
TIRANË- Në epokën e takimeve të shpejta, tradhtia në marrëdhënie është bërë jashtëzakonisht e zakonshme. Edhe pse çdo person është potencialisht i pabesë, ka disa të lindur nën plejada yjësish të caktuara, të cilët jo vetëm që do të mashtrojnë dhe tradhëtojnë, por edhe sigurohen që t'i fshehin shumë mirë faktet që të mos i zbulojnë kurrë.
Dashi
Dashi, shenja e zjarrit, e karakterizuar nga konkurrenca dhe energjia e vazhdueshme, merr vendime të nxituara dhe ka më shumë gjasa të lërë një marrëdhënie të qëndrueshme për një aventurë të shkurtër. Por për shkak se ai është duke vepruar në bazë të emocioneve, ai ka të ngjarë të fshehë "rrëshqitjen" e tij të shkurtër nga marrëdhënia aq mirë sa mund të mos zbulohet kurrë.
Binjakët
Binjakët, si një shenjë shumë sociale, janë më të prirur për të tradhtuar partnerin. Mund të duken të sinqertë, të pafajshëm dhe të këndshëm, por mund të tradhtojnë marrëdhënien dhe të fshehin të vërtetën për një kohë të gjatë. Kjo ndodh sepse ata janë gjithmonë në kërkim të dikujt që do t'u nxisë imagjinatën e tyre dhe mund të ndjekë mënyrën e tyre inteligjente të të menduarit, prandaj bien lehtësisht pre e dashurive të reja.
Peshorja
Peshoret shpesh kërkojnë tradhti kur gjërat dalin jashtë kontrollit në një marrëdhënie, por e mbulojnë mirë sepse nuk duan të mërzitin askënd. Ata zgjedhin më mirë që të jetojnë në një jetë të gëshnjeshtërt sesa të prishin paqen dhe qetësinë e partnerit/partneres.
Akrepi
Edhe nëse nuk ka kurrë një arsye serioze për të tradhtuar, një Akrep tipik do ta bëjë këtë kur të ndjejë se partneri i tij nuk e mbush më. Megjithatë, ai do të përpiqet të mbulojë gjurmët e tij, pasi nuk do të donte të ofendonte partnerin e tij, pasi e di që po të ishte ai i mashtruari, nuk do ta linte të kalonte shumë thjeshtë.
Shigjetari
Të mendosh se do të kesh një marrëdhënie të gjatë dhe të qëndrueshme me një Shigjetar është pak utopike. Kjo shenjë e do momentin, ndryshimin dhe aventurën. Një Shigjetar nuk angazhohet shumë shpejt ndaj njerëzve dhe priret të tradhtojë shumë partnerë, në shumicën e rasteve duke arritur të fshehë pabesinë e tij. Ai dëshiron t'i ketë të gjitha./ZËRI