U dhunua në Malin e Zi/ Doris Kopaçi: Nuk i provokuam!

POGRADEC-Doris Kopaçi, një prej të rinjve shqiptarë që u dhunua në Malin e Zi është rikthyer në banesën e tij, në fshatin Vërdovë, pas ngjarjes së rëndë.
I riu jashtë kamerave ka deklaruar se as ai e as shokët e tij nuk kanë provokuar agresorët. Sipas tij ata janë goditur me sende të forta në kokë dhe në trup ndërsa vetë të rinjtë sipas tij nuk i janë kundërpërgjigjur sulmit të agresorëve.
Më herët ka dëshumar edhe Klodjan Meaj, i cili po ashtu ka deklaruar se nuk i kanë provokuar autorët dhe dhuna erdhi pa shkak kur ata ndodheshin në makinë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 të mesditës së djeshme në zonën e Zelenika-s, pranë qytetit Herceg Novi, kur Klodjan Meaj, Azem Dervishi dhe Doris Kopaçi po udhëtonin drejt Gjermanisë. Shqiptarët kanë qenë duke lëvizur me një automjet me targa gjermane dhe befas janë sulmuar pa asnjë shkak, nga një grup prej 6 ose 7 personash, të cilët kanë goditur fillimisht automjetin dhe më pas kanë sulmuar fizikisht shtetasit shqiptarë, pasi i kanë dëgjuar se flisnin shqip./ZËRI
U dhunuan në Mal të Zi/ Mjeku i spitalit të Shkodrës: Kishin dëmtime në kokë dhe në trup!

SHKODËR-Tre shqiptarët e dhunuar në Mal të Zi janë kthyer në Shqipëri, ku i janë nënshtruar edhe një kontrolli në spitalin e Shkodrës. Mjeku i Urgjencës në spitalin Rajonal të Shkodrës Astrit Lahi ka folur në lidhje me gjendjen shëndetësore të tre shqiptarëve.
Mjeku ka treguar se të rinjtë kishin dëmtime në kokë dhe trup. Sipas mjekut gjëndja e tyre tani është e mirë dhe mjekimin e parë e kishin marrë në Mal të Zi.
"Janë paraqitur rreth orës 6 të mëngjesit. Në ekzaminimet e para vihej re se kishin dëmtime, në kokë në trup, në fytyrë. U filluan ekzaminimet përkatëse që u takonin. Kanë qëndruar për disa orë në spitalin rajonal në Shkodër. Kishte prezencë të policisë. Në përgjithësi ishin në të njëjtën situatë nuk paraqisnin probleme neurologjike. Koshiencë të qartë njëri kishte dëmtim te syri. Nga konsulta që u bë me okulistin pa probleme madhor ka dalë me mjekim. Gjendja shyqyr ishte relativisht e mirë. Me grushte ishte referimi i tyre. Këtu kanë qëndruar rreth 4 orë. Këtu ishin për rikontroll, pasi kanë marrë mjekim edhe në Malin e Zi’- tha mjeku.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 të mesditës së djeshme në zonën e Zelenika-s, pranë qytetit Herceg Novi, kur Klodjan Meaj, Azem Dervishi dhe Doris Kopaçi po udhëtonin drejt Gjermanisë. Shqiptarët kanë qenë duke lëvizur me një automjet me targa gjermane dhe befas janë sulmuar pa asnjë shkak, nga një grup prej 6 ose 7 personash, të cilët kanë goditur fillimisht automjetin dhe më pas kanë sulmuar fizikisht shtetasit shqiptarë, pasi i kanë dëgjuar se flisnin shqip./ZËRI
Dhuna ndaj shqiptarëve në Malin e Zi/ Familjari i Doris Kopaçit: Refuzoi të dilte nga makina

MALI I ZI-Detaje të reja janë zbardhur nga dhuna e tre shqiptarve në Mal të Zi. Familja e 25-vjeçarit, Doris Kopaçi është shprehur jashtë kamerave se djali i tyre ishte nisur për të punuar në Gjermani për shkak të kushteve të vështira ekonomike por fatkeqësisht rrugës kishte ndodhur incidenti.
Sipas tyre 25-vjeçari ndodhej në sediljen e pasme të automjetit kur ka ndodhur ngjarja dhe ka refuzuar të dali nga mjeti në momentin kur agresorët i janë drejtuar makinës.
Tre shqiptarët e dhunuar janë kthyer në Shqipëri, ku i janë nënshtruar edhe një kontrolli në spitalin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 të mesditës së djeshme në zonën e Zelenika-s, pranë qytetit Herceg Novi, kur Klodjan Meaj, Azem Dervishi dhe Doris Kopaçi po udhëtonin drejt Gjermanisë. Shqiptarët kanë qenë duke lëvizur me një automjet me targa gjermane dhe befas janë sulmuar pa asnjë shkak, nga një grup prej 6 ose 7 personash, të cilët kanë goditur fillimisht automjetin dhe më pas kanë sulmuar fizikisht shtetasit shqiptarë, pasi i kanë dëgjuar se flisnin shqip./ZËRI
DËSHMIA e një prej të dhunuarve në Mal të Zi: Kishim flamurin shqiptar në makinë
SHKODËR-Njëri prej shqiptarëve të dhunuar nga policia malazeze, Klodian Meaj ka folur për për ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme. Meaj ka rrëfyer se në makinë kanë pasur një flamur shqiptar në pasqyrën e automjetit me të cilin po udhëtonin dhe dyshon se ky ka qenë shkaku.
Sipas tij nuk ka patur asnjë provokim nga ana e tyre, pasi ndodheshin në makinë dhe papritur një grup personash kanë goditur automjetin. Më pas i riu dëshmon se sapo kanë dalë nga automjeti janë dhunuar barbarisht dhe më pas autorëtt janë larguar.
Klodian Meaj: Ne ishim ulur nga trageti dhe morëm makinën tonë. Vijuam rrugën pa probleme deri në qytetin e Malit të Zi Herceg Novi. Aty për një moment ndaluam sepse kishim një problem me makinën. Sapo kemi ndaluar një grup personash kanë ardhur dhe kanë goditur automjetin në të cilin ndodheshin. Dolëm jashtë sepse nuk po kuptonim çfarë po ndodhte dhe na goditën edhe ne duke na dhunuar fizikisht pa asnjë shkak dhe pa asnjë arsye. Ne ishim duke komunikuar më zë fare të ulët brenda makinës dhe nuk kishte asnjë shkak, asnjë provokim nga ana jonë. Sapo dolëm nga makina na goditën edhe ne dhe më pas u larguan. Unë në automjet kam një flamur shqiptar në pasqyrë, është një flamur i vogël. Nuk e di nëse është kjo arsyeja pasi automjeti është me targa gjermane dhe jo shqiptare. Ne kemi dhënë deklarimet tona për policinë malazeze pasi nuk kishte asnjë arsye për të na dhunuar në atë mënyrë. Kemi marrë disa mjekime në një spital të Malit të Zi dhe pas deklarimeve kemi ardhur me dëshirë drejt Shqipërisë. Unë dua të falënderoj shumë shtetin shqiptar. Kam një falënderim për ministrin e Brendshëm Taulant Balla i cili na ka mbështetur shumë. Po ashtu falënderoj Ambasadën shqiptare në Malin e Zi e cila na ka mbështetur në çdo moment, policinë shqiptare që na u gjend afër dhe na shoqëroi si dhe spitalin e Shkodrës për gatishmërinë. Ajo që ne kemi kërkuar është që të zbardhet ngjarja dhe autorët të vihen përpara përgjegjësisë.
Tre shqiptarët e dhunuar janë kthyer në Shqipëri, ku i janë nënshtruar edhe një kontrolli në spitalin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 të mesditës së djeshme në zonën e Zelenika-s, pranë qytetit Herceg Novi, kur Klodjan Meaj, Azem Dervishi dhe Doris Kopaçi po udhëtonin drejt Gjermanisë. Shqiptarët kanë qenë duke lëvizur me një automjet me targa gjermane dhe befas janë sulmuar pa asnjë shkak, nga një grup prej 6 ose 7 personash, të cilët kanë goditur fillimisht automjetin dhe më pas kanë sulmuar fizikisht shtetasit shqiptarë, pasi i kanë dëgjuar se flisnin shqip./ZËRI
Tre shqiptarët e dhunuar në Malin e Zi rikthehen në atdhe

SHKODËR- Tre shqiptarët e dhunuar në Mal të Zi ndodhen në Shqipëri. Shqiptarët kanë kryer kontrollet e nevojshme në spitalin e Shkodrës, ndërsa janë shoqëruar deri në kufi nga policia, për të shmangur çdo incident.
Njoftimi i policisë:
Policia malazeze ka kryer të gjitha veprimet e para procedurale dhe tre shtetasit shqiptarë kanë dhënë deklarime në prani të një avokati (njohës i gjuhës shqipe) dhe të përfaqësuesve të ambasadës shqiptare në Malin e Zi. Në përfundim të veprimave të para, tre shtetasit shqiptarë, me dëshirën e tyre, janë nisur për në Shqipëri.
Drejtuesit e Policisë së Shtetit iu kanë kërkuar homologëve të Malit të Zi, që për çështje sigurie, të tre shtetasit shqiptarë t’i shoqërojnë me punonjes policie, deri në kufi. Tre shtetasit shqiptarë kanë mbërritur në PKK Muriqan, rreth ores 05:30 dhe janë pritur nga drejtuesit e pikës së kalimit kufitar Muriqan dhe të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, të cilët i kanë shoqëruar deri në Spitalin Rajonal Shkodër ku shtetasit shqiptarë kanë kryer të gjitha kontrollet mjekësore, nga të cilat kanë rezultuar pa probleme.
Në lidhje me veprimet procedurale dhe identifikimin e autorëve, sipas informacionit të dërguar nga kolegët në Malit e Zi, rezulton se:
Policia ka ndërmarrë veprime me qëllim zbardhjen e të gjitha rrethanave në të cilat kanë mbetur të plagosur shtetasit shqiptarë.
Janë kontrolluar videot e kamerave të vëzhgimit nga ndërtesat pranë ngjarjes. Përmes punës operative në terren, efektivët e policisë kanë identifikuar tre persona nga Herceg Novi, si autorë të sulmit fizik, identiteti i të cilëve më pas është përcaktuar dhe do merren masa për kapjen dhe arrestimin e tyre.
Ngjarja është dërguar për kompetencë te Prokurori i cili do të deklarojë kualifikimin ligjor të rastit. Vijojnë intensivisht hetimet për identifikimin e autorëve të tjerë të përfshirë dhe për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 të mesditës së djeshme në zonën e Zelenika-s, pranë qytetit Herceg Novi, kur Klodjan Meaj, Azem Dervishi dhe Doris Kopaçi po udhëtonin drejt Gjermanisë. Shqiptarët kanë qenë duke lëvizur me një automjet me targa gjermane dhe befas janë sulmuar pa asnjë shkak, nga një grup prej 6 ose 7 personash, të cilët kanë goditur fillimisht automjetin dhe më pas kanë sulmuar fizikisht shtetasit shqiptarë, pasi i kanë dëgjuar se flisnin shqip./ZËRI
Dhunimi barbar i 3 shqiptarëve në Malin e Zi/ Identifikohen tre nga autorët! Policia SQARON si nisi sherri

MALI I ZI- Policia malazeze ka identifikuar tre persona të dyshuar se kanë sulmuar tre shqiptarët Klodjan Meaj, Azem Dervishi dhe Doris Kopaçi, një ditë më parë në rrugën kryesore të qytetit të Zelenikës. Lajmin e ka bërë me dije Drejtoria e Policisë përmes një njoftimi për mediat. Sipas tyre shkak për ngjarjen e rëndë është bërë një sherr që ka lindur në trafik. Por hetimet vazhdojnë nga Prokuroria.
“Sot në orët e pasdites përmes telefonit është raportuar në shërbimin kujdestar të Departamentit të Sigurisë Herceg Novi se në rrugën kryesore në qytetin e Zelenikës ka ndodhur shkelje e rendit dhe qetësisë publike nga disa persona të panjohur. Policia efektivët janë dërguar në vendngjarje ku kanë konstatuar tre persona, të gjithë shtetas shqiptarë, të cilët kanë pasur lëndime të dukshme, të cilët më pas janë drejtuar për të kërkuar ndihmë mjekësore. Policët kanë ndërmarrë veprime në kuadër të juridiksionit të tyre për të përcaktuar të gjitha rrethanat në të cilat persona të lënduar, dhe për të ndriçuar ngjarjen. Përveç pamjeve video nga kamerat e vëzhgimit nga objektet pranë ngjarjes”, thuhet në njoftim.
Shtohet se efektivët e policisë kanë identifikuar tre persona nga Herceg Novi si autorë të sulmit fizik, identiteti i të cilëve është përcaktuar më pas.
“Për ngjarjen është njoftuar prokurori kompetent, i cili do të deklarojë kualifikimin e tij ligjor pas ndërmarrjes së masave dhe veprimeve të mëtejshme të urdhëruara në lidhje me këta persona, por edhe për identifikimin e autorëve të tjerë të mundshëm, për të cilët publiku do të njoftohet me kohë. Ju lutemi vini re se personat e sulmuar ndodheshin gjatë periudhës kritike janë gjetur në një automjet pa targa të Republikës së Shqipërisë dhe sipas informacioneve të deritanishme, d.m.th. ngjarja ka qenë një ngjarje e situatës në trafik”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në lidhje me ngjarjen e rëndë ka reaguar dhe Kryeministri i Malit të Zi Milojko Spajiç, ndërsa reagime të forta ka pasur dhe nga Shqipëria. Ndërkohë selia diplomatike shqiptare në Malin e Zi ka bërë me dije një ditë më partë se tre shqiptarët janë marrë në mbrojtje dhe po u ofrohet çdo shërbim i nevojshëm, përfshirë dhe atë ligjor.