Qytetërim

Kush gabon merr valixhet! Dy supersfidat që rezervon sot Euro 2024

Në këtë fazë të lojës, mes skuadrave duhet të ketë patjetër një fitues

E.K
Kush gabon merr valixhet! Dy supersfidat që rezervon sot Euro 2024
Itali-Zvicer

GJERMANI- Rikthehen këtë të shtunë emocionet e Euro 2024, ndërsa gabimet në këtë fazë të kamionatit nuk mund të tolerohen, pasi humbësi bën gati valixhet dhe duhet të kthehet në shtëpi. Në orën 18:00 do të jetë përballja mes Italisë dhe Zvicrës, ndërsa në mbrëmje ajo mes Gjermanisë dhe Danimarkës.

Trajneri i Italisë, Luciano Spalletti, në konferencën për shtyp para ndeshjes me Zvicrën, tha se Dimarco nuk do të jetë gati për ndeshjen ndaj helvetëve ndërsa shtoi se edhe ai vetë duhet të tregojë më shumë guxim në lidhje me aktivizimin e Nicolo Fagiolit.

“Dimarco nuk është gati ndërsa gjendja e Bastonit është për t’u vlerësuar. Duhet të jemi pak më shumë sulmues në fushë. Fagioli? Të rinjve iu duhet dhënë hapësira që meritojnë, duhet që edhe unë të kem pak më shumë kurajo për ta aktivizuar pasi e meriton.

Zvicra është një kundërshtar i fortë, ata nuk i gjen thuajse kurrë pa ekuilibër edhe nëse i kap në kundërsulm. Duhet të reagojmë ndaj agresivitetit të tyre pasi në të kundërt bëhet e vështirë”, u shpreh Spalletti.

Yjet janë portierët

Në sfidën mes Italisë dhe Zvicrës, mediat e huaja raportojnë se yjet e vërtetë të skuadrave janë portierët

I pari, Xhanluixhi Donaruma, është ende në hapat e parë të karrierës, por ndërkohë me intuitën e tij mes shtyllave i ka dhënë tashmë “Axurrëve” një Europian, atë në edicionin e kaluar në “Uembli”, ku me pritjet vendimtare mes lojës dhe mes lotarisë së penalltive dërgoi të tijtë në çatinë e Europës.

I dyti, Jan Zomer, është në fundin e karrierës, por ndërkohë reflekset janë ende të një adoleshenti dhe Italia e di më mirë se kushdo tjetër këtë.

Kjo, pasi me dy pritjet që i bëri Zhorzhinjos mes shtatorit e nëntorit 2021 i la jashtë Botërorit të kaltrit dhe sot do të provojë t’i tregojë derën e daljes nga Europiani. Donaruma deri tani është i dyti për pritje pas Mamardashvilit të Gjeorgjisë, me 16 gola të sigurt të shpëtuar, ndërsa Zomer (i treti në renditje) është në kuotën 11. Prandaj, sot më shumë se kurrë, çerekfinalet do të kalojnë nga dorezat e dy portierëve./ZËRI 

Poll

MOS HUMB