Më shumë

"Mokra n'fest”- Kulaç, valle e dolli

Të shumtë ishin ata që kishin ardhur edhe nga qytete të ndryshme të Shqipërisë por e jashtë saj.

Redaksia Zëri
"Mokra n'fest”- Kulaç, valle e dolli
pamje nga festa

POGRADEC-Ndarja e kulaçit, dollia me 101 shëndete dhe vallja dyshe e burrave janë traditat që njihen në çdo fshat të Krahinës së Mokrës. Këto e shumë të tjera, janë sjellë në skenën e Mokra n'Fest, një eveniment i përvitshëm që këtë herë mblodhi mbi 4000 persona në Urën e Golikut

"Festa e Mokrës festohet për herën e tretë pranë urës së Golikut, është monument kulture e kategorisë së parë, i përket shekullit të 17. Është urë mjaft e rëndësishme e degëzmit të rrugës Egnatia që asakohe kalonte përgjatë Mokrës, promovon turizmin, promovon monumentet e kulturës që Mokra i ka të shumta. Krahasuar me vitet e tjera ka një numër mjaft të madh njerëzish kjo falë promovimit që është bërë "-u shpreh, Ledjan Zeqollari, Drejtor i Turizmit dhe Trashëgimisë Kulturore në Bashkinë Pogradec.

Mokra është e njohur edhe për shumëllojshmërinë e gatimeve ndërsa rakia e kësaj zone nuk njeh gjini, pasi dollia ngrihet nga burrat e nga gratë.

"Mokra për tradita, për punedore, për byrek, mishin në hell, fasulet. Kulaçi, buke me brumë, sodanik, me miell pe misri. Rakinë e pinë e bhrrat e gratë, bëjnë dolli",-tha një banore.

Të shumtë ishin ata që kishin ardhur edhe nga qytete të ndryshme të Shqipërisë por e jashtë saj.

"Kam ardhur së me pëlqen shume Mokra, gëzuar Festën Mokrës. Jam nga Peshkopia hera e parë në Moker. Shumë bukur", u shpreh turistja.

"Nga Rumania. Kam vjehrrin këtu. Kam burrin shqiptar. Kam dy vjet. Me pelqen. Do rikthehem"-tha një tjetër qytetare.

Mokra n'Fest vijoi gjatë gjithë ditës me muzikën tradicionale të zonës, vallet popullore ndërsa gjatë mbrëmjes pati edhe spektakël në ajër, ku Fiona Rushiti dhe vajza të tjera performuan për pjesëmarrësit e festës.

Poll

MOS HUMB