Më shumë

Kujdes nga këto tre shenja, kanë shumë gjasa t'ju anulojnë planet në minutën e fundit

Sigurohuni që të keni edhe një plan B për mbrëmjen, për çdo rast, nëse po organizoni një takim me ta.

k.m.
Kujdes nga këto tre shenja, kanë shumë gjasa t'ju
Foto ilustruese

TIRANË- A keni ndonjë shok me të cilin, sa herë që rregulloni të dilni, kontrolloni telefonin tuaj për mesazhe anulimi deri në minutën e fundit - sepse ata e kanë bërë tashmë shumë herë më parë. Ata ndoshta i përkasin një prej tre shenjave më poshtë, të cilat janë më të prirura për të anuluar planet në minutën e fundit. Pra, nëse do të dilni në një takim me ta, sigurohuni që të keni një plan B, për çdo rast.

Por kush janë këto shenja?

Demi 

Si një shenjë e Tokës nën ndikimin e Venusit, Demi është një mace shtëpie. Pra, në ditët kur nuk është në humorin më të mirë, nuk do të ngurrojë aspak të anulojë planet. Vetëm pak minuta më vonë, mesiguri kjo shenjë ka porositur pica dhe është shtrirë në divan.

Binjakët

Ata kanë tendencë të bëjnë shumë plane, më shumë se sa mund të përballojnë, kështu që në minutën e fundit fillojnë të bëjnë anulime, duke kuptuar do jetë shumë e lodhshme për t'i bërë të gjitha. Ka mundësi që të mbërrini në pikën e takimit dhe t'i prisni kot, pa asnjë shenjë jete, por Binjakët do t'ju thërrasin një javë më vonë sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Akrepi

Ai, thellë brenda vetes, mund ta dijë që në fillim se do të anulojë planin, por ju njofton në minutën e fundit. Ai nuk dëshiron t'i mëzisë miqtë e tij me një "jo", kështu që ai u thotë "po" të gjitha ftesave./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB