LIVE UPDATES

Tensione në Kuvend! Gardistët përplasen me gazetarët! PS kalon e vetme Komisionin Antikorrupsion

➤ Partia Socialiste ka miratuar e vetme këtë të enjte ngritjen e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion. 74 deputetë socialistë të pranishëm në sallë ngritën kartonin jeshil dhe i hapën rrugë ngritjes së Komisionit, i cili parashikon të ketë 11 anëtarë, 6 nga mazhoranca dhe 5 nga opozita. Kjo e fundit deri më tani ka refuzuar të marrë pjesë në Komision. Ndërkohë Komisioni i Posaçëm Antikorrupsion mori 6 vota kundër. Kuvendi miratoi gjithashtu projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9270, datë 29.7.2004, “Për sistemin e adresave”. Unifikimi i adresave do të ndihmojë në eliminimin e pasaktësive në adresa që shpesh shkaktojnë vonesa e kosto shtesë. ➤ Gjatë seancës janë regjistruar disa përplasje. ➤ Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa pati një debat me Kryeparlamentaren Lindita Nikolla. Ndërsa ministri i Brendshëm Taulant Balla replikoi me deputetët demokratë Tomor Alizoti dhe Albana Vokshi. Dhunimi barbar i avokatit Sokol Mëngjesi një ditë më parë përplasi palët në sallë. Sipas Spiropalit, ende pa dalë versioni zyrtar i ngjarjes, opozita drejtori gishtin e fajtorit drejt Kryeministrit Edi Rama. ➤ Ndërkohë një incident u zhvillua dhe mes Gardës së Republikës dhe gazetarëve. Kjo pasi një gardist tentoi ti nxjerrë jashtë nga Kuvendit.

15 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

FOTOT/ Çfarë nuk u pa nga Kuvendi, Manja i 'rrëmben' telefonin Ballukut! Balla i përqëndruar

Tensione në Kuvend! Gardistët përplasen me gazetarët! PS
Pamje nga Kuvendi

TIRANË- Seanca e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë u dominua nga debate të forta mes opozitës dhe mazhorancës. Diskutimi i dosjeve të komunizmit dhe ngjarja e rëndë e dhunimit të avokatit Sokol Mëngjesi një ditë më parë përfshinë në debat ministrin e Brendshëm Taulant Balla me kolegët e opozitës. Ndërkohë mes zhurmës dhe kaosit, me sa duket disa ministra dhe deputetë kanë gjetur kohë të bisedojnë me njëri-tjetrin. Kështu, siç shihet dhe nga fotot, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja i "rrëmben" telefonin koleges Belinda Balluku dhe bashkë me Elisa Spiropalin shohin diçka. Ndërkohë Balla duket i përqëndruar në telefon./ZËRI

Tensione në Kuvend! Gardistët përplasen me gazetarët! PS
Pamje nga Kuvendi
Tensione në Kuvend! Gardistët përplasen me gazetarët! PS
Pamje nga Kuvendi
Tensione në Kuvend! Gardistët përplasen me gazetarët! PS
Pamje nga Kuvendi
Tensione në Kuvend! Gardistët përplasen me gazetarët! PS
Pamje nga Kuvendi
Tensione në Kuvend! Gardistët përplasen me gazetarët! PS
Pamje nga Kuvendi
Tensione në Kuvend! Gardistët përplasen me gazetarët! PS
Pamje nga Kuvendi
1 VITE ME PARE

Raporti i ISKK për 2023/ Çelo Hoxha: U evidentuan viktimat e regjimit komunist! Përkujtuam revoltën e Spaçit

Tensione në Kuvend! Gardistët përplasen me gazetarët! PS
Çelo Hoxha

TIRANË- Drejtori ekzekutiv i Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri (ISKK), Çelo Hoxha ka prezantuar këtë të enjte në Kuvend, raportin vjetor të punës së institucionit për vitin 2023. Gjatë fjalës së tij, Hoxha tha se në vitin 2023 u përkujtuan ngjarje të rëndësishme të qëndresës antikomuniste gjatë regjimit komunist, siç ishte Revolta e të burgosurve politikë në kamp-burgun e Spaçit më 21 maj 1973. Ndërsa shtoi se ISKK po mbledh dokumente për ligje represive të regjimit komunist, të cilat do jenë dëshmi e dhunës. Ndërkohë u shpreh se është bërë dokumentimi i veprimtarisë financiare të PPSH

Çelo Hoxha: Me botimin e vëllimit 12 dhe të fundit të Fjalorit Enciklopedik të Viktimave të Terrorit Komunist në Shqipëri, mbyllet një kapitull 12 i rëndësishëm në evidentimin e viktimave të persekutimit komunist, dhe i hapet rrugë studimit të thelluar shumëdimesional, duke shfrytëzuar të dhënat e Fjalorit. Kjo ngjarje u përkujtua me realizimin e tre veprimtarive të ndryshme: Një film dokumentar, një ekspozitë me dokumente dhe një simpozium. Ndërsa u ndërmor një studim mbi aspekte të jetës në kamp-burgun e Spaçit, si puna e detyruar, rezistenca e të burgosurve dhe përpjekjet e tyre në kërkim të lirisë (arratisjet), Revolta, etj., dhe informimi i publikut për këto çështje. Gjithashtu ISKK-ja ka përgatitur studimin e veprimtarisë së Sigurimit të Shtetit në fillimet e tij, kur kjo strukturë e paligjshme quhej Drejtoria e Mbrojtjes së Popullit, 1944-1946. Mbledhjen e dëshmive të ish-të dënuarve për arsye politike, botimin e tyre dhe informimin e publikut për jetën në burgje, internim, dëbim dhe forma të tjera persekutimi. Dokumentimin e veprimtarisë financiare të PPSH, e cila përdori masivisht fondet e buxhetit të shtetit, ndërkohë që ligjërisht nuk kualifikohej për përdorimin e fondeve publike, sepse nuk ekzistonte e regjistruar si organizatë politike në përputhje me parashikimet e ligjit nr. 370, 6 dhjetor 1946, “Mbi formimin e partive politike dhe shoqatave kulturale, shkencore, profesionale etj., dhe mbi mbledhjet publike”. Dokumentimin e dhunës së ushtruar ndaj qytetarëve nga Divizioni i Mbrojtjes së Popullit, në periudhën 1947-1949 dhe informimin e publikut për veprimtarinë e kësaj strukture të armatosur të paligjshme, në vijim të vëllimit I, i cili është botuar tashmë dhe mbulon periudhën 1944-1946./ZËRI

1 VITE ME PARE

Komisioni Antikorrupsion/ Kush janë7 deputetët e opozitës që votuan kundër

Tensione në Kuvend! Gardistët përplasen me gazetarët! PS
Momenti i votimit

TIRANË- Ervin Salianji, Lindita Metaliaj, Ilda Dhori, Elda Hoti, Agron Shehaj dhe Albana Vokshi, janë shtatë deputetë e opozitës, të cilët votuan kundër ngritjes së Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion. Ndërkohë pjesa tjetër e opozitës vendosi të bojkotonin votimin. Në votim nuk mori pjesë as grupi i deputetëve që mbështesin Lulzim Bashën.

Tensione në Kuvend! Gardistët përplasen me gazetarët! PS
Votimi

Ndërkohë, Komisioni Antikorrupsion, mori 74 votat e mazhorancës. Komisioni pritet që të ketë 11 anëtarë, 6 nga mazhoranca dhe 5 nga opozita./ZËRI

1 VITE ME PARE

Pr.ligji për Sistemin e Adresave/ Balla: Kishim probleme gjatë operacionit 'Revanshi'! Paralajmëron kryebashkiakët

Tensione në Kuvend! Gardistët përplasen me gazetarët! PS
Taulant Balla

TIRANË- Ministri i Brendshëm Taulant Balla duke folur në Kuvend për Projektligjin e Sistemit të Adresave u ndal tek operacioni i fundit i Policisë dhe SPAK, “Revanshi”. Sipas Ballës, ishte tepër e vështirë për autoritetet për të shkuar në adresa pasi ato ishin jo të duhura nga ato të deklaruara. Po ashtu, Balla paralajmëroi dhe kryetarët e bashkive. Ministri tha se për çdo rrugë e paemërtuar do të ketë gjobë për çdo kryebashkiak.

Taulant Balla: Rregullimi i emërtimi i rrrugëve. Hall i madh që duhet zgjidhur. Ka ardhur koha të zgjidhim dhe një pjesë tjetër atë të vendimmarrjes së emërtesave të rrugëve që është detyrim i kryetarëve të bashkive.  Së fundi kemi pasur një operacion, tani më nuk është sekret tju them se ishte tepër e vështirë ose më mirë akoma nga informacione që kishin policia ka shkuar në adresa jo të duhura nga ato të deklaruara. Për çdo rrugë e paemërtuar do të ketë gjobë për çdo kryetar bashkie. Pas kësaj gjobat do të jenë 100–1 mijë fish./ZËRI

1 VITE ME PARE

Dhunimi i avokatit/ Balla përplaset me Gjekmarkajn: E përdoret politikisht, njësoj si kur u vra Azem Hajdari

Tensione në Kuvend! Gardistët përplasen me gazetarët! PS
Taulant Balla

TIRANË- Diskutimet për projektligjin e Sistemit të Adresave, kanë përplasur politikisht këtë të enjte deputetin e Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj dhe ministrin e Brendshëm Taulant Balla. Kjo pasi diskutimet devijuan në dhunimin barbar të avokatit Sokol Mëngjesi një ditë më parë. Gjekmarkaj gjatë fjalës së tij akuzoi qeverinë se nuk po bën sa duhet për parandalimin e ngjarjeve kriminale pasi është e korruptuar. Në përgjigje, Balla tha se Partia Demokratike u mundua ta përdorë politikisht ngjarjen, por e vërteta ishte ndryshe. Po ashtu, Balla u kthye pas në kohë, në shtator të 1998, ku u vra deputeti demokrat Azem Hajdari. Sipas ministrit reagimi i PD për dhunimin e avokatit, ishte i njëjtë me reagimin që kryedemokrati Sali Berisha bëri në atë kohë për vrasjen e Hajdarit ku akuzonte kryeministrin e kohës Fatos Nano si urdhërues të ekzekutimit. 

Agron GjekmarkajPërpjekja për sistemimin e adresave duhet marrë shumë seriozisht. Adresë ka krimi, që godet për vdekje avokatin e liderit të opozitës, një profesor universiteti, ish-dekanin e Fakultetit të Drejtësisë, Sokol Mëngjesin. Organet e sigurisë publike kanë humbur adresën e sigurisë publike dhe parandalimit të krimit. Një vend që qeveriset nga korrupsioni s’ka adresë.

Taulant BallaMu kujtua fabula e studentit të biologjisë që kishte mësuar vetëm mizën dhe iu përgjigj për mizën edhe kur e pyetën për lopën. Te ligji i adresave iu desh të shkoni të rruga Mustafa Matohiti, kati i 8, për të shkuar te një fjalë që të buroi nga shpirti për Berishën. Ua qaj hallin, e vuani shumë këtë fakt. Si nënkryetar i parë i PD. S’do kisha reaguar aspak nëse edhe ju nuk do kishit rënë në pellgun e baltës që familja Berisha vetë Sali Berisha dhe zëdhënësit e Berishës nxituan dje të përdornin politikisht një ngjarje të rëndë. Për Berishën kjo nuk është e re. Mbani mend, ju jeni i ri Gjekmarkaj në PD, por nëse i hidhni një sy historisë, brenda PD kjo ngjarja e djeshme më ngjau me reagimin e parë të vetë Sali Berishës dhe zëdhënësve sapo në 12 shtator 1998 u vra lideri historik i vërtetë Azem Hajdari. Kur ende policia po administronte vendin e krimit, njeriu doli në konferencë dhe emërtoi Fatos Nanon si urdhërues të vrasjes. Historia tregoi gjithçka ndryshe, drejtësia konfirmoi gjithçka ndryshe. Prisja sot nga ju, si numri 2 i PD, të vinit këtu dhe të thonit nuk ishte kështu, kjo është ngjarje e rëndë, para pak minutash kam biseduar me doktorët, bime të gjithë dakord që kjo është një prej atyre ngjarjeve që brenda 10 orësh është zbardhur e gjithë skena e krimit, përfshirë edhe porositësin. Rasti në fjalë është rast tipik q ëmë kujton Pasi në 18:00 Policia doli në komunikim publik, mendova që pasi policia e bardhi ngjarjen do kishte një reflektim. Përsëri te rruge e Salës e njëjta histori, u porosit nga Rama, u ekzekutua nga Balla. Më falni, po shqiptarët ca i dini budallenj.

Për ngjarjen policia ka ndaluar shtetasin Dritan Nano, që dyshohet se është dhe organizator i sulmit, ndërsa u vetëdorëzua njëri prej dhunuesve, Dorian Alia. Ky i fundit në dëshminë e tij para grupit hetimor, ka thënë se ata nuk kanë dashur që ta vrasin avokatin apo ti rrezikojnë jetën, por t’i japin një mesazh. Në kërkim për sulmin mbeten ende 3 persona: Romario Tabaku, Elton Kasaj dhe Drivald Alia. Për kapjen e tyre, policia e Tiranës ka dhënë një shpërblim prej 20 mijë eurosh. Në pamjet e sulmit ndaj avokatit Mëngjesi, shihet se ai goditet me shqelma në kokë, edhe pse qëndronte i shtrirë në derën e kopshtit. Shkak për sulmin dyshohet se është bërë një pagesë që nuk i është kryer nga klienti Dritan Nano, pasi ky i fundit kishte fituar të drejtën e pronësisë, për një truall në zonën e liqenit, ku tashmë ishte bërë pronar i një apartamenti. Konflikti me Mëngjesin, për pagesën e pakryer, kishte bërë që Nanos t’i bllokohej apartamenti nga përmbarimi./ZËRI

1 VITE ME PARE

Mbyllet seanca plenare, Kuvendi miraton disa ligje

Tensione në Kuvend! Gardistët përplasen me gazetarët! PS
foto ilustruese

TIRANË-Është mbyllur seanca plenare e mbajtur ditën e sotme. Në rendin e ditës në seancën e sotme në Kuvend ishte konstituimi i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për antikorrupsionin. Ngritja e Komisionit të Posaçëm u miratua me 74 vota pr dhe 6 kundër.

Kuvendi miratoi gjithashtu projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9270, datë 29.7.2004, “Për sistemin e adresave”. Unifikimi i adresave do të ndihmojë në eliminimin e pasaktësive në adresa që shpesh shkaktojnë vonesa e kosto shtesë. Kuvendi në seancën e sotme ka miratuar edhe projektligjin për komunikimet elektronike me 73 vota pro dhe 12 kundër./ZËRI

1 VITE ME PARE

Miratohet ngritja e Komisionit të Posaçëm anti-korrupsion

Tensione në Kuvend! Gardistët përplasen me gazetarët! PS
foto ilustruese

TIRANË- Në seancën e sotme plenare u miratua me 74 vota pro dhe 6 kundër ngritja e Komisionit të Posaçëm anti-korrupsion. Grupi Parlamentar demokrat ashtu sikurse paralajmëroi një ditë më parë nuk e mbështeti me votë ngritjen e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion, por zgjodhën ta bojkotojnë votimin. 6 deputetë të opozitës që ishin në sallë votuan kundër, ndërsa nuk kishte asnjë abstenim.

Tensione në Kuvend! Gardistët përplasen me gazetarët! PS
VOTIMI

Komisioni është konceptuar me 11 anëtarë, 6 nga PS dhe 5 nga opozita, ndërsa deri tani përflitet se në krye do të qëndrojë socialisti Fatmir Xhafaj. Në projektvendim thuhet se Komisioni i Posaçëm do të zhvillojë veprimtarinë e tij në një afat kohor 10-mujor. Në rast nevoje, me kërkesë të arsyetuar të komisionit, Kuvendi mund të vendosë zgjatjen e afatit të ushtrimit të veprimtarisë së komisionit. Edhe pse opozita ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë, parashikohet që komisioni të ketë 11 anëtarë, 6 nga mazhoranca dhe 5 nga opozita.

Drejtimin e këtij komisioni do ta ketë shumica parlamentare, ndërsa nënkryetari i takon pakicës. Komisioni i Posaçëm do të ketë si synim përmirësimin dhe konsolidimin e praktikave te mirëqeverisjes ne te gjitha nivelet, thellimin e luftës kundër korrupsionit dhe forcimin e metejshem te zbatimit të ligjit, duke pasur si udhërrëfyes gjetjet dhe rekomandimet e raporteve të Bashkimit Evropian dhe raportit “Screening” të Komisionit Evropian për grup-kapitullin e parë, si dhe adresimin e masave të udhërrëfyesve të miratuar nga qeveria “Për shtetin e së drejtës” dhe “Reformën në administratën publike”. Për të realizuar një proces sa më gjithëpërfshirës e transparent, do të ngrihet dhe funksionojë grupi i punës i ekspertëve vendës dhe ndërkombëtarë me përfaqësues të propozuar nga institucionet e drejtësisë, institucionet e pavarura dhe agjencitë ekzekutive ligjzbatuese, administrata publike, bota akademike, universitetet publike dhe jopublike, institute e organizata të shoqërisë civile dhe medias, si edhe organizata të sipërmarrjes, etj./ZËRI

1 VITE ME PARE

Pr.ligji për komunikimet elektronike/ Balluku: Risi është aksesi ndaj shërbimeve digjitale

Tensione në Kuvend! Gardistët përplasen me gazetarët! PS
Belinda Balluku

TIRANË- Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku foli këtë të enjte në Kuvend për projekligjin për Komunikimet Elektronike, ku u shpreh se risi është aksesi ndaj shërbimeve digjitale. Gjatë fjalës së saj, Balluku u shpreh se projektligji rrit pavarësinë financiare të organit rregullator AKEP, duke fuqizuar pozitat e tij në prag të zhvillimeve të pritshme mjaft të mëdha përsa i përket komunikimet elektronike.

Belinda Balluku: Projektligji nënvizon zbatimin e praktikave për lirinë dhe promovimin e larmishmërinë kulturore, gjuhësore dhe shumëllojshmërisë së mediave dhe komunikimeve elektronike. Gjithashtu, projektligji rrit pavarësinë financiare të organit rregullator AKEP, duke fuqizuar pozitat e tij në prag të zhvillimeve të pritshme mjaft të mëdha përsa i përket komunikimet elektronike. Në rregullimet e reja që lidhen me komunikimet e pritshme, është parashikimi për kryerjen e vrojtimit gjeografik. Kryerja e vrojtimeve parashikohet të bëhet nga AKEP në bashkëpunim me institucionet e tjera të lidhura sipas rastit nga hyrja në fuqi e këtij ligji dhe lidhet ngushtë me zhvillimet e së ardhmes. Ky është proces që do të kryhen në vazhdimësi./ZËRI

1 VITE ME PARE

Dhunimi i Sokol Mëngjesit/ Spiropali-opozitës: Para se të prisnit hetimet, akuzuat Edi Ramën!

Tensione në Kuvend! Gardistët përplasen me gazetarët! PS
Elisa Spiropali

TIRANË- Dhunimi barbar i avokatit Sokol Mëngjesi një ditë më parë në Tiranë, ka nxehur “gjakrat” mes mazhorancës dhe opozitës, duke sjellë përplasje dhe akuza të ndërsjellta ndaj njëra-tjetrës. Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali tha se opozita, pa pritur të dalin ende detajet zyrtare nga autoritetet nxitoi të drejtonte gishtin e fajtorit drejt Kryeministrit Edi Rama. Ndërsa shton se për këtë nuk kërkon as falje.

Elisa Spiropali: Jeni po ju që akuzoni me të parën kundërshtarin tuaj politik, në këtë rast Edi Ramë, për çdo gjë që ndodh në faqen e dheut, siç ishte dje rasti me Sokol Mëngjesin që u godit në mënyrë kriminale nga autorë të identifikuar nga policia tashmë dhe dua ta falënderoj Policinë për këtë. Ju para se të prisnit, të duronit, të dëgjonit, të prisnit hetimet nga polici apo të tjerët, ju shpallët fajtorin që është gjithmonë Edi Rama dhe sot jo ju, por ata që e shpallën nga balloni ose poshtë, nuk kanë as decensën minimale të kërkojnë falje, siç nuk kanë kërkuar falje asnjëherë për akuzat që u kanë bërë kundërshtarëve të tyre. Shërim të shpejt zotit Mëngjesi dhe lutemi për të.

Për ngjarjen policia ka ndaluar shtetasin Dritan Nano, që dyshohet se është dhe organizator i sulmit, ndërsa u vetëdorëzua njëri prej dhunuesve, Dorian Alia. Ky i fundit në dëshminë e tij para grupit hetimor, ka thënë se ata nuk kanë dashur që ta vrasin avokatin apo ti rrezikojnë jetën, por t’i japin një mesazh. Në kërkim për sulmin mbeten ende 3 persona: Romario Tabaku, Elton Kasaj dhe Drivald Alia. Për kapjen e tyre, policia e Tiranës ka dhënë një shpërblim prej 20 mijë eurosh. Në pamjet e sulmit ndaj avokatit Mëngjesi, shihet se ai goditet me shqelma në kokë, edhe pse qëndronte i shtrirë në derën e kopshtit. Shkak për sulmin dyshohet se është bërë një pagesë që nuk i është kryer nga klienti Dritan Nano, pasi ky i fundit kishte fituar të drejtën e pronësisë, për një truall në zonën e liqenit, ku tashmë ishte bërë pronar i një apartamenti. Konflikti me Mëngjesin, për pagesën e pakryer, kishte bërë që Nanos t’i bllokohej apartamenti nga përmbarimi./ZËRI

1 VITE ME PARE

Viktimat e komunizmit 'përplasin' Ballën, Alizotin dhe Vokshin! Ministri-deputetit: Ik laj kokën

Tensione në Kuvend! Gardistët përplasen me gazetarët! PS
Taulant Balla

TIRANË- Është zhvilluar me debate dhe tensione të forta seanca e sotme plenare në Kuvend, ku po diskutohej për të përndjekurit politikë. Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti kërkoi nga deputetët që të mbahet një minutë heshtje për të gjithë viktimat e komunizmit, por kjo nuk u prit mirë nga ministri i Brendshëm Taulant Balla, i cili u shpreh se palët poolitike kanë rënë dakord që për kërkesa të tilla të ketë dakordësi. Ndërkohë një “përplasje”, u regjistrua dhe mes Ballës dhe deputetes demokrate Albana Vokshi, e cila fliste nga vendi.

Debati:

Tomor Alizoti: Një minutë heshtje për ata që janë pa varre dhe sot i vrau komunizmi.

Taulant Balla: Ik laj kokën (i drejtohet Alizotit). Kemi rënë dakord dhe në konsensus të plotë: – kërkesa për minutën e heshtjes është momenti më solemn që ka kjo sallë. Ta fillosh fjalën në Kuvendin e Shqipërisë me ankesën që nuk ka deputetë në sallë, pra të konstatosh mungesën e seriozitetit dhe ta mbyllësh fjalën me kërkesë për të kërkuar një minutë heshtje, është tallja më  e madhe që mund t’u bësh atyre për të cilët, pa dyshim kjo sallë duhet të jetë plot, me 140 vetë, të çuar të gjithë në këmbë, me himnin e Flamurit edhe për t’i mbajtur minutën e heshtjes, të cilin duhet ta bëjmë “minutë heshtjeje”, “60 sekonda”! E jo të çohemi aty 5 sekonda sikur po lajmë gojën! Kjo është tallja më e madhe. Kaq, sa i përket procedurës parlamentare. Sa i përket replikës, unë kam marrë me qindra herë fjalën në këtë sallë, për t’iu bashkangjitur nevojës për të dënuar sa herë të kemi mundësi, krimet e komunizmit. Dhe krimet e komunizmit dënohen, kur të paktën distancohemi nga ata që ia kanë parë hajrin komunizmit. Ky që sapo foli, është modeli më i keq i atyre që familjarët e të cilëve e kanë vuajtur komunizmin në kurriz, dhe ky shkon ditë për ditë poshtë ballkonit të ‘Sekretarit të partisë’, i cili komunizmit ia ka parë hajrin më shumë se të gjithë ne këtu. Nuk ke këtu, asnjëri nga ne, babai i të cilit, se unë moshën s’e kam, të ishte në varkën personale të Enver Hoxhës!

Albana Vokshi flet nga vendi

Taulant Balla–Albana Vokshit: Pusho ti, se ti ia ke parë hajrin ndryshe Saliut! Po pra, por, zonjë, mëso! Pas 33 vitesh ju keni mundësinë e artë që nuk e bëtë dot, por jua bëri drejtësia, ta largoni komunistin nga kreu i partisë, dhe komunizmin nga brenda partisë! Dhe sa i përket komunizmit brenda partisë, shpëtoni njëherë e përgjithmonë, mblidhni institucionet e partisë, distancohuni nga sekretari i partisë edhe pastaj hajde na shisni dëngla! Sa i përket pjesës tjetër, ky personi që sapo foli, është një keqardhje e madhe, se ky asnjë herë nuk di për çfarë flet. Por në partinë tuaj, edhe kur nuk flet, edhe kur nuk di çfarë thua, mund të të konsiderojnë për filozof. Këtë, për fat të keq e konsideroni për filozof, edhe kur thotë idiotësi./ZËRI

1 VITE ME PARE

Gardistët ‘përplasen’ me gazetarët në Kuvend

Tensione në Kuvend! Gardistët përplasen me gazetarët! PS
Gardistët dhe gazetarët

TIRANË- Gazetarët janë urdhëruar që të dalin nga salla në momentin që ka nisur seanca plenare në Kuvend. Gjatë momentit që një prej gardistëve është përpjekur t’i nxjerrë nga salla gazetarët ka ndodhur një incident. Gazetarët kanë qëndruar përballë një prej gardistëve, të cilin e kanë quajtur ‘gangster’. Por, pavarësisht debatit, gardistët janë larguar nga salla.

1 VITE ME PARE

ME VIDEO/ Gardisti i urdhëron të dalin nga Kuvendi, gazetarët i kthehen: Gangster!

Tensione në Kuvend! Gardistët përplasen me gazetarët! PS
Pamje nga përplasja

TIRANË- Një situatë e paprecedentë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Kuvendin e Shqipërisë, teksa po zhvillohej seanca plenare. Në një moment, gazetarët janë urdhëruar që të dalin nga salla pa asnjë shpjegim...

Pranë tyre ka shkuar Garda e Republikës, e një prej tyre i ka nxjerrë nga salla, duke mos i lejuar që të bëjnë punën e tyre, duke sjellë edhe reagimin e ashpër të reporterëve. Disa prej tyre kanë reaguar edhe ashpër ndaj gardistit.

MOMENTI ME VIDEO: 

Osman Stafa: Ore ganster, mos më thuaj mua mos bërtit more!

Isa Myzyraj: Të kesh turp! A nuk kam të drejtë? Duam shefin e Gardës këtu!

Osman Stafa: Turp të kësh! Bën gansterin. Legen!

Teksa replikonin me njëri-tjetrin, në një moment gardisti i është afruar shumë pranë gazetarëve, por është tërhequr nga një koleg i tij./ZËRI

1 VITE ME PARE

Komisioni i Posaçëm Antikorrupsion/ Basha: Gjethe fiku! Spiropali: Je pakica e pakicës

Tensione në Kuvend! Gardistët përplasen me gazetarët! PS
Elisa Spiropali dhe Lulzim Basha

TIRANË- Komisioni i posaçëm antikorrupsion, ka shkaktuar debate të forta në seancën e sotme në Kuvend, ku opozita ka kundërshtuar ngritjen e tij. Lulzim Basha e konsideroi këtë lëvizje të socialistëve si një “gjethe fiku”, ndërkohë që përgjigjen për të nga Partia Socialiste e ka dhënë ministrja për marrëdhënien me parlamentin, Elisa Spiropali.

Lulzim Basha: Procedura është që sot sillni në këtë sallë një propozim për një komision që siç dihet fare mirë krijohet kur do të varrosësh një ide të mirë apo do të mos bësh asgjë. Zonja kryetare e Kuvendit, prej më shumë se një muaji në Kuvend janë depozituar amendamentet e PD-së për të ndihmuar SPAK-un financiarisht me burime njerëzore dhe me amendimet e kodit të procedurës penale. Pse refuzoni të paktën ta sillni për diskutim?

Çfarë ju shtyn të mbani për më shumë se gjashtë muaj e gjysmë larg transarencës, larg debatit parlamentar, larg votimit në parlament, propozimin tonë për barazinë e qytetarëve të Republikës së Shqipërisë para ligjit përmes heqjes së imunitetit parlamentar? Pse bëni sikur nuk e shikoni propozimin tonë, ligjin për vetingun e politikanëve që ka që në 15 Nëntor në Kuvend? Ju terminuat në mënyrë më tinëzare komisionin e Reformës Zgjedhore duke skaduar afatet muaj pas muaji në mënyrë që të organizoni një tjetër batërdi elektorale. Edhe komisioni që doni të krijoni nuk është gjë tjetër veçse një gjethe fiku për 10 muaj që i ka mbetur një mazhorance 11 vjet zhytur kokë e këmbë në komision.

Elisa Spiropali: Parafolësi përmendi këtu komisionin që do votojmë sot, të cilin ne kërkojmë, synojmë dhe do ta bëjmë, një komision që përfshin jo vetëm diskutime, analiza politike të ditës, por do ta ngremë në nivelin e një komisioni që do të përfshijë dhe prodhojë një plan kombëtar jo vetëm kundër korrupsionin por edhe mbi mirëqeverisjen dhe sundimin e ligjit. Keni një paqartësi historike zoti Basha edhe kronike, sepse nuk ju përputhet asnjëherë ajo që thoni me atë që bëni. Ju thoni me fjalë që e mbështesni reformën në drejtësi, por kur atëherë kur nuk ishit ca pak deputetë, të katandisur si një grup i vogël si pakicë e pakicës, dhe kur ishit në krye të asaj partie, ju braktisët zgjedhjet dhe u braktisët Kuvendin për të mos votuar ligjet që rridhnin nga reforma në drejtësi.

Ju flisni për vetingun e politikanëve dhe heqjen e imunitetit kur vetë keni dëshmuar atëherë kur ju ishit në kalë, se sot nuk keni ç’dëshmoni se sot mund të propozoni gjithçka me lehtësinë e njeriut që nuk ka asgjë në dorë, por atëherë kur i kishit ju vetë keni shpëtuar me procedurë nga hetimet e gjykimet. Nuk i kishit në dorë ju, i kishte babai juaj politik, por patjetër ju ishit dakord jo vetëm për fatin tuaj, por edhe mazhorancës suaj që mbrohej me gardianët e drejtësisë së vjetër të cilën e kishit në kontroll. Vetingu në politik po bëhet nga SPAK sepse SPAK-u heton politikanët dhe është pikërisht SPAK-u që ne e kemi lënë të lirë, i kemi çliruar duart dhe e kemi nxjerrë nga kontrolli politik pikërisht për të bërë atë, për të hequr edhe imunitetet kur duhet. Për të hetuar, për të çuar në gjykatë e për të dënuar siç po ndodh sot e gjithë ditën e siç nuk ndodhte asnjëherë kur ju ishit kaluar e pak më i ri se sot.

1 VITE ME PARE

Komisioni i Posaçëm Antikorrupsion, Basha kundër: Nuk bëhemi pjesë e lojërave të Ramës

Tensione në Kuvend! Gardistët përplasen me gazetarët! PS
Lulizm Basha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike zyrtare, Lulzim Basha, ka ndeklaruar votën e tij kundër ngritjes së Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion në Kuvend. Sipas Bashës ngritja e këtij komisioni është një manovër elektrorale e kryeministrit Edi Rama dhe se PD nuk mund të bëhet pjesë e kësaj farse.

“Siç e paralajmërova është e qartë se nuk është gjë tjetër veçse një manovër elektorale. Një komision që nuk është komision, emrat janë përcaktuar, përpjekje për të larë manovrat e kësaj qeverie. Kjo mazhornacë s’ka interes të ndihmojë dhe forcojë SPAK, por po bën gjithçka për ta rrethuar, dobësuar, intimiduar. S’ka arsye për SPAK të ekzistojë nëse sëdo kishim korrupsionin e Ramës. SPAK ka lindur si nevojë për shkak të korrupsionit të kësaj qeverie. Ne kemi bërë propozim konkret, votoni amendamentet për SPAK dhe jemi gati për të bashkuar votat për të votuar amendamentet që fuqizojnë SPAK. S’kanë vullnet për të luftuar korrupsionin. PD s’mund të jetë pjesë e lojërave të fjalës së Ramës”, tha Basha.

Votën kundër për ngritjen e këtij Komisioni e ka deklaruar dhe grupi parlamentar i PD-së që drejtohet nga Gazment Bardhi. /ZËRI

1 VITE ME PARE

Sot Komisioni Antikorrupsion në Kuvend! Opozita kundër, PS merr në konsideratë shtyrjen

Tensione në Kuvend! Gardistët përplasen me gazetarët! PS
Edi rama ne Kuvend

TIRANË- Në rendin e ditës në seancën e sotme në Kuvend është konstituimi i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për antikorrupsionin. Gjatë ditës së djeshme në bllok, grupi parlamentar demokrat i drejtuar nga Gazment Bardhi deklaroi votën kundër.

“Kemi marrë një vendim që nuk e mbështesim me vite ngritjen e këtij komisioni. Kur ne nuk mbështesim ngritjen e këtij Komisioni dhe nuk japim konsensus sepse s’jemi pyetur si mund të marrim pjesë në një komision siç do Edi Rama”-u shpreh Gazment Bardhi.

Demokratet ishin të bashkuar në qëndrim, por mes tyre pati edhe zëra ndryshe sa i takon bojkotit, siç ishte dhe rasti i deputetes Dhurata Çupi. 

Salianji: Qartësisht për mua nuk duhet të këtë asnjë pjesëmarrje në një Komision që u bë në mënyre të njëanshme, u propozua si platformë elektorale nga Edi Rama.

Xhaferri: Për çfarë duhet të marrim pjesë në këtë komision? Që në dite të hënën të miratojmë rezolutën dhe të martën të dalim protestë para Bashkisë, ku është  logjika këtu?

Çupi: Sipas meje asnjë vend që i takon opozitës nuk duhet të lihet bosh, por unë do pranoj çdo vendim të grupit.

Zhvillimet në kampin blu vendosen në pikëpyetje miratimin e ngritjes së Komisionit në seancën e së enjtes. Burime bëjnë me dije se grupi parlamentar i Partisë Socialiste po shqyrton opsionin e tërheqjes se projektvendimit nga rendi i ditës ndërkohë para seancës plenare është parashikuar edhe një mbledhje e konferencës së kryetarëve që po shihet edhe si një mundësi për të gjetur një dakortësi me opozitarët.

Komisioni është konceptuar me 11 anëtarë, 6 nga PS dhe 5 nga opozita, ndërsa deri tani përflitet se në krye do të qëndrojë socialisti Fatmir Xhafaj. Në projektvendim thuhet se Komisioni i Posaçëm do të zhvillojë veprimtarinë e tij në një afat kohor 10-mujor. Në rast nevoje, me kërkesë të arsyetuar të komisionit, Kuvendi mund të vendosë zgjatjen e afatit të ushtrimit të veprimtarisë së komisionit. Edhe pse opozita ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë, parashikohet që komisioni të ketë 11 anëtarë, 6 nga mazhoranca dhe 5 nga opozita.

Drejtimin e këtij komisioni do ta ketë shumica parlamentare, ndërsa nënkryetari i takon pakicës. Komisioni i Posaçëm do të ketë si synim përmirësimin dhe konsolidimin e praktikave te mirëqeverisjes ne te gjitha nivelet, thellimin e luftës kundër korrupsionit dhe forcimin e metejshem te zbatimit të ligjit, duke pasur si udhërrëfyes gjetjet dhe rekomandimet e raporteve të Bashkimit Evropian dhe raportit “Screening” të Komisionit Evropian për grup-kapitullin e parë, si dhe adresimin e masave të udhërrëfyesve të miratuar nga qeveria “Për shtetin e së drejtës” dhe “Reformën në administratën publike”. Për të realizuar një proces sa më gjithëpërfshirës e transparent, do të ngrihet dhe funksionojë grupi i punës i ekspertëve vendës dhe ndërkombëtarë me përfaqësues të propozuar nga institucionet e drejtësisë, institucionet e pavarura dhe agjencitë ekzekutive ligjzbatuese, administrata publike, bota akademike, universitetet publike dhe jopublike, institute e organizata të shoqërisë civile dhe medias, si edhe organizata të sipërmarrjes, etj../ZËRI 

Poll

MOS HUMB