DOSJA e Çyrbjas/ “Merri masat shefit t’i bëjmë dy kostume”, si Altin Hajri ndërhyri në zgjedhje dhe në lirimin e kunatit

TIRANË- Janë zbardhur të tjera detaje që kanë çuar në arrestimin e ish-deputetit të Partisë Socialiste Jurgis Çyrbja. Top Channel shkruan se ndërkohë që qindra qytetarë procedoheshin nga policia për ndërtime pa leje gjatë vitit 2020, jo kjo nuk ndodhte ndaj kushëririt të të shumë kërkuarit Altin Hajri. Përmes Sky ECC, Hajri kërkonte ndërhyrjen e shefit të komisariatit.
Si garant Hajri dyshohet se kërkonte ndërhyrjen e Jurgis Çyrbes dhe në këmbim premtonte se do të jepte një ‘kafe’.
Në një rast i shumë kërkuari shprehet i shqetësuar për arrestimin e dy personave për të cilët i kërkon deputetit të ndërhyjë tek policia për t’i liruar dhe për këtë premton se mund të paguheshin deri në 20 mijë euro. Një prej të arrestuarve ishte kunati i Hajrit.
Në një tjetër bisedë, Hajri shprehet i gatshëm që shefit i cili i kishte ndihmuar t’i merrnin masat me stil për t’i bërë dhuratë dy kostume. Nuk mungojnë edhe bisedat për angazhim në zgjedhje në mënyrë që Çyrbja të ngjitej në listë. Për votimet e 2021 Altin Hajri premton se do t’i jepte 3 duke shtuar më tej se numri tre ishin fshatrat: Rromanat Maskuri dhe Arapajl.
SPAK po identifikon përdorues të tjerë të Sky ECC si edhe njerëz me pushtet në Durrës të cilëve u përmendet emri me shkurtime. Në biseda kanë dalë edhe Plarent Dervishaj, Julian Meçaj apo Besim Huqi, të cilët interesohen për lëvizjet sekrete të policies.
Në një rast tjetër, Kreshnik Budlla shkruan: Çfarë të bëjmë punë s’kemi, në kërkim jemi.
Në një episod tjetër, Jurgis Cyrbja jep alarmin në 6 në mars 2021: N'orën pesë vijnë ata të Tiranës lajmëro ça të kesh mundësi. Ky mesazh i është dërguar Kreshnik Budllës, alias Kreshnik Farruku.
Jurgis Çyrbja u arrestua me urdhër të SPAK mbrëmjen e 20 tetorit. Ish-deputeti socialist dorëzoi mandatin disa ditë para se t'i vendoseshin prangat. Së bashku me të u arrestua edhe kunati i tij, Ahmet Masha. Çyrbja akuzohet për disa vepra penale: “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal; “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302/1/2 të Kodit Penal si dhe “Tregëtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”. Ish-deputeti i ka siguruar strehë Altin Hajrit dhe e ka ndihmuar me informacione për goditjet e Policisë.
PËRGJIME TË TJERA/ Çyrbja paralajmëron Kreshnik Farrukun: Vetëm shih SHIK-un mos ka njeri vërdallë

TIRANË- Biseda të tjera që implikojnë ish-deputetin Jurgis Çyrbja, janë publikuar. Nga mesazhet e dërguara përmes aplikacionit të enkriptuar “Sky ECC” është zbuluar dhe një paralajmërim që Çyrbja i ka dërguar me Kreshnik Farrukut (Budlla) alias Sokol Farruku (Budlla), alias Besnik Budlla (Koçi) alias Besnik Farruku. Në një nga mesazhet, ish-deputeti i Partisë Socialiste e njofton që të ketë kujdes së mund të ketë prani të spiunëve rreth tij. Jurgis Cyrbja ka komunikuar me Farrukun gjatë periudhës 30.11.2020- 10.02.2021. Në datën 02.12.2020 Çyrbja informon bashkëbiseduesin që të kontrollonte ambientin përreth banesës së tij, pasi kishte informacion se mund të ishte në vëzhgim nga punonjësit e Shërbimit Informativ.
Pjesë nga përgjimet:
Jurgis Çyrbja: Vetëm shih SHIK-un mos ka njeri vërdallë.
Në datë 29.12.2020, Kreshnik Budlla i thotë:…Si thu vlla, vjen dot. Po ça të bojm pun s’kemi. Kërkim jemi… Po më thonë çunat është rrethu zona. Pyte pak, ka nai gjo se un lëviza nga zona. Jam peralt Ki ai me gur. Ke parasysh, Ki kasteli”.
Jurgis Çyrbja: Po e di, një minutë
Në datën 29.12.2020 Kreshnik Budlla, ka kërkuar nga i hetuari që të pyeste lidhjet e tij me punonjësit e policisë: Ik takoje pak, shif si esht puna. Nse po sillen ne zon. Jan civil, katër pesë makin, X5 dhe dy tre makina.
Jurgis Çyrbja: Ça ngjyre është x 5 gri? Se Durrsi nuk është.
Kreshnik Farruku: Kan mor vllain e vogël vlla. Tani, Se di pse. Pyt pak ca kan. Këtu jam. E kan len atë burazer kërkonin mu.
Kreshnik Farruku: Vlla janë blloku gjithë llogarit e mia
Jurgis Çyrbja u arrestua me urdhër të SPAK mbrëmjen e 20 tetorit. Ish-deputeti socialist dorëzoi mandatin disa ditë para se t'i vendoseshin prangat. Së bashku me të u arrestua edhe kunati i tij, Ahmet Masha. Çyrbja akuzohet për disa vepra penale: “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal; “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302/1/2 të Kodit Penal si dhe “Tregëtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”. Ish-deputeti i ka siguruar strehë Altin Hajrit dhe e ka ndihmuar me informacione për goditjet e Policisë.
'Vllai, të kanë ardh andej, kujdes!'/ Zbardhen bisedat në "SkyECC" mes ish-deputetit Çyrbja dhe kriminelit

TIRANË- Përgjime të reja kanë dalë nga dosja e SPAK për çështjen ndaj ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja. Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se Çyrbja ka komunikuar përmes aplikacionit të enkriptuar “Sky ECC” me persona të shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit, të cilët i kërkonin informacion lidhur me "fatin" e tyre. Në bisedat e zbuluara ish-deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja jep "informacion sekret" për Besmir Huqin. Ky i fundit rezulton që të jetë arrestuar edhe njëherë tjetër, në vitin 2017, pasi u kap duke i dhënë mjetiet në gjendje të dehur, por tentoi që të shpëtonte duke korruptuar punonjësin e Policisë.
Sipas dosjes së siguruar nga "TopChannel", nga analiza e komunikimeve të zhvilluara në datë 29.12.2020, rezulton se, personi nën hetim është informuar nga shtetasi Besmir Huqi (alias Farruku), se këtë të fundit, edhe një të afërmin e tij i kishin shpallur në kërkim, lidhur me problemet ligjore që kanë patur me autoritetet italiane të drejtësisë, Por, meqenëse Besmiri nuk ishte i sigurt për arsyet e shpalljes në kërkim, ka kërkuar ndihmë nga i hetuari që të interesohej lidhur me saktësinë e informacionit që i kishin dhënë.
Në datën 29.12.2020 komunikimi mes tyre:
“Na kan qit në kërkim, kan kap erin. Nuk jam i sigurt, duhet me mor informacion”, thotë Huqi.
“Kuptoj, Ok se marr un”, thotë Çyrbja.
“Ngjo do ma shofësh emin. Të jap timin ene të Visit, Besmir. Huqi. Ergys huqi”, thotë Huqi.
Ndërsa, në komunikimet e datës 30.12.2020, i hetuari Çyrbja e informon Besmirin se, informacioni rreth tij ka qenë i saktë, pasi në ngarkim të tij kishin ardhur aktet për shpalljen e personit në kërkim nga jashtë shtetit, duke i konfirmuar dhe akuzën konkrete për të cilën ishin të shpallur në kërkim.
“Villa te kan ardh nga andej, organizat kriminale, trafik”, thotë Çyrbja.
Me urdhër të SPAK është arrestuar mbrëmjen e 20 tetorit, ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja, i cili dorëzoi mandatin disa ditë para se t'i vendoseshin prangat. Së bashku me të u arrestua edhe kunati i tij, Ahmet Masha. Çyrbja akuzohet për disa vepra penale: “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal; “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302/1/2 të Kodit Penal si dhe “Tregëtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”. Ish-deputeti ka strehuar Altin Hajrin dhe e ka ndihmuar me informacione për goditjet e Policisë./ZËRI
"Se mos mendon Gjushi se do të përçahemi..."/ Klodiana Lala "zbërthen" dosjen 'Çyrbja', ish-deputeti i shkruante "Mond Çekiçit": Isha keq, më ngrite moralin!

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar më shumë detaje lidhur me dosjen e ish-deputetit socialist, Jurgis Çyrbja në SPAK. Si një person që ka parë dosjen për të cilën ish-deputeti është vendosur në pranga, gazetarja ka treguar detaje. Në emisionin "Të Paekspozuarit", Lala tregoi disa komunikime mes pjesëtarëve të organizatave kriminale që sipas saj kanë ndikuar në listën e kandidatëve për deputetë në qarkun e Durrësit.
Sipas saj, Edmond Çekiçi, tashmë i ekzekutuar, ka ndërhyrë tek zyrtarë të lartë për futjen e Çyrbjas në listën e Durrësit.
"Kam arritur të shohë disa nga mesazhet që përbëjnë interse publik. Kam kuptuar që Edmond Çekiçi, i ekzekutuar, ka ndikuar te zyrtarë të lartë socialistë për zhvendosjen e emrit të Çyrbes nga i shtati te i pesti në listën e PS në Durrës. Kam parë mesazhe ku Çekiçi i shkruan Çyrbes, thotë "e përfundova punën tënde, mos fol me njeri, e kemi mbyllur dhe do të shkosh aty ku duhet në listë". Çyrbja, më rezulton se i është thënë "faleminderit vëlla, isha keq, më ngrite moralin".
Më pas Altin Hajri, i referohet mes të tjerash në komunikim, përmend një emër që duhet të punojmë me kujdes, "se mos mendon Gjushi se po përçahemi". Kush thirret Gjush në Durrës? Ne e dimë shumë mirë. Vangjush Dako në dosjen 339 grupi Avdylaj ndikonte për kandidatët në zgjedhje. Dyshimet më çojnë të mendoj se Çyrbja është vendosur i pesti, por duhet të zbulohen kush janë zyrtarët socialistë që u ndikuan të fusin Çyrben në listë. Aty thuhet ti i pesti, Liri i shtati… Bëhet fjalë për Ilir Ndraxhit, që edhe ai rezulton i shtati në listë. Mund të ketë edhe të tjera, kaq kam arritur unë.
Prokuroria duhet të sqarojë rolin e Vangjush Dakos, ai propozonte emrat e kandidatëve për deputetë. Të shohim si e ka futur Çyrben. Gjithë krimi i organizuaar ishte vënë në lëvizje të ndikonte. Kush e dërgoi Çyrben deri aty? Ka negociuar krimi i organizuar. Kush e firmosi? Këtë të na e tregojë SPAK,"- tha Lala.
Me urdhër të SPAK është arrestuar mbrëmjen e 20 tetorit, ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja, i cili dorëzoi mandatin disa ditë para se t'i vendoseshin prangat. Së bashku me të u arrestua edhe kunati i tij, Ahmet Masha. Çyrbja akuzohet për disa vepra penale: “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal; “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302/1/2 të Kodit Penal si dhe “Tregëtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”. Ish-deputeti ka strehuar Altin Hajrin dhe e ka ndihmuar me informacione për goditjet e Policisë./ZËRI