LIVE UPDATES

Vrasja e Gentjan Bejtjas/ Kapet autori, Flodian Plakun e "tradhëtoi" berberi. Në pranga dhe 3 persona (EMRAT+VD)

➤ Pas më shumë se 1 viti në kërkim, uniformat blu kanë kapur të shpallurin në kërkim, Flodian Plaku. ➤ 42-vjeçari është kapur në ambientet e Hotel "Doko" në Radhimë të Vlorës, ku ai po qëndronte me mikun e tij, Julian Aliaj. ➤ Pasi u mor informacion për mbërritjen e tij në Shqipëri, uniformat blu u vendosën për 4 muaj në Orikum, por nuk mundën që të diktonin Plakun. Edhe pse kishin si prova përgjimet e miqve dhe familjarëve të tij që i dërgonin për të ngrënë dhe tregonin se ai ishte në zonë. ➤ Por ditën e djeshme në 3 Gusht 2025, në adresë të Flodian Plakut, niset një berber nga Vlora. Berberi ishte porositur nga miqtë e Plakut, për të shkuar në ambjentet e një hoteli në Radhimë, i quajtur hotel "Doko". ➤ Duke ndjekur berberin është bërë e mundur edhe arrestimi i tij. ➤ Gjatë kontrollit të dhomës ku qëndronte Flodian Plaku, u gjetën dy pistoleta dhe 25 mijë euro. ➤ Bashkë me të u arrestua dhe Julian Aliaj e tre persona të tjerë për akuzën e "Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit". ➤ Plaku akuzohet si një nga personat që kanë ekzekutuar ish-policin e burgjeve, Gentian Bejtja.

4 artikuj për këtë temë.
9 MUAJ ME PARE

Strehuan prej muajsh “Pole Qorrin”! Njëri berber, tjetri i çonte ushqim...kush janë 3 bashkëpunëtorët e Flodian Plakut

Vrasja e Gentjan Bejtjas/ Kapet autori, Flodian Plakun e
arrestimet

VLORË-Albano Lapshi, Armand Dano dhe Ligor Doko, janë tre personat e arrestuar bashkë me Flodian Plakun, nën akuzë për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”. Të tre kanë ndihmuar në strehimin, komunikimin dhe lëvizjen e ekzekutorit të dyshuar të Gentjan Bejtjas, gjatë kohës që ishte në kërkim nga Policia. 

Albano Lapshi mësohet se i çonte ushqimin Flodian Plakut, në hotelin ku ky i fundit ishte strehuar. Ligor Doko është pronari i hotelit ku qëndronte “Pole Qorri”. Ndërsa Armand Dano nga Shkodra, ishte berberi i Flodian Plakut, të cilin besohet se e qethte gjatë kohës që ishte në kërkim.

Flodian Plaku, i akuzuar për vrasjen e Gentian Bejtjas në Larushkë të Fushë-Krujës u arrestua një ditë më parë (3 gusht).  42-vjeçari i njohur edhe me mbiemrat Mamo e Serjani, kishte jetuar kryesisht në Greqi dhe Itali, por kohët e fundit dyshohet se ishte fshehur në Dubai për t’iu shmangur ndjekjes penale në Shqipëri. Bashkë me Plakun është arrestuar edhe një bashkëpunëtor i tij, i cili është identifikuar si shtetasi Juljan Aliaj. Në momentin e arrestimit "Pole Qorrit" i janë gjetur dhe sekuestruar 17 fishekë, 7 celularë dhe 25 mijë euro cash, krahas 2 amëve të zjarrit./ZËRI

9 MUAJ ME PARE

"Shpejt çuna, shpejt, u kap”, dalin pamjet e arrestimit të Flodian Plakut, armë dhe mijëra euro mbi tavolinë

Vrasja e Gentjan Bejtjas/ Kapet autori, Flodian Plakun e
Flodian Plaku

VLORË-Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e arrestimit të Flodian Plakut, i dyshuar për vrasjen e ish-policit Gentian Bejtja. Në imazhet e publikuara nga operacioni policor, shihet teksa Floridan Plaku, me 3 identitete, alias Florjan Serjani alias Florjan Mamo ndodhej duke drekuar në një restorant në shoqërinë e Julian Aliajt, alias Julian Pasho. 

Plaku shihet me një varse floriri në qafë, ndërsa dy duart i ka pas shpine nga dy efektivat e "Operacionales". Tavolina përveç, pjatave të ushqimit shoqërohej me armët e tufat e eurove. Bashkë me të u arrestuan edhe 3 personat që e ndihmuan për strehimin, komunikimin dhe lëvizjen e Plakut.

42 vjeçari, banues në Vlorë, konsiderohet si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dyshuar për disa ngjarje kriminale të ndodhura në Vlorë dhe jashtë saj./ZËRI

9 MUAJ ME PARE

Me armë gati për qitje e 25 mijë € cash... Policia jep detaje nga arrestimi i Flodian Plakut, për ku ishte nisur?

Vrasja e Gentjan Bejtjas/ Kapet autori, Flodian Plakun e
Drejtori i DVP Vlorë

VLORË-Policia e Shtetit ka dalë në një konferencë për shtyp në lidhje me arrestimin e Flodian Plakut, i njohur edhe me mbiemrat Mamo e Serjani dhe me nofkën “Pole Qorri”, i dyshuar për vrasjen e Gentjan Bejtjas më 15 mars 2024. 

Blutë bëjnë me dije se në momentin e kapjes "Pole Qorrit" i janë gjetur dhe sekuestruar 17 fishekë, 7 celularë dhe 25 mijë euro cash, krahas 2 amëve të zjarrit. Së bashku me Flodian Plakun, i njohur edhe me mbiemrat Mamo e Serjani dhe me nofkën “Pole Qorri”, dje u arrestua dhe Julian Aliaj, alias Julian Pasho. 

Po ashtu, janë arrestuar edhe 3 persona të identifikuar me inicialet A. L, 36 vjeç,  A. D, 31 vjeç dhe L. D, 57 vjeç, pasi kanë ndihmuar në strehimin, komunikimin dhe lëvizjen e Flodian Plakut. Ata u arrestuan ne flagrancë për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Drejtori i DVP Vlorë, Elidon Çela: Më datë 03.08.2025, pas një pune të mirorganizuar dhe veprimesh të koordinuara mes Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Vlorë dhe Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit, në drejtimin e prokurorit të çështjes pranë Prokurorisë së Tiranës, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “ETERNA”, me qëllim kapjen e një shtetasi në kërkim për vrasje, me rrezikshmëri të lartë shoqërore, si dhe për nxjerrjen përpara përgjegjësisë ligjore të personave që e ndihmonin dhe e strehonin. Operacioni u zhvillua në ambientet e një hoteli në Orikum, ku u bë lokalizimi dhe arrestimi i shtetasit:

Flodian Plaku alias Florjan Serjani (Mamo), 42 vjeç, banues në Vlorë, person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dyshuar për disa ngjarje kriminale të ndodhura në Vlorë dhe jashtë saj. Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin penal nr. 1885, datë 26.07.2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”.

Ky shtetas akuzohet për vrasjen e shtetasit Gentjan Bejtja, më datë 15.03.2024, i cili u qëllua me armë zjarri brenda rrethimit të banesës së tij. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se autorët janë afruar te banesa e viktimës, me një automjet tip “Land Rover” dhe pas kryerjes së vrasjes, janë larguar në fshatin Hasan, ku kanë djegur automjetin.

Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit Flodian Plaku, si dhe në ambientet ku qëndronte, u gjetën dhe u sekuestruan:

•Një armë zjarri pistoletë, me një krehër dhe 17 fishekë;
•25 000 euro cash, për të cilat po hetohet burimi i dyshuar kriminal;
•7 celularë.

Gjatë ndërhyrjes policore në hotelin ku fshihej, së bashku me shtetasin Flodian Plaku, u kap edhe shtetasi Julian Aliaj alias Julian Pashaj, 43 vjeç, i cili gjatë operacionit u kap me një armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë.

9 MUAJ ME PARE

'Bukuria' kushton! U zbulua nga berberi që e qethi, si u kap në hotelin “DOKO” Flodian Plaku

Vrasja e Gentjan Bejtjas/ Kapet autori, Flodian Plakun e
Flodian Plaku

TIRANË-Detaje të reja janë zbardhur nga arrestimi i Flodian Plakut, i njohur edhe me mbiemrat Mamo e Serjani dhe me nofkën “Pole Qorri”, i dyshuar për vrasjen e Gentjan Bejtjas më 15 mars 2024. Plaku u arrestua në ambjentet e Hotel “Doko” në Radhimë të Vlorës, teksa ai po qëndronte me mikun e tij Julian Aliaj. Por si u bë i mundur lokalizimi i tij nga Forcat Operacionale?

Edhe pse mendohej se ishte në Spanjë, përgjimet e miqve dhe familjarëve të tij që i dërgonin për të ngrënë tregonin se ai ishte në Orikum, prej 4 muajsh. Oranews shkruan se më 3 Gusht 2025, në adresë të Flodian Plakut, niset një berber nga Vlora. Berberi ishte porositur nga miqtë e Plakut, për të shkuar në ambjentet e një hoteli në Radhimë, i quajtur hotel “Doko”.

Agjentët e operacionales kanë ndjekur me përpikmëri berberin, i cili ka hyrë në ambjentet e hotelit, për të qethur Flodian Plakun. Veprimet e berberit janë ndjekur nga një çift operacional edhe pasi ka mbaruar punë me qethjen e Flodian Plakut. Pasi janë bindur për vendodhjen e tij, është kërkuar ndërhyrja e një njësie të repartit RENEA, të cilët hynë blic në ambjentet e hotel 'DOKO' në Radhimë, duke mundësuar arrestimin e tij.

Gjatë arrestimit Flodian Plakut i janë gjetur me vete 2 armë zjarri, të cilat janë sekuestruar. Po ashtu, mesohet se gjatë operacionit janë ndaluar 7 persona të tjerë që mesa duket shoqëronin 42-vjeçarin. Megjithatë edhe pse të ndaluar, identiteti i asnjërit prej tyre nuk është mësuar.

Plaku akuzohet si personi që ekzekutoi Gentian Bejtjan. Identifikimi i Florian Plakut është kryer përmes një analize ADN-je, pasi gjurmët e tij të gishtave janë gjetur në një makinë Golf 7 që dyshohet se u përdor për largimin e autorëve të vrasjes. Gjurma biologjike e marrë në makinë është krahasuar në bankën e të dhënave të ADN-së që ndodhet në policinë kriminale në Policinë e Shtetit, e cila rezultoi se i përkiste gjurmëve të personit të arrestuar në 2019 për trafik droge, Florian Plaku.

Si u realizua vrasja?

Gentjan Bejtja u ekzekutua pasditen e 15 marsit të vitit 2024 brenda oborrit të banesës së Larushk. Mbi Bejtjan janë qëlluar 50 plumba, 30 prej të cilëve kanë rezultuar fatal dhe e kanë prekur në fytyrë e trup duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Bejtja dyshohet se kishte dijeni edhe për shumë krime të tjera që kishin ndodhur në harkun kohor të 10 viteve të fundit, ku në mos ishte drejtpërdrejt i implikuar, të paktën kishte dijeni apo besohej se kishte tradhtuar, ata që deri dje u shërbente. Në të shkuarën ai është dyshuar si i përfshirë në disa atentate, si personi që ka nxjerrë në pritë viktimat, informator apo ndihmës i ekzekutorëve./ZËRI

Poll

MOS HUMB