Më shumë

5 arsyet më të këqija për të qëndruar në një lidhje

Mos e vononi përfundimin e një lidhjeje me asnjë justifikim.

k.m.
5 arsyet më të këqija për të qëndruar në
Foto ilustruese

TIRANË- Ne shpesh i lëmë gjërat të zvarriten shumë më gjatë sesa duhet, edhe kur kuptojmë se një marrëdhënie nuk po na bën mirë. Një pjesë e këtij procesi përfshin nxjerrjen e justifikimeve që nuk na lënë të ndahemi. Ndaj edhe gjejmë justifikime. Lexoni për të zbuluar 5 arsyet më të këqija, sipas psikoterapistëve, për të qëndruar në një lidhje.

Ndihesh fajtor

“Faji nuk duhet të jetë kurrë arsyeja kryesore që ju qëndroni në çdo marrëdhënie,”- paralajmëron Aldrich Chan, PsyD, psikolog dhe neuropsikolog.

Keni frikë nga vetmia

“Ju e dini se duhet të qëndroni me një person sepse e doni dhe jo sepse ke frikë të rrish vetëm. Frika nga vetmia shpesh i shtyn njerëzit të qëndrojnë me personin e gabuar."

Ka presion social

“Është e rëndësishme të mos e bazoni arsyen tuaj për të qëndruar në një marrëdhënie në atë që thonë njerëzit e tjerë. Vendimi për të qëndruar së bashku për shkak të presioneve të jashtme, të tilla si pritshmëritë e familjes, normat sociale ose frika nga kriza financiare, nuk është një bazë e shëndetshme për një marrëdhënie."

Keni frikë nga ndryshimi

“Frika nga ndryshimi tenton t'i pengojë njerëzit të largohen nga një marrëdhënie, ashtu si frika nga vetmia,” thotë Chan.

Varësia financiare

Lidhjet financiare mund ta bëjnë shumë të vështirë largimin nga një marrëdhënie e keqe ose stresuese.

“Të jetosh me një person, sepse varesh nga ai financiarisht është e gabuar. Është e rëndësishme të ndjekësh pavarësinë financiare, në mënyrë që të mund të marrësh vendime për marrëdhënien dhe jetën tënde bazuar në faktorë emocionalë dhe jo në faktorë financiarë”./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB