LIVE UPDATES

S'ka qetësi nga zjarret/ Kruja në alarm, rrezikohen 30 banesa e biznese! Në Mallakastër situata nën kontroll

♦Vatra të reja zjarri janë konstatuar gjatë ditës së sotme, ndonëse Ministria e Mbrotjes njoftoi se gjatë orëve të fundit vetëm 2 vijojë të jenë në monitorim, ndërsa të tjerat janë shuar. ♦Situatë alarmante është krijuar në Krujë, ku një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një faqe mali në lagjen Abazaj. ♦Dlakët, të favorizuara nga era, po përhapen në shpatin e malit dhe rrezikojnë t’u afrohen rreth 30 banesave dhe bizneseve.♦ Një vatër zjarri është regjistruar në një zonë malore mes fshatrave Golem dhe Progonat, në një terren tejet të vështirë për ndërhyrje, por pas ndërhyrjes së menjëhershme situata është vënë në kontroll.

3 artikuj për këtë temë.
9 ORE ME PARE

Zjarri përfshin malin mes Golemit dhe Progonatit, 3 hektarë nën flakë, zarrfikësit në terren (VIDEO)

S'ka qetësi nga zjarret/ Kruja në alarm, rrezikohen 30 banesa e
pamje-vendngjarje

GJIROKASTËR- Një vatër zjarri është shfaqur në një terren të vështirë malor, në kufirin mes fshatrave Golem dhe Progonat.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) bën me dije se, pas sinjalizimit, drejt vendngjarjes u nis menjëherë një grup i shërbimit zjarrfikës. Me mbërritjen në terren, efektivët konstatuan se zjarri kishte rënë në majë të malit, në një zonë me akses të vështirë.

Ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikësve bëri të mundur izolimin e flakëve dhe më pas shuarjen e plotë të zjarrit, duke parandaluar përhapjen e tij.

Nga flakët u përshkua një sipërfaqe prej rreth 3 hektarësh me bimësi të ulët, shkurre dhe barishte. Ndërkohë, shërbimi zjarrfikës vijon të qëndrojë në terren për monitorimin e zonës dhe parandalimin e ndonjë riaktivizimi të mundshëm të vatrës.

9 ORE ME PARE

Faqja e malit në Krujë përfshihet nga flakët, zjarri rrezikon 30 banesa, kërkohet ndërhyrje nga ajri (VIDEO)

S'ka qetësi nga zjarret/ Kruja në alarm, rrezikohen 30 banesa e
pamje-kruje

KRUJË- Një situatë alarmante është krijuar në Krujë, ku një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një faqe mali në lagjen Abazaj. Flakët, të favorizuara nga era, po përhapen në shpatin e malit dhe rrezikojnë t’u afrohen rreth 30 banesave dhe bizneseve.

Situata paraqitet e vështirë për shkak të terrenit, ndërsa në vendngjarje ndodhet vetëm një automjet zjarrfikës. Ndërkohë, banorët bëjnë apel për ndihmë dhe kërkojnë ndërhyrje nga ajri me helikopter.

Situata mbetet shqetësuese, për shkak të rrezikut që flakët të përhapen më tej dhe të afrohen drejt banesave dhe bizneseve të zonës./ZËRI

15 ORE ME PARE

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 23 vatra në 24 orë, vetëm 2 mbeten në monitorim, asnjëra problematike

S'ka qetësi nga zjarret/ Kruja në alarm, rrezikohen 30 banesa e
foto ilustruese

TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka bërë bilancin e situatës së zjarreve në vend, duke raportuar 23 vatra gjatë 24 orëve të fundit. Përmes njoftimit publik, Mbrojtja bën me dije se vetëm 2 vatra vijojnë të jenë në monitorim, ndërsa pjesa tjetër është shuar ose neutralizuar nga forcat operacionale.

Sipas Ministrisë, në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 47 automjete zjarrfikëse dhe 445 forca operacionale, ndërsa në disa zona është ndërhyrë edhe nga ajri. Aktualisht nuk raportohet asnjë vatër problematike që të paraqesë rrezik për zonat e banuara.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Mbrojtjes:

Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 23 vatra zjarri, ndërsa aktualisht 2 vatra mbeten në monitorim.

Në operacionet për shuarjen e tyre janë angazhuar 47 automjete zjarrfikëse dhe 445 forca operacionale. Në mbështetje janë angazhuar gjithashtu 65 efektivë të Forcave të Armatosura, 3 automjete zjarrfikëse të FA-së, 2 helikopterë dhe 1 avion “Air Tractor” i Forcës Ajrore.

Në Dajt, zjarri është fikur dhe zona po mbahet në monitorim nga strukturat vendore. Në Priskë, zjarri është shuar plotësisht.

Në Çikallesh dhe Leshtej-Collak, bashkia Kavajë, operacioni përfundoi pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse nga disa bashki dhe mbështetjes nga ajri.

Në Mushnik, bashkia Rrogozhinë, zjarri është shuar.

Në Mallakastër, në zonën Ndrenie–Vlosh–Panahor, vijon operacioni për fikjen përfundimtare të vatrës, e cila mbetet aktive nën kurorë në krahun verior dhe po mbahet në monitorim.

Në Plan të Bardhë, bashkia Klos, zjarri është shuar pas ndërhyrjes së 5 automjeteve zjarrfikëse, 26 efektivëve të MZSH-së, forcave policore, bashkiake, vullnetarëve, OSHE-së dhe 25 efektivëve të FA-së.

Në Kostren 2, bashkia Berat, dhe në Uruçaj, bashkia Peqin, zjarret janë shuar plotësisht. Edhe vatrat e tjera të raportuara gjatë 24 orëve të fundit janë neutralizuar nga strukturat operacionale.

Aktualisht nuk raportohet asnjë vatër problematike që të paraqesë rrezik për zonat e banuara; dy zonat e mbetura janë në monitorim.

AKMC dhe strukturat e sistemit të mbrojtjes civile vijojnë monitorimin e situatës dhe gatishmërinë për ndërhyrje në çdo rast të riaktivizimit të mundshëm.

Poll

MOS HUMB