
TIRANË-Pas njoftimit zyrtar ku u njoftua arrestimi i 6 personave gjatë protestës të zhvilluar një ditë më parë, Policia ka ndarë pamjet nga ndalimi i mjetit të dy protestuesve në makinë. Në videon e ndarë brenda makinës shihen maska dhe molotovë, të cilët do të përdoreshin në tubim.
Përmes një njoftimi, Policia e Shtetit ka bërë të ditur se provat materiale janë sekuestruar gjatë kontrolleve ndaj dy personave të maskuar, në kuadër të veprimeve për identifikimin dhe dokumentimin e akteve të dhunës të regjistruara gjatë tubimit të djeshëm.
Ndërkohë gjatë protestës së zhvilluara para Ministrisë së Arsimit u arrestua 26-vjeçari Andi Shtepani, 18-vjeçari Leonardo Kola, 38-vjeçari Frenkli Çullhaj dhe 35-vjeçari Kevin Radosevich, shtetas i huaj, si dhe dy të mitur.