Inceneratori i Tiranës, GJKKO ndryshon masën vetëm për Jetmir Lapajn

TIRANË- Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka lënë në fuqi masën e sigurisë për 12 nga të arrestuarit nga Prokuroria e Posaçme në lidhje me akuzat që lidhen për inceneratorin e Tiranës. Kështu në fund të seancës së sotme GJKKO ka konfirmuar masën e sigurisë "Arrest me burg" për Kokën e Bllakon, po ashtu dhe për Mirel Mërtirin, Klodian Zoton, Namik Simixhiu, Taulant Tusha, Erjon Murataj dhe Bledar Karoli. Masa ka ndryshuar vetëm për Jetmir Lapajn, anëtar i Qendrës Kombëtar të Biznesit, nga arrest në burg në arrest shtëpie.
Msat e sigurisë:
"Arrest me burg':
1- Lefter Koka, ish-ministër i Mjedisit,- 'Arrest me burg'- Akuzohet për 'Shpërdorim detyre' Masa iu komunikua në burg
2- Alqi Bllako, ish sekretari i Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit, - Akuzohet për 'Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë të shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë'
Masa iu komunikua në burg
3- Mirel Mërtiri, pronari i Albteckenergy - Në kërkim - Akuzohet për 'Mashtrim' e 'Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale'
4- Klodian Zoto, administrator i kompanisë koncensionare, - Në kërkim - Akuzohet për 'Mashtrim'
5- Erjon Murataj, anëtar i Komisioni Prokurimit për Inceneratorin e Tiranës,- Në kërkim - Akuzohet për 'Shpërdorim detyre'
6- Bledar Karoli, ish-zyrtar i Ministrisë së Energjisë, arrestuar- Akuzohet për 'Shpërdorim detyre'
7- Taulant Tusha drejtor i Infrastrukturës në Bashkinë e Tiranës, i vetëdorëzuar- Akuzohet për 'Shpërdorim detyre'
8- Namik Simixhiu, Ish anëtar i Komisioni Prokurimit Inceneratorit të Tiranës, arrestuar- Akuzohet për 'Shpërdorim detyre'
'Arrest shtëpie':
9- Jetmir Llapaj punonjësit e Qendrës Kombëtare të Biznesit, arrestuar- Akuzohet për 'Shpërdorim detyre'
10- Pëllumb Abeshi, ish-zyrtari i ministrisë së Mjedisit, i komunikohet masa 'arrest shtëpie',- Akuzohet për 'Shpërdorim detyre'
11- Alba Thoma, ish-Drejtoresha Juridike e Ministrisë së Mjedisit, - Akuzohet për 'Shpërdorim detyre'
12- Valbona Ballgjini, anëtare e Komisionit të dhënies së koncesionit,- Akuzohet për 'Shpërdorim detyre'
13- Sidita Temali, anëtare e komisionit të dhënies së koncesionit, - Akuzohet për 'Shpërdorim detyre'
14- Etleva Kondi, anëtare e komisionit të dhënies së koncesionit, - Akuzohet për 'Shpërdorim detyre'
15- Silena Tola, punonjëse e Qendrës Kombëtare të Biznesit,- Akuzohet për 'Shpërdorim detyre'.
Akuzat:
1- Lefter Koka, ish Ministër i Mjedisit, dyshohet se ka konsumuar veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim.
2-Alqi Bllako, ish Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, dyshohet se ka konsumuar veprën penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë të shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dy herë.
3-Pëllumb Abeshi, Erjon Murataj, Etleva Kondi, Alba Thoma, Bledar Karoli, Valbona Ballgjini, Sidita Temali, Taulant Tusha, Namik Simixhiu, Silena Tola, Jetmir Llapaj, dyshohen se kanë konsumuar veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim.
4-Klodian Zoto, dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale “Mashtrimi” me pasoja të rënda, në bashkëpunim, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”.
5-Mirel Mërtiri, dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale “Mashtrimi” me pasoja të rënda, në bashkëpunim, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale” e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”.
Operacioni i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) nisi mbrëmjen e 8 dhjetorit ku u lëshuan 15 urdhër-arreste, mes tyre dhe dy biznemenët e inceneratorëve Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri. Po ashtu urdhër-arresti u lëshua dhe për drejtorin e Shëbrimeve Publike në Bashkinë e Tiuranës, Taulant Tusha./ZËRI
Inceneratori i Tiranës/ Zbardhen DËSHMITË e Kokës dhe Bllakos! Ish-ministri: Jam viktimë e Saliut

TIRANË- Zbardhen dëshmitë e ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka dhe ish-deputetit socialist Alqi Bllako në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në lidhje me inceneratorin e Tiranës. Në seancën me dyer të mbyllura, ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka ka deklaruar se është i pafajshëm, duke e cilësuar veten si "viktimë të Saliut", referuar kryedemokratit Sali Berisha.
Po ashtu gjatë fjalës së tij, Koka "thumbuar" Partinë e Lirisë, pjesë e së cilës ka qenë dikur duke e cilësuar si "partiçka e vogël". Koka ka pasur dhe ndjesë drejtuar stafit të tij. Sipas tij pavarësisht se bënë aq sa munden janë sot para drejtësisë për shkakun e tij.
Lefter Koka: Kërkoj ndjesë gjithë stafit nëse janë këtu për shkakun tim. Ata kanë bërë më të mirën që mund të bënin. Akuzat janë ngritur mbi bazë të opinionit politik e mediatik. Jam viktimë e Saliut dhe e partiçkës së vogël. Ndjesë të gjithë juve (personave që janë akuzuar në dosjet ku ai është pjesë).
Para togave të zeza këtë të hënë ka dalë dhe ish-deputeti i Partisë Socialiste dhe ish-zëvendësi i Kokës Alqi Bllako. Ai ka deklaruar se makinërinë e birrës e ka blerë vetë në Çeki dhe disponon fatura dhe se nuk ka përfituar asgjë nga Klodian Zoto.
Alqi Bllako: E kam blerë personalisht në Çeki. Disponoj fatura që mund t’jua vë në dispozicion. Nuk kam përfituar blerje të tillë nga Klodian Zoto. Është një kontratë e ligjshme me sektorin privat. As me rregullore as me ligj nuk ndalohet. Është një nga tre ekspertët më të mirë në republikë sa i përket studimeve për trajtimin e mbetjeve. Paga e personit të punësuar është e ligjshme, sa kohë është e ligjshme s’ka motiv për të ngritur akuzë./ZËRI