LIVE UPDATES

Gjykata ndryshon akuzën për vrasësin e Egli Progit, motra: Po e vrasin për herë të dytë! (Valë reagimesh dhe protestë të hënën)

➤ Gjykata e Korçës ka lënë në burg autorin e vrasjes së Egli Progës, Denis Meçen, ndërsa ka caktuar detyrim paraqitje për tre personat e tjerë të cilët akuzohen për “moskallëzim krimi”. ➤ Për autorin e vrasjes së babait të dy fëmijëve, Prokuroria e Korçës ka ngritur akuzën e vrasjes nga pakujdesia. Edhe pse është zbuluar se autori e dhunoi barbarisht për shkak se nuk kishte pranuar që t'i paguante një "gjobë". ➤ Pas vendimit, jashtë ambienteve të gjykatës, e motra e 42-vjeçarit, Jonida ka folur për mediat duke e cilësuar atë që ndodhi në gjyq si një vrasje të dytë të të vëllait, ndërsa theksoi se bëhet fjalë për një krim në bashkëpunim mes bandash kriminale. ➤ Ato që kishte për t'i thënë ia tha edhe autorit, të cilit sapo zbriti nga furgoni i Policisë: Dua të shoh vrasësin e vëllait tim… ja kafsha. ➤ Përveç saj, edhe familjarët e tjerë kërkuan drejtësi. ➤ Krimi i rëndë ndodhi pasditen e 11 gushtit, ku fillimisht u raportua për një ngjarje aksidentale, por më pas u zbulua se kemi të bëjmë me një vrasje. 42-vjeçari Egli Proga u dhunua, ndërsa Denis Meçe, i cili ishte larguar nga vendi i ngjarjes por u arrestua një ditë më pas (12 gusht) së bashku dhe me 3 persona të tjerë që akuzohen se kanë penguar zbulimin e krimit.➤Dëshmitë kontradiktore dhe vendimi i Gjykatës kanë sjellë reagime të shumta, duke ngritur dyshime për hetimet në lidhje me vrasjen e Egli Progës. ➤Ndërkohë qytetarët kanë lajmëruar për një protestë në kërkim të drejtësisë për ngjarjen e ndodhur.

12 artikuj për këtë temë.
10 MUAJ ME PARE

Kush po e fsheh të vërtetën e vrasjes së Eglantin Progës!

Gjykata ndryshon akuzën për vrasësin e Egli Progit, motra: Po e
Egli Proga

TIRANË- Gazetarja Anila Hoxha, ka reaguar në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Pogradec, ku Egli Proga u dhuna për vdekje nga Denis Meçe. Gazetarja shpejog se edhe në këtë ngjarje, kamerat e sigurisë të ishin jo funksionale, edhe një herë dëshmitarët nuk panë asgjë, edhe njëherë autoambulanca mbërriti me vonesë. Hoxha në postimin e saj sqaron gjithë dinamikën e krimit dhe si po fshihet ngjarja ku babai i dy fëmijëve mbeti i vrarë.

POSTIMI:

Kodi i heshtjes dhe si fshihet një krim...
Që në fillim e rëndësishme është të mos ketë parë askush dhe që kush ishte okular të ketë frikë e mos te flasë
Që motivi të jetë i dobët duhet shpikur një femër si "mollë sherri", ose autori dhe viktima duhet të jenë të dehur, ose vrasësi dhe viktima gërvishin makinat.
Në Pogradec , me autor vrasjeje Denis Mecen dhe të vrarë Eglantin Progën dosja është aq “e pafajshme” sa i bind të gjithë njerëzit e drejtësisë- fajet i ka alkooli dhe një "shpullë" . Por përpara kësaj duhej - edhe njëherë në një skenë krimi, kamerat e sigurisë të ishin jo funksionale. Madje aq jo funksionale sa “ dvr në momentin e kqyrjes vizuale nuk bën kthimin e pamjeve filmike dhe është i qëndruar në vitin 1972”.
Edhe njëherë , dëshmitarët nuk panë gjë. Edhe njëherë autoambulanca mbërriti me vonesë. Policia u njoftua në orën 19:00.Dëshmitari e pa të ndjerin përtokë në orën 18.45.
Duhet edhe njëherë , si në dhjetëra krime të tjera ku pamjet fshihen, dëshmitarët kanë frikë e vendngjarja prishet, të përsëritet një copy paste lokale edhe për vrasjen e Eglantin Progës,42 vjec.
Një deja vu krimi.
Ndërkohë,në Pogradec një klient që po pinte birra vuri re konfliktin, por kur kushëriri i viktimës iu lut për ndihmë, ai nuk lëvizi vendit. Shprehimisht në dosje thuhet “ nuk pranoi ta ndihmojë”.
Mbase po i shijonte më shumë birra, nga kush duhet të kishte frikë ndryshe ?
Apo zgjodhi të shohë punët e tij që mos të trazohet? Apo kodi i heshtjes na ka depërtuar gjithandej dhe masivisht si shoqëri kemi kopjuar thelbin e saj “ Nuk dëgjova gjë. Nuk pashë gjë. Nuk isha aty. Por dhe nëse isha , kam qenë në gjumë”. ?
Pra, në Pogradecin e vogël, ku qytetarët e njohin njëri - tjetrin, befasisht klientë e shokë e të njohur që frekuentohen në të njëjtën lagje , nuk e njohin dhe nuk e dinë se kush ishte ai që sulmoi viktimën. Sepse e njihnin si fytyrë dhe jo si emër. Një oficer shkruan përgjigjjet e tyre në formën më naive të mundshme.
Ska asnjë dyshim. Kryqëzimi i të dhënave dhe dëshmive nuk është askund.
Por teksa në fashikull shtjellohet se sa birra u pinë e sa shaka u bënë, askush nuk e pa se si , pse , u godit 42 vjecari .
Përfshi edhe kushëriri i të ndjerit që ishte vetëm 30 metra larg.
Nga ana tjetër policia tregon se si e kërkoi autorin, pastaj e telefonoi , por abonenenti dilte i padisponueshëm. Mendoni një qytet të vogël si Pogradeci, apo kudo tjetër ku pretendohet se një kriminel gjendet jo duke e telefonuar, por me informacione të bazuara në burime të mbyllura e hapura, teknika e bashkëpunëtorë apo kërkim zbulim me agjentë civilë e krimesh.
Telefoni i autorit ishte i fikur dhe sakaq gjatë orëve të mëpasshme teksa jepet version i parë , ai i një vdekjeje aksidentale, autori shfaqet në dyert e komisariatit.
Në një skenë të mëparshme krimi, të zbuluar në "SKY Ecc", një shef policie mëson lidhjet e vrasësit se si ai duhet të dëshmonte në gjykatë se “ kishte qëlluar mbas një sherri banal”. Aq më tepër që edhe djali i të vrarit nuk do fliste – shkruan më tej eksperti për kriminelët.
Dhe kështu disa orë më vonë, Denis Mece shfaqet në polici. Ai flet, një polic, kokëulur shkruan. Ai ia vë fajin alkoolit , tregon se ai kishte fjetur mbas ngjarjes dhe ndaj nuk e kishin gjetur dot.
Por le të jemi naivë edhe ne dhe të mos mendojmë se njëri prej dy palëve nuk thotë të vërtetën.
Normalisht mbas leximit të dosjes, dyshimi i parë që vjen është ky; ose policia lokale ka nxjerrë shëtitje dy copë postblloqe dhe ka pritur derisa autori të dorëzohet dhe alibitë të jenë gjetur, dëshmitarët të kenë ngritur supet, pulsi të jetë matur,që motivi të quhet "i dobët".Ose Denis Mece gënjen. Por në letra është fiksuar dëshmia e tij , që na i shfaq të alkoolizuar , që u trondit, që iku nga vendngjarja , fiku telefonin dhe fjeti në makinë. “ Unë kam dashur ti fus një shpullë – thotë ai. Por sa i jam afruar kam ngritur dorën, ai është rrëzuar në tokë dhe nuk u ngrit më. Mua nuk më është besuar hic. Rrugës për në fshatin Bucimas, kam ndaluar makinën dhe kam fjetur pasi isha i dehur“.
Duke ndjekur këtë rrëfin , kur autori u zgjua kujton mirë se telefonoi avokatin “ pasi kisha merak” thekson. Avokati i tregoi se i riu kishte ndërruar jetë. Dhe ai i lutet mbrojtësit ta marrë e ta cojë në komisariat.
Fakt
Ora 19. 00 policia njoftohet se përballë barit “ Stropcka” është një shtetas i shtrirë pa ndjenja. Viktima raportohet me identitetin Eglantin Proga.
Policia nuk gjen asgjë të dyshimtë. Pak më tej në një lokal të kontrolluar përshkruhet si provë gjetja e duhanit të dredhur.
Përse? Sepse më vonë një dëshmitar do thotë se si vrasësi i kërkoi viktimës ti dredhë një duhan.
Policia referon dëshmitarin numër 1 që deklaron se “ viktima porositi një birrë “. E cuditshme se si dikush pra Eglantin Proga që administronte 50 metra më larg lokalin e tij, porosit për të pirë në lokalin e dikujt tjetër.
Dëshmitari nuk ëshë i sigurtë se cfarë ndodhi më pas. Por mban mend se pak më vonë dëgjoi disa persona që kanë folur me zë të lartë dhe kërkonin ujë.
“Unë jam hutuar në atë moment dhe kur kam dalë jashtë nuk kam nxjerë as ujë por një nga rruga ka sjellë një bidon”.
Dëshmitari nuk mban mend se cfarë bëri mbasi porositi birrat ,i ndjeri . Mban mend që e pa atë të shtrirë në trotuar.
Dëshmitari numër 2 thotë se "Eglantini u qëllua rreth orës 18.45 nga një person tjetër". Sipas kësaj dëshmie, rezulton se policia është njoftuar 15 minuta me vonesë. Cfarë ndodhi gjatë atyre minutave? Dëshmitarët tregojnë se si autori i tronditur u ul nga njëra tavolinë në tjetrën dhe më pas u largua se duhet të vinte në vendngjarje policia.
Dëshmitari 2 është njëherazi lidhje familjare e të ndjerit. Ai thotë “ Kam kërkuar ndihmë rreth e rrotull për ndonjë person që mund ta merte në makinë kushuririn tim dhe ta çonim në spital për ndihmë mjekësore por pas 10 minutash ka ardhur ambulanca dhe e transportoi në spitalin Pogradec, ku ambulancë kam hipur dhe unë. Përsëri dhe ne ambulancë kusheriri im shtetasi Eglantin Proga nuk po reagonte fare”.
Ndonëse e kishte parë personin që i goditi kushëririn, ai nuk mundi ta identifikojë agresorin. Sepse thotë “nuk isha i interesuar për këtë konflikt se isha shume larg dhe nuk e dija për kë bëhej fjalë, se po ta dija do kisha shkuar menjëherë që në fillim dhe nuk kam degjuar, as të bërtitura dhe as të shara.”
Ai nuk mund të thotë se në cfarë drejtimi u largua autori.
Dëshmitari 3 , tregon se Denisi ( autori) i kërkoi viktimës ti dridhte një cigare. Deri në këtë moment nuk kishte probleme. I ndjeri pranoi pa problem. Por në vazhdim edhe dëshmitari i radhës nuk pa gjë . “ Unë nuk e kam parë se kush e ka goditur Eglin pasi nuk kam qënë i vëmendshëm në atë moment, kam qënë dhe në gjendje të dehur, kam parë vetëm atë momentin kur bërtiste ajo grua për të sjellë ujë dhe për të njoftuar ambulancën si dhe kur jam çuar nga tavolina kam parë që pronari i lokalit po i hidhte ujë Eglit i cili ishte i shtrirë mbas makinës time e cila ishte e parkuar në rrugë para tavolinës ku isha ulur duke pirë.”
Edhe një tjetër ndonëse mban mend se si u kërkua, sesi dridhej cigarja, se si u qesh, u pohua “o kushëri o kushëri”, pastaj as humor as biseda të fortësh , ngaqë edhe ai kishte konsumuar tre-katër birra dhe smbante mend . “Në një moment kam parë që erdhi policia atje ne ishim ulur, unë të paktën nuk u ngrita fare të shikoja se çfarë u bë. Më pas erdhi ambulanca dhe pashë që mori një person. Më pas unë kam ikur në shtëpi dhe vonë më ka ardhur një punonjës policie në shtëpi dhe më ka marrë” thotë i pyeturi.
Edhr ai e njihte autorin Denis Mecen si fytyrë , por jo si emër.

Egli Proga ndërroi jetë të shtunën, si fillim ngjarja u raportua si aksident, ku u tha se viktima humbi jetën pasi u rrëzua në rrugë, por pas pretendimit të familjarëve se ishte dhunuar, rezultoi se ai vdiq si pasojë e plagëve të marra nga dhunimi që iu bë nga Meçe, teksa u la për 30 minuta i shtrirë në Rrugë./ZËRI

10 MUAJ ME PARE

Vrasja e Egli Progit, Nisma Thurje: Do kallëzojmë në SPAK prokurorët dhe gjyqtarët e çështjes dhe nëse familja nuk e bën!

Gjykata ndryshon akuzën për vrasësin e Egli Progit, motra: Po e
Egli Proga

TIRANË-Vrasja e Egli Progës mbrëmjen e 7 gushtit në qytetin e Pogradecit ka nxitur një valë reagimesh, duke u nisur nga mënyra se si u fsheh ngjarja e deri tek vendimi i Gjykatës për autorin, Denis Meçe. Familjarët e viktimës, babait të dy fëmijëve, hodhën akuza për manipulimin e rrethanave të ngjarjes dhe tentativave për të fshehur të vërtetën. Ndërkohë sot, autori i ngjarjes është lënë në burg nga gjykata e Korçës, me akuzën e 'Vrasjes nga Pakujdesia'. Ndërsa Voltan Shulku, 40 vjeç, Arian Manellari, 55 vjeç, dhe Leonidha Guçe, 47 vjeç, të arrestuar për moskallëzim krimi, u lanë me masën 'detyrim parqaitje'. Nisma Thurje në lidhje me vrsajen e Egli Progës ka njoftuar se do të kallëzojë në SPAK çdo prokuror dhe gjyqtar që bëhet palë me kriminelët. Në njoftimin e bërë në rrjetin social Facebook, sqaron se vrasje nga pakujdesia, është kur vrasja ka ndodhur nga ndonjë aksident. NISMA shpjegon se kur vrasja ka ardhur si mënyrë për t'i marrë pasurinë, në formë gjobe, atëherë është qartazi "shtrëngim me anë të dhunës për të marrë pasurinë" dhe sipas Nenit 109/b i Kodit Penal, dënimi është 'burgim i përjetshëm'.

POSTIMI:

NISMA do kallëzojë në SPAK çdo prokuror dhe gjyqtar që bëhet palë me kriminelët!
Lexova se vrasësi i Egli Pogës po akuzohet për 'vrasje nga pakujdesia'.
Vrasje nga pakujdesia, është kur vrasja ka ndodhur nga ndonjë aksident.
Psh personi A është neglizhent, ose ka vetëbesim të tepruar dhe shkakton një aksident, nga i cili vdes personi B.
Prandaj edhe ndëshkimi për këtë vepër është me gjobë, sepse personi as që ka dashur t'i shkaktojë dëm dikujt tjetër.
Por kur dikush të rreh deri në vdekje kjo nuk mund të jetë kurrë 'vrasje nga pakujdesia'.
Kjo është qartazi vrasje me dashje indirekte.
Mund të ishte edhe Neni 88 'plagosje e rëndë me dashje', me pasojë vdekjen, e cila dënohet 5 deri në 15 vjet.
Por kur vrasja ka ardhur si mënyrë për t'i marrë pasurinë, në formë gjobe, atëherë është qartazi "shtrëngim me anë të dhunës për të marrë pasurinë".
Kjo vepër, parashikohet nga Neni 109/b i Kodit Penal, dhe dënimi është eksplicit: 'burgim i përjetshëm'
Të dënosh me gjobë një kriminel që duhet të dënohej me burgim të përjetshëm, nuk ka si të jetë tjetër veçse shkelje e ligjit.
Unë nuk e di se kush është krimineli në fjalë, dhe as nuk më intereson se sa të forta i ka lidhjet me Ramën.
Ajo që di është se Prokurori i Pogradecit, i cili ka përgatitur dosjen, dhe Gjykatësi që po gjykon çështjen, nuk kanë fuqi ta shkruajnë ligjin, ata vetëm e interpretojnë atë.
Prandaj do bënin mirë ta lexonin ligjin ashtu siç është shkruar, e zeza mbi të bardhë, dhe të vendosin drejtësi.
Për rikujtesë, neni 319 i Kodit Penal i bën prokurorët dhe gjyqtarët subjekte të SPAK-ut.
Dhe nëse familjarët nuk e bëjnë, do jetë Nisma Thurje që do të kallëzojë në SPAK këdo që shkel ligjin duke mbrojtur kriminelët.
Çdo prokuror apo gjyqtar që bëhet palë me krimin, nuk e ka vendin në gjykatë, por aty ku duhet të ishin kriminelët.

Egli Proga ndërroi jetë të shtunën, si fillim ngjarja u raportua si aksident, ku u tha se viktima humbi jetën pasi u rrëzua në rrugë, por pas pretendimit të familjarëve se ishte dhunuar, rezultoi se ai vdiq si pasojë e plagëve të marra nga dhunimi që iu bë nga Meçe, teksa u la për 30 minuta i shtrirë në Rrugë./ZËRI

10 MUAJ ME PARE

Vrasja e Egli Progës, qytetarët thirrje për protestë: Kundër gangove me pushtet!

Gjykata ndryshon akuzën për vrasësin e Egli Progit, motra: Po e
Egli Proga

POGRADEC-Dhunimi për vdekje i Egli Progës dhe fshehja e ngjarjes nga ana e policisë ka sjellë një indinjatë të madhe tek qytetarët shqiptarë. Në rrjetet sociale është bërë thirrje për protestë, në datën 19 gusht në orën 19:30.

“Drejtësi për Eglin. Marshim nga sheshi Skënderbej drejt Kryeministrisë, kundër gangove me pushtet për jetën, për sigurinë, për drejtësinë”, thuhet në posterin që është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale.

Gjykata ndryshon akuzën për vrasësin e Egli Progit, motra: Po e
POSTIMI

Gjykata la në burg sot autorin, Denis Meçe dhe dha masën “detyrim paraqitje” për Voltan Shulku, 40 vjeç, Arian Manellari, 55 vjeç dhe Leonidha Guçe, 47 vjeç.  Egli Proga ndërroi jetë të shtunën (7 Gusht), si fillim ngjarja u raportua si aksident, ku u tha se viktima humbi jetën pasi u rrëzua në rrugë, por pas pretendimit të familjarëve se ishte dhunuar, rezultoi se ai vdiq si pasojë e plagëve të marra nga dhunimi që iu bë nga Meçe, teksa u la për 30 minuta i shtrirë në Rrugë./ZËRI

10 MUAJ ME PARE

TRESHJA E DREJTËSISË/ Kush janë zyrtarët që hetuan vrasjen barbare të Egli Progit

Gjykata ndryshon akuzën për vrasësin e Egli Progit, motra: Po e
Luljeta Kole, Budjon Hoxha dhe Elton Halili

POGRADEC- Vrasja e Egli Progës mbrëmjen e 7 gushtit në qytetin e Pogradecit, u shoqërua me shumë dyshime dhe paqartësi, mbi dinamikën dhe nëse ngjarja ishte një vdekje aksidentale apo një vrasje. Kur i ndjeri u gjet në rrugë, u raportua se sipas të dhënave paraprake, 42-vjeçari në gjendje ndoshta nga alkooli, ishte rrëzuar. Por kur mjekët tentuan t’i japin ndihmën e parë në spitalin e Pogradecit, ngritën dyshime se ai ishte dhunuar. Autori i ngjarjes Denis Meçe, i cili dhunoi për vdekje Egli Pragën, rezultoi të jetë nipi i ish-drejtorit të Postës Shqiptare, Valter Gora.

Familjarët e viktimës, babait të dy fëmijëve, hodhën akuza për manipulimin e rrethanave të ngjarjes dhe tentativave për të fshehur të vërtetën. Policia e Pogradecit mohohi akuzat duke deklaruar se nuk kanë fshehur ngjarjen, por një hetim ka nisur për kryepolicin e Pogradecit, Elton Halili. Fshehja e krimit nuk do të ishte i vetmi manipulim. Me vendimin e gjykatës së dhënë ditën e sotme skandali me vrasjen e Egli Progës thellohet, ku janë përfshirë edhe emra të drejtësisë.

Pas Denis Meçes dhe kryepolicit të Pogradecit, Elton Halilit, kush janë drejtuesit që ‘vranë për herë të tretë’ babin e dy fëmijëve?

Në seancën gjysësore të zhvilluar sot në Gjykatën e Korçës, për autorin e vrasjes së babait të dy fëmijëve, Prokuroria e Korçës ka ngritur akuzën e vrasjes nga pakujdesia, edhe pse është zbuluar se autori e dhunoi barbarisht.

Vasjana Postol është prokurorja që i zbuti masën autorit të ngjarjes Denis Meçes. Policia bëri të ditur se e ka referuar ngjarjen në Prokurori si vrasje me dashje, e cila sipas kodit penal dënohet nga 10 gjer në 20 vjet burgim. Por prokuroria, pas 48 orësh, kur e ka dërguar dosjen për vlerësim në gjykatë ka ndryshuar akuzën për Denis Meçen, duke e referuar tashmë ngjarjen si vrasje nga pakujdesia, duke e zbutur atë në maksimum. Kjo vepër penale dënohet me gjobë ose me burgim gjer në 5 vjet.

Vasjana Postol është emëruar Prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë në 27 korrik të vitit 2022.

Gjykata ndryshon akuzën për vrasësin e Egli Progit, motra: Po e

Emri i dytë i drejtësisë, do të jetë avokati mbrojtës, Budjon Hoxha, klient i të cilit është Voltan Shulkut, pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja e rëndë. Lidhja e tij me bashkëshortin e Prokurores, Vasjana Postol do të thellojë dyshimet për pavarësinë e hetimit të vrasjes së Egli Progës. Në një foto të siguruar nga JOQ Ervin Xhihani, bashkëshorti i prokurores Vasjana Postol, shihet duke ngrënë drekë me avokatin Hoxha që po mbron njërin prej bashkëpunëtorëve të vrasësit Denis Meçe, i cili është akuzuar për vrasjen brutale të Egli Progës. Edhe për Shulkun dhe Arian Manellarin dhe Leonidha Guçen, Postoli do të kërkonte “detyrim paraqitje”. Të tre akuzohen për moskallëzim krimi.

Gjykata ndryshon akuzën për vrasësin e Egli Progit, motra: Po e

Budjon Hosha dhe Ervin Xhihani

Emri i tretë dhe jo më pak i rëndësishmi, do te jetë gjykatësja Luljeta Kole e cila ‘vulosi’ ngjarjen, duke miratuar kërkesat e Prokurores, Vasjana Postol. Kole u rikonfirmua në dytrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK në 21 tetor të vitit 2022. Komisioni nuk konstatoi probleme për pasurinë, ndërkohë që Kole dha shpjegime për një çështje të gjykuar prej saj dhe një proces disiplinor të pezulluar. Luljeta Kole e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1992.

 

/ZËRI

10 MUAJ ME PARE

"Lekët e xhiros apo debati"? MISTER arsyeja e vrasjes së Egli Progës, dëshmitë kontradiktore

Gjykata ndryshon akuzën për vrasësin e Egli Progit, motra: Po e
Egli Proga dhe Denis Meçe

POGRADEC-Motivi i vrasjes së Egli Progës mbetet ende mister. Në burg ndodhet autori i krimiti, Denis Meçe i cili dhunoi për vdekje Progën, ndërsa në detyrim paraqitje u lanë tre personat e tjerë të cilët akuzohen për “moskallëzim krimi”. Hetimet vijojnë, por arsyeja që çoi në vrasjen e Egli Progës mbetet ende e paqartë, edhe pas dëshmive të para. Familjarët e viktimës pretendojnë se shkak është bërë refuzimi i pagesës së gjobës të vendosur nga autori dhe një tjetër pistë hetimi është një debat për motive të dobta mes tyre.

Në xhepat e 42-vjeçarit Egli Proga u gjetën vetëm 107 mijë lekë të vjetra dhe 5 euro. Kaq ishte xhiroja ditore të cilën, supozohet se refuzoi t’ia jepte Denis Meçes, në afërsi të lokalit të tij në Pogradec, përpara se ky i fundit ta godiste për vdekje.Në dosjen e prokurorisë së Korçës, të zbardhur nga TCH, theksohet se gjatë kontrollit të trupit, Egli Progës i janë gjetur në njërin xhep 8700 lekë dhe 5 euro dhe në xhepin tjetër dy katrëmodhëna 2000 lekëshe.

Dëshmia e pronarit

Nuk kanë bërë asnjë lloj debati apo konflikti midis tyre dhe ka ndejtur shumë pak kohë pasi vetëm gjysmën e birrës ka pirë dhe është ngritur ka shkuar në tualet. Kur doli jashtë kanë thirrur njerëzit me zë të lartë që kërkonin ujë dhe kam dalë me të shpejtë jashtë dhe e pashë atë të shtrirë në tokë, e ngrita për t’i dhënë ndihmë deri sa erdhi ambulanca që e mori. Kamera që kam unë tek lokali e kam kontrolluar dhe nuk regjistronte fare por vetëm sa sheh në moment dhe asgjë më tepër.

30 metra larg vendit ku ndodhi ngjarja ka qenë edhe kushëriri i Egli Progës, i cili ka deklaruar përpara oficerit të policisë gjyqësore se nuk ka parë as ngjarjen dhe as autorin.

Unë nuk jam afruar por kam parë nga larg që ka dalë i zoti i lokalit dhe i është afruar personit të rrëzuar në tokë dhe po i jepte ndihmë. Më thanë se personi që ishte rrëzuar në tokë ishte kushëriri im shtetasi Eglantin Proga. U afrova menjëherë dhe persona që ishin atje pranë lajmëruan dhe ambulancën që erdhi për 10 minuta. Unë nuk munda dot të identifikoj personin që goditi me grusht kushëririn tim. Nuk kam dëgjuar kur e pashë, as të bërtitura dhe as të shara.

Një tjetër dëshmitar në vendin e ngjarjes ka treguar se para sherrit, të dy ata kanë qenë në një lokal, Egli i ulur në një tavolinë brenda, dhe Denisi në një tavolinë në pjesën e jashtme.

Dëshmia

Meçe i ka kërkuar disa herë Progës që “t’i dridhte një cigare”, dhe pasi ky i fundit ia ka bërë gati i ka thënë: Hajde merre. Më pas autori ka hyrë brenda dhe ka marrë cigaren dhe kanë filluar të dy me njëri–tjetrin duke thënë, “o kushëri, o kushëri”. Pasi një çasti Egli i thotë Denisit: O b** q***ë, mos më bëni si të fortë se ju ** k**vat. Më pas kaluan përsëri më të qeshur, por në një moment thuhet në dosje, Denisi i thotë Eglit: Hajde dalim pak jashtë.

Të dy kanë dalë jashtë për rreth 1 minutë kanë debatuar në trotuar dhe pas debatit, në një moment Denisi Meçe godet me grusht Egli Progën dhe këtij të fundit i ka rënë koka në një makinë të parkuar atje pranë dhe më pas është rrëzuar në tokëm, dhe është përplasur në asfalt. Pas këtij momenti janë afruar njerëzit për t’i dhënë ndihmë, por ai nuk ka reaguar.

Dëshmitë e tyre kontradiktore, kanë ngritur edhe më shumë dyshime për atë që ndodhi paditen e së shtunës. Vrasja e Egli Progës në Pogradec tronditi opinionin publik, pasi familjarët hedhin akuza për manipulimin e rrethanave të ngjarjes dhe tentativave për të fshehur të vërtetën./ZËRI

10 MUAJ ME PARE

DOSJA e Egli Progës/ ‘Ma dridh një duhan’, si nisi sherri mes Denis Meçes dhe viktimës: Mos bëni si të fortë, ju q*...

Gjykata ndryshon akuzën për vrasësin e Egli Progit, motra: Po e
Egli Proga dhe Denis Meçe

POGRADEC- Zbardhen detaje të reja nga dosja hetimore në lidhje me dhunim për vdekje të Egli Proga nga Denis Meçe. Sipas dosjes së siguruar nga Top Channel, një prej dëshmitarëve në vendin e ngjarjes ka treguar se para sherrit, të dy ata kanë qenë në një lokal, Egli i ulur në një tavolinë brenda, dhe Denisi në një tavolinë në pjesën e jashtme.

Meçe i ka kërkuar disa herë Progës që “t’i dridhte një cigare”, dhe pasi ky i fundit ia ka bërë gati i ka thënë: Hajde merre.

Më pas autori ka hyrë brenda dhe ka marrë cigaren dhe kanë filluar të dy me njëri–tjetrin duke thënë, “o kushëri, o kushëri”.

Pasi një çasti Egli i thotë Denisit: O b** q***ë, mos më bëni si të fortë se ju ** k**vat.

Më pas kaluan përsëri më të qeshur, por në një moment thuhet në dosje, Denisi i thotë Eglit: Hajde dalim pak jashtë.

Të dy kanë dalë jashtë për rreth 1 minutë kanë debatuar në trotuar dhe pas debatit, në një moment Denisi Meçe godet me grusht Egli Progën dhe këtij të fundit i ka rënë koka në një makinë  të parkuar atje pranë dhe më pas është rrëzuar në tokëm, dhe është përplasur në asfalt. Pas këtij momenti janë afruar njerëzit për t’i dhënë ndihmë, por ai nuk ka reaguar. Disa minuta më vonë ka mbërritur ambulanca, dhe pasi është transportuar në spital, është konfirmuar i vdekur./ZËRI

 

10 MUAJ ME PARE

Babai i Egli Prengës ngre dyshime: Djalin ma vranë brenda lokalit, kush e nxorri jashtë?

Gjykata ndryshon akuzën për vrasësin e Egli Progit, motra: Po e
Nazmi Proga dhe Egli Proga

KORÇË-Nazmi Proga, babai i 42-vjeçarit, i cili u vra në Pogradec kërkon drejtësi për të birin. Ai ka ngritur dyshime në lidhje me mënyrën si ka ndodhur krimi apo vendngjarjen. Babai i viktimës për Top Channel, tha se nuk dihet nëse i biri kishte shkuar vetë në lokalin tjetër apo ishte thirrur aty. Ai shpreh shqetësimin se krimi mund të jetë kryer në atë lokal dhe se nuk dihet kush e nxori Egliun jashtë nga aty, duke sugjeruar se mund të ketë pasur përpjekje për të fshehur ngjarjen.

Nazmi Proga shprehet i zhgënjyer me policinë, duke i akuzuar ata për përpjekje për të fshehur të vërtetën. Ai thotë se policia fillimisht kishte deklaruar se djali i tij ishte rrëzuar vetë, ndërsa sipas tij, ata vonuan në mbërritjen në vendngjarje dhe në ofrimin e ndihmës së parë.

"Krimi është bërë në atë lokal, dhe djali nuk e dimë kush e nxori jashtë nga lokali, doli vetë apo e nxorën të tjerë për të shpëtuar veten e tyre apo për të mbuluar krimin. Të dalë e vërteta kush e ka goditur, as nuk është rrëzuar dhe as nuk ka pësuar infarkt, se kush e ka vrarë ta nxjerrë shteti," shprehet ai.

Nazmi Proga thekson se familja ka filluar një proces penal për të zbardhur të vërtetën, dhe se nuk dëshiron që çështja të mbyllet pa u ndëshkuar fajtorët.

"Kemi filluar vetë një proces penal ndërkohë që të dalë e vërteta. Unë një djalë kisha, e rrita me mund e me djersë, kishte dy fëmijë për të rritur, e la gruan të ve me halle e probleme. Nuk dua të mbyllet ky muhabet kot më kot. Të vendoset pika mbi i," përfundon ai.

Deklarata e plotë:

Në na ra një fatkeqësi e madhe, nuk e meritonim këtë tragjedi. Unë me djalin u shkëputa rreth orë para se të ndodhte gjëma. Të keqen e mora vesh kur shkova në spital. Vrasja e djalit tim kishte ndodhur në një lokal, në mënyrë krejt të padrejtë, sepse djalin tim e kam pasur gjithmonë të edukuar, të shkolluar. Ishte një njeri që as mizën nuk e vriste dot. U tortuara u masakrua, por e nxorën në rrugë në mëshirë të fatit rreth gjysmë orë atje, nuk e meritonte djali im  të rrinte në mes të rrugës, pa ndihmën e askujt. Kam shumë pretendime për veprimet e policisë, nuk dhanë ndihmë por dhe nuk na linin të afroheshim. Tentuan ta fshinin gjoja rrëshqiti sepse ishte i pirë, djali u godit dhe u vra nga njerëz kriminel ordinier të pashpirt. Nuk e njoh farë, nuk e mbaj mend të ketë ardhur në lokal. Ka qenë problematik, një gangster dhe ishte me precedent penale. Mosveprimi i shtetit ndodhi të vepronte akoma me keq. Nuk e kam njohur më përpara.

Unë nuk di gjë, di gjë që doli nga lokali, duke ecur rrugës, është shumë në rregull. Mbylli lokalin dhe vazhdoi rrugën, pastaj nuk e kanë kapur më kamerat. Por ka kamera përballë supermarketit. Veprimi më shumë ka ndodhur brenda një lokali, dyshoj a u thirr apo hyri vetë. Ik ti i thash djalit se do rri unë në lokal, por takoj një shok dhe e ktheu, tha do rri dhe pak dhe do vi. Djali doli pastaj në kamera e keni të filmuar, goditja është bërë brenda. Ka plot dëshmitarë. Më duket ka ndodhur për një cigare, është e tmerrshme, njerëzit që ishin aty i dinë të gjitha dhe ata duhet të tregojnë. Deri në prag ka dalë djali dhe është dorëzuar. Policia ka dashur të fshehë motivin, insistoj me forcë që institucionet të zbardhin ngjarjen dhe të merren masa për autorin. Nuk është rrëzuar djali, e kanë goditur prandaj, por do dalë e vërteta. Le të ketë njerëz ai, mos të mbrojtet nga institucionet. Unë atë djalë kisha, me dy fëmijë, i përkushtuar me punë të mbante familjen.

Egli gjithmonë ishte i qeshur, fillonte punën që në mëngjes, me shokët ishte i shkëlqyer, me ne po. Nuk dinte të thoshte njëherë jo, ishte baba i dy fëmijëve. Vëllai i një motre, motrën e ka juriste, çfarë të them. Spitali duhet të ishte më në gatishmëri, ishte djali në morg pa një infermier pa asgjë. Prandaj i lutem shtetit të dalë e vërteta, boll me miq me shtet, me leke, boll se çdo gjë ka kufi. Familjarët e tij nuk janë afruar, edhe sikur të tentojnë nuk do ti pranoja. Çështe më e çudtishmja, një heshtje nga policia, indiferentizëm. Si nuk ka ardhur njeri të pyesi, ore baba çfarë ndodhi a di gjë më tepër. Absolutisht jo, kështu është e vërteta. Kemi bërë një padi dhe do e ndjekim deri në fund. Nuk e lëmë me kaq, do dali e vërteta.

Gjykata la në burg sot autorin, Denis Meçe dhe dha masën “detyrim paraqitje” për Voltan Shulku, 40 vjeç, Arian Manellari, 55 vjeç dhe Leonidha Guçe, 47 vjeç. 

Egli Proga ndërroi jetë të shtunën, si fillim ngjarja u raportua si aksident, ku u tha se viktima humbi jetën pasi u rrëzua në rrugë, por pas pretendimit të familjarëve se ishte dhunuar, rezultoi se ai vdiq si pasojë e plagëve të marra nga dhunimi që iu bë nga Meçe, teksa u la për 30 minuta i shtrirë në Rrugë./ZËRI

10 MUAJ ME PARE

Vrasja e Egli Progës/ I afërmi hedh akuza: Janë kriminela! Në Pogradec njihen për gjobëvënie

Gjykata ndryshon akuzën për vrasësin e Egli Progit, motra: Po e
Egli Proga

KORÇË-Dyshohet se Egli Proga është dhunuar për vdekje nga Denis Meçe për shkak të gjobvënies. Edhe një i afërm tjetër i viktimës ka thënë se autorët njihen për gjobvënie në qytetin e Pogradecit. Ai kërkoi drejtësi për Progën dhe u shpreh se ata janë kriminela dhe veprojnë në bashkëpunim.

“Gjithçka pritet nga këta kriminela. Në qytetin e Pogradecit këta njihen shumë mirë për gjobëvënie, jam pa fjalë. Nuk di çfarë të them. Dua që drejtësia të vihet në vend. Ju lutem mediat të bëjnë të pamundurën, të zbardhin të vërtetën ose nuk e di ç’të them. Këta janë kriminela të gjithë në bashkëpunim”, tha ai për mediat para Gjykatës së Korçës.

Gjykata la në burg autorin, Denis Meçe dhe dha masën “detyrim paraqitje” për Voltan Shulku, 40 vjeç, Arian Manellari, 55 vjeç dhe Leonidha Guçe, 47 vjeç. 

Egli Proga ndërroi jetë të shtunën, si fillim ngjarja u raportua si aksident, ku u tha se viktima humbi jetën pasi u rrëzua në rrugë, por pas pretendimit të familjarëve se ishte dhunuar, rezultoi se ai vdiq si pasojë e plagëve të marra nga dhunimi që iu bë nga Meçe, teksa u la për 30 minuta i shtrirë në Rrugë./ZËRI

10 MUAJ ME PARE

Vrau Egli Progën/ Denis Meçe, AKUZOHET për 'vrasje nga pakujdesia', shmang dënimin me 20 vjet burg

Gjykata ndryshon akuzën për vrasësin e Egli Progit, motra: Po e
Denis Meçe , Egli Proga dhe Jonida Proga

TIRANË-Denis Meçe, i arrestuar për vrasjen e Egli Progës në Pogradec, pasditen e 11 gushtit, është lënë në burg nga gjykata e Korçës, me akuzën e 'Vrasjes nga Pakujdesia'. Ndërsa Voltan Shulku, 40 vjeç, Arian Manellari, 55 vjeç, dhe Leonidha Guçe, 47 vjeç, të arrestuar për moskallëzim krimi, u lanë me masën 'detyrim parqaitje'. 

Policia bëri të ditur se e ka referuar ngjarjen në Prokurori si vrasje me dashje, e cila sipas kodit penal dënohet nga 10 gjer në 20 vjet burgim. Por prokuroria, pas 48 orësh, kur e ka dërguar dosjen për vlerësim në gjykatë ka ndryshuar akuzën për Denis Meçen, duke e referuar tashmë ngjarjen si vrasje nga pakujdesia, duke e zbutur atë në maksimum. Kjo vepër penale dënohet me gjobë ose me burgim gjer në 5 vjet.

Edhe pse u la në burg, vendimi nuk është pritur mirë nga familjarët e viktimës, të cilët kanë qenë të pranishëm pranë ambienteve të gjykatës.

“Po flisni për padrejtësi që filloi nga Policia e Shtetit, padrejtësi duke filluar nga regjistrimet, çdo akt që kanë sjellë ata, akt që ka shoqëruar edhe gjykatën në padrejtësi. Janë lënë të lirë të gjithë vrasësit, flasim për padrejtësi të menjëhershme, në kohë, në bashkëpunim. Flasim për banda të bëra bashkë”, tha motra e viktimës, Jonida Proga.

Ndërkohë shkak i ngjarjes dyshohet të jetë bërë një gjobëvënie, e cila ka çuar Denis Meçen të rrahë për vdekje Egli Progën. Kjo është edhe njëra nga pistat të cilat po hetohet nga prokuroria, ndërkohë veprimet hetimore do të mbledhin fakte të tjera për dosjen, ku do të merren dhe dëshmi nga persona që mund të kenë dijeni mbi ngjarjen.

Egli Proga ndërroi jetë të shtunën, si fillim ngjarja u raportua si aksident, ku u tha se viktima humbi jetën pasi u rrëzua në rrugë, por pas pretendimit të familjarëve se ishte dhunuar, rezultoi se ai vdiq si pasojë e plagëve të marra nga dhunimi që iu bë nga Meçe, teksa u la për 30 minuta i shtrirë në Rrugë./ZËRI

10 MUAJ ME PARE

“O kafshë…”! Motra e Egli Progës sheh vrasësin e të vëllait, nuk i mban dot lotët para Gjykatës

Gjykata ndryshon akuzën për vrasësin e Egli Progit, motra: Po e
pamje nga ngjarja

KORÇË-Para gjykatës së Korçës ku u dha vendimi për aitorin Denis Meçe, ndodheshin edhe familjarë ku mes tyre edhe motra e Egli Progës. Në momentin që autori i vrasjes së vëllait të saj ka dalë nga gjykata e cila mes lotësh ka tentuar të shohë këtë të fundit teksa i është drejtuar me fjalën “kafshë”.

‘Dua të shoh vrasësin e vëllait tim... ja kafsha’, dëgjohet ajo duke qarë me të madhe para gjykatës dhe në momentin e mbrritjes së autorëve.

Gjykata la në burg autorin, Denis Meçe dhe dha masën “detyrim paraqitje” për Voltan Shulku, 40 vjeç, Arian Manellari, 55 vjeç dhe Leonidha Guçe, 47 vjeç. 

Egli Proga ndërroi jetë të shtunën, si fillim ngjarja u raportua si aksident, ku u tha se viktima humbi jetën pasi u rrëzua në rrugë, por pas pretendimit të familjarëve se ishte dhunuar, rezultoi se ai vdiq si pasojë e plagëve të marra nga dhunimi që iu bë nga Meçe, teksa u la për 30 minuta i shtrirë në Rrugë./ZËRI

10 MUAJ ME PARE

“Kam fëmijë për të ushqyer”/ Zbulohet SHKAKU i vrasjes së Egli Progës, Denis Meçe i vendosi “gjobë”

Gjykata ndryshon akuzën për vrasësin e Egli Progit, motra: Po e
Egli Proga dhe Denis Meçe

POGRADEC- Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e Egli Progës nga Denis Meçe, nipi i Valter Gorës, ish-drejtori i Postës Shqiptare. Sipas Top Channel, Egli Proga është dhunuar për vdekje nga Denis Meçe për shkak të gjobvënies. Si fillim, Policia deklaroi zyrtarisht se ngjarja ndodhi për motive të dobëta, por nuk ka qenë kështu. Meçe i ka vënë “gjobë” viktimës duke i kërkuar atij xhiron ditorë të lokalit të tij. Proga ka refuzuar t’i japë para, duke u shprehur se ka për të mbajtur dy fëmijët e tij, por pas kësaj është rrahur nga Denisi, derisa humbi jetën në spital.

Goditja me grusht në anën e majtë të kokës ishte fatale për 42-vjeçarin.

Egli Proga ka qëndruar për 30 minuta i shtrirë në tokë, ndërsa i pranishëm ka qenë një efektiv policie. Kur familjarët kanë tentuar ta çojnë në spital, janë refuzuar, duke thënë se ndihma mund të jepet vetëm me ambulancë. Familjarët nuk kanë marrë ende një certifikatë vdekjeje.

Gjykata la në burg Denis Meçen, 29 vjeç, ndërsa për tre të arrestuarit e tjerë Voltan Shulku, 40 vjeç, Arian Manellari, 55 vjeç dhe Leonidha Guçe, 47 vjeç, gjykata caktoi masën “detyrim paraqitje”./ZËRI

 

 

10 MUAJ ME PARE

Dhunoi për vdekje Egli Progën, lihet në burg Denis Meçe/ E motra e viktimës: Vëllai im u vra sërish!

Gjykata ndryshon akuzën për vrasësin e Egli Progit, motra: Po e
Motra e Egli Progës, Jonida

KORÇË- Gjykata e Korçës ka lënë në burg Denis Meçen, 29 vjeç, i cili u arrestua pasi akuzohet se dhunoi për vdekje Egli Progën. Ndërsa për tre të arrestuarit e tjerë Voltan Shulku, 40 vjeç, Arian Manellari, 55 vjeç dhe Leonidha Guçe, 47 vjeç, gjykata caktoi masën “detyrim paraqitje”. Teksa të akuzuarit futeshin në sallën e gjyqit, jashtë u përballën me familjarët e viktimës. Edhe pse të afërmit e saj po mundoheshin që ta qetësonin, në një moment e motra e Egli Progës, Jonida sheh autorin e vrasjes të së vëllait.

"O kafshë!,”-dëgjohet ajo teksa bërtet, ndërsa të tjerët mundohen që ta qetësojnë. 

Pas gjyqit e motra foli për mediat, e cila u shpreh se kjo është një padrejtësi dhe Egli u vra sërish për herë të tretë. Ajo u shpreh se si mund të lihen me detyrim paraqitje të tjerët, kur ishin bashkëpunëtor në vrasjen e të vëllait.

“Po flisni për padrejtësi që filloi nga policia e shtetit, padrejtësi duke filluar nga regjistrimet, çdo akt që kanë sjellë ata, akt që ka shoqëruar edhe gjykatën në padrejtësi. Janë lënë të lirë të gjithë vrasësit, flasim për padrejtësi të menjëhershme, në kohë, në bashkëpunim. Flasim për banda të bëra bashkë. Kam parë skedën e vdekjes, me shënim “është vrasje”. Çfarë janë këta të tjerët që lihen me detyrim paraqitje? Po vazhdon të vritet Egli, me çdo veprim dhe mosveprim që është duke u kryer. Kjo është vrasje për herë të tretë. Po flasim për vrasje me dashje, në bashkëpunim, në masë, të një njeriu të pafajshëm dhe janë lëshuar një tufë huliganësh. Kjo është. Duke njohur kontigjentët, unë nuk jam në dijeni për gjobë, por duke njohur elementët është gjëja më e rëndë. Kur guxohet ta vrasësh, me grushta një njeri, do të thotë që çdo gjë tjetër është e mundur. Është bërë më ekstremi, më e madhja”, tha Jonida Proga.

Njoftimi i gjykatës:

Nisur nga interesi i treguar prej Jush për rastin bëjmë me dije se: Në Gjykatën e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjitshëm Korçë, u zhvillua sot në datën 13.08.2024 ora 11:00 seanca me objekt: “Vleftësim arresti në flagrancë, caktim mase sigurimi”, ndaj shtetasve D.M, V.SH, A.M, L.G ku gjykata në përfundim vendosi: Pranimin e kërkesës. 1- Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” ndaj shtetasit D.M, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasja nga pakujdesia” parashikuar nga neni 85 i Kodit Penal. 2- Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj shtetasit V.Sh, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Moskallëzimi i krimit” parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal. 3-Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj shtetasit A.M, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Moskallëzimi i krimit” parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal. 4-Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj shtetasit L.G, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Moskallëzimi i krimit” parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal. 

Egli Proga ndërroi jetë të shtunën, si fillim ngjarja u raportua si aksident, ku u tha se viktima humbi jetën pasi u rrëzua në rrugë, por pas pretendimit të familjarëve se ishte dhunuar, rezultoi se ai vdiq si pasojë e plagëve të marra nga dhunimi që iu bë nga Meçe, teksa u la për 30 minuta i shtrirë në Rrugë.

Policia e Pogradecit ka arrestuar autorin e dyshuar të vrasjes, 29-vjeçarin Denis Meçe, i cili gjatë një konflikti për motive të dobëta është konfliktuar fizikisht me viktimën jashtë ambienteve të një lokali. Meçe është nipi i ish-drejtorit të Postës Shqiptare, Valter Gora. Për ngjarjen në fjalë në pranga kanë përfunduar edhe tre persona të tjerë, të identifikuar si Voltan Shulku, Arian Manellari dhe Leonidha Guçe, të cilët akuzohen për moskallëzim krimi. /ZËRI

Poll

MOS HUMB