëdhënieve me Jashtë i PD, të cilën e kryen me sukses deri në vitin 2019, duke zgjeruar ndjeshëm rrjetin ndërkombëtar në mbështetje, jo vetëm të Partisë Demokratike, por sidomos të Shqipërisë – që nga Kongresi e Senati Amerikan, Parlamenti Europian e Bundestagu Gjerman, veçanërisht në raste të votimeve të rëndësishme për Shqipërinë dhe Kosovën.
Në këtë detyrë ai ka arritur me sukses të mbështesë anëtarësimin e PD në Bashkimin Ndërkombëtar Demokrat – IDU, aplikimin e LDK-së për anëtarësimin në Partitë Popullore Europiane – EPP, si dhe ka kontribuar në anëtarësimin me të drejtë vote të Partisë Demokratike në EPP. Në vitin 2007 kandidon në Zgjedhjet Vendore, duke qenë i pari kandidat nga e djathta që bëhet kryetar i Minibashkisë nr. 10 në Tiranë dhe Kryebashkiaku më i ri i zgjedhur ndonjëherë, duke bërë për vete komunitetin dhe duke marrë mbështetjen e elektoratit të njësisë përtej ndryshimeve politike majtas apo djathtas.
Në vitin 2009, Gerti Bogdani, kandidon në Zgjedhjet Parlamentare të 28 qershorit 2009 dhe zgjidhet deputeti më i ri në Kuvendin e Shqipërisë. Gjatë dy legjislaturave parlamentare 2009 – 2013 dhe 2013 – 2017 kontriboi në nisma ligjore me impakt për arsimin, mbështetjen sociale dhe të rinjtë. Gjatë dy mandateve parlamentare shërbeu në komisionin e Integrimit Europian & në komisionin e Medias, si dhe i përkushtohet problematikave të komunitetit autokton tiranas. Në 2009 Bogdani mori edhe detyrën e kryetarit të FRPD.
Pas 2 viteve në pozicionin e Zv.Presidentit, në vitin 2014 zgjidhet President i IYDU – Bashkimi Rinor Ndërkombëtar Demokrat, në Asamblenë në Lisbonë & ushtron këtë detyrë 2014 – 2016, duke u bërë politikani i parë shqiptar që zgjidhet në një pozicion kaq të lartë drejtues në një organizatë ndërkombëtare. Pas vitesh angazhimi aktiv në strukturat drejtuese, në zgjedhjet e 2019, bëhet anëtari më i votuar në Kryesinë e Partisë Demokratike, me mbi 70% të votave. Gerti është i martuar me aktivisten Edlira Çepani dhe është babai i Ajrës dhe Reinartit.