
TIRANË- Prilli erdhi! Hëna e Re dhe Venusi kanë hyrë në Dash, duke na kujtuar se nëse duam diçka, TANI është koha ta marrim. Veçse për të na vendosur në frena kemi Mërkurin që sërish është në retrograd, në Dash.
Dashi
(21 mars – 19 prill)
Ndiheni të bllokuar në të njëjtat gjëra? Eklipsi Diellor dhe Venusi në shenjën tuaj ju tregojnë se një fillim i ri jo vetëm që është i mundur, por vjen edhe me një buzëqeshje. Edhe nëse Marsi me Mërkurin retrogradë ju bën të hezitoni që të merrni rreziqe, por injoroni çdo shenjë.
Demi
(20 prill – 20 maj)
Hëna e Plotë më 23 prill ju teston në çështjet e marrëdhënieve dhe lidhja e Neptunit me Marsin më datë 28 teston besimin tuaj (në çdo gjë). Por ju ecni përpara me kokëfortësinë tuaj. Dëshironi të ndryshoni gjithçka? Mundeni. Vetëm se duhet të fokusoheni nga maji e në vazhdim, kur edhe Venusi hyn në shenjën tuaj.
Binjakët
(21 maj – 20 qershor)
Për shkak se ju keni Saturnin (10-11/4) dhe Neptunin (28/4) të lidhur me shtëpinë tuaj të 10-të, kini kujdes që të mos i prisni 'veshin' askujt në punë.
Gaforrja
(21 qershor – 22 korrik)
Nëse kohët e fundit jeni ndjerë të sikletosur në imazhin që kolegët kanë për ju, me Eklipsin Diellor do të keni mundësi për të ndryshuar. Vetëm se me Mërkurin retrogradë në biznes, çdo ndryshim mund të marrë kohë për t'u shfaqur nga jashtë.
Luani
(23 korrik – 22 gusht)
Shihni vende të reja, mësoni gjëra të reja, takoni njerëz të rinj. Vetëm kini kujdes, sepse me Marsin, Saturnin dhe Neptunin në shtëpinë tuaj të 8-të, ju shoh se nuk ia keni vënë veshin kambanave të alarmit.
Virgjëresha
(23 gusht – 22 shtator)
Vetëm apo bashkë? Pasion apo prakticitet? Prilli ju bën shumë pyetje dhe nuk është se i keni përgjigjet në xhep. Ndërsa përpiqeni të ripërcaktoni se çfarë do të thotë angazhim për ju, çfarë jeni të gatshëm të jepni dhe çfarë prisni të merrni, mbani qetësuesa me vete. Sidomos rreth datë 28 prill.
Peshorja
(23 shtator – 22 tetor)
Një marrëdhënie, profesionale apo personale, del në pah dhe me perspektiva afatgjata. E keqja për portofolin tuaj wshtw e mira e shwndetit tuaj mendor.
Akrepi
(23 tetor – 21 nëntor)
Ky Eklips Diellor vjen për t'ju kujtuar rëndësinë e kujdesit për veten dhe trajtimin e mirë çdo ditë.
Shigjetari
(22 nëntor – 21 dhjetor)
Jeni të rrethuar nga një ide kreative? Mos e shtyni. Tani është koha për të filluar një projekt të ri, apo të shkruani një libër. Bëjeni, sepse në javën e fundit të muajit do keni goditja anti-sociale.
Bricjapi
(22 dhjetor – 19 janar)
Të gjithë e dimë se Bricjapët lindin të pjekur. Por këtë muaj është koha për të bërë paqe me fëmijën tuaj të brendshëm. E qeshura dhe loja janë shumë më të rëndësishme sesa mendoni.
Ujori
(20 janar – 18 shkurt)
Një muaj jashtëzakonisht social që ju bën të kuptoni se sa shumë mbështeteni në rrjetin e miqve tuaj të ngushtë kur keni nevojë të merrni një vendim. Llogaritni mirë sepse në fund të muajit do t'ju kërkohet të merrni një vendim të rëndësishëm për karrierën tuaj. Ju tashmë e dini: ju jeni të paguar pak dhe meritoni më shumë.
Peshqit
(19 shkurt – 20 mars)
Eklipsi Diellor me Venusin në shtëpinë e dytë ju sjell një luks shumë të nevojshëm. Marsi do ju mbushë me dinamizëm për të pushtuar qëllimet tuaja, ndërsa takimi me Neptunin do t'ju mbushë me pyetje, por s'ka problem. Jeni mësuar të jetoni me pasiguri që në lindje./ZËRI