Më shumë

84 mijë apartamente bosh/ Softa: Shkak çmimet e fryra, nuk përputhen me realitetin ekonomik të familjeve

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa deklaron se sot një trafikanti drogë që kërkon të blerë një apartament në Tiranë, asnjë institucion nuk i kërkon llogari se ku i gjeti paratë

F.I
84 mijë apartamente bosh/ Softa: Shkak çmimet e fryra, nuk
Fatjon Softa

TIRANË- Eksperti i sigurisë Fatjon Softa tha se vendi ynë vazhdon qysh nga vitet 1990 të ketë akoma probleme me pronat.

"Operacioni i fundit ku u sekuestruan 25 milionë euro pasuri nuk mund të shihet i shkëputur nga fakti se në çdo dosje të SPAK del në dritë pastrimi i parave të korrupsionit dhe të drogës në ndërtim, çfarë ka bërë që blerja e një apartamenti në Tiranë dhe në qytetet e mëdha të jetë e pamundur për shkak të çmimeve të fryrja që nuk përputhen me realitetin ekonomik të familjeve shqiptare,"-u shpreh ai.

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa deklaron se sot një trafikanti drogë që kërkon të blerë një apartament në Tiranë, asnjë institucion nuk i kërkon llogari se ku i gjeti paratë, ndërkohë banka ka shtrënguar kriteret për shqiptarët e ndershëm që blejnë shtëpi me kredi.

"Pra një çift të rinjsh që janë profesionistë të lirë, sot duhet të jetojnë me qira tek apartamenti i një trafikanti drogë, ose duhet të blejnë më para djerse dhe mundi pronën e një trafikanti se shteti ka vendosur të përkrahë trafikantin e drogës dhe jo qytetarin. Koha është për reagim dinjitoz përballë këtij skandali që të gjithë heshtin,"-deklaroi Stofa.

Poll

MOS HUMB