LIVE UPDATES

Vetëhelmohet nusja 18-vjeçare në Lushnje, policia heton dhëndrrin, familja: Fajin e ka shkolla dhe shoqet

➤Vetëm 24 ditë nuse, 18-vjeçarja Bruan Myzeqari vendosi t’i jepte fund jetës së saj duke konsumuar fostoksinë, teksa ndodhej në shtëpinë e bashkëshortit të saj, Entilo Drajçi. ➤Ngjarja ka ndodhur të enjten, por është raportuar vetëm një natë më parë nga Policia e Lushnjes, e cila ka deklaruar se ka marrë nën hetim Entilo Drajçin, partnerin e viktimës pas dyshimeve se debatet mes tyre mund të jenë bërë shkak për vetëflijimin e të resë. ➤Por, familja Drajçi e mohon në mënyrë kategorike këtë mundësi. ➤Dy vjehrrit, Sajmira dhe Anën Drajçi shprehen se e trajtonin mirë nusen e tyre, por ia hedhin përgjegjësitë ngarkjesës në shkolla, xhelozisë e bullizimit nga shoqet e saj të klasës.

4 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

“Piva fostoksivë”, kushëriri tregon si e gjetën duke qeshur Bruna Myzeqarin pasi ishte vetëhelmuar

Vetëhelmohet nusja 18-vjeçare në Lushnje, policia heton
Indrit Bytyçi

LUSHNJE- Indrit Bytyçi, kushëriri i Entilo Drajçit, bashkëshortit të 18-vjeçares Bruna Myzeqari, e cila vendosi të vetëhelmohej, ka treguar se si e kanë marrë vesh lajmin e kobshëm. Në një prononcim për kamerat, Bytyçi thotë se ka qenë i ulur në një bar kafe me Drajçin, kur Myzeqari ka njoftuar të shoqin dhe i ka thënë se ka konsumuar fostoksinë. Ai tregon se bashkë e kanë dërguar në spital, por helmi ka bërë efekt shumë shpejt dhe 18-vjeçarja ka ndërruar jetë.

“Ajo i shkruajti mesazh që piva fostoksinë. Ai i shkruajti mos guxo dhe ne u nisëm me vrap për te goca. E gjejmë në këmbë, ishte mëse normale, duke qeshur dhe me gotë uji në dorë. E pyet e ke pirë apo jo, ajo e pohoi pastaj ne e morëm direkt për në spital, gati sa nuk bëmë aksident. Djali ishte te lokali, sa e lamë në shtëpi, punë minutash…Sa u ulëm, vajza i shkruan mesazh,”- tregon ai.

Viktima 18-vjeçare dhe djali 24-vjeçar ishin njohur 2 vjet më parë në rrjetet sociale. Policia e Fierit po heton në gjendje të lirë djalin. Atij i është marrë telefoni dhe është pyetur në lidhje me ngjarjen. Dyshimet janë se e reja e ka ndërmarrë veprimin pas konflikteve të vazhdueshme me bashkëshortin e saj, por familjarët pretendojnë se ka pasur dhe bullizim në shkollë.

1 VITE ME PARE

Nusja u vetëhelmua, vjehrri: Doli nga shkolla duke qarë, shoqet e kishin zili

Vetëhelmohet nusja 18-vjeçare në Lushnje, policia heton
Anën Drajçi

LUSHNJE- Anën Drajçi, vjehrri i Bruna Myzeqarit, e cila i dha fund jetës duke u vetëvrarë ka deklaruar se ditën që ndodhi ngjarja, vajza ka qenë në shkollë. Por ky version mohohet nga mësuesit, edhe pse persona të tjerë, nxënës të shkollës, tregojnë që e kanë parë Brunën në shkollë. Drajçi thotë se 18-vjeçarja ishte tip i mbyllur, dhe se ditën që i dha fund jetës është parë nga shoqet e saj që ka dalë duke qarë nga shkolla.

“Mendoj se këtu është mbajtur mirë, mund ta dijë edhe familja se si e kemi mbajtur nuk besoj se janë në kundërshtim për këtë. Mendoj që 99% i vjen nga shkolla, të dhënat i kemi deri diku. Ditën që ka qenë në shkollë, mësuesit e mohojnë që ka qenë në shkollë, ndërsa disa thonë që ka qenë. Mund të ketë pasur në shkollë xhelozitë e shoqeve. Presion nga kjo shpi nuk ka pasur kurrë. Ishte person që nuk shprehej. Ishte tip i mbyllur. Ditën që ka ndodhur më kanë thënë që vajza ka dalë duke qarë nga shkolla. Më pas ka marrë djalin i ka thënë më merr tek shtëpia. Ai e ka sjellë dhe më pas ka dalë për kafe. Më pas i ka shkruajtur për veprimin,”- tha ai.

Sipas policies, vajza dyshohet ta ketë kryer këtë veprim në kushte të rënduara psikologjike pas konflikteve të vazhdueshme me të fejuarin e saj 24-vjeçar, Entilo Drajçi, i cili po hetohet në gjendje të lirë. Dyshja kishin vetëm 25 ditë që ishin martuar dhe bashkëjetonin./ZËRI 

1 VITE ME PARE

Nusja u vetëvra, vjehhra publikon mesazhet e fundit me të: Ma, s’jam mirë

Vetëhelmohet nusja 18-vjeçare në Lushnje, policia heton
Sajmira Drajçi; Entilo Drajçi dhe Bruna Myzeqari

LUSHNJE- Sajmira Drajçi, vjehrra e 18-vjeçares, Bruna Myzeqari, nga Fier-Shegani i Lushnjës, e cila ndërroi jetë dy ditë më parë në spital pasi u vetëhelmua me fostoksinë, ka publikur dhe mesazhet e fundit që ka shkëmbyer me nusen e djalit. Përpara mediave, ajo ka deklaruar se nusja i ka dhënë fund jetës për shkak të disa ngarkesave nga shkolla. Në bisedë shihen disa mesazhe të shkëmbyera mes nuse e vjehrrë, të pasuara dhe nga thirrje të humbura.

“Goca ka qenë e ngarkuar në shkollë. Ka ardhur në shtëpi duke qarë. Ka ardhur këtu e ka bërë gjestin. I ka thënë çuni po iki të pi një kafe në lokal, mirë i ka thënë. Kur ka ardhur e ka marrë çunin në telefon i ka thënë hajde se unë piva helmin. Më ka bërë hatanë. Vetë e ka marrë, çuni në sekondë ka ardhur. Kjo ndodhi pasi erdhi nga shkolla. Ka shkuar te nëna e vet i ka thënë nuk jam mirë,”- thotë Drajçi.

Biseda mes tyre me mesazhe:

Vjehrra: Mirëmëngjesi a je mirë?

Nusja: Mirëmëngjes ma…njësoj mezi po rri në këmbë se kam ethe.

Vjehrra: Nga ato…

Nusja: Do shkoj në shkollë dhe do vi

Vjehrra: Mir

Kjo bisedë është pasuar me tentative nga ana e Drajçit për të folur me nusen, e cila nuk është përgjigjur më.

Sipas policisë vajza dyshohet ta ketë kryer këtë veprim në kushte të rënduara psikologjike pas konflikteve të vazhdueshme me të fejuarin e saj 24-vjeçar, Entilo Drajçi, i cili po hetohet në gjendje të lirë. Dyshja kishin vetëm 25 ditë që ishin martuar dhe bashkëjetonin./ZËRI 

1 VITE ME PARE

Vetëvrasja e 18-vjeçares, prindërit e të fejuarit: E mbanim në pëllëmbë të dorës, bridhte ku i donte qejfi

Vetëhelmohet nusja 18-vjeçare në Lushnje, policia heton
Viktima dhe i fejuari i saj, dhe prinderit e te riut

LUSHNJE- Një 18-vjeçare në Lushnje i dha fund jetës duke konsumuar fostoksinë, ndërsa policia procedoi penalisht të fejuarin e saj, pas dyshimeve se mes çiftit të të rinjve ka pasur konflikte të vazhdueshme. Prindërit e të riu, që jetojnë në fshatinj Çukas, kanë folur për mediat, duke hedhur poshtë pretendimet se ndaj vajzës është ushtruar dhunë, apo se ka pasur konflikte me djalin e tyre.

Babai i 24 vjeçarit, Arben Drajçi thotë se çifti s’kanë pasur asnjëherë konflikte dhe se vajza bullizohej në shkollë. Ai thekson se nusja e tij ka konsumuar fostoksinën dhe e ka lajmëruar djalin e tij Entilo Drajçi, në ditën që sipas tij ajo kishte ardhur duke qarë nga shkolla.

“E di dhe familja e saj sa mirë e kemi mbajtur, besoj nuk do jenë në kundërshtim me këtë se po të ishin në kundërshtim mund të na e mbyllnin derën që ditën e parë atje. 99% i vjen nga shkolla, këto të dhëna i kemi deri diku. 99% i vjen nga shkolla. Edhe ditën që ka qenë në shkollë, mësuesit e mohojnë. Ajo ka qenë, e kemi të sigurt. Mund të ketë pasur këto xhelozitë e shoqeve. A ia kanë bërë kot, se ça, a qysh tek këtë nuk e di. Por, presion në këtë shtëpi nuk ka pasur kurrë!

Na thanë se ka dalë nga shkolla duke qarë. Janë të regjistruara në telefon, i tha çunit më merr tek shtëpia se ashtu kemi një biznes të vogël e ndërrohemi në orën 3, sa e solli këtu…Iku për të pirë një kafe me të vëllanë, i shkruan, ato janë të gjitha atje, hajde se unë piva kokërr. Ta kishte pasur këtë presion ajo s’do i thoshte çunit hajde më merr, janë të gjitha të shkruara. Mendoj se këto portalet të jenë më të kujdesshme se edhe po të mos e kishim nuse djali, ne ndjejmë si prindër, jemi shumë të pastër në vetvete. Se ça thonë njerëzit, njeriut i ndodhka çdo gjë”, deklaroi vjehrri i së ndjerës.

Edhe bashkëshortja e tij, Sajmira, ka fjalët më të mira për nusen. Madje ajo e pikëlluar kërkon që të zbardhet e vërteta pasi nusen e konsideronte si vajzën e saj.

“Vajza ka qenë e mirë. Unë kam lënë kokën për atë, ça na bëri neve nuk e di”, thotë ajo duke qarë.

“Çuni dhe ne e kemi mbajtur në pëllëmbë të dorës, dilni dhe pyesni në çdo vend. Nusen ne e kemi peshuar me të gjitha gjërat, nusja 25 ditë ka që është fejuar, por ka qenë këtu dhe më parë, dilte dhe bridhte ku i donte qejfi. E di i gjithë fshati. Ne mendojmë se i ka ardhur nga shkolla, se ka dëgjuar llafe shoqe me shoqen. Janë marrë me dashuri, përmes rrjeteve sociale janë njohur. Kishin bashkë dy vite, nuk ka dalë kurrë nga dera e shtëpisë që të thoshte se kishte torturë.

Unë s’kam mirë çunin, thotë do bëj të njëjtën gjë që bëri ajo. E mbanim në pëllëmbë të dorës, nuk i mungonte asgjë, shkoja në punë dhe torturohesha thoja vetëm asaj mos t’i mungonte asgjë. I thoja o Bruna mos u mundo me asgjë moj zemër. Dy dhoma janë, rri e qetë. Goca ka qenë e ngarkuar nga shkolla. Nuk ma kanë lënë rehat. Edhe atë ditë që ka qenë për herë të fundit, më thanë ka ikur duke qarë. Pasi erdhi nga shkolla, ka ikur te nëna vet dhe i ka thënë nuk jam mirë. I tha çunit hajde se kam pirë helm“, shton më tej.

Ngjarja ne rëndë u raportua mesditën e djeshme. Mësohet se të rinjtë bashkëjetonin prej një muaji, ndërsa policia ka dyshime se bashkëshorti i 18 vjeçares ishte tejet xheloz dhe se kishin zënka të vazhdueshme./ZËRI 

Poll

MOS HUMB