Aktualitet

Mbushën shkollat e Fierit me drogë! 4 në pranga, 1 në kërkim (EMRAT)

Sipas policisë, hetimet disa mujore, të kryera edhe me metoda speciale, bënë të mundur dokumentimin e veprimtarisë kriminale të pjesëtarëve të grupit. 

F.I
Mbushën shkollat e Fierit me drogë! 4 në pranga, 1 në
droga e sekuestruar

FIER-Katër persona janë arrestuar në Fier, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, në kuadër të një operacioni policor kundër shpërndarjes së lëndëve narkotike në afërsi të shkollave. Sipas policisë, hetimet disa mujore, të kryera edhe me metoda speciale, bënë të mundur dokumentimin e veprimtarisë kriminale të pjesëtarëve të grupit. Në pranga u vendosën Kevin Bare 28 vjeç, Dejvi Ferko 25 vjeç, ⁠Marjus Zhaka 48 vjeç dhe ⁠Taulant Çela 52 vjeç.

Gjatë kontrollit në banesat e tyre u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2.9 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, 2 peshore elektronike dhe 4 aparate telefonike celularë.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Clean School”.

Goditet një grup kriminal që shpërndante lëndë narkotike në afërsi të shkollave.

Vihen në pranga 4 shtetas, si dhe shpallet në kërkim një tjetër.

Sekuestrohen 2.9 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, 2 peshore elektronike dhe 4 aparate celularë.

Pas një hetimi disa mujor, të ndjekur me metoda speciale të hetimit, nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, nën drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, u bë i mundur dokumentimi i veprimtarisë kriminale të pjesëtarëve të një grupi që shpërndante lëndë narkotike në afërsi të institucioneve arsimore në qarkun Fier.

Bazuar në provat e siguruara, Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe Seksionin e Mbështetjes Operacionale të Hetimit, finalizoi operacionin policor të koduar “Clean School”.

Gjatë operacionit u ekzekutuan 4 nga masat e sigurisë “Arrest në burg”, të caktuara nga Gjykata, konkretisht për shtetasit:

K. B., 28 vjeç, D. F., 25 vjeç, M. Zh., 48 vjeç dhe T. Ç., 52 vjeç, të katërt banues në Fier.

Ndërkohë, vijon puna për kapjen e shtetasit E. B., 38 vjeç, banues në Fier, ndaj të cilit është caktuar masa e sigurimit personal “Arrest në burg”.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në banesat e personave të arrestuar, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2.9 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, 2 peshore elektronike dhe 4 aparate telefonike celularë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.

DVP Fier vijon angazhimin për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, me fokus të veçantë parandalimin dhe luftën kundër shpërndarjes së lëndëve narkotike në afërsi të institucioneve arsimore, me qëllim garantimin e sigurisë së nxënësve dhe komunitetit.

MOS HUMB