LIVE UPDATES

Vrasja e Kozeta Teços në Pogradec/ I riu e qëlloi 50 herë më thikë të dashurën, rrëfimi: Më dhunonte!

➤ Zbardhet vrasja e Kozeta Teço nga i dashuri i saj Ilirjan Selmani. ➤ Në rrëfimin e tij, Selmani tha se prej 3 vitesh një lidhje intime me 52-vjeçaren Kozeta Teço, kishte shkuar mirë pasi ishin lidhur nga dashuria dhe pija. ➤ Por shtoi se 52-vjeçarja e dhunonte, ndaj edhe e kishte vrarë. ➤ Ndaj edhe i riu ka marrë thikën dhe e ka qëlluar disa herë 52-vjeçaren duke e lënë të vdekur në vend. ➤ Për të fshehur gjurmët, ai e dogji brenda në banesë, por sërish u zbulua. ➤ 52-vjeçarja u ekzekutua me një thikë të vjetër buke, me të cilën u qëllua mbi 50 herë. ➤ Ndërsa e ëma e të riut, Sanie Selmani tha se djali i saj 31-vjeçar nuk ishte i dhunshëm dhe nuk kishte shkaktuar asnjëherë probleme në shtëpi ndaj saj apo të atit, e aq më pak me komshinjtë. ➤ Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

3 artikuj për këtë temë.
10 MUAJ ME PARE

“Kozeta kishte lidhje edhe me të tjerë!”/ Flet nëna e autorit të vrasjes së 52-vjeçares në Pogradec

Vrasja e Kozeta Teços në Pogradec/ I riu e qëlloi 50 herë
Ilirjan Selmani

POGRADEC- Nëna e autorit të vrasjes në Pogradec të 52-vjeçares, Kozeta Teço ka përjashtuar çdo mundësi që djali i saj të jetë vrasësi. Në rrëfimet që ka bërë para Policisë, ajo ka treguar se ishte në dijeni të faktit që i biri dhe 52-vjeçarja bashkëjetonin. Sipas Sanie Selmanit, djali i saj Ilirjani ishte një person i qetë dhe të gjithë ata që e njohin mund të dëshmojnë të njëjtën gjë. 

"Pyesni në lagje dhe do t’iu tregojnë çfarë djali ishte, ai nuk ngatërrohej me askënd, ai nuk vriste një mizë dhe jo më të vrasë një njeri, herë pas here kërkonte ndonjë lek por kaq", tha mes lotësh nëna e të riut. Djali bashkëjetonte me të dhe atë ditë ka marrë plehrat dhe i ka hedhur në kosh që ishin tek dera e shtëpisë, pavarësisht se unë nuk kam qenë dakord me lidhjen e tyre, nuk i kam kërkuar asnjëherë që të ndaheshin, pasi djali e kishte pranuar ashtu siç ishte,"-tregoi nëna e 31-vjeçarit.

Më pas, flet për viktimën, duke u shprehur se ajo nuk kishte lidhje vetëm me djalin e saj, por edhe me disa persona të tjerë. 

"Jam shumë e tronditur, kam lexuar dhe parë në media shumë të pavërteta që ka nxjerrë policia si informacion, edhe ne si prindër e kemi marrë vesh nga media dhe policia ngjarjen, ata erdhën në shtëpi, 15 policë gati ma mbytën djalin. Djali im është i sëmurë me zemër, ka probleme shëndetësore dhe ja kemi ndërruar disa herë gjakun, trajtohet edhe me kemp për probleme me zemrën. Kërkoj që të dalë e vërteta, sepse me sa di unë, ajo nuk kishte lidhje vetëm me djalin tim, por edhe me shumë të tjerë, policia të hetojë dhe të zbardhë të vërtetën, djali im nuk është vrasës, djali im nuk ka krijuar asnjëherë probleme, pyesni ku të doni."

I riu Ilirjan Selmani kishte prej 3 vitesh një lidhje intime me 52-vjeçaren Kozeta Teço, të cilën e vrau një ditë më parë brenda banesës së saj në Pogradec. Dyshohet se mes çiftit të ketë patur një grindje të çastit dhe më pas i riu ka marrë thikën dhe i ka marrë jetën të dashurës së tij. Më pas, për të fshehur gjurmët, ai e dogji brenda në banesë. Por u identifikuar nga kamerat e sigurisë./ZËRI

10 MUAJ ME PARE

“Dashuria dhe pija na bashkonte!”/ Rrëfehet autori i vrasjes së 52-vjeçares në Pogradec: Ajo më dhunonte!

Vrasja e Kozeta Teços në Pogradec/ I riu e qëlloi 50 herë
Ilirjan Selmani dhe Kozeta Teço

POGRADEC- Ilirjan Selmani, autori i vrasjes së 52-vjeçares Kozeta Teços ka bërë rrëfimin e parë, ku tashmë ka pranuar vrasjen e të dashurës së tij prej 3 vitesh. Në rrëfimin e tij për ngjarjen, 31-vjeçari shprehu dashurinë për atë që i mori jetën, duke u thënë uniformave blu se nuk i bënte përshtypje hendeku i moshës mes tyre. Kjo pasi i bashkonte dashuria. Por së fundmi, viktima e cila raportohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor, kishte nisur ta dhunonte. Pikërisht për këtë arsye, i riu tregoi se edhe e kishte vrarë.

Vrasja e Kozeta Teços në Pogradec/ I riu e qëlloi 50 herë
Kozeta Teço

Besoj në Zot. E doja, nuk më bënte përshtypje mosha. Vij nga një familje e mirë dhe nuk mund të bëhem vrasës. Ajo dehej shpesh. Njësoj bëja dhe unë. Kjo na bashkonte, dashuria dhe e pira. Kohët e fundit kishte raste kur më godiste. E duroja sepse e doja. Pastaj nuk durova dot më. E dija që ishte më e madhe por unë e doja. Nuk më bënte përshtypje mosha. Ajo me përdorte, nuk më donte,"- rrëfehet 31-vjeçari në Polici.

I riu Ilirjan Selmani kishte prej 3 vitesh një lidhje intime me 52-vjeçaren Kozeta Teço, të cilën e vrau një ditë më parë brenda banesës së saj në Pogradec. Dyshohet se mes çiftit të ketë patur një grindje të çastit dhe më pas i riu ka marrë thikën dhe i ka marrë jetën të dashurës së tij. Më pas, për të fshehur gjurmët, ai e dogji brenda në banesë. Por u identifikuar nga kamerat e sigurisë./ZËRI

10 MUAJ ME PARE

Policia zbardh vrasjen e Kozeta Teço/ I dashuri e vrau me thikë, më pas i dogji banesën, pranga të riut

Vrasja e Kozeta Teços në Pogradec/ I riu e qëlloi 50 herë
Ilirjan Selmani

KORÇË- Prokuroria e Korçës ka lëshuar "urdhër arrest" për Ilirjan Selmanin, i cili u ndalua si autori i vrasjes së 52-vjeçares Kozeta Teços. Gjatë marrjes në pyetje, Selmani nuk e ka pranuar autorësinë për krimin, por provat kanë nxjerrë Prokurorinë në përfundimin se vrasja është kryer prej tij. Nga të dhënat është mësuar se në orët e para të mëngjesit të djeshëm, Selmani kishte shkuar në banesën e të dashurës së tij, ashtu si çdo natë tjetër. Të dy kishin një lidhje që zgjaste prej 3 vitesh. Dyshohet se mes çiftit të ketë patur një grindje të çastit, e cila ka degraduar në dhunë fizike të Selmanit ndaj 52-vjeçares dhe në fund përfundoi me vrasjen e partneres me thikë dhe djegien e banesës.

NJOFTIMI I POLICISË:

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Si rezultat i hetimeve të shpejta dhe profesionale, zbardhen rrethanat dhe autorësia e ngjarjes së ndodhur dje, në Pogradec. Vrau 52-vjeçaren, me mjet prerës thikë, në banesën e saj, dhe më pas i vuri zjarrin banesës, arrestohet 31-vjeçari. Si rezultat i hetimeve profesionale dhe të shpejta, të kryera nga specialistët e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, në drejtimin e Prokurorisë së Korçës, u bë e mundur zbardhja e rrethanave të ngjarjes së ngjarjes së ndodhur më datë 28.07.2025, në lagjen nr. 1, Pogradec, e cila fillimisht u raportua si aksidentale pasi u dyshua se 52-vjeçarja kishte humbur jetën nga asfiksia gjatë djegies së banesës së saj.

Shërbimet e Policisë, gjatë veprimeve hetimore dhe këqyrjes së jashtme të trupit të pajetë, kanë krijuar dyshime se shkaku i humbjes së jetës së 52-vjeçares nuk ishte asfiksia, sepse në trupin e saj konstatuan dëmtime të dyshuara të shkaktuara me mjet prerës (thikë). 
Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore, të kryera në drejtimin e Prokurorisë e Korçës, bazuar dhe në pamjet filmike, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit I. S., 31 vjeç, banues në Pogradec, i cili dyshohet se ka patur lidhje intime me 52-vjeçaren, prej 3 vitesh.

Shtetasi I. S. dyshohet se ka vrarë me thikë, shtetasen K. T., 52 vjeçe, i ka vënë zjarrin banesës së saj dhe është larguar nga banesa, rreth orës 05:00. Në përfundim të veprimeve është arrestuar në flagrancë shtetasi I. S., 31 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale "Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare". Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçë, për veprime të mëtejshme.

Autori i krimit njihej nga Ppolicia si përdorues i lëndëve narkotike, për shkak të të cilave ai shpesh herë shfaqte simptoma depresioni. Ndërsa nga ana tjetër edhe viktima kishte shfaqur kohët e fundit probleme të shëndetit mendor./ZËRI

Poll

MOS HUMB