LIVE UPDATES

Tërmeti me magnitudë 8.8 në Rusinë Lindore/ Alarm për cunami në brigjet e Paqësorit, panik dhe evakuime

➤Një tërmet me magnitudë 8.8, një ndër më të fuqishmit ndonjëherë, goditi të mërkurën gadishullin Kamçatka në lindjen e largët të Rusisë. ➤Shërbimi Gjeofizik i Rusisë paralajmëroi gjithashtu se lëkundjet pasuese deri në 7.5 ballë mund të zgjasin deri në një muaj. ➤Tërmeti shkaktoi një cunam deri në katër metra të lartë, duke nxitur paralajmërime dhe evakuime në të gjithë Oqeanin Paqësor. ➤Në Japoni janë evakuuar gati 2 milionë banorë.➤ Ndërkohë, autoritetet në rajonin Sakhalin në lindje të largët të Rusisë shpallën gjendje të jashtëzakonshme në Ishujt Kuril veriorë. ➤Po ashtu, Guvernatori i Hawait, Josh Green, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në Hawaii. ➤Në bregun perëndimor të SHBA-së, Shërbimi Kombëtar i Motit i SHBA-së po u thotë njerëzve të shmangin plazhet, portet dhe marinat. ➤Autoritetet kineze kanë lëshuar një alarm për cunami për provincën Zhejiang dhe qytetin e Shangait, duke thënë se presin valë deri në një metër të larta. ➤Ndërkohë, Ambasada shqiptare në Japoni ka publikuar një njoftim urgjent për të gjithë shqiptarët. ➤Ambasada u bën thirrje shqiptarëve të Japonisë të ndjekin me vëmendje informacionet e publikuara dhe të respektojnë me përpikmëri udhëzimet e autoriteteve lokale.

4 artikuj për këtë temë.
10 MUAJ ME PARE

Paralajmërimet për cunami në Japoni/ Ambasada e Shqipërisë mesazh për shqiptarët: Ndiqni udhëzimet e autoriteteve

Tërmeti me magnitudë 8.8 në Rusinë Lindore/ Alarm për
Pamje nga brigjet e Japonise diten e sotme

TOKIO- Ambasada shqiptare në Japoni ka publikuar një njoftim urgjent për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Japoni, lidhur me situatën aktuale për alarmet për cunami që është lëshuar në vend pas tërmetit të fuqishëm në Rusi. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada u bën thirrje shqiptarëve të Japonisë të ndjekin me vëmendje informacionet e publikuara dhe të respektojnë me përpikmëri udhëzimet e autoriteteve lokale. Në postim janë shënuar gjithashtu format e kontaktit me ambasadën në raste rreziku apo emergjence nga qytetarët.

“Njoftim i autoriteteve vendase për tsunami.

Në vijim të paralajmërimeve të autoriteteve japoneze për tsunami në disa rajone të vendit, iu bëjmë thirrje shtetasve shqiptarë që ndodhen në Japoni të ndjekin me vëmendje informacionet e publikuara dhe të respektojnë me përpikmëri udhëzimet e autoriteteve lokale.

Në rast nevoje ju lutemi të kontaktoni:

[email protected]

ËhatsApp: +81-70-9023-3905

+81 80 4357 2971”, shkruhet në njoftim.

Gadishulli lindor i Kamchatka i Rusisë u godit në orët e para të mëngjesit nga një tërmet 8.8 ballë me thellësi prej 20.7 kilometrash, i cilësuar si tërmeti më i fuqëishëm në gati 73 vitet e fundit. Shtete të shumta kanë lëshuar paralajmërime për cunami, teksa ne Japanoni dhe Haëaii janë evakuar një numër i konsiderueshëm të banorëve. Ndëkrohë, autoritetet në rajonin Sakhalin në lindje të largët të Rusisë shpallën gjendje të jashtëzakonshme në Ishujt Kuril veriorë, ku valët e cunamit kanë dëmtuar ndërtesat dhe kanë shkaktuar përmbytje. Po ashtu, Guvernatori i Havait, Josh Green, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në Hawaii./ZËRI

 

10 MUAJ ME PARE

VD- "Shkundet" Rusia/ Pamje nga tërmeti: Banesa të shkatërruara, mjekë që vazhdojnë operacionin mes lëkundjeve

Tërmeti me magnitudë 8.8 në Rusinë Lindore/ Alarm për
Pamje nga lekundjet e termetit

RUSI- Një tërmet me magnitudë 8.8, një ndër më të fuqishmit ndonjëherë, goditi gadishullin Kamçatka në lindjen e largët të Rusisë. Ndërkohë, në mediat sociale janë shpërndarë disa video që tregojnë momentin kur godet rajonin e Kamçatkës, që tregojnë ndeërtesa që dridhen, mobilje të përmbysura, objekte të thyera dhe panik, si dhe njerëz që nxitojnë për të dalë jashtë. 

Një video që po bën xhiron e rrjetit tregon momente temerri, ku në momentin e tërmetit një ekip mjekësor ishin duke kryer një ndërhyrje kirugjikale. Pamjet e kapura tregojnë momentin kur mjekët përkulen mbi tavolinën e operacionit për të mbrojtur pacientin dhe për të mbajtur barelën. Pavarësisht dridhjeve të forta që e tronditën ndërtesën, mjekët ruajtën vazhduan të operonin pacientin e tyre deri në fund.

Shtete të shumta kanë lëshuar paralajmërime për cunami, teksa ne Japoni dhe Haeaii janë evakuar një numër i konsiderueshëm të banorëve. Ndërkohë, autoritetet në rajonin Sakhalin në lindje të largët të Rusisë shpallën gjendje të jashtëzakonshme në Ishujt Kuril veriorë, ku valët e cunamit kanë dëmtuar ndërtesat dhe kanë shkaktuar përmbytje. Po ashtu, Guvernatori i Havait, Josh Green, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në Hawaii./ZËRI

10 MUAJ ME PARE

Tërmeti “shkundi” Paqësorin/ Japonia evakuon rreth 2 milionë banorë! Ku janë paralajmërimet për cunami?

Tërmeti me magnitudë 8.8 në Rusinë Lindore/ Alarm për
Foto ilustruese

RUSI- Një tërmet me magnitudë 8.8, një ndër më të fuqishmit ndonjëherë, goditi të mërkurën gadishullin Kamçatka në lindjen e largët të Rusisë, duke shkaktuar një cunam deri në katër metra të lartë, duke nxitur paralajmërime dhe evakuime në të gjithë Oqeanin Paqësor. 

Ndërkohë, autoritetet në rajonin Sakhalin në lindje të largët të Rusisë shpallën gjendje të jashtëzakonshme në Ishujt Kuril veriorë, ku valët e cunamit kanë dëmtuar ndërtesat dhe kanë shkaktuar përmbytje.

Ku janë paralajmërimet për cunami?

Qendrat e Paralajmërimit për Cunami në SHBA thonë se valë me lartësi mbi tre metra janë të mundshme përgjatë disa brigjeve të Ekuadorit, ishujve veriperëndimorë të Havait dhe Rusisë.

Valë nga një deri në tre metra janë të mundshme përgjatë disa brigjeve të Kilit, Kosta Rikës, Hawaiit, Japonisë dhe ishujve në Paqësor, shton raporti.

Valë deri në një metër ishin të mundshme edhe në vende të tjera, përfshirë Australinë, Kolumbinë, Meksikën, Zelandën e Re, Tongën dhe Tajvanin.

Japonia thotë se qytetarët e saj duhet të jenë në gatishmëri të lartë dhe 1.9 milion njerëz janë nën urdhër evakuimi.

Hawaii është në alarm të plotë për cunami, me njerëzit që u është thënë të shkojnë në vende më të larta dhe anijet që u është kërkuar të qëndrojnë në det të hapur. Kryebashkiaku i Honolulusë u ka thënë banorëve: "Ju lutem merreni këtë shumë seriozisht. Ngrini sa më lart që të jetë e mundur", megjithëse thotë se autoritetet ende nuk kanë parë "një valë pasojash".

Në bregun perëndimor të SHBA-së, Shërbimi Kombëtar i Motit i SHBA-së po u thotë njerëzve të shmangin plazhet, portet dhe marinat.

Autoritetet kineze kanë lëshuar një alarm për cunami për provincën Zhejiang dhe qytetin e Shangait, duke thënë se presin valë deri në një metër të larta.

Në Peru, zyrtarët kanë lëshuar një paralajmërim për cunami dhe po mbajnë "mbikëqyrje të vazhdueshme" të situatës.

10 MUAJ ME PARE

Tërmet me magnitudë 8.8 në Rusi/ Alarm për cunami në brigjet e Paqësorit Japoni, SHBA deri në Hawaii

Tërmeti me magnitudë 8.8 në Rusinë Lindore/ Alarm për
Foto ilustruese

RUSI- Një nga tërmetet më të forta në botë goditi Lindjen e Largët të Rusisë mëngjesin e të mërkurës. Tërmeti me magnitudë 8.8 ballë shkaktoi valë cunami në Japoni dhe Alaska dhe nxiti paralajmërime për Hawaiin, Amerikën e Veriut dhe Qendrore dhe ishujt e Paqësorit në jug drejt Zelandës së Re.

Tërmeti, i cili goditi Gadishullin Kamchatka rreth orës 8:25 të mëngjesit sipas orës lokale të mërkurën (4:25 pasdite ET, e martë), fillimisht u raportua me një magnitudë prej 8.0 ballësh, por u rrit në 8.8 ballësh, duke e bërë atë të gjashtin më të fortë të regjistruar ndonjëherë në Tokë (i barabartë me tërmetin e vitit 2010 në Biobío, Kili, dhe tërmetin e vitit 1906 në Esmeraldas, Ekuador). Tërmeti i Krai Kamchatka ishte i përqendruar 119 km në lindje-juglindje të qytetit të Petropavlovsk-Kamchatsky, i cili ka një popullsi prej 165,000 banorësh, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, dhe la disa persona të plagosur, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve TASS.

Një cunami me valë 3-4 m goditi Severo-Kurilskun në bregdetin lindor të Rusisë pas tërmetit, duke përmbytur qytetin port, i cili ka një popullsi prej rreth 2,000 banorësh, sipas Ministrisë së Emergjencave të Rusisë. Ministria tha se qyteti është evakuuar. Shërbimi Gjeofizik i Rusisë paralajmëroi gjithashtu se lëkundjet pasuese deri në 7.5 ballë mund të zgjasin deri në një muaj. Tashmë mbi një duzinë tërmetesh më të vogla kanë goditur rajonin në orët e fundit që nga tërmeti.

“Tërmeti i sotëm ishte serioz dhe më i forti në dekada të tëra dridhjesh”, tha Guvernatori i Kamchatka-s, Vladimir Solodov. Oleg Melnikov, ministër rajonal i shëndetësisë në Kamchatka, i tha TASS se deri më tani “nuk ka lëndime serioze” dhe të gjithë pacientët janë “në gjendje të kënaqshme”. Harku Kuril-Kamchatka përjeton tërmete të shpeshta, sipas USGS , përfshirë një tërmet me magnitudë 7.4 më 20 korrik që tani shihet si një paralajmërim i tërmetit të së mërkurës. Tërmeti i pestë më i fortë në Tokë goditi gjithashtu Kamchatka-n në vitin 1952, me një magnitudë 9.0.

Disa vende anembanë botës, përfshirë Japoninë dhe SHBA-në, kanë lëshuar paralajmërime për cunami dhe kanë vendosur zona në gatishmëri për cunami pas tërmetit. 

Një cunami është një seri valësh gjigante të shkaktuara nga tërmetet ose shpërthimet vullkanike nënujore, sipas Shërbimit Kombëtar të Oqeanit të Administratës Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike. Ndërsa valët udhëtojnë në brendësi të tokës, ato arrijnë lartësi më të mëdha, udhëtojnë aq shpejt sa një aeroplan reaktiv mbi ujëra të thella dhe ngadalësohen në ujëra të cekëta. Edhe pasi godit vala e parë, mund të ketë valë pasuese që arrijnë lartësi më të larta./ZËRI

Poll

MOS HUMB